100 vjet Pavarësi, "Jam Shqipëri" një ndër dy monumentet më të spikatura

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52546.jpg


TIRANث- Monumenti "Jam Shqipëri", një vepër 15-21 metra në bronx ose në mermer, ështe një ndër dy monumentet më të spikatura të prezantuara në konkursin ndërkombëtar për Monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ndër 80 bocetet e ardhura nga shumë vende të botës, si dhe nga Shqipëria e diaspora, për këtë eveniment shumë të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

Imazhi i këtij projekti, që bazohet në fillesat e traditës dhe kulturës mijëravjeçare të kombit shqiptar, në studimet gjuhësore, historike dhe arkeologjike, është prezantuar në këtë konkurs nga Forumi "Imazh & Media".

Doc.prof Astrit Memia, realizuesi dhe ideatori i këtij monumenti, thotë se për ta paraqitur shqiptarin dhe Shqipërinë me vlerat e saj është menduar që projekti të realizohet mbi bazën e simboleve përfaqësuese shqiptare në epokën e globalizmit.

Sipas tij, është sugjeruar që ky monument të japë idenë e një kujtese hyjnore tereziane dhe që formon shkronjën "A", Albania. Ai është sugjeruar të vendoset tek sheshi "Rilindja", tek stacioni i trenit ose tek pjesa e urës së Lanës, pranë parkut "Rinia".

Projekti është i përbërë nga dy vepra, ku dy duar të fuqishme nisen vertikal si struktura guri dhe druri nga toka, duke u takuar horizontal dhe duke formuar njëkohësisht siluetën e shqiponjës dhe po ashtu bashkimin dhe besën e shqiptarëve. Mbyllja finalizon monumentin me një flakë të ndarë në pesë pjesë, që simbolizojnë kontinentet në glob.

Grupi u punës për realizimin e këtij projekti përbëhet nga doc. prof Astrit Memia, piktori dhe skenografi Bledar Gërçaliu dhe skulptori Ardian Pepa. Konkursi për Monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë u shpall më 21 dhjetor 2011 dhe u mbyll më 15 mars të këtij viti.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve u paraqitën 61 artistë me rreth 80 bocete, ndër të cilët 26 artistë nga Shqipëria, 13 artistë nga diaspora, 8 nga Maqedonia dhe Kosova dhe 14 artistë ndërkombëtarë. Më 21 mars do të vlerësohen 5 bocetet më të mira me sistem pikësh, të cilët do i paraqiten Komisionit Shtetëror të Festimeve, pranë Kryeministrit.
(el.me/BalkanWeb)
 
Pe: 100 vjet Pavarësi, "Jam Shqipëri" një ndër dy monumentet më të spikatura

E kush ma shpjegon mua se cfare simbolizon ? se mua me duket sikur po bejne mundje duarsh....
 
Pe: 100 vjet Pavarësi, "Jam Shqipëri" një ndër dy monumentet më të spikatura

gjithsesi mendoj se e kisha nje mendim te tille por e doja nga kush e ka bere dhe te replikoja por ja qe nuk behet dot gjithsesi eshte dicka qesharake ....totalisht
 
Titulli: 100 vjet Pavarësi, "Jam Shqipëri" një ndër dy monumentet më të spikatura

Sa kot , shume kot , teper kot , por kaq pritet nga keta doc dok anonim lol.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top