Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
b_250_200_16777215_00___images_Lifestyle_eno.gif

Eno Joxhe

Duket një pyetje e lehtë, por ... pa provoni t’i përgjigjeni? Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare? Me siguri tani ju shkon mendja te bakllavaja? Jooo, nuk është ajo.

Vërtet, cila është tradita shqiptare në këtë kënd të gastronomisë? A kemi gatime tipike e tradicionale në këtë fushë? Për të marrë përgjigje kemi folur me një specialist-pastiçier. Ai është Eno Joxhe.

Eno, cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Në Shqipëri kemi disa receta tipike tradicionale, në varësi të zonave ku janë gatuar. Unë do të bëja një renditje timen të ëmbëlsirave tradicionale shqiptare. Janë Qumështori, Trigonat me Sfoliat, Kremi i Pastiçerisë, të cilat nënat tona na i jepnin kur ishim të vegjël dhe e quanin "mualebi" dhe Sallam-اokollata.

Po bakllavaja, kadaifi, revania...

Në vendin tonë renditen edhe këto ëmbëlsira që përmendët ju si ëmbëlsira tradicionale, por ne i kemi hasur dhe në disa vende të tjera të rajonit të Ballkanit.

Po çfarë të veçante ka autentikja? Pra ku bazohemi që ta quajmë autentike një ëmbëlsirë nga ato që ju përmendët?

Autentikja ka të veçantë gjënë më të rëndësishme origjinën, dmth traditën, zakonet dhe kulturën gastronomike.

Po ju keni një ëmbëlsirë tuajën, që e keni krijuar vetë?

Me thënë të drejtën akoma nuk kam arritur në formulimin e një recete të krijuar nga unë vetë, por mund të them që kam një ëmbëlsirë tradicionale të familjes time e cila është, sallam- çokollata.

Kjo duhet të jetë ëmbëlsira më e çuditshme... Të paktën kështu duket nga emri

ثmbëlsira më e çuditshme për mua është akullorja e skuqur.

Po ajo me e çuditshmja që ju kanë kërkuar të gatuani?

Më e çuditshmja që më kanë kërkuar të gatuaj deri tani nuk ka ndodhur, por besoj që do ndodhë. (Qesh).

Ka shumë huazime në këtë fushë?

Patjetër. Si kudo

اfarë huazojmë më shumë, apo çfarë kemi huazuar gjatë këtyre viteve ne shqiptarët?

Në këtë kohë po huazojmë më shumë ëmbëlsirat tipike italiane. Gjatë viteve mund të them që kemi huazuar më shumë nga ushqimet dhe ëmbëlsirat greke, italiane dhe turke.

Sipas jush a jemi ne shqiptarët, një popull që konsumojmë ëmbëlsira?

Sipas historisë gastronomike që dimë nga shefat e vjetër të pastiçerisë, ne e kemi pasur gjithmonë kulturën e konsumimit dhe të prodhimit të ëmbëlsirave. Rrethanat historike bëjnë të vetën, e varfërojnë ose e pasurojnë edhe këtë fushë, por edhe në kohët më të vështira, çdo shtëpi shqiptare ka patur dikë që di të prodhojë në kushte shtëpie dy ose tre ëmbëlsira tradicionale për festat e fundvitit ose festat fetare.

Po në ditët e sotme çfarë preferojnë më shumë familjet shqiptare, si ju rezulton juve?

Unë do ti ndaja në dy kategori kërkesat e sotme. Ka nga ata klientë që i japin shumë rëndësi dekorit dhe madhësisë së tortës. Ka dhe nga ata, të cilët thonë që dekori nuk është i rëndësishëm, por tek shija nuk tolerojnë, e kërkojnë shijen e veçantë.

E vërteta është se shija është ajo që klientëve u ngelet në mendje. Për mua, ne që meremi me artin e pastiçerisë përveç dekorit mbresëlënës duhet që në radhë të parë t’i japim rëndësi shijes.

Cila është ëmbëlsira më e kërkuar për momentin?

Si shije, tendenca e klientëve të sotëm është që ëmbëlsirat të kenë sa më pak sheqer. Vetë klientët kanë shpikur edhe fjalorin e tyre në këtë kërkesë, e quajnë “ëmbëlsirë të lehtë".

Si formë, më e kërkuar në këtë kohë është formulimi i tortave me pastë sheqeri. Me pastën e sheqerit pastiçeri ka mundësi të krijojë shumë lloj formash dhe dekoresh të ndryshme në shije.

Eno, një burrë që bën ëmbëlsira nuk duket shumë “tradicional”... Apo është? Je penduar ndonjëherë që ke zgjedhur këtë zanat?

(qesh) Nuk jam penduar dhe nuk do pendohem ndonjëherë. Ndihem krenar për punën që bëj dhe i vlerësuar. Ka art edhe në këtë zanat, sado e çuditshme t’ju duket. Nuk ka kënaqësi më të madhe kur njerëzit të falënderojnë dhe komplimentojnë për atë që ke nxjerrë vetë nga duart.

HARTA

Një hartë e ushqimeve autentike shqiptare

Edhe ushqimet autentike shqiptare ndahen sipas zonave. Në zonën e Elbasanit kemi tavën tradicionale me kos dhe mish qingji. Në zonën e Gjirokastrës kemi qifqi me oriz. Në Korçë kemi lakrorin me dy petë, petkat, në zonën e Tiranës, fërgesën me gjizë, flin në Kukës dhe tavën e krapit në Shkodër.

“Këto ushqime tradicionale dhe tipike shqiptare për të thënë të vërtetën janë për tu ekspozuar në panairet ndërkombëtare gastronomike. Do të ishte mirë që të vendoseshin në menutë ndërkombëtare ashtu siç është dhe “sallata greke” apo “sallata ruse” të cilat janë pjata që konsumohen në gjithë botën, - thotë Eno.

اfarë janë?

Sallam çokollata ka përbërje kakao, biskota të thërrmuara, sheqer vezë karafil, arra. Trigonat janë sfoliat ose në termin teknologjik volovan të mbushur me arra të thërrmuara dhe të sherbetosura në sherbet 30 grad baome.

Akullorja e skuqur është një shpikje kineze që në përbërje është një top akullore e kaluar në vezë të rrahur dhe me pas i ngjisim thërrime pandispanje dhe bajame file.

JETA

Vendlindja: Tiranë

Diploma: Hoteleri-Turizëm (5 vjet)

Specializime: Pastiçeri (Austri, 18 muaj)

Në zanat: Nga viti 2003

Pozicioni aktual: Shef i Pastiçerisë pranë kompanisë "Neranxi", jep mësim në institutin kulinar të së njëjtës kompani

“Bavarez me kos” – sekreti i një recete e rrallë ëmbëlsire nga Eno për amvisat lexuese të “Jetë”

120 gr të verdha veze

100 gr sheqer

200 gr qumësht

200 gr pana

Vanilje

Të piqet në temperaturë 81 gradë

Shtojmë10 gr xhelatinë petë

30 gr çokollatë e bardhë

Entela Resuli
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Ne fakt bakllavaja, kadaifi jane embelsira me orgjine nga Turqia,e ne i ruajme si pjese e tradites se kuzhines shqiptare.
Mualebia se kam iden nga kush mund te jete ,por di qe eshte shume e mire ...madje keshillohet per femijet e vegjel :D
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Kte qumeshtorin qe ime me e qan, trigonat , "mualebine" me te cilen ja rritur..:p :p kto i kisha degjuar, po kte Sallam-Cokollata as kisha degjuar ndonjeher e nese do e kisha degjuar sdo me kishte vajtur mendja se eshte embelsire tradicionlae tek ne, po sa te rrosh do mesosh i thone..:p :p
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Meqe jemi te embelsirat un sot kam ber kadaif , e kam bler ne fakt tani vetem sherbetin ja ber por u be si buk nuk e di pse ?
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

[h=2]Qumeshtor[/h]- 1.5 L qumesht
- 10 kokrra veze
- 10 luge miell
- 10 luge sheqer
- 50 gr gjalp
-vanilje

Rrihen fort vezet me sheqerin, pastaj shtohet gjalpin e shkrire ( kujdes se nuk duhet te jete i nxehte), me pas hidhet miellin, dhe perziehet mire qe mos te krijohen kokrra. Pastaj shtohet qumeshtin dhe vaniljen dhe perzihen te gjitha bashke. Do te jete nje mase e lengshme e cila hidhet ne tepsi te lyer me pare me pak gjalp. Futeni ne furren e nxehur me pare edhe piqet derisa ta shikoni qe siper ka marre ngjyre karameli dhe te mos jete me e lengshme. Embelsirat provojeni gjithmone me kruajtese dhembesh, nqse vishet embelsira eshte e papjekur, kur del e paster atehere eshte gati.
Ju befte mir!

Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

[h=2]Ja si bëhet kremi i pastiçerisë…[/h]Përbërësit:
-5 të verdha vezësh
-150gr sheqer
-40gr miell (tipi 00)
-gjysmë litri qumësht
-një stekë vanilje
-pak kripë Përgatitja:
Rrihni të verdhën e vezëve me sheqer dhe kur të zbardhet i shtoni miell. Hollojeni këtë përzierje me qumësht të nxehtë ku zihet më parë steka e vaniljes (pastaj steka hiqet ose në vend të stekës së vaniljes hidhni pakëz vanilje sa t’iu kapin majat e gishtave) dhe me kripën ,pastaj vendoseni në zjarr shumë të ultë dhe ziejeni duke e përzier vazhdimisht deri sa të mpaket. Hidhneni kremin në një tas dhe lëreni të ftohet, mbuluar me plastmas( në kontakt me kremin që të mos formohet cipa e kremit). Ky krem është kremi që mbushen pastat Shut.Ky krem mund të përdoret në shumë ëmbëlsira të tjera./RudinaKopo

Mualebi

[h=1]Perbersit:[/h]* 150 gr margarin
*1.5 gote uji sheqer
*1 liter qumesht
*kanelle
*1 luge caji vanilie
* 1 gote uji miell
* 1 luge niseshte

Pergatitja

Shkrini margarinen ne nje tenxhere, shtoni miellin dhe niseshten dhe skuqini pak. Shtoni perberesit e tjere dhe perzijini derisa te perftoni nje mase me te trashe. PAstaj hiqeni nga zjarri dhe perzieni me mikser per pak min. Hidheni ne nje tepsi qelqi dhe futeni ne frigorifer. Para servirjes zbukurojeni me kanelle.Ju befte mire.

[h=1]Sallam prej çokollate[/h]
Sallami prej cokollate eshte nje embelsire e thjeshte ne pregatitje dhe e pelqyer sidomos nga femijet, por jo vetem. Mund ta realizoni me rastin e ndonje feste apo cdo here qe keni pak kohe te lire, per ta shijuar me pas ne cdo moment te dites.
Perberesit per 2 sallame prej cokollate (8 persona) : * 200gr cokollate te zeze * 300gr biskota te thata (tipi Petit Beurre) * 150gr gjalp ne temperature ambjenti (i cilesise me te mire) * 100gr sheqer * 2 veze * 1 filxhan kafe ekspres
Fillimisht, shkrijme ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet cokollaten e zeze derisa te perftojme nje krem pa kokerriza dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.
Therrojme biskotat me duar ne copa jo shume te vogla dhe i leme menjane.
Ne nje ene tjeter, punojme me nje spatul ose pirun gjalpin ne temperature ambjenti derisa te behet kremoz, shtojme pak nga pak sheqerin, vezet, cokollaten tashme te ftohur dhe kafe ekspres . I perziejme mire keta perberes duke shtuar ne fund edhe biskotat e copetuara dhe vazhdojme perzierjen derisa te gjitha copezat e biskotave te jene veshur me kremin me cokollate.
E vendosim perberjen ne nje leter furre dhe mundohemi ti japim forme cilindrike duke e rrotulluar. E mbeshtjellim me pas sallamin tone prej cokollate me leter alumini dhe e vendosim ne frigorifer ne menyre qe te forcohet per te pakten 2 apo 3 ore.
Kur te jete gati, e presim ne feta dhe e sherbejme.
*Keshille: Sipas deshires, mund te zevendesoni gjysmen e sheqerit me kakao te hidhur, nese ju pelqen shija e forte e cokollates. Gjithashtu mund te shtoni bajame, arra apo lajthi ne copeza te vogla, fruta te sheqerosura etj./tryeza.org
 
Pe: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Mmm sa e mir qe esht mualebija...sa na ka marr malli se u be kohe pa e ngrene. Kur isha e vogel e mbaj mend qe e haja shum.
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Duhet te provoj e une njehere Muaelbi, mqs po e lavdroni kaq.

Po kete
Trigonat me Sfoliat
dini cfare eshte? Kerkova per recete, por sgjeta gje.
 
Pe: Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Duhet te provoj e une njehere Muaelbi, mqs po e lavdroni kaq.

Po kete dini cfare eshte? Kerkova per recete, por sgjeta gje.

Trigona

163795_151375668248116_120950874623929_317738_370712_a.jpg

Per 1 mase

2 gota uji miell
2 veze
1 filxhan kafeje vaj
1 filxhan caj niseshte
1 filxhan caj gjalp i shkrire
1 filxhan caj arra te shtypura
1 filxhan kafeje sheqer per arrat

Shurupi
2 gota uji sheqer
1 gote e gjysem uje,,pak leng limoni

PERGATITJA

Me miell,veze,vaj, e pak uje zihet brumi si zakonosht.
Lihet te pushoje 10-15 minuta... ndahen kulacet pak me te medhenj se nje arre
Hapen petet te holla si per bakllava... pasi hapen te gjitha petet i bashkojm 2 e nga 2 duke i sperkatur me gjalpe dhe priten ne rripa 4 gisht te gjere.
Ne fillim te cdo rripi vihen arrat e grira dhe mblidhet peta ne forme trekendeshi... mbyllen mire anet.
Vihen ne tepsi te lyer vaj... sperkaten me gjalp dhe piqen ne temperature 200 grade... lihen te ftohen dhe ju hidhet shurupi i nxehte.

Cosmopolitan_Baklava.png
 
Attachments

  • Cosmopolitan_Baklava.png
    Cosmopolitan_Baklava.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

buke me sheqer dhe me uje LOL
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Duhet te provoj e une njehere Muaelbi, mqs po e lavdroni kaq.

Po kete dini cfare eshte? Kerkova per recete, por sgjeta gje.
Trigonat
Nuk jane Shqiptare por turkogreke .....
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Ne fakt duheshe ky fiku buf per te kuptuar qe bakllavaja & Co nuk jane shqiptare.Me ndricoi diten
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Besoj se Sultjashi eshte tradicional, besoj se vetem ne mund te ham qumesht me oriz, Lol.

Po kabunin e kemi adoptuar apo jo?
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Sa qef e kam kabunine.. Po hallva e hasudja sqeka autentike :/
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

hmmmmm do me pelqente te haja disaa nga keto embelsirat
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Besoj se Sultjashi eshte tradicional, besoj se vetem ne mund te ham qumesht me oriz, Lol.

Po kabunin e kemi adoptuar apo jo?

Oriz me qumesht behet gjithandej, edhe pse sbesoj te gjej ndonje variant te me pelqej:p

Sa per kabunine se di a ekziston ne ndonje vend tjeter, andej nga Turqia edhe mbase:)
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Sheqerpare embelsira ime e preferuar qe e vogel, dhe ne familjen time e gatuajne vetem per mua...

sheqerpare.jpg
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Kjo asht Syltjash qe me pelqen shum. e kush nuk e kujton kte embelsire dhe nuk e lidh me femijerin sa e sa her e kan pergatitur dhe vazhdojn ta pergatisin nenat tona na beft mire :D

389757_566654580024086_786310238_n.jpg
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Po kabunin e kemi adoptuar apo jo?

cfar eshte kabuni? e degjoj per te paren here... mbase ne i themi ndryshe :)

Sheqerpare embelsira ime e preferuar qe e vogel, dhe ne familjen time e gatuajne vetem per mua...

sheqerpare.jpg

Edhe per mua :)... Por une e preferoj ate sheqerparen e forte me arra mbrenda, qe e bejne neper fshatra... plasa derisa e mesova ta bej vete :D

5977680530_8ff9578ed2.jpg
 
Attachments

  • 5977680530_8ff9578ed2.jpg
    5977680530_8ff9578ed2.jpg
    88.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

cfar eshte kabuni? e degjoj per te paren here... mbase ne i themi ndryshe :)

Edhe per mua :)... Por une e preferoj ate sheqerparen e forte me arra mbrenda, qe e bejne neper fshatra... plasa derisa e mesova ta bej vete :D

5977680530_8ff9578ed2.jpg

as une se di c'fare eshte kabuni .....

ahhh qe te dyja yammyyyyyyy , por s'jam them fare ta gatuaj :p
 
Attachments

  • 5977680530_8ff9578ed2.jpg
    5977680530_8ff9578ed2.jpg
    88.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Bakllava eshte e pa zavendesushme dhe e pranishme ne cdo familje shqiparet ne cdo aheng.
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

te ne kosove i thojne TATLI me miell misri
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Bakllava-shendetlie-kadaif jane 3 embelsira qe gjenden kryesisht neper festa, por disa zona kan te tjera. Psh camet kan nje qe behet me qumesht dhe si tip kerce, kshu e holle..sja di emrin..,ndoshta kjo do jet puro shqiptare se embelsirat tona ne pergjithsi i kan dhe turqit e arabet si tradicjonale.... . Une i kam qef te gjitha embelsiraaaaaaat.... madje dhe hasuden me hallven qe behen vetem me miell e niseshte kur kane arra brenda jane shume te shijshme..... uffa cteme, dua te le punen e tiki tgatuaj ndonje gje :p...

p.s. o Sweetie, si behet ajo sheqerparja qe solle ti?
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

p.s. o Sweetie, si behet ajo sheqerparja qe solle ti?

Soul e do receten? Per te bere nuk eshte e veshtire, vetem se duhet gjate te piqet (2-3 ore)...
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Soul e do receten? Per te bere nuk eshte e veshtire, vetem se duhet gjate te piqet (2-3 ore)...

po pra e dua... sille ktu me mire qe ta lexojne dhe te tjeret :)

thanx
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

cfar eshte kabuni? e degjoj per te paren here... mbase ne i themi ndryshe :)

Edhe per mua :)... Por une e preferoj ate sheqerparen e forte me arra mbrenda, qe e bejne neper fshatra... plasa derisa e mesova ta bej vete :D

5977680530_8ff9578ed2.jpg

mos esht tespixhe se ashtu po me duket :)
 
Attachments

  • 5977680530_8ff9578ed2.jpg
    5977680530_8ff9578ed2.jpg
    88.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

po pra e dua... sille ktu me mire qe ta lexojne dhe te tjeret :)

thanx

RECETA E SHEQERPARES

2 kg miell
5 veze
10 te verdhat e vezeve
fare pak krype
1 kg gjalp
arra

1 kg gjalp ose 4 butera i shkrin... derisa te shkrin e hedh miellin ne tepsi, e rafshon...
ja shtie vezet nje nga nje, krypen dhe si te zie pak gjalpi e bashkon me miellin (gjalpi duhet te jete i nxehte)
e reh mir bruimin (rreth 20 min ose gjysem ore)...
pastaj ja shtin arrat... sipas deshires mund ta ndash brumin ne 8 pjese/topeza (5 qosheve dhe 3 ne mes) qe te duket me bukur,
vetem se arrat duhet mos duken (se digjen gjate pjekjes)
E rafshon mire me dore (nuk duhet te mbese zbraztire).. dhe e shtie ne furre (200°C).. 3 ore te mira i do te piqet.

SHERBETI:

1 kg sheqer + 1 gote
gjysem kg uje + gjysem gote
si te zie sherbeti pak i shtie 2 luge mjalt

Sa e nxjerr sheqerparen nga furra menjeher ja shtie sherbetin, e mbulon me folie dhe e len ne furre gjithe naten... deri ne mengjes duhet ta ket pire sherbetin..

Soul ka pak si shume kalori por eshte teper e lezetshme, une nje tepsi vet e ha... shume e kam merak :D

mos esht tespixhe se ashtu po me duket :)

Nuk e di, mbase nga ju i thuan tespixhe... :)
 
Redaktimi i fundit:

ahtu me duket mua ja te gjej receten e saj dhe ta hull ketu :)
 
Titulli: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Keto embelsirat me sherbet te velin vetem duke i pare:p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top