1308: Arbëria sipas përshkrimit të një udhëtari anonim

Love

βeℓℓe â๓e
O.GORKA, Anonymi Descripto Europae Orientalis, f. 25-29. Origjnali latinisht.

Tash po flasim për Arbërinë, e cila në anën jugore, gjendet menjëherë pas Greqisë, është e vendosur mes Rashkës dhe tokës së Despotit. Arbëria është më tepër një tokë e shtrirë dhe e gjerë. Banorët e saj janë me të vërtetë luftarakë prej nga dalin shigjetarë dhe heshtarë të shkëlqyeshëm. E tërë kjo tokë është e ndarë nga katër lumenj të mëdhenj: Ersenta (Erzen), Mathia (Mat), Scumpino (Shkumbini), dhe Epasa (Osum).

Vendi është prodhues i mishit, djathit dhe tambëlit (qumshtit); nuk është aq e pasur me bukë dhe verë, ndonëse zotërinjtë pjesërisht, kanë në sasi të mjafta. Ata nuk kanë qytete, kampe, fortifikata as ferma, por jetojnë më tepër në tenda dhe janë vazhdimisht në lëvizje nga njëri vend në tjetrin me ndihmën e luftëtarëve dhe kushërinjve të tyre. Ata kanë një qytet të quajtur Duracium (Durrës) i cili u takon Latinëve, dhe nga i cili ata furnizohen me tekstile dhe gjëra tjera të nevojshme. Princi i Tarentos, bir i Mbretit të Sicilisë, tash mban ndikimin mbi pjesë të kësaj mbretërie duke përfshirë qytetin e Durrësit. Ishte vullneti i lirë i zotërinjve të tokave, të cilët në pajtim me dashurinë e tyre natyrore që kanë ndaj Francezëve, vetvetiu dhe lirisht pranuan atë si kryezot.

Nga Apulia dhe qyteti i Brindizit ndokush mund të arrijë për një natë, dhe nga Durrësi mund të udhëtojë përmes Shqipërisë për në Greqi dhe Konstantinopol shumë më lehtë dha pa të gjitha ato vështirësi në rrugë dhe rreziqe në det. Perandorët Romakë në kohën antike përdornin këtë rrugë, sepse është shumë e vështirë të çosh një ushtri të madhe nëpër det për një kohë të gjatë dhe për një rrugë kaq të gjatë. Mbretëria e përmendur e Arbërisë, tash nuk ka mbret, toka është e ndarë mes zotërinjve të tokave të cilët sundojnë vetë dhe nuk varen nga ndonjë tjetër. Kjo krahinë është quajtur Albania (Arbëri) sepse banorët e këtij vendi linden me flokë të bardhë (albo).

Qentë këtu janë shumë të mëdhenj dhe janë aq të egër sa vrasin sikur luaj. Siç e ka cekur Plini, Arbëreshët dërguan një këso qeni tek Aleksandri i Madh, e që i mposhtëte luajt, elefantët dhe demat në stadium. Ata kanë sy të ngjyrosur, të përhimtë në bebëza, ashtuqë mund të shohin më mirë natën se ditën.

Janë dy Albania, një në Azi afër Indisë, për të cilën nuk jemi duke folur këtu, dhe tjetra në Europë që është pjesë e Perandorisë Bizantine dhe për të cilën po flasim këtu. Kjo përmban dy krahina: Clisara (Këlcyra) dhe Tumurist (Tomorishta). Përveç këtyre dy krahinave ka edhe krahina tjera: Cumania, Stophanatum, Polatum (Pulti) dhe Debre (Dibra), të cilat janë krahina haraçpaguese tek Arbëreshët, dhe pak a shumë të varura prej tyre, sepse ushtrojnë buqësinë dhe rrisin vreshta dhe i ruajnë gjërat e nevojshme në shtëpitë e tyre.

Banorët e këtyre provincave nuk lëvizin nga vendi në vend siç bëjnë Arbëreshët e lartpërmendur, por jetojnë kryesisht në shtëpi të mëdha nga guri, dhe në qytete, dhe as nuk janë tërësisht Katolikë as tërësisht shizmatikë. Po të predikonte ndokush fjalën e Zotit tek ta, do të pretendonin se janë Katolikë të vërtetë, sepse është e ditur se për nga natyra ata kanë simpati për Latinët. Arbëreshët e lartpërmendur kanë një gjuhë e cila është e ndryshme nga ajo e Latinëve, Grekëve dhe Sllavëve, ashtuqë nuk mund të komunikojnë me popujt e tjerë. Kjo mjafton për Arbërinë.
vargmal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top