10 këshilla për të zvogëluar djersitjen

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Djersa vetvetiu nuk ka aromë, por nxit rritjen e baktereve të cilat shfaqen në mënyrë natyrale në lëkurën tuaj. Këto baktere dekompozojnë djersën dhe lirojnë acidet yndyrore, të cilat krijojnë aromë të pakëndshme. Megjithatë, me ndihmën e disa këshillave mund të zvogëloni djersitjen.
dhjete_keshilla_per_te_zvogelu.jpg

Djersa vetvetiu nuk ka aromë, por nxit rritjen e baktereve të cilat shfaqen në mënyrë natyrale në lëkurën tuaj. Këto baktere dekompozojnë djersën dhe lirojnë acidet yndyrore, të cilat krijojnë aromë të pakëndshme. Megjithatë, me ndihmën e disa këshillave mund të zvogëloni djersitjen.

1. Bëni dush dy herë në ditë

Për të shmangur aromën e pakëndshme, duhet të bëni dush të paktën dy herë në ditë dhe pas ushtrimeve dhe atë me sapun antibakterial. Kini kujdes që të fshiheni mirë para se të visheni përsëri. Gjithsesi lani rrobat në të cilat jeni djersitur.

2. Vishni rroba komode

Vishni rroba komode të cilat janë prodhuar nga materiali natyral, siç është pambuku. Mëndafshi është po ashtu material natyral,por djersa mund të dëmtojë përgjithmonë këtë material të ndjeshëm, kështu që nëse vuani nga djersitja e tepruar shmangni veshjen e mëndafshit. Materialet natyrale lejojnë qarkullimin e ajrit dhe ndihmojnë avullimin natyral të djersës nga trupi.

3. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet

Ushtrimet mund të përmirësojnë qarkullimin e përgjithshëm në trupin tuaj çka ndikon në ftohjen dhe që trupi juaj të mbetet “i ftohët”. Yndyrat ndikojnë në rritjen e temperaturës së brendshme trupore, prandaj kini kujdes që të ushtroni rregullisht dhe të hani ushqim të balancuar të shëndetshëm, me shumë pemë dhe perime.

4. Shmangi pijet stimuluese

Kafeina, alkooli dhe pijet energjetike stimulojnë sistemin nervor dhe mund të nxisin djersitjen e shtuar. Tentoni që të përdorni sa më pak pije energjetike dhe pini më së shumti dy filxhanë kafe ose çaj në ditë.

5. Pini shumë ujë

Rreth dy litra në ditë, në veçanti nëse djersiteni shumë, uji do ta parandalojë dehidrimin e trupit.

6. Relaksohuni

Ankthi mund të shkaktojë djersitje prandaj mendoni të filloni të ushtroni teknikat e relaksimit si joga. Punoni në përmirësimin e vetëbesimit ashtu që të mos shqetësoheni ose të ndiheni me siklet për shkak të gjërave të panevojshme.

7. Përdorni pudër të fëmijëve

Djersitja e tepruar mund të nxisë dhimbje dhe therje, prandaj në zonat e ndjeshme pas dushit përdorni pudër të fëmijëve në pluhur. Ai do tu ndihmojë ta mbani lëkurën e butë dhe të thatë.

8. Antiperspirantët/deodorantët

Antiperspirantët mund të jenë shumë efikas në reduktimin e djersitjes dhe maskimin e aromës. Po ashtu mund të blini sprej për ftohje të fytyrës. Nëse djersiteni për së tepërmi mund të blini antiperspirant më të fortë i cili përmban klorid alumini, i cili aplikohet gjatë natës në lëkurë të thatë, prandaj është më efikas në bllokimin e gjëndrave të djersitjes. Megjithatë, preparatet e tilla të cilat bllokojnë gjëndrat nuk janë të mira për shëndet.

9. Sherbela

Për sherbelën tashmë një kohë të gjatë konsiderohet që redukton djersitjen, prandaj mund të provoni të pini çaj të kësaj bime dhe atë dy herë në ditë.

10. Shtrihuni

Për ndonjë arsye nervat të cilat aktivizojnë djersën nën sqetull në masë të madhe bllokohen kur shtrihemi. Gjatë kohës së ditëve të ngrohta është e nevojshme që të shtriheni disa minuta në ndonjë vend të ftohtë./yllpress
 
Pe: 10 këshilla për të zvogëluar djersitjen

5. Pini shumë ujë

Rreth dy litra në ditë, në veçanti nëse djersiteni shumë, uji do ta parandalojë dehidrimin e trupit.

Kjo njehere me duket e pamundur,sa do te pish uje me kete sasi sa thot kjo,si bie gje tjeter vec te rrish me koken tek cezmja...
 
Titulli: 10 këshilla për të zvogëluar djersitjen

5. Pini shumë ujë

Rreth dy litra në ditë, në veçanti nëse djersiteni shumë, uji do ta parandalojë dehidrimin e trupit.

Nuk arri ta kuptoj si duhet, aq Uij sa miret duhet edhe te largohet pasi duhet te mbahen vlerat fiziologjike ne organizem, niherit ne baze te disa studimeve tjera eshte konstatu se marrja ne sasi te medha te ujte shpiejn deri tek afunksioni i veshkave.
 
Titulli: 10 këshilla për të zvogëluar djersitjen

Uji eshte baza organizmit, ne jemi UJE.
Nje njeri i shendetcem, qe ka nje diete normale ( pa mungese kripe/ Natriumi), nuk i ka problem 2 litra uje.
Pastaj duhet mare parasysh, qe uji eshte dhe ne fruta ( psh shalqiri ka % te madhe uji), ose cajrat/kafe qe pihen gjate dites, por dhe gjellrat me leng ( psh: supa).e m
Duhet bere diferenca midis moshave, nje femije sdo pije sa nje i ritur, dhe nje plak spi sa nje 30 vjecar. Pleqt kane tendence mos konsumojne me fare lengje, sepse i humbje ndjenja e etjes, dhe arrine ne dehidratim.

Temperaturat e ritura gjate veres, kerkojne nje sasi dhe me te madhe uji, ngaqe humbjet jane me te medha se sa gjate dimrit.

Mungesa e ujit ne sasi te mjaftueshme, favorizon shfaqjen e gurave ne veshka, e si pasoj te gurave ne veshka shfaqen e problemet e tjera.
 
Pe: Titulli: 10 këshilla për të zvogëluar djersitjen

Zzinna kur thuhet konsumimi i ujit 2 litra,i bie uje puro apo lengje??Tani te bejme diferencen e lengjeve(sic jane kafeja,caji,lengjet e frutave)dhe uji te thjeshte(uje cezme,puro uje)...Pasi mua me duket krejtesisht e pamundur te pihet nga nje njeri 2 litra uje ne dite...

Une per vete,pi uje shume pak,i vetmi moment kur trupi im ben feste qe ujin eshte kur lexoj me ore te gjata...Pasi uji e mban te kthjellet,trurin dhe e ushqen me oksigjen te vazhdueshem...Por dy litra as ne familjen time si pijne ne dite...
 
Titulli: Pe: Titulli: 10 këshilla për të zvogëluar djersitjen

Zzinna kur thuhet konsumimi i ujit 2 litra,i bie uje puro apo lengje??Tani te bejme diferencen e lengjeve(sic jane kafeja,caji,lengjet e frutave)dhe uji te thjeshte(uje cezme,puro uje)...Pasi mua me duket krejtesisht e pamundur te pihet nga nje njeri 2 litra uje ne dite...

Une per vete,pi uje shume pak,i vetmi moment kur trupi im ben feste qe ujin eshte kur lexoj me ore te gjata...Pasi uji e mban te kthjellet,trurin dhe e ushqen me oksigjen te vazhdueshem...Por dy litra as ne familjen time si pijne ne dite...

Behet fjala per lengje, ne format me te ndryshme, nga uji i thjesht, deri tek caj, kafe, leng frutash, supe, etj.

Gjithsesi, nuk eshte e pamundur te pish 2 L uje, une psh jam rast konkret:D. Patjeter, duke filluar nga mengjes deri ne dark, konsumohen 2 L, nuk jane aq shume.
 
Pe: 10 këshilla për të zvogëluar djersitjen

Nuk eshte ndonje cudi pirja e 2 litrave uje...une shishen 2 litershe e mbaj me vete kshu qe e kam me te lehte te pi uje kur e kam shishen afer...nga mgjesi deri ne darke e mbaroj.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top