10 misteret e Enver Hoxhës

cent

...Lontano
1. Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit.
rsufjd.jpg
2. Një nga misteret e mëdha të Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më pas del si lider i komunistëve.

3. Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit, enigmë kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj tij për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?

5. Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr.

6. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe me pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?

8. Ka pasur një plan të CIA-se për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur ndërkohë ishte krahu i djathte i Hoxhës.

9. Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe më pas me Kadri Hazbiun. A ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? اfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?

10. Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja e fshehtë për një kohë të caktuar?
/Panorama
 
Titulli: 10 misteret e Enver Hoxhës

Te jene vetem 10 mistere.. por kush e di sa e sa te tjera fshihen.

Gjithsesi me kane bere teper pershtypje dhe me jane dukur teper interesante intervistat e Liljana Hoxhes, ku fajeson gjithmone vjerren e saj, pra Nexhmije Hoxhen. Me siguri disa nga pergjigjet e ketyre pyetjve mund te gjinden dhe ne librin e saj, te cilen akoma nuk e kam lexuar.
 
Titulli: 10 misteret e Enver Hoxhës

Cilin ishte qellimi I tij te mbaje vendin ne diktature ?? Megjithe mend mendonte se Po ti binte dikush shqiperise do fitonte?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top