10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin

Arfenilla

Themelues i Forumit
Për te luftuar celulitin duhet te bëjmë kujdes me ushqimet. Ja cilat janë ato qe na ndihmojnë me shume për te qene ne forme.

Speci

Qofte jeshil, i kuq apo i verdhe, speci përmban përbërës diuretikë dhe tonifikues te cilat luftojnë grumbullimin e yndyrnave dhe sheqernave. I konsumoni te freskëta ose te pjekura me pak vaj ulliri.

Selinoja

Edhe pse nuk iu pëlqen aspak shija e hidhur qe selinoja ka, mos harroni ta përdorni sepse pikërisht ky hidhërim ndihmon ne djegien e celulitit. Ky produkt eliminon yndyrën dhe nuk e lejon trupin tone te grumbulloje sheqerna. I pasur me ushqyes, ai largon edhe toksinat nga organizmi. Për me tepër largon edhe urine. Konsumojeni te shoqëruar me pak djathë te bardhe.

اaji jeshil

Ai favorizon evakuimin e lipoideve duke larguar ne këtë mënyrë edhe qelizat dhjamore. Nga ana tjetër çaji jeshil është edhe anti-oksidues shume i mire dhe ne këtë mënyrë lufton radikalet e lira. E pini te ftohte ose te ngrohte dhe pa sheqer.

Lakra

اdo lloj lakre apo lulelakre është e mire për te luftuar celulitin. Me pak kalori, rreth 28 për 100gr, ky produkt na ndihmon te jemi ne forme. Mund ta konsumoni sallate me pak uthull, te freskët apo te shoqëruar me pak djathë te bardhe.

Papaja

Papaja është një frutë ekzotike e cili përmban një enzime qe bën mrekulli, papainen. Kjo enzime vepron mbi kolagjenin qe ndodhet ne celulit dhe e shpërbën atë duke na kthyer forma te bukura. Mund ta konsumoni siç është ose edhe ne sallate frutash me pak lëng limoni.

Ananasi

Ananasi sjell aq shume te mira për organizmin saqë nuk do kemi mundësi t’i numërojmë. Bishti është ajo pjese qe lufton celulitin dhe na dobëson. Ky i fundit përmban bromelaine, një enzime qe ndryshe quhet “ngrënësja e yndyrës”. Mund ta hani ashtu si është ose te shoqëruar me djathë te bardhe.

Preshi

Edhe pse jo te gjithëve iu pëlqen, ky perim ka përbërësit e vet qe te dobësojnë. Ai është i pasur me vitamina dhe përmban pak kalori. Lufton toksina si dhe lufton celulitin. I zier është një aleat i shkëlqyer për te ruajtur linjat.

Patëllxhani

Patëllxhani përmban shume pak kalori, është i pasur me fibra dhe lufton yndyrnat e mbledhura gjate vakteve. Ne mënyrë qe te ruaje te gjithë përbërësit e duhur mire është te konsumohet i pjekur.

Frutat e kuqe

Celuliti lidhet shpesh me një qarkullim jo te mire te gjakut. Për këtë arsye duhen konsumuar sa me shume fruta te kuqe te cilat bëjnë kullimin. Luleshtrydhe, mjedër, ... te gjitha janë te lejuara.

Qepa

Edhe pse është armiku jone kryesor i frymëmarrjes, ndihmon shume për te luftuar celulitin dhe dhjamin ne organizëm. Qepa ul sasinë e sheqerit ne gjak dhe favorizon eliminimin e toksinave. Një aleat shume i mire detoksi për organizmin. Nëse nuk e hani dot te gjalle përdoreni ne supe. (marre nga Grazia)
 
Pe: 10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin

Skam pase ndonjehere probleme me celulitin,as kam por shumicen e ketyre ushqimeve si perdor fare...
 
Titulli: 10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin

Te gjith jan ushqime te shendetshem dhe vegjetariane, pamvarsisht se ate papaja se kam perdore ase qajn jeshil ,por tjerat jan ushqiem te zakonshme.
 
Pe: 10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ja dhe kremi shpetimtar :D
 
Titulli: 10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin

Ushqimet që luftojnë celulitin
Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë.

Lajmi i mirë është që ne mund të bëjmë diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën. Por cili është ai veprim i thjeshtë dhe i dobishëm për të luftuar problemin? Kufizoni konsumimin e kripës, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë. Fjalët magjike, të çdo dite, janë sporti dhe uji.

Nëse preferoni të konsumoni kafe do të këshillohej që ta zëvendësonit me sa më shumë çaj. Përpiquni të përdorni çaj pasi ndihmon në parandalimin e celulitit. Shmangni alkoolin. Kufizoni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhefrutave.

40 ushqimet që iu bëjnë të mos keni kurrë celulit

1-Portokalli

2-اaji jeshil

3-Limoni

4-Peshku merluc

5-اaji i kuq

6-Peshku hake

7-Kopër

8-Luleshtrydhet
9-Fileto pule

10-Peshku Sgliola

11-Fileto gjel deti

12-Peshk sgoliola

13-Lëngu i portokallit

14-Peshku ton

15-Karçiofi

16-Karotat

17-Bukë me hime

18-Bishtajat

19-Arrat

20-Lule radhiqe
21-Bretkosa peshk

22-Kivit

23-Panxhari

24-Mango

25-Domatet

26-Bajamet

27-Spinaqi

28-Mollët

29-Boronica

30-Kastravecët
31-Orizi integral

32-Qumështi i skremuar

33-Ananasi

34-Djathërat e freskët

35-Brokoli

36-Dardha

37-Veza

38-Pjepri

39-Uji

40-Rrushi /albeu.com/
 
Titulli: Pe: 10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin

Ushqimet që luftojnë celulitin
Nëse dimri nuk të jep kënaqësinë të zbulosh trupin dhe të vishesh më elegante, për diçka të ndihmon vërtet. Celuliti është i ‘padukshëm’. Me ardhjen e verës problemi që kanë vajzat me celulitin rritet më tepër dhe kjo i shqetëson ato. Megjithatë ka disa ushqime tipike që ndihmojnë për ta luftuar dhe parandaluar. Ja se çfarë duhet konsumuar për ta luftuar atë
Ashtu si në çdo dietë edhe nëse duam të luftojmë celulitin rekomandohet marrja e sa më shumë lëngjeve. Më së miri është që të pini ujë të thjeshtë. Uji vlen për largimin e toksinave.
Nëse preferoni të konsumoni kafe do të këshillohej që ta zëvendësonit me sa më shumë çajë. Përpiquni të përdorni çajëra bimësh sepse ndihmon në parandalimin e celulitit. Shmangni alkoolin.
Zvogëloni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhe frutave . Ndërsa hidrokarburet e thjeshta zëvendësojini me ato më komplekse.
Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale), kalium (banane, pjeshka, portokall, apo fasule) dhe squfur (proteinat e ushqimit), mbase sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin brendshëm.
Shmanguni ushqimet me kripë dhe erëza. Kripa ka karakter fiksues dhe kjo bën të mundur të formojë sa më shumë celulit.
Përveç ushqimeve sugjerohen edhe ushtrime fizike që ndihmojnë në parandalimin e celulitit. Një nga ushtrimet më ideale është notimi.
Nëse trupi juaj ka celulit atëherë sugjerohet të konsumoni sa më tepër ushqime që përmbajnë oksigjen. Kështu lëkura juaj do të djersijë më lehtë.
 
Titulli: 10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin

Kush do te heqi celulitin mjafton te vej 2 muaj tek qyteti studenti
me ate ushqim atje ja fut vrapit celuliti lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top