Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 zbulimet shkencore të 2011-s

mars.jpg


Revista shkencore “Science” rendit 10 zbulimet më të mëdha shkencore për vitin që është duke u mbyllur.

Zbulimi i neutrineve, që kanë një shpejtësi më të madhe se drita, gjurmët e ujit në Mars, gjetja e “grimcës së Zotit”, padyshim që do të mbeten si zbulimet më të mëdha të kryera nga shkenca për këtë vit:

1) Thyhet miti se drita ka shpejtësinë më të madhe. Në dy eksperimente të CERN-it, në Zvicër, u provua se grimca, e quajtur neutrin, është në gjendje të lëvize me 6 kilometër për sekondë më shpejt se sa drita.

2) Zbulimi i “grimcës së Zotit”, e ashtuquajtura grimca e përbërëse e gjithë universit, gjithë ekzistencës sonë. Sërish zbulim i shkenctarëve të CERN.

3) Në një studim të publikuar në muajin korrik, provohet se ndjekja e një terapie kundër HIV/AIDS menjëherë pas infektimit, ul me 96 përqind mundësitë për transmetim të virusit nëpërmjet rrugëve seksuale.

4) Një grup antropologësh dhe biologësh arritën në përfundimin se mes Sapiens (njeriu) dhe Neandertalëve ka patur shkëmbim materialesh gjenetike. Përfundimi: mes dy llojëve ka patur marrëdhënie seksuale.

5) 300 atome të anti-materies (anti-hidrogjen) izolohen për 1 mijë sekonda. Rekord i mbajtjes nën kontroll të kësaj lëndë tepër shpërthyese. Sërish zbulim i CERN në Zvicër.

6) Identifikohet zona se ku është zbutur qeni i parë. Ajo është në jug të lumit Jangtze në Kinë.

7) Zbulohet planeti i parë jashtë sistemit tonë diellor me temperatura e kushte të tjera atmosferike njësoj si Toka i quajtur Kepler-22. Problemi: është 600 mijë vite dritë larg.

8) Mikrobet luajnë një rol kryesor në dëmtimin e arterieve dhe cojnë një një sërë problemesh kardiovaskulare.

9) Ajo që nga shkencëtarët dhe studiues të shumtë quhet “unaza që i mungon zinxhirit të evolucionit njerëzor” daton që para 1.997.000 vjetësh dhe i përket llojit Australopithecus dhe Homo.

10) Verifikohen se në Mars dikur ka patur ujë në formë të lëngshme. Një sërë studimesh të NASA-s dhe agjencive të tjera hapësinore gjatë këtij viti, kanë arritur në të njëjtin përfundim; në Mars ka patur ujë. Të gjitha këto studime hedhin hipotezat se në planetin e kuq ka ende ujë, por është në formë të ngrirë.

topchanel
 
Pe: 10 zbulimet shkencore të 2011-s

Zbulimi i neutrineve, që kanë një shpejtësi më të madhe se drita, gjurmët e ujit në Mars, gjetja e “grimcës së Zotit”, padyshim që do të mbeten si zbulimet më të mëdha të kryera nga shkenca për këtë vit:

1) Thyhet miti se drita ka shpejtësinë më të madhe. Në dy eksperimente të CERN-it, në Zvicër, u provua se grimca, e quajtur neutrin, është në gjendje të lëvize me 6 kilometër për sekondë më shpejt se sa drita.

2) Zbulimi i “grimcës së Zotit”, e ashtuquajtura grimca e përbërëse e gjithë universit, gjithë ekzistencës sonë. Sërish zbulim i shkenctarëve të CERN.

Per te paren, edhe me perpara jane hedhur hipoteza te tilla pastaj pane qe ishte gabim ne llogaritje... kshu qe me mire te presim edhe pakez.
Higgs Boson akoma se kane zbuluar thjeshte mendojne se jane shume afer identifikimit :P



4) Një grup antropologësh dhe biologësh arritën në përfundimin se mes Sapiens (njeriu) dhe Neandertalëve ka patur shkëmbim materialesh gjenetike. Përfundimi: mes dy llojëve ka patur marrëdhënie seksuale.
Sikur eshte ndonje gje e madhe si zbulim..shyqyr qe ska shkembim gjenetik midis njeriut dhe ....lopes, dhise etj etj fantazira te semura LOL

7) Zbulohet planeti i parë jashtë sistemit tonë diellor me temperatura e kushte të tjera atmosferike njësoj si Toka i quajtur Kepler-22. Problemi: është 600 mijë vite dritë larg.
10) Verifikohen se në Mars dikur ka patur ujë në formë të lëngshme. Një sërë studimesh të NASA-s dhe agjencive të tjera hapësinore gjatë këtij viti, kanë arritur në të njëjtin përfundim; në Mars ka patur ujë. Të gjitha këto studime hedhin hipotezat se në planetin e kuq ka ende ujë, por është në formë të ngrirë. [/I]
topchanel
Me ne fund shyqyr qe pas shume vitesh NASA e vertetoj qe ne Mars ka pasur uje...kaq vite duke e studiuar kete komshin tone ndersa per planetin qe eshte 600 mije vjet drite larg jane te sigurte 100% LOL

8) Mikrobet luajnë një rol kryesor në dëmtimin e arterieve dhe cojnë një një sërë problemesh kardiovaskulare.
Kjo mendohej qe me perpara..se disa mikrobeve gjate infeksionit mund te demtojne cipen mbeshtjellse e arterieve duke shkaktuar inflamacion e per rrjedhoj hap rruge arteriosklerozes. Nqs e kane vertetur hallall i qofte.

9) Ajo që nga shkencëtarët dhe studiues të shumtë quhet “unaza që i mungon zinxhirit të evolucionit njerëzor” daton që para 1.997.000 vjetësh dhe i përket llojit Australopithecus dhe Homo.
Ngelen duke spekulluar me keto "unazat qe i mungojne zinxhirit te evolucionit"...

Faleminderit NeVi per keto lajme.. :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back