15 vite nga rënia e Agim Ramadanit

Aguero

Anëtar Aktiv
Sot bëhen 15 vite nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani. Ndërsa nga një institucion i vendit nuk është lajmëruar nëse do ta vizitojnë vendin e rënies të heroit Ramadani, e po ashtu nuk është lajmëruar se a do të ketë ndonjë akademi përkujtimore për këtë ditë.
Më poshtë po ua sjellim një historik të shkurtër rreth Betejës së Koshares dhe rënies se heroit Agim Ramdani

M'u shterrshin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m'vrasin pa luftue". Këto janë vargjet e poezisë "Liria", që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.

Poeti martir u shua 15 vjet më parë (11 prill 1999) bashkë me Sali اekajn, të dy komandantë në betejën e Koshares e sot heronj. Beteja e Koshares është një ndër më të mëdhatë e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë.

Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UاK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, ajo njihet edhe si ngjarja që theu kufirin shqiptaro-shqiptar. Siç raportohe j, ushtria jugosllave e kohës ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rusë e sllavë të tjerë, si dhe nga "gabimet" e NATO-s.

Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror, UاK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 "Agim Ramadani", nga radhët e veta kishte humbur 140 luftëtarë.

Duke sjellë në vëmendje faktin se beteja ka thyer kufirin Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë اlirimtare të Kosovës, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vitin e kaluar u organizua manifestimi "Ditët e Shqipes", ku u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule në Koshare.

Agim Ramadani ka qenë anëtar i Akademisë Europiane të Arteve, ndërsa poezia e piktura kanë qenë pasionet e tij gjatë shkollimit të lartë në Zagreb. A i është pjesë e antologjive të ndryshme të letërsisë shqipe botuar pas vitit 2000.B.express


agimramadan.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: 15 vite nga rënia e Agim Ramadanit

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të ‘99-së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UاK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Pesëmbëdhjetë vjet pas, protagonistët e gjallë të kësaj lufte, i ruajnë të paharruara kujtimet dhe rrëfejnë për heroizmin luftëtarëve të Brigadës 138, shkruan RTK.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses.

Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.

Ishte fillim prilli i vitit 1999. Për drejtuesit e luftës çlirimtare kjo ishte koha më e mirë për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë pushtimit serb në Kosovë dhe ndarjes së kombit me kufirin e dhunshëm.

Kufiri shqiptaro-shqiptar ishte ndër pikat më strategjike të luftës dhe konsiderohej arterie e domosdoshme për lëvizjen e luftëtarëve të UاK-së.

Kështu thotë ish-komandanti Shtabit të Përgjithshëm të UاK-së, Azem Syla, i cili pas formimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës ishte emëruar ministër i Mbrojtjes.

Syla, i cili në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes kishte dhënë urdhrin për fillimin e operacionit për thyerjen e kufirit, i quajtur “Operacioni Shigjeta” shpjegon se si kishin ardhur deri te momenti për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm.

“Ishte data 7 prill. U bë një urdhër dhe i dërgohej komandantit të pikës, Rrustem Berisha, i cili e pranon urdhrin. Të nesërmen më thërret Bislim Zyrapi, shef i Shtabit dhe me thotë që kërkesat janë të shtyhet operacioni për 24 orë për shkak të disa mungesave teknike që i nevojiten luftës”, kujton pas 15 vjetësh, Syla.

Komandanti i Batalionit I, Hysen Berisha, thotë se zhvillimi i Betejës së Koshares ka ndodhur në një kohë kur Kosova ishte pothuajse në një gjendje të pa shpresë, sepse ushtria serbe kishte zbarkuar në Koshare me një arsenal të tërë ushtarak.

“Forcat serbe kishin zbarkuar me tërë arsenalin e armatimit dhe kishin intensifikuar veprimet e tyre deri në masën e gjenocidit”, thotë Hysen Berisha.

Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm marrjen dhe pastrimin e kufirit por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike, ndihmë mjekësore etj. Komandant i Batalionit II, Fadil Hadërgjonaj, i cili ka vepruar në vendin e quajtur Rrasa e Koshares, thotë se të gjitha fazat e betejës janë kryer sipas planit dhe me shumë sukses.

Thyerja e kufirit në Koshare jo vetëm që shënoi një fitore të madhe morale, por ajo edhe praktikisht mundësoi furnizimin e luftës me armatim dhe municion. Azem Syla rrëfen sot për rëndësinë strategjike që pati thyerja e kufirit në Koshare.

“Parësore ka qenë thyerja e kufirit. Ne luftën e kemi bërë me furnizime të bëra përmes rrugëve malore, me vështirësi të shumta. Andaj, ishte e domosdoshme që kjo pikë të hapej për lëvizjen e ushtareve, furnizim dhe shumë begati që kishte ajo pikë”, thotë Syla.

Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë kishte edhe rëndësinë juridike në të drejtën ndërkombëtare. Kjo pamundësonte kontrollin e forcave serbe mbi territorin që ndante në mes një komb të vetëm, shuante ndikimin e dhunshëm shtetëror dhe integritetin territorial të pretenduar.

Hysen Berisha, komandant i Batalionit I, sqaron se forcat serbe kishin bërë përpjekje të vazhdueshme që ta rikthenin kontrollin në atë pjesë, por kurrë më nuk ia kishin dalë. Kjo, thotë ai, tregon edhe fundin e zhbërjes së Jugosllavisë si shtet.

Beteja e Koshares më 9 prill të vitit 1999 mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UاK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UاK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UاK-së në front.

Besim Mahmuti, komandant Toge në vijën e frontit në Rrasë të Koshares, rrëfen se kishte një koordinim dhe një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të ushtarëve dhe eprorëve të tyre.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UاK-së.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Në Parkun e Dëshmorëve në Koshare sot prehen trupat e 114 dëshmorëve të kombit, tre prej tyre heronj të Kosovës: Agim Ramadani, Sali اekaj dhe Abaz Thaçi.
 
Titulli: 15 vite nga rënia e Agim Ramadanit

Lufta e Koshares - njëra ndër epopetë më të lavdishme të historisë së re shqiptare

Lufta e përgjakshme, që u zhvillua nga ana e UاK-së me pushtuesin serbo-sllav përgjatë kufirit shqiptaro-shqiptar, e më konkretisht në Koshare, ka hyrë sot në historinë e popullit shqiptar, si epopeja më e lavdishme e luftës sonë çlirimtare. Këtë maksimë e ka vërtetuar dhe dëshmuar më së miri vetë lufta, që e ka zhvilluar Ushtria jonë اlirimtare dhëmbë për dhëmbë me pushtuesin serb për disa kohë me radhë, duke i shkaktuar forcave të këtij pushtuesi humbje të mëdha, si në njerëz, ashtu edhe në makineri luftarake. Organizimi, niveli, qëllimi dhe mbarëvajtja e suksesshme e kësaj lufte të lavdishme lidhet ngushtë edhe me emrin e strategut ushtarak Agim Ramadani, po ashtu me emrin e Salih اekajt. Vrasja e këtyre komandantëve, kuptohet, se gjatë luftës në Koshare kishte lënë zbrazëtitë e veta, mirëpo në gjirin e luftëtarëve trima të Koshares, ata kishin lënë mjaft strategë të zotë dhe ushtarakët: profesionistë për ta drejtuar luftën më tutje, ushtarakët Rrustem Berisha, Anton اuni, Hysen Berisha, Fadil Hadërgjonaj, Milazim Marajn, Gani Gjukaj, Gani Ahmetaj, Naser Vllasi, Skender Hasangjekaj, Skender Rexhametaj, Adem Shehu, Hesat Krasniqi, Adem Dahri, e shumë e shumë ushtarakë të tjerë të niveleve të larta të përgatitjes, sidomos mjaft njësi të përgatitura ushtarake si dhe plot e përplot luftëtarë trima, që armikut shekullor të shqiptarëve, në Koshare, i sollën humbje të njëpasnjëshme deri në fitoren përfundimtare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top