101-vjetori i Policisë së Shtetit, Tahiri: Të luftojmë çdo formë paligjshmërie

Artan-Didi1-320x232.jpg


Policia e Shtetit shënon sot 101-vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka vlerësuar kontributin e punonjësve të policisë ndër vite dhe kërkoi rritje të luftës ndaj çdo forme paligjshmërie.

“13 Janari pa asnjë dyshim është një ditë e shënuar për policinë e shtetit dhe për të gjithë ne sepse festojmë 101 vjetorin e themelimi të saj. Nuk ka njeri që nuk dallon që arritjet e policisë së shtetit gjatë këtyre viteve janë të mëdha. Ky është moment për të kuptuar që sfidat që kemi përpara janë më të mëdha se ato që kemi arritur deri më të tani. Për të gjitha hapat që kemi arritur,duhet të falenderojmë ata që nuk janë kursyer në ndihmën dhe asistencën e tyre për ta bërë policinë e shtetit në agjencinë që kërkojnë qytetarët në përmbushje të kërkesave të ligjit”,- u shpreh Tahiri.

Ndërsa i cilësoi si të padrejta debatet e ditëve të fundit për rritjen e kriminalitetit në vend, kreu i dikasterit të rendit theksoi se do të jenë qytetarët ata të cilët do të verifikojnë punën e Policisë së Shtetit.

Tahiri nënvizoi nevojën e reformimit të policies, ndërsa shtoi se kthimi i policisë së shtetit në krye të detyrës po bëhet e prekshme dita-ditës.

“Padyshim në këto disa muaj të parë ne i kemi dhënë mundësi të gjithve të kuptojnë se nga njëra anë kriminaliteti është masiv dhe tendenca e paligjshmërisë është masive por nga ana tjetër sfida e policisë së shtetit nis nga vetëvetja, nga nevoja për të reformuar. ثshtë në vullnetin tonë të zbatojmë dhe të përmbushur misionin e policisë së shtetit duke zbatuar ligjin duke mos lejuar asnjë imunitar dhe të paprekshmit duke përjashtuar në maksimum shkeljen e të drejtave themelore të njeriut. Kemi ende rrugë për të bërë, policia ka ende rrugë për të bërë për reforminmin e saj dhe për t`u garantuar qytetarëve shërbim të denjë dhe dinjitoz në garantim të ligjit. Dua të uroj edhe njëherë festën, dua të uroj familjet e të rënëve në krye të detyrës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat Renea. Jemi një familje e madhe që në rrugën tonë kemi edhe sfida që do ti përballojmë së bashku dhe unë jam i sigurt që qytetarët po e prekin çdo ditë e më shumë rikthimin e policisë së shtetit në krye të detyrës”, përfundoi Tahiri.

Ndërkohë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, vlerësoi vendimin e qeverisë për të rritur rrogat e punononjësve të policisë. “Shpreh bindjen se në të ardhmen do të zhvillojmë beteja të tjera sepse lufta kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon. Ne jemi të vendosur për tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit. Viti 2014 do të ketë kthesa të mëdha pasi në 29 nëntor do të festojmë 70-vjetorin e اlirimit të vendit”, u shpreh Didi.

13 Janar 2014 (gazeta-Shqip.com)
 
Titulli: 101-vjetori i Policisë së Shtetit, Tahiri: Të luftojmë çdo formë paligjshmër

Kryelart jemi me keto drejtusa
 
Titulli: 101-vjetori i Policisë së Shtetit, Tahiri: Të luftojmë çdo formë paligjshmër

Hajde dhe 101 të tjera dhe uroj të përmirësohet policia jonë në vitet në vazhdim.. duke nisur nga korrupsioni ..
 
Pe: 101-vjetori i Policisë së Shtetit, Tahiri: Të luftojmë çdo formë paligjshmërie

Blla Blla Blla Blla Sajmir Tahiri sa bukur flet te morsha te ligen sa oratore qe je mer, ke fillu korrje shirje gruri duhen leke shtetit, ky sahon lepires ishalla mban ato qe thot. Por ma do menja ime 4 vjecari i pare do bejen gjoja sikur punojne ndersa 4 vjecarin e dyte lesh arapi do bohet, tamon si PD 4 vjecarin e pare filluan me punu ndersa te dyten lesh arapi.
 
Titulli: 101-vjetori i Policisë së Shtetit, Tahiri: Të luftojmë çdo formë paligjshmër

Kam respekt të madh për policet tonë, kur unë po shkruaj ketu ka polic që është duke e berë nderrimin e dytë në punë dhe duke luftuar ndoshta me ndonjë kriminel, kur unë i lodhi duart e gishtat ketu, ata janë në krye të detyrës dhe në duart e tyre kanë ndonjë femijë i cili është shpetuar nga ndonjë kriminel :)

Respekte e nderime për policet tonë, ata janë të art përkunder të gjitha problemeve :)
 
9.000 shikime :unsure:

Pe: 101-vjetori i Policisë së Shtetit, Tahiri: Të luftojmë çdo formë paligjshmërie

Blla Blla Blla Blla Sajmir Tahiri sa bukur flet te morsha te ligen sa oratore qe je mer, ke fillu korrje shirje gruri duhen leke shtetit, ky sahon lepires ishalla mban ato qe thot. Por ma do menja ime 4 vjecari i pare do bejen gjoja sikur punojne ndersa 4 vjecarin e dyte lesh arapi do bohet, tamon si PD 4 vjecarin e pare filluan me punu ndersa te dyten lesh arapi.
Sa bukur e ke parashikuar (y)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top