10 këshilla bukurie të cilat nuk kushtojnë asgjë

Kresha

A pretty face can never trick me


1. Banjo qumështi
Ky është truk i vjetër, të cilin e përdorte edhe Kleopatra. Shtojani ujit të banjos 1 litër qumësht të plotë (3,5% yndyrë). Sheqeri, mineralet dhe vitaminat që i përmban qumështi i rigjenerojnë qelizat e lëkurës dhe e furnizojnë lëkurën me lagështi. Më pastaj lëkura bëhet e brishtë dhe e butë!
2. Uthulla e mollës kundër thinjave
A i keni parë qimet e para të bardha? Procesin e thinjës së flokëve mund ta shtyejmë me anë të shpërlarjes së flokve me uthull. Uthulla më e përshtatshem për këtë qëllim është uthulla e mollës. Përzieni ca uthull me ujë të vaket dhe shpërlani flokët me të pas çdo larje të flokëve. Kjo u jep flokëve tuaja edhe shkëlqim!
3. Limoni kundër bërrylave të vrazhdë
Pas dimrit të gjatë bërrylat tanë thahen dhe bëhen të vrazhdë. Lyeni ata 1 herë në javë me gjysëm limoni të prerë. Pasi që acidi i frutit i largon pjesët e lëkurës së thatë dhe të vrazdhë, është ky trajtim sikur një pilling natyral. Pas 5 minutave i lani dhe largoni pjesët e mbetura dhe i lyeni bërryllat mirë me kremë.
4. Të bardhët e vesë për lëkurë të lëmuar dhe të tendosu
Një maskë e bërë vetë nga të bardhët e vesë e rrafshon dhe e lëmon lëkurën. Tundeni një të bardhë të vesë me mikser deri sa të ngurtësohet dhe vëjeni masën me brushë në fytyrën tuaj. Mbajeni 20 minuta dhe pastaj hpërlajeni me ujë të vakët.
5. Mjalti për buzë të buta
Nëse keni buzë të thara dhe të çara ju ndihmon mjalti. Vëjeni një sasi të vogël të mjaltit në buzë dhe mbajeni atë 10 minuta. Materiet e tij antibakteriale dhe mirëmbajtëse i bëjnë buzët e buta dhe të lëmuara.
6. اaji i sherbeleve kundër erës së këmbëve
Nëse u vjen era këmbëve tuaja, atëherë mund t’ju ndihmoj çaji i sherbeleve. Ky çaj e rregullon vlerën e pH së lëkurës dhe ju mbron nga bakteret. Në 1 litër ujë hudhni 2 lugë buke shërbele dhe përgatiteni çajin. Pastaj futni këmbet në çajin e vakët dhe mbani 10 minuta.
7. Trangujt e gjallërojnë fytyrën
Trangujt e gjallërojnë fytyrën sepse përmbajnë një sasi të madhe të lagështisë dhe të vitaminave A dhe C. Përpos kësaj përmbajnë trangujt edhe enzime, të cilat e përkrahin ripërtrirjen e lëkurës. Bluajeni me mikser një copë trangull me një lugë ajkë. Vëjeni në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Lajeni pastaj fytyrën me ujë të vakët dhe largojeni masën.
Këshillë: Për lëkurë të thatë përdorni ajkë me më shumë yndyrë, ndërsa për lëkurë të yndyrshme përdorni ajkë me pak yndyrë.
8. Domatja kundër ndyrësirave
Ky frut i kuq bën mrekullira dhe nuk është i mirë vetëm për t’u ngrënë, mirëpo shërben edhe për mënjanimin e papastërtive të fytyrës. Prejeni një domate në copa dhe fërkoni me to pjesët e fytyrës ku keni papastërti. Pjesën e tepërt të lëngut të domates largojeni me një leckë dhe lyeni fytyrën më pastaj mekremë.
9.Bajamet për kujdes të pasur
Për një kujdes të pasur të fytyrës ju ndihmon një pilling me bajame. Për këtë pilling përzini 2 lugë buke jogurt me 2 lugë buke bajame të gërryera dhe me 1 lugë çaji mjaltë. Vendoseni pillingun në shtresë të trashë në fytyrë dhe në trup dhe bëni lëkurës masazhë për disa minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë të vakët.
Acidi i qumështit në jogurt e pastron fytyrën dhe i largon pjesët e dëmtuara të lëkurës. Mielli i bajameve që përmban shumë vaj kujdeset për ndikimin mekanik dhe e pajisë lëkurën me vaj të çmuar të bajameve. Mjalti e përkrah rigjenerimin e lëkurës.
10.Të pijmë ujë për bukuri
Pini ujë për të qenë të bukur! Uji është një materie shumë e rëndësishme për qelizat e fytyrës. Lagështia në brendinë e fytyrës kujdeset që lekura e juaj të jetë e bukur dhe elastike. Për këtë arsye përbëhen shumica e kremave dhe losioneve nga një sasi e madhe e ujit.
Me konsumimin e lëngjeve të mjaftueshme pajisen depot tona me lagështi dhe kështu e furnizojnë lëkurën me lagështinë e nevojshme. Nëse ju mungon uji, atëherë humbet elasticiteti i lëkurës dhe mund të krijohen rrudha. Për këtë arsye është e nevojshme që të pini shumë ujë. //keshilla
 
Titulli: 10 këshilla bukurie të cilat nuk kushtojnë asgjë

banjo me qumesht , s'kemi as lope :p
 
Titulli: 10 këshilla bukurie të cilat nuk kushtojnë asgjë

Nje banjo me qumesht nuk do e refuzoja te ma ofronin haha trangulli eshte dhe per syte shume i mire ti qeteson e perdor ndonjehere pres dy rrota trangulli dhe i vendos ne sy per disa minuta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top