15-vjeçari përdhunon me thikë në qafë moshataren

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Policia arreston të miturin Leonard N. Vajza mbahet nën kujdesin e psikologëve

BLEDI GILAJ

Një e mitur ka rënë pre e dhunës seksuale nga fqinji i saj, i cili, nën kërcënimin e thikës, e ka detyruar të kryejë çdo veprim që donte ai. 15-vjeçarja që ka përjetuar këtë makth kishte shkuar për të qëndruar me bashkëmoshatarin e saj, ashtu siç bënte çdo ditë. Por, tri ditë më parë, shoqëria nuk ka shkuar si gjithë herët e tjera. Sapo ajo ka hyrë në banesën e fqinjit të saj, ku nuk ndodhej asnjë person tjetër veç 15-vjeçarit, Leonard N. ka marrë thikën në kuzhinë dhe pasi ia vendosur në fyt e ka përdhunuar.

Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se për këtë ngjarje të rëndë janë njoftuar nga nëna e vajzës së përdhunuar, e cila tashmë po trajtohet nga psikologët pas këtij tmerri që ka kaluar. Sipas të dhënave policore, tri ditë më parë, vajza 15-vjeçare, e cila banon në një nga rrethinat e Kamzës i kishte kërkuar moshatarit të saj Leonard N., që të rrinin bashkë. Ai e kishte ftuar në banesë, pasi prindërit e tij nuk ndodheshin aty. Kur ata kanë hyrë brenda, 15-vjeçari ka filluar ta ngacmojë shoqen e tij, e cila i ka kërkuar që ta lërë të qetë. Më pas, ajo ka tentuar të dalë jashtë, por ai e ka kapur me forcë, duke i grisur edhe rrobat nga tërheqja për ta mbajtur brenda banesës.

E tmerruar, vajza ka bërtitur për të kërkuar ndihmë, por 15-vjeçari ka marrë një thikë, ia ka vënë në fyt dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë, nëse i dëgjonte më zërin. Në këto kushte, vajza e vogël është tmerruar, duke qarë në heshtje. Ndërsa fqinji i saj e ka përdhunuar. Më pas, ai e ka lënë të lirë vajzën, duke e kërcënuar sërish që nëse i tregonte njeriu do ta vriste. Vajza e re ka nxituar dhe ka shkuar në shtëpinë e saj, ku përpara i ka dalë e ëma, që e ka parë të tmerruar. Nëna e së miturës e ka afruar për t‘i treguar se çfarë kishte ndodhur, por për më shumë se një orë, vajza nuk ka mundur të thotë asnjë gjysmë fjale nga të qarat dhe gjendja në shok.

Më vonë, ajo i ka treguar nënës se shoku i saj, e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të. Kjo gjë ka detyruar nënën e saj që me nxitim të shkonte në polici. Ajo është paraqitur në komisariatin nr. 5, që ndodhet në qendër të Kamzës. Ajo ka treguar me detaje se çfarë i kishte thënë vajza e saj, e cila vazhdonte të ishte e tmerruar. Nga ana tjetër, komisariati i Kamzës ka njoftuar Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në vendngjarje kanë shkuar psikologët për të trajtuar këtë rast. Ata kanë marrë kontakt me vajzën e dhunuar dhe mësohet se ajo ende po trajtohet prej tyre.

Vajza e vogël, e cila duket se do të ketë pasoja të rënda mendore pas këtij akti të dhunshëm, është dërguar edhe për ekspertizë mjekoligjore. Mjekësia ligjore ka vërtetuar se ajo është përdhunuar dhe në këto kushte, prokurori ka vendosur që Leonard N. të arrestohet. Dy ditë më parë, rreth drekës, ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr. 5, ku është marrë në pyetje nga një oficer policie në seksionin kundër krimeve seksuale. Ai ka deklaruar sesi kishte ndodhur ngjarja dhe është shprehur i penduar për këtë ndodhi. Ndërkaq, atij i është ofruar edhe një avokat, ndërkaq pas dy ditësh pritet që të dalë para gjykatës për marrjen e masës së sigurisë.

Gazeta Shqip​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top