15 librat më të mirë klasikë të të gjitha kohërave

Lauri

Anunnak
Klasikët e lashtë ende mund të na mësojnë për dashurinë, politikën, historinë dhe legjendën. Britanikja “Telegraph” ka përzgjedhur 15 librat klasikë që duhet t’i lexoni me domosdo.

Iliada

Homeri
Temë e trajtuar rreth luftës, por në të vërtetë, ka të bëjë me zemërimin e Akilit. اdo vdekje është e trajtuar në veçanti dhe perënditë vajtojnë të preferuarit e tyre, madje Akili mund të na tregojë se si të veprojmë me dinjitet.

Odisea

Homeri
Libri flet për Odisenë e kthyer nga lufta. Por që më tepër ka të bëjë më identitetin e heroit sesa me udhëtimin e tij. Gjithçka ka të bëjë me konfliktin në një shkallë të brendshme.

Metamorfoza

Ovidi
Metamorfoza ndodhet në të gjitha muret e Galerisë Kombëtare. Ky ishte libri më i lexuar në latinisht nga Rilindja e këtej dhe tregimet e tij të transformimit, dënimet e drejta apo të padrejta dhe rrënjët mitike të universit, ndikojnë në opinionin tonë estetik edhe tani.

Simpoziumi

Platoni
Kjo prozë greke është shkruar në mënyrën më të bukur. Një dialog për dashurinë të cilën as Sokrati nuk mund ta përshkruajë. Një djalosh simpatik i cili dehet qëllimisht për të shprehur ndjenjat e tij .

Arti i të dashuruarit

Ovid
Burra, si mund t’i bindni gratë dhe si mund t’i mbani ato? Gra, si mund të bini në sy të burrave dhe si t’i ndaloni ata të veshin rrobat e juaja? Këshillat e Ovidit mbi dashurinë janë ndonjëherë të stilit të lartë, në disa raste të pagdhendura, por gjithmonë zbulojnë jetesën e dashurisë romake.


Fedoni

Platoni
Vdekja e Sokratit tregohet qetësisht si një lëvizje e jashtëzakonshme. Ai pretendon të tregojë sesi shihet bota e përtejme, ku gjërat marrin format e tyre të përsosura. Dhe vepra ende shihet si një portret i fuqishëm njerëzor i Sokratit nga nxënësit e tij.

Simpoziumi

Ksenofoni
Ky simpozium i dytë është i dukshëm jo për ashpërsinë e tij filozofike, por për mënyrën në të cilën Sokrati kthehet në doktor Johnson me pyetjet e tij “اfarë duhet të hamë? Pse? Cili është parfumi më i mirë?” Etj…

Poemat

Safo
Nëntë prej tyre janë zhdukur, por ajo që ka ngelur është mahnitëse, ndriçuese, iluminuese, intime, krejtësisht origjinale dhe e mençur., “Nëse jo” ose “Dimri”, janë dy poemat më me vlerë të mbetura nga krijimet e Safos.

Jetë paralele

Plutarku
Plutarku ka kompozuar detajet e portreteve greke e romake. ثshtë gjithashtu e mahnitshme të theksohet se sa shumë imazhe romake Shekspirit janë në të vërtetë të Plutarkut

Eneida

Virgjil
Përralla e trojanëve, themeluesit e Romës shkojnë larg, përtej propagandës. Virgjili është mjeshtër i patosit, duke përkujtuar viktimat më tepër sesa fitoret. Dhe romanca e dështuar mes Eneas dhe Didos është tregimi më i mirë në dashurinë e lashtë.

Rrëfimet

Shën Augustini
Shën Augustini lufton me tundim, një nga gjërat më joshëse të botës klasike, kështu i pasur në retorikën e tij, ai do të përdorë predikimin e tij, me të cilin ai do të konkurojë hershëm lamtumirë.

Mbi natyrën e gjërave

Lucretius
Lucretiusi u përkul mbi filozofët grekë për të krijuar hetimin mbi funksionimin e universit. Ajo është drejtuar nga atomet, mposht edhe vlerën e perëndive. Lucretiusi mundi të shkruajë mbi sensin e gjithësisë.

Punët dhe ditët

Hesiodi
Shumë nga mitet e Greqisë së Lashtë, që na duken kaq të natyrshme për ne tani, për herë të parë shfaqen nga Hesiodi në mënyrën sesi i shfaq perënditë. Në “Punët dhe Ditët” ai jep këshilla mbi fusha të ndryshme të punës.

Historitë

Herodoti
A ishte Herodoti babai i historisë, edhe pse historian? Ai rrëfeu ngjarjet e luftës kundër Persisë, për të mbledhur grekët edhe një herë. Tregoi edhe anekdota, skica të kulturave të tjera. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane.


Gjeorgjikët


Virgjili
“Poemë e mirë nga poeti më i mirë” – u shpreh poeti i shekullit të 17-John Dryden. Dhe kishte plotësisht e drejtë. Virgjili zgjodhi këshillat e Hesiodit mbi fermerët, por rregulloi strukturën e teorive të tij dhe për më tepër vargu i gjuhës e ndihmon atë për të trajtuar tokën si një organizëm të gjallë.

Klasikë të të tjerë:
Odes-Pindar
-Apologjia (Ditët e fundit të Sokratit)-Platoni
-Një histori e Romës-Livi
-Veprat e Ciceronit, Senekës dhe Aristotelit
/Flurudha Portal
 
Titulli: 15 librat më të mirë klasikë të të gjitha kohërave

Disa nga keta tituj ne fakt si kam lexuar,por me vijne ne mendje nga gjimnazi,kur benim analizat e tyre..:)
Njeriu duhet te thithe dijen e sidomos kete dijen kur ne kohet qe jane shkruar keto vepra, disa ishin si rrjedhoje e lloj-lloj rrymash,lindje filozofish e ndricimesh te ndryshme mbi natyren dhe sjelljen njerzore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top