Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

18 vjet nga Epopeja e UاK-së

I
  • Nga ilir98
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë اlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz,në zemrën dhe kokën e UاK-së,duke i bërë asaj një rrethim të hekurt,i cili rrethim,për fat të mirë,alarmoi tërë botën.



Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik .Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

Pikërisht më 5 mars bëhen 18 vjet të rënies së komandantit legjendar,Adem Jasharit,familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo,çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.



Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë اlirimtare të Kosovës shumë kush është duke shkruar,por dua të them se Ushtria اlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës,sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë,në biseda me ushtarët e tij të UاK-së se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu,nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar për gjithmonë’’.Edhe në këtë përvjetor të Epopesë së Jasharëve dhe të Epopesë së UاK-së,ka vendin respekti.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë,Kosova mundi frikën,me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.Dhe jo rastësisht, në Prekaz,në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri,për pavarësi e demokraci,që këdo ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar,që shekuj e vite i dha Kosovës shumë .Siç dihet familja Jashari,pos komandantit legjendar Adem Jasharit ranë për të mos vdekur kurrë edhe 20 anëtar tjerë të familjes Jashari.



Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar por edhe tek shtetet tjera botërore që bëri buj sepse ngriti lartë mentalitetin luftarak të UاK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar. Kjo histori e komandantit legjendar Adem Jasharit,familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë,do të mbetet histori në vete për brezat e ardhshëm dhe gjeneratave të reja të kombit shqiptar,por në raste ndodhin siç kanë ndodhur kurrë pa vullnetin tonë por gjithnjë të imponuara,rënia e Jasharëve do të jetë mësimi se si duhet tëflijohesh për lirinë e vendit dhe për lirinë e popullit të tij.Bota Sot
largea_3f2f0dc4-c1ef-4545-86d1-c3c19ec5ebd31457158120.jpg
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back