10 fotografite me te bukura te te gjitha koherave ne ankand per Earth Day

eGo0sTyle

System Engineer
Nje valle e arinjve polare, nje peshkaqen dhe nje turme me breshka gjigande te mbledhura ne agim ne Galapagos jane vetem disa nga imazhet mahnitese qe jane zgjedhur si ‘Top 40’ fotografite nga natyra te te gjithe koherave.

Imazhet, te zgjedhura nga fotografet me profesioniste te botes, te cilet do te dalin ne ankand per te mbledhur para per bamiresi, gjate 40 vjetorit te Dites se Tokes.

Fotografi te marra nga The Guardian

29988128.jpg

Kapur ne nje rrjete ne Gjirin e Kalifornise, ky peshkaqen eshte midis 100 peshkaqeneve qe vriten cdo vit.

Peshkaqenet jane te rrezikuar per tu zhdukur pasi atyre iu duhen dekada per tu rritur dhe per te shumuar te vegjelit e tyre.

61465676.jpg

Luane deti australiane luajne ne algat e detit te Ishullit Little Hopkins, ne Australine e Jugut.

Fotografi, David Doubilet, shpjegon se si arriti ti kape keto imazhe: ‘Nderkohe qe po i fotografoja ato, lideri i grupit qendroi ne kembe dhe shikonte perreth, pastaj notoi shume shpejt ne drejtim te plazhit se bashku me gjithe grupin qe e ndiqte. Deti ishte i qete dhe dicka me thoshte se mbase ne duhet te largoheshim po ashtu, dhe u ngjitem ne barke ne momentin qe nje peshkaqen i madh i bardhe qe doli ne pamje. Luani australian i detit eshte nje nga speciat e ujit me te rralla dhe me te rrezikuara nga zhdukja ne bote’.

64937564.jpg

Muzgu i Gjigandeve, Botswana 1989.

Elefantet e shkurreve Afrikane ne nje vrime qe rrjedh uje ne parkun kombetar te Chlobe ne Botswana.

29252756.jpg

Morning Mist, Rock Island Bend, Franklin River, Tasmania e jug-perendimit, Australi.

Kjo fotografi ikone nga Peter Dombrovskis arriti te luante nje rol instrumental ne fushaten per parandalimin e ndotjes se lumit Franklin. Fotografia u riprodhua nga Wilderness Society, dhe u shpernda gjeresisht gjate zgjedhjeve federale te vitit 1983. Ne korrik te te njejtit vit, gjykata e larte deklaroi ndotjen e pjese se poshtme te lumit Franklin si ilegale.

74288657.jpg

Te shohesh Double (dyshe).

Ne kete imazh nga Paul Nicklen, nje ari polar noton ne ujin e ngrire te veriut te Ishullit Baffin, nje taktike qe arinjte perdorin shpesh per te kapur ne befasi prene.

79006811.jpg

Kanioni i Gurte

Fotografi dhe gazetari, fitues i cmimit Pulitzer Jack Dykinga e beri kete fotografi si pjese te fushates per te krijuar monumente kombetare si ne Kanionin Paria ashtu edhe ne kullesat e Kanionit Escalante. Ai e kishte provuar ne 6 raste te ndryshme te kapte kete skene duke ndjekur shirat sezonale, por nuk ishte kenaqur asnjehere me cilesine e reflektimeve. Perpjekja e tij finale e shperbleu pasi ai u zgjua ne 3:30 te mengjesit per te arritur ne kohe per agimin dhe kur uji te ishte i qete.

77687927.jpg

Breshkat ne Dawn, Ishujt Galapagos, viti 1984

Breshkat gjigande, te quajtura ‘geochelone elephantopus’, ne nje pellg prane vullkanit Alcedo.

32820482.jpg

Zambaket e ujit, Zambaket Nouchali, ne delten e Okavangos, ne Botswana

42780441.jpg

Kercimi polar

Per shekuj me rradhe, arinjte jane mbledhur pergjate brigjeve perendimore te Gjirit te Hudson ne periudhen Tetor – Nentor duke pritur per ujin qe te ngrije. Ketu, jane dy arinj te rritur qe shfaqen duke kercyer

10728633.jpg

Reja dhe Shkembi i ndare, Sierra Lindore, ne Kaliforni, viti 1976

Fotografi Galen Rowell (1940 – 2002) ishte nje mjeshter ne inkorporimin e drites natyrale ne kompozimet e tij. Ai pa kete pjese reje te ndricuar mrekullisht ndersa nje mbremje po ngjitej ne rajonin Buttermilk te Sierra Nevades ne Kalifornine lindore.

Shpresoj Tju Pelqej :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top