“Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Lauri

Anunnak
Nga Imer Mushkolaj

U trishtova sërish ditët e fundit, pas leximit të një hulumtimi për rrezikun që i kanoset Kosovës nga radikalizmi islamik. Jo aq nga ideja se ata që e ndjekin këtë rrugë po shfrytëzojnë çdo formë për të bindur sa më shumë njerëz që t’u shkojnë pas, por më shumë nga fakti se autoritetet po merren me ta fare pak, për të mos thënë aspak, duke i lënë të operojnë lirshëm.

Organizata të identifikuara si mbështetëse të terroristëve tash sa vjet financojnë ndërtimin e xhamive nëpër Kosovë dhe të tjera projekte. Të fshehura kryesisht pas emërtimeve “humanitare” e “kulturore”, ato pa pikë pengesash vazhdojnë agjendat e tyre radikale.

Që nga përfundimi i luftës, Kosova është shndërruar në oazë të organizatave të shumta “humanitare” – jo vetëm myslimane, të cilat qëllim parësor nuk e kanë humanizmin. Me to nuk është marrë askush seriozisht, por ato janë marrë seriozisht me ne.

Njerëzit e varfër e kanë pranuar ndihmën e tyre si shenjë të vullnetit të mirë, pa iu ardhur ndërmend se lehtësisht mund të keqpërdoren për të tjera qëllime.

Kemi parë viteve të kaluara skena trishtuese, me vajza të vogla të mbuluara me shami. Kemi dëgjuar edhe arsyetime të tipit se ato po duan vetë të mbulohen!

Kemi parë edhe veprime të dhunshme të radikalëve islamikë, që kanë ardhur të na tregojnë se cili është islami i vërtetë.

Ata kanë rrahur hoxhallarë që nuk e pranojnë mënyrën e tyre të praktikimit të fesë, ndërkaq në ligjëratat e veta bëjnë thirrje për luftë ndaj “të pafeve”. Vazhdojnë t’i luftojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe që nuk e pranojnë mënyrën e re të të jetuarit. Duan që Kosovën ta arabizojnë, ta largojnë nga praktikimi i islamit tradicional dhe të sjellin një frymë dhe mënyrë jetese që s’është parë ndonjëherë këndejpari.

Ata kanë sulmuar imamë që kanë këmbëngulur të ruhen dhe kultivohen vlerat fetare, të cilat janë trashëguar nga të parët. Dhe, gjithçka e kanë bërë me mbështetjen e heshtur të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucion që duket se është kapur nga radikalët.

Rastet e dhunës ndaj hoxhallarëve që praktikojnë islamin tradicional, por edhe protestat për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë dhe për lejimin e bartjes së shamive nëpër shkolla duhet të jenë alarm për të gjithë, në radhë të parë për institucionet, se sa të rrezikshëm mund të jenë ata që nuk zgjedhin mjete e as mënyra për t’i arritur qëllimet e tyre.

Ata që ligjërimet përpara xhematit i kanë të mbushura plot jotolerancë, mllef e fyerje ndaj feve të tjera, plot thirrje për dhunë ndaj të tjerëve që nuk janë si ata.

Ata që arsyetojnë vrasjen e të pafajshmëve “në emër të islamit”, që urrejnë Amerikën dhe çdo gjë amerikane, që Osama bin Ladenit i thurin vargje e i këndojnë këngë.

Ata që flasin për islamin si fe të paqes dhe tolerancës, por që shfaqen jotolerantë e racistë.

Ata janë të rrezikshmit, të dhunshmit.

* * *

“Shqiptarët kanë qenë myslimanë për më shumë se 500 vjet dhe atyre nuk iu duhen të huajt (arabët) për t’iu treguar se cila është mënyra më e mirë për ta praktikuar islamin”. Kjo deklaratë e Rexhep Bojës, ish-udhëheqësit të Bashkësisë Islame të Kosovë dhe personit i cili u përpoq të përballojë presionin e misionarëve radikalë ndaj BIK’ut, flet shumë për identitetin fetar të shumicës së kosovarëve.

Myslimanët e Kosovës janë në përgjithësi trashëgimtarë të islamit osman por këta misionarë, të cilët Boja përpiqej t’i mbante sa më larg BIK’ut, po provojnë që identitetin kombëtar shqiptar ta shndërrojnë në një identitet fetar. Ndonëse zyrtarisht e publikisht pa agjenda radikale e të dhunshme, ata ditë e natë përhapin pikëpamjet e tyre ekstremiste dhe fshehurazi rekrutojnë të rinj që përkrahin idetë e tyre.

Vendin e Bojës në BIK e ka zënë Naim Tërnava, i cili nga disa imamë është akuzuar se përkrah gupe radikale dhe ekstremiste islame. Madje Stephen Suleyman Schwartz, drejtor i Qendrës për Pluralizëm Islamik me seli në Washington, e ka cilësuar atë si një prijës vahabist në Kosovë. Sipas Schwartz’it, islami sunit i kosovarëve është konvencional dhe i moderuar, kurse sufizmi shpirtëror një fuqi ndër besimtarët.

Por, pikërisht ky islam i moderuar po luftohet nga radikalët. Dhe ata do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre derisa të lejohen ta bëjnë një gjë të tillë.

Nuk dua të besoj se aktivitetet e tyre nuk vëzhgohen a mbikëqyren nga askush në Kosovë. Po ashtu, nuk dua të besoj se udhëheqësit kosovarë nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që i sjellin ata vendit.

Luftimi i radikalëve islamikë duhet të kthehet në prioritet të autoriteteve dhe të shoqërisë. Nuk ka patriotizëm më të madh se të pengohen ata që po përpiqen t’i mveshin vendit identitet fetar. Dhunshëm dhe rrezikshëm.

Gazeta Express
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”


Ne sjemi radikal fare...

Jemi Muslimanë me fytyre nderi dhe veper nderi...




Radikal jane te gjith anti -islamistat... qe sna len te qete: te jetojm Ne Fene tone ne jeten tone dhe ne vendin tone.

Mos i futni hunden ku sju takon juve...!!! DON`T FORGET THAT !

 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Lexove vetem titullin Jetesa..?
Tema trajton diferencen mes islamizmit radikal me ate te dikurshem tradicional te Kosoves.
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Skam shkrujt asgje personal ndaj askujt...


Jo nuk lexova veq titullin, por sa nga rruga lexova ne gjuhe tjeter ne gazet:

"Muslimanet keshtu, Muslimanet ashtu... "
U çudita sesi njerzit nuk ndjejn keqardhje te shkruajn kunder Muslimaneve... Une si Njeri Musliman sdo te shkruja kurr kunder besimit tjeter. Jo veq une, por askush nga Muslimanet kete nuk e ben, ndersa po keto njerzit e feve te juaja qka spo bejn -mbi tonen. Kete po e bejn cdo dite e me shum: ne gazeta, ne tv, ne radio e kudo...

Edhe FAKT SHPIFJE po ndertojn, dhe po ua futin fajin Muslimaneve - ne menyr qe ata te behen njerez te urrejtur ne shoqeri...

Nga gazeta - hyra ketu ne Fv, edhe ketu te luftohet islamizmi...

Jemi musliman thjesht nga besimi, sjemi radikal, as sjemi arab... Jemi shqiptar: menjeher pas besimit qe kemi qeshtje primare, çeshtje sekondare e kemi atdheun...

Neve na eshte me rendesi: me besu Zotin dhe mos tiu dalim njerezeve ne rruge duke pengu ata ne jeten e tyre.
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Nuk e lexova shum kete shkrim sepse s'eshte shkrimi i pare as i fundit banal i tille :D .
e para ska musliman radikal as islamik radikal ka thjesht Musliman , por per injorantat shqiptare edhe nje sunnet(tradit e Pejgamberit a.s ) p.sh mjekrra nese leshohet menjehere do e quajn radikal islamik radikal musliman sepse injoranca eshte ne maksimum.
Pasaj sja vlejti me lexu me shum kete shkrim sepse ky personi qysh ne fillim ne rreshtate e pare e paska permend nje organizat humanitare qe po ndertojka Xhamia e kurse ajo na qenka qe po finansojka terrorizmin al kaiden e kush e tha kete gje mediat edhe kinse nje ambasador amerikan ! WTF ! por al kaida eshte pjell e amerikes si tja bejm tani ?
Pra shpifje shpifje vetem shpifje asgje me shum.

Radikal dhe ekstremista jan sot ne kosove te krishtert me shkrimet e tyre sepse tjeter mundesi nuk kan se jan 2 % , gjithashtu pseudo nacionalistat jan ekstremista dhe radikal sot ne kosove qe provokojn ashtu si ekstremistat e krishter me shkrime e edhe ata jan fallso ne nacionalizem e jan pakic e skan mundesi tjeter te bejne ndonje gje , nacionalisti ska nevoj per shkrime po i ben ato qka i kan bere shum shqiptare nacionalista me fe Islamin si Hasan Prishtina , Isa Boletini , Haxhi Zeka , Shaban Jashari , Adem Jashari , Hamez Jashari , Ymer Prizreni , Abdyl Frasheri , Ismail Qemali . etj me mijera kta kan qene Musliman kan qene shqiptare nacionalista ne mbrojtje te kombit etj nuk kan pasur nevoj me tregu me shkrime banale sic po bejn sot pseudo nacionalistat ekstremist dhe krishtert ekstremist.
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Lauri sje dukur kesajde pari ka kohe me temat e tua patriotike !
Cili eshte qellimi i hapjes se temes ajo kuptohet . Une jetoj ne Kosove dhe e di se si jane muslimanet dhe si e praktikojn fene e tyre . Autori ne fjale shkrimin e tij e ka bazuar me fjale rruge , fjale te kafeve , apo mundet edhe me fjale te jo muslimaneve te cilet kane urrejtje per muslimanet . Shkrimi i tij eshte shume ofendues , dhe keqinformues , propagandues ne shpifje publike ndaj muslimaneve te kosoves . Autori i shkrimit quhet ''Imer'' emer muslimane ne shikim te pare , po Imeri a ka qene ndonjeherE ne xhami me I ndegju ligjerat nga hoxhollaret nuk e kam iden . Imeri nese thote qe terrosistat -radikalistat kane kerkuar ta ndertojn xhamin ne Prishtine . Ai athere radikalista i quan edhe pushtetaret e Prishtines qe ja kane dhen vendin e caktuar per me ndertu ate Shtepi te Zotit . Pastaj thote radikalistat kane kerku , qe femrat ose motrat tona te mbajne veshjet islame neper shkolla. Vetem ne kete pike u ndala te shkrimi te tij dhe mendoj se njerez te tille si ky ka jo te paket ne shoqerin tone .Qe nga verberia e tyre , shkruajn qka te duan - akuzojn Bik -un, i akuzojn muslimanet si radikalista etj . Puna imerit e hajdarit si ka mbet me shkru per radikalistat . Une ne disa shkrime e kam potencu kete , ai njeri qe akuzon dikend shikone kete mire ne shumicen e rasteve vete eshte i tille! Se psh imeri duhet te shkoj ne Xhami te mesoj qka eshte feja , qka eshte xhamia e pastaj te dal ne ate shkalle te flet per ektremizmin dhe muslimanet .
Ekstremista qdo fe ka , kuptohet edhe feja islame mund te kete . Po ektremista jane ata te cilet e intepretojn fene simmbas qefit te vete . E ne kosove mund te kete ndonje grup te vogel , te cilet mund ta interpretojn ndryshe fene , ama te i quajm ata terrorista eshte fjale e madhe , e mendoj te gjithe ata te cilet mendojn si imeri te kene kujdes se vetem vetveten e demtojn .Se mashalla te varferit , se si thote imeri nuk jane ata te cilet po e praktikojn fene , por rinia e Kosoves , shtresa me e cmuar e shoqeris shpresa e ardhshme e kombit kosovare .
 
Pe: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Nuk ka sekularizem ne kosove,

gjithsessi une jam per sekularizem fetar, teologjia si doktrine duhet te shkrihet me antropologjine psikologjike.
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

20hnj0p.jpg Tirana
28wml8j.jpg Rusi
15qeydz.jpg Milano
156bhw6.jpg Torino
28lgos4.jpg France
102jotg.jpg Shkoder

Shko ti lauri bashk me kyt gazetarin e njekni terroristat e na elhamdulilah po shtohena ne numer cdo dite MarshAllah
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

seç kan te perbshket kjo politika me fen...
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Mos ia lexoni temat Laurit, se i rritet morri :p
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Mos ia lexoni temat Laurit, se i rritet morri :p

ahaha morrat e mi te pakten jane parazit ne koke, dhe jo ne tru si ty&co..;)
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

qudi si iu kujtu qe kete lajm ta paraqes ne momentet vendimtare per kosoven kur vemendja eshte fokusu ne bisedimet qe pritete te zhvillohen ne mes kosoves dhe serbise dhe ku pritet te ndodhin gjera qe fatkeqesisht nuk do te jene favorshme per ne, ku do te behen pazare me tokat tona. dikujt i ra ne mendje qe siq thot populli me iu qite hi syve del dhe jep lajme bombastike mbi radikalizmin islamik. me kete deshirojne tua bejne me dije se prej muslimaneve keni frige se keta jane radikal kurse nga ne jo na po u dhurojme paqe, liri.

qudi as nje radikal islamik nuk eshte ne qeveri punet jane lluge ne mos me keq .
as nje radikal islamik nuk punon ne komune por ryshfeti ka shku deri ne hene.
ne as nje tender parat nuk i merr radikalisti islamik por ju duhet ti frigoheni atij e jo atyre te tenderave.
ne spital po te shkosh nuk nese nuk jep para vdes njeri nuk kujdeset askush per te per qudi as aty nuk ka radikal islamik.
ne polici vidhen gjerat e qmuara perseri ftohet populli jo mos keni dert ju keto sjan asgje islamisteve frigohuni.
kam fitu pershtypjne dike nga qeveritar gjumi mos me marr ka me then ata radikalistat islam i kane fajet atyre duhet me iu frigu.
o populli im i dashur po ju genjejne media e shkruara dhe televizive sepse ne realitet ata qe po qeverisin jane rreziku i kesaj shoqerie qe dita dites jane duke e shkatrru kete shoqeri ashtu siq e kan shaktrru qe pas lufte deri me tash.
hidhni nje sy vetem ne shkollat ne kosove keni me pa realitetin perdoret droga me te madhe e keta thojne frigonju radikalistave islamik . nje gje e kane mire e dini pse sepse keta radikalista jane kunder ketyre veseve te poshtra qe i permenda e kjo po i pengon dikujt.

dhe paramendo cila gazete ka shkru kete artikull ???????????????
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

@QuKu_Tu_TjErR_lEsH te shtohen pa tjeter myslimant, pse jo. Por ata moderuar! Dhe jo myslimant anti-shqiptar qe duan te shkruajne arabisht ne flamurin tone. Ketu eshte diferenca per ju qe nuk e moret vesh mesazhin!!
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

seç kan te perbshket kjo politika me fen...

Nenshtrimi eshte me i kullajte kur besohet ne dicka qorrazi!!
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Lauri ciles kategori i takojn te jen ato katoliket qe vejn Kryqat ne cdo koder e mal ahahahahahhahahahahahahah
 
Pe: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Nuk e paskam dijtur se me të vërtetë ka njerëz
qe për një puçërr, presin njeriut krejt krahun!
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Lauri ciles kategori i takojn te jen ato katoliket qe vejn Kryqat ne cdo koder e mal ahahahahahhahahahahahahah

O marakli krapi. kryqi erdhi ne vendet tona nga SH. Pali para qe te arrinte ne Rome, dhe shume me pare qe shqiptari te quhej shqiptar. Por nuk eshte kjo tema ore "rom krapi" (avatar). Tek ty paka ngel mbrojtja e islamit lool
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

@QuKu_Tu_TjErR_lEsH
haha rom Lezha nuk ka lool, por magjyp kemi nje lagje komplet. Megjithse i kemi civilizuar mjaft sepse jetojne ne pallate dhe jo nen ura si ty duke gjuajtur krap.
Lum islami me ty, dhe mjere Kosova qe ju futi edhe ne Parlament lol
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”


Lum Kosova me kete Fe...


me mir keshtu sesa me shkije te ndryshem nen roberi...

 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”


Lum Kosova me kete Fe...


me mir keshtu sesa me shkije te ndryshem nen roberi...


Jetesa, po i kap peresembrash gjerat..:)
Lum (ironike)islami me rom, dhe mjere Kosova qe i futen romt edhe ne parlament.
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”


Lauri une skam studju politik, por mos te mendoj dikush mua ne trollin tem tme bej pershesh... -te lutem.

Ju Shqiperia keni lan grekun me ju sundue, neve Kosovareve gjithher na vinte keq e tmerr.
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Imer Mushkolaj si emer musliman po mbimer katolik !?nejse kush edi cfar fshehet mbase keti emrit?


Ata që flasin për islamin si fe të paqes dhe tolerancës, por që shfaqen jotolerantë e racistë.

Ata janë të rrezikshmit, të dhunshmit.
Mir se jetojm ne demokraci dhe kemi te drejt fjale pamvarsisht cfar shpifje qesim nga goja.Duhet te argumentojm cdo her kur bejm nje artikull perndryshe kalon ne opcionin shpifje,
Mir mendon " zotriu Imeri "per kohen kur hoxha ka mbaru kurs dhe 4 vite shkoll ka mesu ti laj te vdekurit te mos bejn asgje pa pytur hoxhen dhe te mos shkollohen vajzat.tani shyqyr kohet kan ndryshu dhe fal dituris dhe literatures se shumt se eshte kemi shum DOKTORR te fes dhe hoxha i kohe se shkuar mban vetem kapuqin aq.

 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”


Haha edhe une pa kete drejtim pata mesu njeher per 30 minuta si mi la te vdekurit femra, por iku si ti shoh...

Lauri ska kuptim me konflikte...
Edhe ti leje -hiqu ketij Imerit... se sme duket artikulli ne rregull...

Te lutem ne mirkuptim
 
Titulli: “Nuk ka patriotizëm më të madh se të luftohen radikalët islamikë në Kosovë”

Me vjen me vjelle kur pseudo gazetaruca nuk merren me probleme qe ka Kosova por merren me gjera qe nuk duhet te perzihen ne to ,edhe gjera qekurre ne shqiptaret si kemi pas siq eshte radikalizmi fetar.
Ketij Imer Mushkoles i them para se te flas per radikalizmin fetar te merret pak me enklavat serbe ne Kosove si MItrovica ,Graqanica ,Gorozhdeci etj e pastaj kur te kryejme keto problemi shesim edhe patriotizem folklorik te thirrura ne ekstremizma fetar.
Kur thuhet se ka ekstremizma fetar kur njerezit shkojne aq larg sa cungojne te drejten e tjetrit qe nuk eshte si ata e kete se kam degjuar as edhe njehere qe eshte penguar dikush i ndonje feje tjeter apo ka pase kercnime keshtu qe ndalni me keto gjera koti se na shpifet.
Nuk besoj se Amerika as Europa nuk i kushton rendesi ketij sendi sepse secila ka ne gjirin e vet me miliona edhe me radikal se shqiptaret qe mbajne islamin ne Kosove,por ne jemi te prirur te hyjme ne bythe te Europes edhe Amerikes me zor e me keso gjonave nuk fiton poena te nderkombtaret perkundrazi do te shikojne me neveri se ska me keq kur njerezit shajne kombin e tyre .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top