1 Maji, sindikatat kalojnë në heshtje Ditën e Punëtorit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Thirrjet e komunistëve që marshonin me flamuj ishin të vetmet që u dëgjuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” këtë të premte, ditën e 1 Majit, Dita e Punëtorëve.
Dhe kjo, jo një ditë feste, por një ditë ku ata protestojnë për të kërkuar të drejtat e tyre që lidhen me kushtet e punës, me rritje page apo kërkesa të tjera.

Ndryshe nga qytetet e tjera europiane ku këtë ditë protestohet, në Shqipëri asnjë sindikatë që përfaqëson punëtorët e thjeshtë në sektorin publik apo privat nuk e ka konsideruar të tillë ditën e 1 Majit, duke lënë të kuptohet që punëtorët janë të kënaqur nga punëdhënësit e tyre.

Kjo ditë që shënon zyrtarisht pushim në kalendar ka marrë kuptimin e plotë të një feste, e cila festohet në mënyrë individuale nga secili.

Rituali i përvitshëm nuk është ndalur as në këtë 1 Maj, ku turma njerëzish kanë vërshuar drejt parkut të Liqenit Artificial dhe rreth mesditës kanë konsumuar ushqimin e marrë nga shtëpia në lëndinat me bar, pa u kujdesur më pas aspak për ato që lënë në të vetmin park të kryeqytetit.


1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji shënon ndërkombëtarisht Ditën e Punëtorëve. Kjo datë është vendosur në kujtim të ngjarjeve të vitit 1886 në Amerikë. Nga shpërthimi i një bombe në sheshin Haymarket të اkagos mbetën të vrarë drejtuesit kryesorë të lëvizjes punëtore që kishte shpërthyer në SHBA.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ata kishin nisur protestat për të drejtat e tyre dhe punën tetë orarëshe. Tre vjet pas ngjarjes së اikagos, Internacionalja Socialiste që u zhvillua në Paris, vendosi kremtimin e 1 Majit si dita e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve.

Sot, pas 126 vitesh kjo ditë shënohet në të gjithë botën për t’u përkujtuar si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve. Ajo përkujtohet në forma dhe mënyra të ndryshme. Në qytete të ndryshme të botës zhvillohen protesta për t’u bërë jehonë të drejtave dhe trajtimit të punëtorëve. Në vende të tjera, kjo ditë kalohet në formë feste.

/ Top Channel
 
Titulli: 1 Maji, sindikatat kalojnë në heshtje Ditën e Punëtorit

Po ca sindikata leshi kemi ne aman... :jo::jo::jo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top