15 vjet më pas Shqipëria dhe Kosova përkujtojnë “Eksodin ’99″

Darius

DENY IGNORANCE
Në pranverën e vitit 1999 mijëra shqipëtarë të Kosovës të detyruar nga lufta lanë shtëpitë e tyre dhe u shpërngulën në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës në Kukës. Shumica e tyre u vendosën në Kukës e zonat përreth, por ata u pritën në shtëpitë e bashkombasve të tyre edhe në qytete të tjera deri në jug të vendit. Në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës të cilët me dhunë u deportuan në Shqipëri nga regjimi serb i asaj kohe, dy qeveritë e dy shteteve shqiptare dhe mijëra qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria u mblodhën sot në Kukës.

Në përfundim të ceremonisë zyrtare po mbahet konferenca “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, e cila u hap me shfaqjen e një mini-dokumentari, me temë luftën e Kosovës, dramat që prodhoi, ndër to dhe dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre.

Duke risjellë në kujtesë ato ditë prilli të vitit 1999 sot në Kukës janë ngritur kampingje të improvizuara.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi se takimi i sotëm flet për vetëdijen historike të shqiptarëve. “ثshtë mënyra më e mirë për

të treguar se sa rrugë të gjatë, të dhimbshme dhe sa sakrifica kemi bërë për të arritur aspiratën tonë për të qenë të lirë dhe të pavarur.”- deklaroi Hoxhaj. Sipas ministrit Hoxhaj, “për Republikën e Kosovës Shqipëria është partneri i saj më i natyrshëm, ndërsa për Shqipërinë mendoj se Kosova do duhet të jetë partneri më strategjik i saj.”- deklaroi Hoxhaj.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se “Ne jemi sot këtu sëbashku për të konfirmuar vlerat tona evropiane, për të shprehur mirënjohjen SHBA NATO e BE që falë ndëhyrjeve të sinkronizuara ndalen dhunën dhe genocidin serb. Pas 15 vitesh arritëm të jetësonim vullnetin e shumë brezave për ti dhënë udhë projekteve të përbashkëta”, – tha Bushati në nisje.

Ministri tha se dy qeveritë shqiptare mund të flasin me vepra konkrete, duke veçuar këtu projektin energjetik të interkonjeksionit, përvec energjisë është edhe nxitja për lehtësimin e tregtisë.

Bushati u shpreh më tej se, bashkëpunimi gjithpërfshirës i rajonit është kusht për integrimin e tij familjen e BE. “Së bashku mund ta kapërcejmë këto sfida”, tha ai.

Mapo
 
Pe: 15 vjet më pas Shqipëria dhe Kosova përkujtojnë “Eksodin ’99″

Shqiptaret sot nderojne nje nder datat me te dhimbshme te historise se tyre por njekohesisht dhe nje date te ngadhenjimit te tyre mbi barbarite, spastrimin etnik dhe genocidin serb.

15 vjet me pare, ish kasapi i Ballkanit ndermorri spastrimin etnik dhe genocidin kunder shqiptareve te Kosoves. Drejt Shqiperise u nisen rreth 1 milion shqiptare. Millosheviçi, me operacionin e tij "Patkoi i Kalit", synonte te realizonte jo vetem spastrimin etnik te Kosoves, pra endrren e tij te vjeter, por edhe perhapjen jashte kufinjve te ish Jugosllavise ne Shqiperi te drames se madhe njerezore qe kishte krijuar ne Kosove. Projekti i tij deshtoi. Shqiptaret, nga veriu ne jug, hapen zemrat dhe vatrat e tyre per vellezerit te ndare prej 50 vitesh. Vetem Kukesi, Hasi dhe Tropoja strehuan rreth çerek milion vellezer kosovare dhe po keshtu mbare Shqiperia. Shqiptaret me mikpritjen dhe bujarine e tyre u deshmuan samaritane te vertete dhe bene te deshtoj projeki ogurzi i Beogradit per te krijuar nje tragjedi tjeter njerezore ne Shqiperi. Por kjo sage vuajtje biblike e shqiptareve te Kosoves pati dhe mrekulline e saj: kthimin e tyre brenda nje jave ne vatrat e tyre pas kapitullimit te Milloshevicit si deshmi e ngadhenjimit tyre mbi barbarite, vuajtjen, dhimbjen dhe genocidin.

Ndaj sot te dashur miq, le te shprehim ne nderimin tone me te madh per kalvarin e te gjithe atyre qe 15 vite me pare u detyruan te lene nen dhune e terror shtepite e tyre per por qe u kthyen ne ditet me te para te mundeshme ne vatrat e tyre dhe i rindertuan ato nga shkrumbi dhe hiri si dhe per mikpritesit e tyre bujare e fisnik ne Shqiperi!! sb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top