12 veprimet kundër kancerit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shëndetësi - Janë 12 gjëra që çdokush nga ne mund t’i bëjë për të ulur rrezikun e kancerit. Kodi i ri europian ka listuar disa veprime kundër kancerit ku shpjegohen dhe arsyet e rëndësisë së tyre

timthumb.php



Janë dymbëdhjetë gjëra që çdokush nga ne mund t’i bëjë për të ulur rrezikun për zhvillimin e një kanceri. Një listë të tillë veprimesh e ka hartuar agjencia ndërkombëtare për kërkimin mbi kancerin. Dymbëdhjetë sugjerimet bazohen tek evidencat më të mira shkencore dhe te mundësitë e thjeshta që mund t’i realizojë çdokush.

Ja se cilat janë ato:

1- Mos pini duhan. Pavarësisht llojit të konsumit të duhanit, cigare, puro, pipë, cigare elektronike etj; nuk bëjnë diferencë. Vetëm duhanpirja është shkaktare e 90% të rasteve të tumoreve në mushkëri.

2- Shmangni duhanpirjen, pasi vesi është si në shtëpi, ashtu edhe në vendin e punës.

3- Gjeni mënyrën për të mbajtur gjithmonë një peshë të njëjtë trupore.

4- Të bëni çdo ditë aktivitete fizike dhe të limitoni sa më shumë të mundeni kohën e kaluar ulur.

5- Ndiqni një ushqyerje të shëndetshme: preferoni orizin, frutat, perime dhe limitoni ushqimet me një përmbajtje të lartë kalorike të pasura me sheqer dhe yndyrna, si dhe mishin e kuq, gjithashtu shmangni edhe pijet me sheqer.

6- Limitoni konsumin e alkoolit. Mospirja e alkoolit ndihmon në parandalimin e kancerit.

7- Shmangni ekspozimin e tepërt në rrezet e diellit, sidomos për fëmijët. Mos përdorni kremra dhe solucione nxirjeje.

8- Në vendin e punës mbrohuni nga substancat e mundshme kancerogjene, duke ndjekur instruksionet e duhura të sigurisë.

9- Në ambientet tuaja të banimit, kontrolloni që mos të jeni të ekspozuar në nivele të larta të radonit natyral (substancë kimike e dëmshme) dhe sigurisht të gjeni mënyrën për ta ulur nivelin e tij.

10- Masazhimi i gjoksit redukton rrezikun e kancerit në këtë pjesë të trupit, ndërkohë është mirë që të limitoni përdorimin e terapisë hormonale gjatë menopauzës, e cila mund të rrisë mundësinë e prekjes nga kanceri i gjirit.

11- ثshtë e rëndësishme që të sapolindurit të vaksinohen kundër hepatitit B. Ndërsa fëmijët edhe kundër virusit njerëzor papilloma.

12- Merrni pjesë në mbledhje informuese për tumoret në përgjithësi.

اfarë është kanceri?

Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje, të cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit. Terma të tjerë që përdoren janë tumori dhe neoplazma. Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave që prodhojnë një tumor ose neoplazmë.

Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit që i përkasin dhe nuk u përgjigjen mekanizmave të kontrollit që normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave. Kanceri mund të kalojë nga forma primare e tumorit në formën sekondare të tij në një proces që ndryshe quhet “metastazë”.

Fjala “tumor” rrjedh nga gjuha latine: tumore, ënjtje, gungë, fryrje.

Tumoret zakonisht klasifikohen në këto grupe:

Beninje:


Kur ata kanë rritje të ngadaltë dhe kanë një lokalizim të kufizuar specifik. Si shembull mund të merren nishanet.

Malinje:

nga latinishtja malingnens-me veprim të keq; kur ata rriten shpejt dhe formojnë metastaza. Këto tumore ndërhyjnë në funksionin normal të organeve në të cilat ato janë lokalizuar, duke shkaktuar shpesh edhe vdekjen.

Përgjithësisht fjala “kancer” rrjedh nga latinishtja cancer-gaforre. U përdor së pari nga Hipokriti, i njohur edhe si babai i mjekësisë në shek e V p.e.s. duke u bazuar në faktin se tumoret përhapen në trup në mënyrë të ngjashme të lëvizjes së gaforreve.

N.A.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top