13 Shtete te BE-se pa Perfaqesi Diplomatike ne Vendin Tone

alfonci

Veri investigatio
Dardan Malaj
Gjysma e shteteve të Bashkimit Evropian nuk kanë ambasada rezidente në Shqipëri. Vetëm 14 nga 27 vendet që përbëjnë unionin kanë përfaqësuesit e tyre në vendin tonë. Kjo ndërsa Shqipëria ka misione në 46 vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe dy prej shteteve të BE-së që nuk kanë ambasada tek ne. Kjo kategori e vendeve të Bashkimit Evropian e mbulojnë Shqipërinë nga vendet fqinje si Italia apo Greqia. Në këto dy vende, Shqipëria ka tre ambasada dhe katër konsullata.

Unioni

Ndonëse Shqipëria ka ambasadë në Belgjikë, ky vend na mbulon përmes përfaqësisë që ka në Romë. Po nga kryeqyteti Italian na mbulojnë edhe vende të tjera si Malta, Portugalia, Suedia dhe Letonia. Sakaq shteti i Qipros, Sllovakisë, Irlandës dhe Lituanisë e mbulojnë diplomatikisht Shqipërinë nga Athina e Greqisë. Estonia, Finlanda dhe Luksenburgu ende nuk kanë krijuar zyrat e tyre ndërsa Sllovenia na mbulon përmes ambasadës së saj në Shkup të Maqedonisë. Sakaq vendet e tjera të Bashkimit Evropian ku Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike reciproke me ambasadat rezidente janë Austria, Bullgaria, اekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Hollanda, Polonia, Rumania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përfaqësitë

Sipas të dhënave rezulton se Shqipëria ka misione diplomatike në 46 vende të ndryshme. Mes tyre përfshihen; ambasadë në Austri; ambasadë në Argjentinë; mision të përhershëm në OSBE; ambasadë në Belgjikë; mision në Kosovë; ambasadë në Kroaci; ambasadë në Itali; konsullatë në Bari; konsullatë në Milano; mision i përhershëm në KE; mision i përhershëm në NATO. Në të njëjtën formë Shqipëria ka ambasadë në Izrael; ambasadë në Bullgari; ambasadë në Maqedoni; ambasadë në اeki; ambasadë në Malajzi; ambasadë në Egjypt; ambasadë në Poloni; ambasadë në Francë; ambasadë në Rumani; ambasadë në Rusi; mision në UNESCO; ambasadë në Serbi; ambasadë në Greqi; konsullatë në Janinë; konsullatë në Selanik; ambasadë në Spanjë. Misionet e tjera janë në Suedi; Gjermani; SHBA; konsullatë në Neë York; mision në OKB; ambasadë në Arabi Saudite; ambasadë në Britani e Madhe; ambasadë në Turqi; Konsullatë në Stamboll; ambasadë në Danimarkë; ambasadë në Zvicër; mision në Gjenevë; ambasadë në Hollandë; ambasadë në Hungari; ambasadë në Kanada; ambasadë në Vatikan; ambasadë në Kinë; ambasadë në Japoni dhe ambasadë në Mal të Zi.
 
Vendet e BE pa ambasada në Shqipëri

Belgjika (Na mbulon nga Roma)
Qipro (Na mbulon nga Athina)
Luksenburgu (Ende pa zyrë)
Malta (Na mbulon nga Roma)
Portugalia (Na mbulon nga Roma)
Sllovakia (Na mbulon nga Athina)
Sllovenia (Na mbulon nga Shkupi)
Suedia (Na mbulon nga Roma)
Estonia (Ende pa zyrë)
Finlanda (Ende pa zyrë)
Irlanda (Na mbulon nga Athina)
Letonia (Na mbulon nga Roma)
Lituania (Na mbulon nga Athina)
 
Vendet e BE me ambasada në Shqipëri

Austria (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Bullgaria (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
اekia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Danimarka (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Franca (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Gjermania (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Greqia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Hungaria (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Italia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Hollanda (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Polonia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Rumania (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Spanja (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
Anglia (Edhe Shqipëria ka ambasadë)
 
Edhe ato qe kane ambasada....kot i kane,se viza nuk japin gje!!!!!!!!
Keshtu qe po njelloj eshte !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top