18 spiunët më të mëdhenj të KGB-së sipas CIA-s

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
اfarë e bën një spiun të madh? Ishte fjalia e dokumentit sekret të CIA-s, i deklasifikuar vetëm pak ditë më parë dhe që gjendet në adresën e saj të internetit. Dhe sigurisht për shërbimet sekrete amerikane një spiun vlerësohet vetëm nga puna dhe kontributi që ai ka dhënë për atë agjenturë që ai ka punuar. Për CIA-n nuk ka rëndësi se për cilin shërbim sekret punon agjenti, por rezultatet që ai ka arritur. Në një dokument të vitit 1971, CIA ka nxjerrë një raport në të cilin vlerësohen se kush ishin agjentët më të mirë të Amerikës si dhe të KGB-së, shërbimit sekret sovjetik. Spiunët e mëdhenj Në listën e saj të spiunëve më të mëdhenj sovjetikë, CIA ka vlerësuar 18 prej tyre, të cilët kanë shërbyer për KGB-në si gjatë Luftës së Dytë Botërore po ashtu edhe gjatë luftës së ftohtë. Shërbimi sekret amerikan nuk ka nguruar të nxjerrë në listën e spiunëve më të mëdhenj edhe ata agjentë, të cilët janë arrestuar prej saj dhe disa prej tyre madje edhe janë ekzekutuar, siç është rasti i çiftit Rosenberg, të cilët u ekzekutuan në karrige elektrike për spiunazh kundër SHBA. اifti, megjithëse ishte me nënshtetësi amerikane, ishte rekrutuar nga shërbimet sovjetike në fillim të viteve '40 dhe deri në vitin 1951 u kishte dhënë atyre informacione të shumta në lidhje me projektet amerikane të bombave bërthamore. I pari në listën e CIA-s si agjenti më i mirë i KGB-së është Richard Sorge. Agjenti i sovjetikëve u dha këtyre të fundit informacione të rëndësishme si dhe ishte krijuesi i agjenturës ruse në Gjermani dhe Japoni. Richard Sorge është edhe një nga dëshmorët e shërbimit sekret sovjetik, pasi në vitin 1943 arrestohet nga japonezët dhe pushkatohet. Por në listën e spiunëve më të mëdhenj sovjetikë nuk mungon as Kim Filbi. Sipas amerikanëve, ai kishte bërë dështimin e shumë misioneve të tyre, ndër të cilat edhe ai për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Ideatori dhe krijuesi i të famshmes "Orkestrës së kuqe", grupit të spiunazhit më të madh sovjetik që ka vepruar në Gjermani gjatë regjimit nazist, Leopold Treper është padyshim pjesë e kësaj liste. Ai është vlerësuar shumë nga shërbimet sekrete amerikane për punën që ai bëri për llogari të sovjetikëve në dëm të Gjermanisë. Agjenti i dyfishtë Por në listën e spiunëve më të mëdhenj bën pjesë edhe ai që është cilësuar nga amerikanët si "heroi" i tyre, Oleg Penkovsky. Agjenti i KGB-së ishte një nga spiunët më të mirët të KGB-së që vepronte në Amerikë deri në vitin 1960. Ai kishte mundur të merrte operacione tepër sekrete dhe t'ua jepte atyre sovjetike. Por në vitin 1960, Oleg Penkovsky u bë agjenti i dyfishtë, duke punuar njëkohësisht si për KGB-në ashtu edhe për CIA-në dhe shërbimet sekrete angleze. Ai u zbulua nga sovjetikët në vitin 1962 dhe pas arrestimit u dënua me vdekje.

Agjentet

1. Richard Sorgesorge-richard.jpg

2. Istvan Ujszassy

3. Harold Philby_38758631_philby_238.jpg

4. Rudolf Ivanovich AbelRudolf_Abel.jpg

5. George Blakehttp://www.independent.co.uk/multimedia/archive/00048/spy_48025t.jpg

6. Judith Coplonhttp://www.corbisimages.com/images/BE034266.jpg?size=67&uid=1D781895-C333-40F0-8D05-CB869F065266

7. Klaus Fuchs
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/8/8e/Klaus_Fuchs.jpg
8. Harry Gold
gold.JPG


9. Gordon Arnold Lonsdalehttp://cache1.asset-cache.net/xc/3299496.jpg?v=1&c=IWSAsset&k=2&d=C06051C8BA2A5A2CA05F8738E2D0566C

10. George Paques

11. Oleg Vladimirovich Penkovskiyhttp://lh3.ggpht.com/_5ZVfrqNx7ZM/So6xzWlH2eI/AAAAAAAAITA/ZmMXNEtL8CQ/Histoblog143.jpg

12. Rudolf Roesslerhttp://www.tjeffschool.org/classes/spaw2/uploads/images/Rudolf-Roessler-Documentary.jpg

13. Julius dhe Ethel Rosenberg http://www.atomicarchive.com/History/coldwar/images/B29.jpg

14. Harro Schulze-Boysrn http://upload.wikimedia.org/wikipedia/en/thumb/a/ab/HannoandLibertasSchulzeBoysen.jpg/170px-HannoandLibertasSchulzeBoysen.jpg

15. Nikolay Vladimirovich Skoblin http://images.absoluteastronomy.com/images/topicimages/n/ni/nikolai_skoblin.gif

16. Bodgan Stashinskiy http://alanbates.com/pix.gallery/gs.patriot.jpg

17. Leopold Trepper http://users.telenet.be/redgy.ferier/trepper.jpg

18. Stig Wennerstroem
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/bf/Stig.Wennerstrom.jpg/150px-Stig.Wennerstrom.jpg



Richard Sorge, agjent i KGB-së Një nga spiunët legjendar të Bashkimit Sovjetik ka qenë dhe Richard Sorge. Ai pasi kishte punuar disa kohë në Japoni, u kthye në vendin e vet duke i sjellë dhe shumë materiale të vyera. Informacionet e dhëna prej tij dolën të rëndësishme gjatë krizës ushtarake midis BRSS dhe Japonisë, në gusht të vitit 1939. Për këto materiale ai u kap nga japonezët. Në maj të vitit 1943 Sorge u var. Në Rusi ai është shpallur Hero i Bashkimit Sovjetik. Për ekzekutimin e tij kanë lindur shumë legjenda, duke u arritur deri aty sa të mendohet që ai nuk është ekzekutuar fare, por është ndërruar me një spiun tjetër.

George Blake, agjent i KGB-së Fillimisht ishte një agjent i MI6 në Korenë e Jugut, ai arrestohet atje. Pas lirimit kalon nën urdhrat e "spiunëve të kuq" të Moskës. Ai kthehet në Angli dhe MI6 e dërgon me mision në Berlin, duke mos e ditur se ai ishte një punonjës i KGB-së. Pasi u kthye në Londër në vitin 1959, Blake vazhdonte t'u jepte të dhëna sekrete sovjetikëve, takohet me Anatoli Korovin të KGB-së për t'i dorëzuar të gjithë emrat e agjentëve sekretë anglezë që ka takuar. Në fillim të viteve '60, kur lufta midis Lindjes dhe Perëndimit ishte në një fazë inkandeshente, ai u tradhtua nga dy agjentë që kishte besuar tepër.

Harry Gold, agjent i KGB-së Lindi më 12 dhjetor të vitit 1910 në Bernë, Zvicër. Bashkë me familjen ai emigroi në SHBA, në vitin 1914. Ai studioi për kimi në Filadefia, dhe takoi një komunist, i cili e ndihmoi për të gjetur punë në një rafineri. Ai madje i kërkoi që ta ndihmonte për të gjetur disa sekrete për produkte në këmbim të mbështetjes financiare nga sovjetikët. Kështu kimisti punonte vazhdimisht me misione të përcaktuara qartë. Ai bashkëpunoi me Fuchs, shkencëtarin britanik të rekrutuar nga sovjetikët i cili po punonte për bombën atomike. Kur Fuchs u arrestua në Angli, me ato pak të dhëna që dha, FBI-ja ra në gjurmë të Harry Gold dhe e arrestoi.

George Paques, agjent i KGB-së George Paques ishte një ish-profesor gjimnazi në Nisë të Francës i cili shërbeu si oficer i lartë në qeverinë franceze që I dha atij akses të gjithë informacionit konfidencial të qeverisë. Ai i urrente amerikanët. Në '43-shin, ai u rekrutua si spiun sovjetik. Ai spiunoi për sovjetët pa pushim. Në '56-ën ai u dha atyre planin e sulmit të bashkuar Britani-Francë në bashkëpunim me Izraelin kundra Kanalit të Suezit. Ai gjithashtu dha detaje për projektet nukleare franceze, për planet politike të gjeneralit De Gol etj. Në gusht të vitit 1963 u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por më pas dënimi u reduktua me 20 vjet burg.

Istvan Ujszassy, agjent i KGB-së E filloi karrierën si ndihmës atashe ushtarak i Hungarisë në Paris në vitin 1930, e më pas në Pragë me gradën lejtnant general. Në '39-ën, Ujszassy gradohet gjeneral major dhe caktohet kryetar i Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë. Ai mbajti lidhje me Gjermaninë dhe paralajmëronte Hitlerin për planet sovjetike për të zaptuar Perëndimin. Në '42-shin, bëhet kreu i Sigurisë Kombëtare të Hungarisë. Pas kapitullimit të Hungarisë, rusët nuk e internuan, por e punësuan në Moskë si këshilltar i Shërbimit Sekret Policor. Ai punoi për këtë shërbim deri në vitin 1947 dhe më pas emri i tij s'u dëgjua më. Ujszassy u zhduk pa lënë gjurmë. Raportet e tij pranë këtij shërbimi ishin shënuar me "U".

Kim Philby, agjent i KGB-së Kim Filbi është cilësuar si spiuni më i rëndësishëm në historinë e spiunazhit. Një punonjës i Shërbimit Inteligjent të Britanisë së Madhe, Kim Filbi, u rekrutua nga agjentët sovjetikë dhe punoi dhe për ta. Ai shumë aksione të MI6 dhe CIA i ka dekonspiruar në disa vende të Evropës Lindore, të cilat ishin përfshirë në bllokun komunist, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik. Një rast të tillë Kim Filbi e ka dhe me Shqipërinë, kur planet e anglo-amerikanëve dështuan për rrjedhojë të nxjerrjes së informacionit nga Filbi. Rrëzimi i Enver Hoxhës nga Perëndimi ngeli një mision i pamundur.

Rudolf Abel, agjent i KGB-së Ky personazh i spiunazhit sovjetik ka pasur disa identitete. Ai përveç se Abel njihej dhe me emrin Fisher. Pas një periudhe stërvitjeje udhëzohet nga Molotovi për misionin e tij. Ai shkon në SHBA dhe menjëherë arrin të organizojë tre qendra për radiotransmetime si në West ashtu dhe East Coast. Ka detyrë edhe kur shpërthen lufta e Koresë, të parapërgatiste aksione të mundshme sabotimi kundër SHBA-së. Për pakujdesitë e tij ai u arrestua në FBI më 21 qershor 1957. Më 1962-shin ai u shkëmbye me Francis Gary Powers, piloti amerikan që ishte kapur dy vjet më parë nga BRSS, ndërsa kryente një fluturim sekret me aeroplanin U2.

Judith Coplon, agjente e KGB-së FBI-ja e arrestoi Judith Colpon dhe Valentin Gubichev në 4 mars të vitit 1949. Kur u arrestua Gubichev, ai kishte në posedim një raport top sekret të FBI-së, mbi aktivitetet komuniste sovjetike në Shtetet e Bashkuara, i cili i kishte rënë në dorë nga agjentja Judith Coplon. Pas gjashtë javëve gjyq në Uashingon, Coplon u dënua me 10 vjet burg dhe u lirua me një shpërblim prej 40 mijë dollarësh. Një gjyq i dytë në Nju Jork, filloi në shkurt të vitit 1957 dhe mbaroi në 7 mars, me dënimin e të dy agjentëve, Judith Coplon dhe Valentin Gubichev me 15 vjet burg. Coplon u lirua me 40 mijë dollarë. Gubichev u largua nga SHBA-ja në 20 mars të vitit 1950.

Klaus Fuchs, agjent i KGB-së Ndër "spiunët e kuq", Klaus Fuchs ndoshta është personazhi më i sfilitur, më i ekspozuar ndaj ndryshimeve për veprimet e veta, por pa hequr dorë nga koherenca me idetë në emër të të cilave ishte bërë informator i BRSS dhe kishte kontribuar për të ndryshuar rrjedhën e historisë, duke i lejuar sovjetikët të prodhojnë bombën atomike. Në vitin 1943 ai mori një letër nga Birmingami për të bërë pjesë me një grup fizikantësh të impenjuar në studimin e një super-arme atomike, për ta ndalur që Hitleri ta bëjë i pari. Ai i jep vendit të tij informacione të vyera për bombën. KGB në fillim të viteve 1990 e cilëson si tepër heroike kontributin e Fuchs për Rusinë.

Gordon lonsdale, agjent i KGB-së Në vitin 1938 Gordon Lonsdale vendos të futet në Shërbimet Sekrete Sovjetike. Ai ndryshe nga agjentët e tjerë bëri një jetë luksoze. Ndër misionet e tij të suksesshme është zbulimi i të dhënave për ndërtimin e armëve bakteriologjike në Qendrën e Krimeve të Porton Down, Kanada. Shpartallon deri edhe komplotin kriminal të një nazisti i cili do të përhapte embrionin e murtajës në Angli për t'ia atribuuar përgjegjësinë sovjetikëve. Në vitin 1960 ai arrestohet nga Shërbimet Sekrete. Pas pesë vjetësh ai lirohet pas një shkëmbimi që KGB bëri me një agjent anglez. Gordon Lonsdale vdiq në vitin 1970 nga një atak në zemër.

Rudolf Roessler, agjent i KGB-së Rudolf Roessler lindi në Gjermani në vititn 1897 dhe vdiq në vitin 1958. Shkoi në Luzernë të Zvicrës në vitin 1934 dhe ishte një luftëtar i egër ndaj nazizmit. Roessler ishte në kontakt të vazhdueshëm me Shërbimin Inteligjent zviceran dhe informonte për ushtrinë gjermane. Informacioni i tij ishte gjithmonë i saktë dhe i freskuar vazhdimisht. Roessler pranoi të punonte për sovjetikët dhe u bë një nga agjentët më të mirë dhe më efikas në Evropë. Roessler u arrestua në 19 maj të 44-ës, dhe u la i lirë më 6 shtator të këtij viti dhe deri në fund të luftës dha informacion të shkëlqyer për Shërbimin Inteligjent zviceran.

Nikolay Skoblin, agjent i KGB-së Skoblin lindi në Rusi në vitin 1893. ثshtë vështirë të thuhet se kur filloi bashkëpunimin me KGB-në, por mendohet se pranoi nën ndikimin e një këngëtareje që kishte qenë agjente. Në vitin 1937, Skoblin mori pjesë aktive në pengmarrjen e gjeneral Miller që ishte kreu i Shoqatës së Luftëtarëve sovjetikë. Skoblin u identifikua falë një shënimi të lënë nga gjeneral Miller, para se të shkonte të takonte Skoblin. Ai u arratis nga Parisi në 23 shator të vitit 1937 dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, gjermanët bënë të ditur se që në fillim Skoblin mori pjesë në kurthet e Gestapo-s, ndaj marshallëve sovjetikë. Ai u vu në shërbim të gjermanëve.

Julius Ethel, Greenglass Rosenberg, agjentë të KGB-së Një çift amerikan që kanë bërë pjesë në Partinë Komuniste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyn në grupin e spiunëve më të famshëm në botë. Ata i dhanë informacione Bashkimit Sovjetik lidhur me armët e shkatërrimit në masë që po eksperimentonte Amerika. Ata kishin mbështetjen e drejtpërdrejt të sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të BRSS, Nikita Hrushov. Pasi u kapën nga FBI që kishte një kohë të gjatë që i ndiqte, në vitin 1951 ata u akuzuan për spiunazh dhe u dënuan me vdekje. Ekzekutimi i tyre u krye me karrige elektrike në vitin 1953.

Bodgan Stashinskiy, agjent i KGB-së Lindi më 4 nëntor të vitit 1931 në Poloni. Në '43-shin, familja e tij mori pjesë në lëvizjen nacionaliste ukrainase kundra sovjetikëve. Në vitin 1950, atij iu bë shantazh nga KGB-ja dhe u çua në shkollën e KGB-së për trajnim. Agjenti i KGB-së, u dërgua në Berlin me misionin e parë: vrasjen e liderit të lëvizjes nacionaliste ukrainase. Më 12 tetor Bodgan Stashinskiy kreu vrasjen me gjak të ftohtë. Një tjetër lider, u ekzekutua nga ai në vitin 1959. Në gusht të 61-shit, Stashinski i rrëfehet autoriteteve gjermane e amerikane duke treguar të gjithë aktivitetin e tij. Dënohet me 8 vjet punë të rëndë.

Leopold Trepper, agjent i KGB-së I njohur ndryshe si "Shefi i madh" i Shërbimit Sekret Sovjetik në Evropë, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai është cilësuar nga CIA si një nga spiunët më të mëdhenj. Ai njihet si krijuesi i asaj që quhej "Orkestra e Kuqe", rrjeti agjenturor më i madh sovjetik në Gjermani. Leopold Trepper ishte me origjinë hebre, por kishte arritur të deportonte deri në radhët e shtabit ushtarak gjerman. Ai arriti të paralajmërojë Moskën për sulmin gjerman të qershorit 1941. Më 16 nëntor 1942 Trepper u arrestua nga gjermanët, por në vitin 1943 ai arrin të arratiset. Ai vdiq më 19 janar 1982 në Jerusalem, Izrael.

Oleg Penkovsky, agjent i dyfishtë CIA-KGB I cilësuar si personi i infiltruar në Bashkimin Sovjetik më i vlefshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Materialet që ai ka kaluar nga Perëndimi në drejtim të Lindjes kanë qenë tepër të vlefshme. Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar Oleg Penkovskyn një pasuri kombëtare për shtetin e Rusisë. Në vitin 1960 ai ndryshoi qëndrim duke u bërë e agjentit të dyfishtë. Pas kontakteve me CIA-n dhe SIS, ai u bë pjesë e tyre. Këtë gjë KGB nuk ia fali. Në vitin 1962 ai u arrestua nga KGB dhe një vit më vonë u ekzekutua në rrethana misterioze. Shumë besojnë se ai është djegur në turrën e druve. Harro Schulze, agjent i KGB-së

Harro Schulze-Boysrn, oficeri i Ministrisë Ajrore në Berlin ishte një nga krerët e organizimit të rrjetit të spiunazhit sovjetik me lidhje të drejtpërdrejtë me shefin e KGB-së. Gjatë qershorit të vitit 1941, ai njoftoi Kremlinin se Hitleri do të sulmonte Bashkimin Sovjetik. Që nga kjo kohë e deri në shtator të 1942-shit, ai dha informacion të detajuar për të gjitha lëvizjet dhe planet e ushtrisë gjermane. Informacioni top-sekret u transmetua nga Brukseli. Operatori i radios u kap dhe Gestapo u vu në kërkim të liderit të këtij organizimi. Më 30 gusht të vitit 1942, Harro Schulze-Boysrn arrestohet në Berlin. Pas torturave çnjerëzore nga Gestapo, ai u rrëfye.

Stig Wennerstroem, agjent i KGB-së I njohur ndryshe me pseudonimin "Shqiponja", Stig Wennerstroem është cilësuar si një nga spiunët më të mëdhenj suedezë gjatë Luftës së Ftohtë, që punonte për llogari të KGB-së. Stig Wennerstroem mbante gradën kolonel dhe ishte një nga drejtuesit kryesorë të forcave ushtarake ajrore të Suedisë. Ai kishte filluar të punonte për shërbimet sekret sovjetike jo për ideologji, por vetëm për para. Ai paguhej nga KGB me 300 dollarë në muaj. "Shqiponja" punoi për KGB-në nga fundi i viteve '40 deri në vitin 1963, kur u zbulua nga kundërspiunazhi suedez. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.


•tirana observer•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top