1 Maji i qetë i Tiranës dhe historiku i Festës së Punëtorëve

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
TIRANE - Sot eshte 1 Maji, Dita e Punëtorëve. Në Tirane ky 1 maj nuk ka më as harenë e 1 Majit komunist, që kush më shumë e kush më pak e mban mend dhe as mesazhin e fortë për të drejtat e punonjësve siç ndodh në botë.
Që në orët e para të mëngjesit, në kryeqytet vihej re një trafik i lehtësuar makinash, si në një ditë pushimi. Disa orë më shumë gjumë, për nxënësit e shkollave, një drekë më e këndshme familjare meqënëse nënat janë në shtëpi dhe një shëtitje më shumë me shokët për burrat. Ndonjë familje më e kamur mund të dalë për një weekend jashtë Tirane, pasi (si zakonisht per administraten shteterore, te mbushur me dite pushimesh nga festat e pambarimta te shenuara me te kuq ne kalendar) janë tre ditë pushimi radhazi.
Konfederata e Sindikatave te Shqiperise thote se sot paradite do te mbahet nje proteste me moton Shqiperia ne krize. Protesta ishte parashikuar ne oren 10 sot paradite, por nje ore me pas, ende nuk kishte nisur.
Kriza ekonomike që ka përfshirë gjithë botën ka prekur edhe Shqipërinë. Në këtë start fushate elektorale, qeveria vazhdon të mos japë shifra dhe të deklarojë se nuk jemi prekur nga kriza, por humbjet e vendeve te punes, jane te perditshme, nderkohe qe eshte bere "mode" qe shumë ndërmarrje nuk paguajnë prej fillimit te vitit rrogat e punëtorëve.

Dje u njoftua se rreth 50 ndërmarrje të prodhimit të vesh-mbathjeve në të gjithë vendin kanë ndërprerë pjesërisht apo tërësisht aktivitetin e tyre, për shkak të vështirësive. Vetëm në këtë industri, kanë humbur vendin e punës rreth 11 mijë punonjës. Shifrat u publikuan dje përfaqësues të Dhomës Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, të cilët u shprehen dje shumë të shqetësuar lidhur me rritjen e presionit të krizës globale ndërkombëtare ndaj këtij sektori.
Ata thonë se vetëm nga aplikimi i sistemit të pagave të referencës, çdo biznes tekstilesh në Shqipëri humbet nga 1 deri në 4 milionë lekë në vit, në varësi të numrit të të punësuarve. Në total, humbja për këtë sektor vetëm nga pagat e rerferencës llogaritet në afro 750 milionë lekë.

Panoramë e 1 Majit në bote


TURQI
Forcat e policisë turke përdorën gazin lotësjellës dhe ujin me presion për shpërndarjen e demonstruesve të dhunshëm sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve në Stamboll.
Protestuesit sulmuan me gurë dhe koktej molotov forcat e policisë dhe thyen xhamat e bankave dhe të disa dyqaneve në sheshin kryesor Taksim. Forcat e policisë së rendit shpërndanë me forcë demonstruesit dhe arrestuan disa prej tyre. Grupet radikale të majta dhe separatistët kurdë përdorin dhunë kundër policëve gjatë protestave të tyre.
Zyrat shtetërore dhe tregjet financiare ishin të mbyllura sot, pasi Turqia shpalli këtë vit 1 Majin si ditë feste. Ekonomia turke pësoi rënie të menjëhershme gjatë këtij viti dhe papunësia ka arritur në shifrën rekord prej 15.5 për qind. "Këto nuk janë punëtorë dhe nuk kanë të bëjnë aspak me ta. Këto janë grupe radikale dh separatistë që provokojnë policinë", deklaroi guvernatori i Stambollit, Muammer Guler. Mijëra forca të policisë ishin vendosur në qendër të qytetit më të madh të Turqisë për të bllokur hyrjen drejt sheshit Taksim, që ishte mbyllur për zhvillimin e protestave që prej vitit 1977, kur një person i panjohur i armatosur hapi zjarr duke vrarë 37 persona.

GJERMANI
Manifestimet sot në festën e 1 Majit, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, degjeneruan në akte spontane dhune në Berlin dhe Hamburg duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra policëve, bënë të ditur burime zyrtare. Policia berlineze njoftoi se 29 efektivë të forcave të rendit u lënduan dhe të paktën 12 manifestues u arrestuan, pasi afro 200 protestues me slogane antikapitaliste sulmuan policinë me shishe, gurë dhe mjete të tjera të forta pas një feste në rrugë në distriktin lindor Friedrichshain. protestuesit u vunë zjarrin disa kazanëve të mbeturinave dhe sulmuan me mjete të forta tramvajet dhe disa makina të parkuara, njoftoi policia e Berlinit. Ndërkohë në Hamburg, autoritetet deklaruan se të paktën tre policë janë lënduar gjatë përleshjeve me demonstruesit. Policia berlineze po përgatitet për përballimin e situatave më të dhunshme gjatë marshimeve sot të anëtarëve të partive të ekstremit të djathtë, të sindikatave të punëtorëve dhe grupe të majta.

FRANCA DHE SPANJA
Kriza ekonomike globale pritet të nxisë një pjesëmarrje shumë të madhe në manifestimet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, që tradicionalisht përkujtohet me protesta të sindikatave të punëtorëve në shumë qytete evropiane.
Kështu, tetë grupimet më të mëdha sindikaliste të Francës kanë bërë thirrje për një protestë masive mbarëkombëtare kundër masave të presidentit Nicolas Sarkozy për përballimin e krizës ekonomike dhe ndërkohë një demonstratë shumë e madhe pritet të zhvillohet gjithashtu në Madrit, Spanjë.


Historiku i 1 Majit


Festa e 1 Majit, apo dita ndërkombëtare e punëtorëve lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës.
Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të اikagos, përfunduar me gjak, historia e festës së punëtorëve fillon më herët se sa viti 1886.
"8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë", kjo ishte parrulla e hedhur për herë të parë në Australi më 1855 e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste botërore. U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion për të drejtat e tyre. Nga kongresi i Internacionales së parë në Gjenevë, ku ishin mbledhur kryesisht socialistë dhe anarkistë, doli propozimi për ditën ligjore të punës prej 8 orësh, por ato që luftuan më tepër për realizimin e kësaj aspirate qenë pa dyshim organizatat e punëtorëve amerikanë.

Kështu në vitin 1866, shteti i Ilinoisit miratoi një ligj ku përcaktohej dita e punës prej 8 orësh, por kishte kaq kufizime, saqë ishte praktikisht i pazbatueshëm. Hyrja në fuqi e këtij ligji ishte caktuar për 1 Majin e vitit 1867, e pikërisht atë ditë, në اikago u organizua një manifestim i madh. Rreth 10 mijë punëtorë morën pjesë në kortezhin më të madh të parë ndonjëherë nëpër rrugët e qyteteve amerikane.

Në tetorin e vitit 1884 Federata e Sindikatave të organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve caktoi 1 Majin e 1886-ës si datë kufi, përtej së cilës punëtorët amerikanë do të refuzonin të punonin më shumë se tetë orë në ditë. 1 maji i vitit 1886 qëlloi ditë shtunë, atëherë ditë pune, por në 12 mijë fabrika të SHBA-ve, rreth 400 mijë punëtorë bënë grevë. Vetëm në اikago numri arriti 80 mijë vetë. Fillimisht manifestimet u zhvilluan paqësisht, por të hënën policia hapi zjarr, duke shkaktuar katër viktima. Një protestë tjetër e punëtorëve u lajmërua për të nesërmen, 4 maj. Policia hodhi një bombë kundër oratorëve, duke shkaktuar 8 të vdekur e shumë të plagosur. Të nesërmen, në Miluoki, policët qëlluan sërish kundër manifestuesve, punëtorë polakë, duke vrarë 9 prej tyre. Vala represive goditi ashpër organizatat sindikaliste dhe politike të punëtorëve. Selitë e tyre u mbyllën e drejtuesit u arrestuan. Për ngjarjet e اikagos u dënuan me vdekje pa asnjë provë tetë eksponentë anarkikë. Dy vetëve dënimi iu shndërrua në burgim të përjetshëm, njëri prej tyre u gjet i vdekur në qeli, të tjerët u varën në burg më 11 nëntor 1887. Kështu 1 Maji, i caktuar që më parë si ditë për punëtorët, mori një kuptim të ri dhe u bë simbol i luftës për 8 orëshin e punës.
Më 20 korrik 1889 kongresi themelues i Internacionales së Dytë, i mbledhur në Paris, vendosi të organizojë pikërisht më 1 majin e 1890-ës manifestimin e parë botëror të punëtorëve. Ishte hera e parë që kjo ditë kremtohej njëkohësisht në të gjithë botën, por vazhdoi të shoqërohej me përleshje e viktima. Vetëm në gusht të vitit 1891, kongresi tjetër i Internacionales, i mbledhur në Bruksel, mori vendimin që dita e 1 Majit do të shpallet Dita Nderkombetare e Punetoreve.


Shekulli
 
Titulli: 1 Maji i qetë i Tiranës dhe historiku i Festës së Punëtorëve

Si duket ne shqiptaret nuk e njohim mire ose s'duam ta njohim domethenien e 1 Majit,,,,perderisa e shohim si dite feste!
 
Titulli: 1 Maji i qetë i Tiranës dhe historiku i Festës së Punëtorëve

Edhe ketu ne Kosova eshte shume qete.Dola pares nq ytet pak njerz kish pas po qka mra en sy disa dyqane ishin te qelura edhe pse eshte dita e punetoreve.Kaloni Xix!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top