10 tradhetaret me te medhenj ne histori nga Juda tek Bruti

Lauri

Anunnak
Disa e bëjnë prej dashurisë, disa për para e të tjerë për politikë. Tradhtia gjithnjë dëmton njërën palë, por në disa raste pasojat janë të pallogaritshme. Personat në këtë listë kanë shitur vendet e tyre, miqtë e tyre, e disa dhe familjet, duke ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë. Sipas Biblës, Juda Iskaroti, anëtari i Dymbëdhjetë Apostujve tradhtoi Jezus Krishtin për para. Ai kishte një shenjë të veçantë për t’u treguar autoriteteve se cili ishte Jezus Krishti, kur të ishin të gjithë bashkë. Ai do e puthte atë për ta identifikuar. Kjo “puthje e Judës” çoi në gjykimin dhe vdekjen në kryq të Jezusit duke e bërë Judën, tradhtarin më të madh në histori. I konsideruar si një i majtë lunatik në Norvegji, Quisling nuk ra shumë në sy deri sa formoi partinë e tij të Unitetit Kombëtar, në vitin 1993. Ai e adhuronte Hitlerin dhe besonte në doktrinën e fashizmit. Quisling, gjeneral ushtarak, arriti të takohej me Hitlerin dhe e siguroi atë se kishte gjithë informacionin e duhur për strategjinë ushtarake norvegjeze. Ames hyri në ambasadën sovjetike në Uashington në vitin 1985 dhe ofroi të shiste sekrete amerikane për një arsye të vetme, para. Ai ishte një alkoolist me një bashkëshorte shumë të shtrenjtë. Falë Aldritch, i cili fitoi rreth 4.6 milionë dollarë për përpjekjet e tij, 10 amerikanë u ekzekutuan sepse u zbulua identiteti i tyre prej agjentësh sekretë. Benedict Arnold ishte një gjeneral amerikan, i cili i shërbente kauzës së revolucionit amerikan, deri sa vendosi ta kthente kahun nga britanikët. I lindur në Konektikat, në janar të vitit 1741 ai, ai vinte nga një familje e trazuar. Më vonë ai u bë një figurë e shquar ushtarake. Nga hero lufte dhe patriot, Arnold komploti të kthehej kundër Amerikës, me forcat britanike. Plani i tij dështoi dhe ai u arratis në Britani, ku nuk u prit mirë, për shkak se kishte tradhtuar vendin e tij. T’u shesësh rusëve sekrete gjatë Luftës së Ftohtë ishte shkalla më e lartë e tradhëtisë. اifti amerikan Rosenberg ishte gati të bënte çdo gjë për bindjet e tyre komuniste. Julius dhe Ethel Rosenberg ishin anëtarë të partisë Komuniste që prej vitit 1943, kur papritur u tërhoqën nga aktiviteti politik. Ky ishte viti kur bashkuan forcat me super-spiunin rus, Feliksov. Ata u arrestuan në vitin 1950 dhe të dy u ekzekutuan më 19 qershor 1953. I konsideruar një prej tradhtarëve më të mëdhenj në historinë kineze, Wang Jingwei lindi në vitin 1883. Në moshën 21-vjeçare ai shkonte në shkollë në Japoni, ku u takua me revolucionarin e famshëm japonez, Sun-Yat Sen. Nën influencën e Sen ai filloi të merrte pjesë në komplote kundër qeverisë, duke përshirë dhe atentatin e dështuar për vrasjen e Manchu Regent në Pekin. Në vitin 1937 Wang nis marrëveshjet e tij të tradhtisë me japonezët, duke fituar një vend të rëndësishëm në historinë e tradhtisë. Në ditën e vrasjes së Cezarit, kishte zëra se komploti ishte zbuluar dhe shumë prej komplotistëve nuk ishin të sigurt në duhej të vazhdonin me planin. Gruaja e Brutit e luti atë që të qëndronte larg Senatit atë ditë. Bruti shkoi të priste Cezarin, bashkë me një grup senatorësh, për ta sulmuar atë më pas. Fraza e famshme, “Dhe ti, Brut?” doli nga goja e Cezarit, kur pa se u tradhtua nga nipi i tij. Bruti kreu vetëvrasje në vitin 42 para Krishtit. Jane Fonda u rrit në Hollivud, e rrethuar nga luksi dhe privilegji. Ajo shkëlqeu në botën e filmit, nën kujdesin e lidhjeve familjare dhe pamjes së saj. Ajo u bë një aktiviste aktive, duke u përfshirë në kauza të ndryshme, disa prej të cilave shiheshin nga veteranët amerikanë si tradhtare. Jane mbajti anën e Vietnamit të Veriut, duke pozuar me armët e tyre anti-tank. Shumë veteranë u përpoqën ta nxjerrin atë para gjyqit për tradhti pas luftës, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Guy Fawkes ishte pjesë e një grupi revolucionar të quajtur “Roman Katolikët”, të cilit kishin në plan të hidhnin në erë pjesën më të madhe të aristokracisë britanike, në vitin 1605. Atentati u zbulua nga autoritetet, të cilët e kapën Fawkes, para se ai të vinte në plan qëllimet e tij vrastare. Historia e tij është subjekt i filmit “V for Vendetta”. Edhe sot e kësaj dite, veprat e Fawkes konsiderohen legjendare dhe në Angli festohet çdo vit dështimi i komplotit të tij.

Juda Iskarioti
Sipas Biblës, Juda Iskaroti, anëtari i Dymbëdhjetë Apostujve tradhtoi Jezus Krishtin për para. Ai kishte një shenjë të veçantë për t’u treguar autoriteteve se cili ishte Jezus Krishti, kur të ishin të gjithë bashkë. Ai do e puthte atë për ta identifikuar. Kjo “puthje e Judës” çoi në gjykimin dhe vdekjen në kryq të Jezusit duke e bërë Judën, tradhtarin më të madh në histori.

Vidkun Quisling
I konsideruar si një i majtë lunatik në Norvegji, Quisling nuk ra shumë në sy deri sa formoi partinë e tij të Unitetit Kombëtar, në vitin 1993. Ai e adhuronte Hitlerin dhe besonte në doktrinën e fashizmit. Quisling, gjeneral ushtarak, arriti të takohej me Hitlerin dhe e siguroi atë se kishte gjithë informacionin e duhur për strategjinë ushtarake norvegjeze.

Aldrich Ames
Ames hyri në ambasadën sovjetike në Uashington në vitin 1985 dhe ofroi të shiste sekrete amerikane për një arsye të vetme, para. Ai ishte një alkoolist me një bashkëshorte shumë të shtrenjtë. Falë Aldritch, i cili fitoi rreth 4.6 milionë dollarë për përpjekjet e tij, 10 amerikanë u ekzekutuan sepse u zbulua identiteti i tyre prej agjentësh sekretë.

Benedict Arnold
Benedict Arnold ishte një gjeneral amerikan, i cili i shërbente kauzës së revolucionit amerikan, deri sa vendosi ta kthente kahun nga britanikët. I lindur në Konektikat, në janar të vitit 1741 ai, ai vinte nga një familje e trazuar. Më vonë ai u bë një figurë e shquar ushtarake. Nga hero lufte dhe patriot, Arnold komploti të kthehej kundër Amerikës, me forcat britanike. Plani i tij dështoi dhe ai u arratis në Britani, ku nuk u prit mirë, për shkak se kishte tradhtuar vendin e tij.

Rosenberg-wt

T’u shesësh rusëve sekrete gjatë Luftës së Ftohtë ishte shkalla më e lartë e tradhëtisë. اifti amerikan Rosenberg ishte gati të bënte çdo gjë për bindjet e tyre komuniste. Julius dhe Ethel Rosenberg ishin anëtarë të partisë Komuniste që prej vitit 1943, kur papritur u tërhoqën nga aktiviteti politik. Ky ishte viti kur bashkuan forcat me super-spiunin rus, Feliksov. Ata u arrestuan në vitin 1950 dhe të dy u ekzekutuan më 19 qershor 1953.

Wang Jingwei

I konsideruar një prej tradhtarëve më të mëdhenj në historinë kineze, Wang Jingwei lindi në vitin 1883. Në moshën 21-vjeçare ai shkonte në shkollë në Japoni, ku u takua me revolucionarin e famshëm japonez, Sun-Yat Sen. Nën influencën e Sen ai filloi të merrte pjesë në komplote kundër qeverisë, duke përshirë dhe atentatin e dështuar për vrasjen e Manchu Regent në Pekin. Në vitin 1937 Wang nis marrëveshjet e tij të tradhtisë me japonezët, duke fituar një vend të rëndësishëm në historinë e tradhtisë.

Bruti
Në ditën e vrasjes së Cezarit, kishte zëra se komploti ishte zbuluar dhe shumë prej komplotistëve nuk ishin të sigurt në duhej të vazhdonin me planin. Gruaja e Brutit e luti atë që të qëndronte larg Senatit atë ditë. Bruti shkoi të priste Cezarin, bashkë me një grup senatorësh, për ta sulmuar atë më pas. Fraza e famshme, “Dhe ti, Brut?” doli nga goja e Cezarit, kur pa se u tradhtua nga nipi i tij. Bruti kreu vetëvrasje në vitin 42 para Krishtit.

Jane Fonda
Jane Fonda u rrit në Hollivud, e rrethuar nga luksi dhe privilegji. Ajo shkëlqeu në botën e filmit, nën kujdesin e lidhjeve familjare dhe pamjes së saj. Ajo u bë një aktiviste aktive, duke u përfshirë në kauza të ndryshme, disa prej të cilave shiheshin nga veteranët amerikanë si tradhtare. Jane mbajti anën e Vietnamit të Veriut, duke pozuar me armët e tyre anti-tank. Shumë veteranë u përpoqën ta nxjerrin atë para gjyqit për tradhti pas luftës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Robert Hanssen

Hanssen u rrit në një familje të shkatërruar dhe rrihej nga i ati. Ai filloi punën si oficer policie në اikago, por më pas e la për t’u punësuar si agjent special i FBI-së, në vitin 1976. Në vitin 1979 ai përfshi në kundër-spiunazhin e FBI-së dhe kjo hapi rrugën që ai të kryente një prej akteve më tradhtare në historinë e Amerikës. Në vitin 1983, Hanssen transferoi një njësi spiunazhi sovjetike brenda FBI-së, duke u dhënë atyre informacion pa fund. Hanssen u dorëzua nga kunati i tij dhe aktualisht është në burg, duke vuajtur dënimin e përjetshëm.

Guy Fawkes
Guy Fawkes ishte pjesë e një grupi revolucionar të quajtur “Roman Katolikët”, të cilit kishin në plan të hidhnin në erë pjesën më të madhe të aristokracisë britanike, në vitin 1605. Atentati u zbulua nga autoritetet, të cilët e kapën Fawkes, para se ai të vinte në plan qëllimet e tij vrastare. Historia e tij është subjekt i filmit “V for Vendetta”. Edhe sot e kësaj dite, veprat e Fawkes konsiderohen legjendare dhe në Angli festohet çdo vit dështimi i komplotit të tij.
/News
 
Titulli: 10 tradhtarët më të mëdhenj në histori nga Juda tek Bruti

Une vetem Juden dhe Brutin dhe 1 komshiun tim njof per tradhetare :p
 
Pe: 10 tradhtarët më të mëdhenj në histori nga Juda tek Bruti

V for Vendetta eshte nje film qe me pelqen shume dhe e rishikoj me kenaqesi, ne film ska asgje per tradhetine!
Paskan harruar Hamza Kastriotin keta qe tradhetoi SKENDERBEUN :D
Po po te pyesesh turqit atehere paskan harruar edhe SKENDERBEUN sepse per ta ai ishte dhe mbetet nje tradhetar :p
 
Titulli: 10 tradhtarët më të mëdhenj në histori nga Juda tek Bruti

@LeVoyageur, Hamza Kastrioti ishte spiun i Skenderbeut, dhe tradhtare i Sulltanit.. .;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top