10-të ushqime për tru të kthjellët

Kresha

A pretty face can never trick me


1. Mollët

Janë shumë të shëndetshme, posedojnë antioksidues të fuqishëm dhe mbrojnë nga sëmundjet si ajo e Parkinsonit dhe Alzhaimerit.



2. Shpargu

ثshtë i pasur me acid folik, i cili është e dobishëm për metabolizmin e acideve yndyrore të trurit.



3. Mishi i fortë i viçit

ثshtë përplot vitamina B12, hekur dhe zink. Këto vitamina dhe minerale e mbrojnë trurin.

4. Boronicat dhe dredhëzat

Nëse i konsumoni këto pemë, do të keni kujtesë më të mirë. Pos kësaj, antioksiduesit do t’ju mbrojnë nga proceset oksiduese.



5. اokollata e zezë

اokollata e zezë ndikon shumë në forcimin e përqendrimit. Përmban antioksidues të fortë, si dhe nxit sekretimin e endorfinës, e cila na bën të ndihemi më mirë. Kujdes që çokollata të mos jetë tepër e ëmbël.



6. Salmoni

Burim i shkëlqyer i acideve “Omega-3”, të cilat në mënyrën më të mirë ndihmojnë në funksionimin normal të trurit.



7. Rigoni i tharë

Nga shumë hulumtime është vërtetuar se rigoni 40 herë më shumë posedon antioksidues sesa mollët, 30 herë më shumë se patatja, 12 herë më shumë se portokalli dhe 4 herë më shumë sesa dredhëzat dhe boronica.



8. Arrat

Janë të pasura me proteina dhe acide “Omega-3”, si dhe me vitamina E dhe B6.



9. Drithërat

Proteinat dhe vitamina E ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut deri në tru.



10. Jogurti

Jogurti dhe prodhimet e qumështit janë të pasura me proteina dhe vitamina B, që është e dobishme për një komunikim më të mirë midis qelizave nervore.
 
Pe: Titulli: 10-të ushqime për tru të kthjellët


ca eshte kjo?
Besoj qe eshte kjo Shpargu
sparanghel.jpg

Asparagus ( anglisht)
 
Pe: 10-të ushqime për tru të kthjellët

Shpargu ...me duket spinaqi ....apo ja futa kot dhe une :p .....Lover na hape oreksin me kto ushqimet :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top