Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Po! Eshte e vertete qe punoj ne administrate. Pas 5 vitesh studime ne Itali, konkurova dhe e fitova kete vend, Jo se mendoj BLU, por plotesoj kushtet. Nese mendon "aman ça konkursi", po te kujtoj ose te informoj, se motra e Erjon Braces, eshte drejtoreshe ne ministrine e financave, e shoqja e analistit apo moderuesit Sokol Balla eshte drejtoreshe ne Bashkine e Tiranes....etj, po ndaloj ketu se mund te permend sa te duash. Pra, mendimi yt se vetem ata qe i sherbejne Sali Berishes, per shkak te punes duhet te flasin dhe te mendojne BLU, bie poshte.
Te devijoj cik nga tema, si ishte konkursi, cfare provash dhe?
Pse duhet te kujtosh te tjeret qe kane mare vend kush e di si, kur ti supozohet qe e ke mare ne baze te studimeve? Pra pse ka vend ai krahesimi qe ke bere ( as ja kam iden kush eshte Erjoni apo Sokoli, thjesht me duket cudi qe duhet te rikujtosh disa te tjere, per te treguar qe ti sje si "ata"!).

E mqs je brenda "problemit", kam edhe nje kuriozitet tjeter, ca ndodhi me votat? pse zgjati aq shume procesi i numrimit?
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Po korrupsioni do fitoj sigurisht...ai qe ka lojen e pushtetit.....Sali Berisha.... edhe pse alternativa nuk eshte me e mire...eshte thjesht ngushelluese.

Personalisht edhe pse nuk eshte gje e mire....derime tani e kam me dy mendje per te votuar.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Lat nam duke u zene edhe per parti :D

Une personalisht nje here kam votua, dhe kam votuar PS , jo per gje por Saliu me duket sh i trashe :D

:) Po per politik zihet e tere bota moj vajze moj :p ...po su zum per kete gje per ca do zihemi tjeter...per buke?? per pune?? per krizen ?? E jo per kolltukun e Sales dhe Edit se ndryshe sna ze gjumi naten :p

Por eshte e normale se nese ka simpatizant te nje apo tjetre partie do kete debate dhe prurje argumentimesh personale :D
 
Hajduti!
Si qellohet ne ajer dhe vret njerez? Ishin me parashuta kto? Se vetem kshu mund te qendroje disi...
Po shko shife dhe njeher videon e Artan Hoxhes e shiko a kan qelluar ne drejtim te turmes apo ne ajer! Ne fillim kur filluan te qellonin po qellonin ne ajer,me pas Llupo qelloi mu para deres kryeministris Ziver Veizin dhe shikoje mire si e ka drejtuar armen. Mos i hidh njerzve hi syve pasi e kemi par nuk esht nevoja te perserish fjalet e liderit tend.
Do me pergjigjesh pak per kete nese ke mundesi... KUSH I URDHEROI GARDISTET TE QELLONIN? NDREA PRENDI! PO NDREA PRENDIN KUSH E URDHEROI??
Pse nuk esht marr nga prokuroria Kryeministri dhe Min.Brendshem i asaj kohe ne pyetje? Pse nuk u respektuan flete arrestet? U respektuan vetem per 2 kokat e turkut Prendin dhe Llupo sepse mos te kishin arrestuar dhe ato 21 Janari nuk do ishte mbyllur ate dite si Demonstrate.
Po vellai i Hekuran Dedes qe dha intervisten se si deshi Sali Berisha te blente gjakun me para dhe me fotografine e vrasesit ne valixhen me para... Skeja ai Gardisti qe esht shoferi Shkelzenit ishte i deleguari pasi vinin nga e njejta zone. (shikoje intervisten)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Shkruaje ne google FATOS SKEJA dhe shiko c'ka ber ai njeri me nje kamarier ne lokal.

HAJDUTI!
Shiko... MOS U MUNDO TE THITHESH ELEKTORAT KETU SEPSE JE NE VENDIN E GABUAR,E KUPTOJ QE JENI TE DETYRUAR TE MBRONI VENDIN E PUNES DUKE BERE PROPAGANDA,POR KETU TE KA HASUR SQEPARI NE GOZHDE!
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Eshte e kot te besh keto pyetje dihet ajo qe Saliu ska per ta lene pushtetin
dhe nese e mer PS do e rrezoi menjehere nga detyra..
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Ta Fitoj Demokracia por jo sala se na myti u ka bo ma keq se enver hoxha ,mjaft mo u bon 20 vjet po sala
 
BoOoMBaStiCk

...5 vjet shkolle...
:jooo:jooo nuk me emocionon dot, besome!

...gjithsesi... e vleresoj dhe e kuptoj mendimin dhe mundimin tend, por mesa dukem une nuk jam shm i qarte me ty, gjithsesi do te mundohem...

BoOoMBaStiCk, nuk do te beje keq te informoheshe para se te jepje mendim. Prokuroria i akuzon Gardistet se ata i kane vene ne shenjester e vrare viktimat ne shesh duke bere nje vrasje me paramendim. Prokuroria nuk ka mundur te gjeje fakte qe gardistet shkelen ndonje ligj apo rregullore te tyre ate dite.

Ne cdo vend demokratik, nje ngjarje hetohet e plote dhe pasi zbardhet gjithcka qe ka ndodhur ate dite, vetem atehere Prokuroria ngre akuzat per gjithe personat e implikuar ne ngjarje, qofshin keta politike, njerez ne rruge apo punonjes se gardes. Hetimi dhe akuzat ndaj njerezve te Gardes duke lene jashte hetimeve ata qe ushtruan dhune ndaj policeve dhe institucioneve ate dite, apo organizatoret politike te dhunes, deshmon instrumentimin e prokurorise nga njerezit qe organizuan dhunen ate dite.

2 gardistet kane 2 vjet nen hetim e nen akuze? Sa kohe me shume duhet te presin shqiptare qe te shohin organizatoret e dhunes dhe ata njerezit e filmuar qe ushtronin dhune nga policeve e shqyenin dyert e kryeministrise, per tu perballur me ligjin?
 
Titulli: BoOoMBaStiCk

Kur ti pergjigjesh pyetjeve te mia dhe videove,fotove qe te kam sjell do te shkruaj serish...

1 pyetje te fundit per ta mbyll sepse u kuptuam qe nuk ke me balte te hedhesh... prit shirerat tjer tani.

A KAN AUTOR 4 VRASJET?
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Shpresoj qe shiptaret te mendojn mir para se te votojn PD, Sales nuk i falet ajo qe beri ne 97 gje qe akoma nuk arrij ta besoj sesi e votojn akoma? si kan guxim ata baballar ata nena qe kan hubur femijet nga lufta civile. La shqiperin ne dor te fatit mendoj qe votat e popullit vlejn pak sepse ka shum korrupsion.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Hajduti ,ty normale qe tpelqen Saliu se keni t njejtin profesionn :p

Nastyboy ,ti je tropojan me ty spo zgjatem fare.

Lol
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Per mu jan zero me bisht te dyja forcat kryesore si Sala,si Edi.Politikan te ri ska kshuqe ma mire ta marrin Sala prap.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

BoOoMBaStiCk,
Kur ti pergjigjesh pyetjeve te mia dhe videove,fotove qe te kam sjell do te shkruaj serish...

1 pyetje te fundit per ta mbyll sepse u kuptuam qe nuk ke me balte te hedhesh... prit shirerat tjer tani.

A KAN AUTOR 4 VRASJET?

7 nga 11 njesite e Tiranes, votuan pak muaj me vone nga 21 janari 2011 ne zgjedhjet vendore, dhe ndeshkuan me vote Edi Ramen dhe Partine e tij qe humben jo vetem kreun e Bashkise Tirane, humben edhe kontrollin e mbare Tiranes. Qytetaret e Tiranes qe e perjetuan ate dite nga afer si askush tjeter, folen me voten e tyre, dhe midis ministrit te brendshem ne ate dite, Lulzim Bashes, dhe organizatorit te protestes e dhunes, Edi Rames, ata ndeshkuan kete te dytin.

Ka vendime ligjore qe i jep gjykata, ka edhe vendime politike qe i japin qytetaret e atij vendi me vote, sa here qe i drejtohen kutise se votimit.

Qofsh mire!
 
Cun_Shijaku jemi edhe nga Shijaku :)

Shpresoj qe shiptaret te mendojn mir para se te votojn PD, Sales nuk i falet ajo qe beri ne 97 gje qe akoma nuk arrij ta besoj sesi e votojn akoma? si kan guxim ata baballar ata nena qe kan hubur femijet nga lufta civile. La shqiperin ne dor te fatit mendoj qe votat e popullit vlejn pak sepse ka shum korrupsion.

Sali Berisha eshte tashme nje aktor i rendesishem i historise post komuniste te Shqiperise.

Emri i tij do te lakohet sa here qe do te permenden arritjet historike te Shqiperise moderne. Hyrja ne Nato, firmosja e MSA, heqja e vizave drejt vendeve shengen, rruga e kombit etj.

gjithashtu personi i tij do te citohet gjate si politikani qe beri te mundur realizimin e endrres europiane te shqiperise.

Statusi kandidat per ne BE si dhe hyrja ne BE do te kurorezojne karrieren e tij shkelqyer politike!

Keto jane arsyet perse Sali Berisha eshte dhe do te konsiderohet si politikani me i sukseshem i historise moderne te politikes shqiptare. Keto jane dhe arsyet perse ai ze nje vend te veçante ne mendjet dhe zemrat e shqiptareve mirenjohes ndaj arritjeve te realizuara me aq mund.

Sali Berisha eshte per fat te keq edhe figura me e urryer e socialisteve. Kjo per nje arsye shume te thjeshte! Ai eshte i vetmi politikan me karrieren me te gjate ne skenen politike, si dhe ai qe arriti te SHPARTALLOJE i vetem njeri pas tjetrit te gjithe "lideret" e opozites, duke filluar nga Ramiz Alia, Fatos Nano, si dhe Edvin Kristaq Rama! Kjo eshte nje kocke qe s'kaperdihet lehte nga neo-komunistet!
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Nuk eshte krim per Gardistin qe te perdori armen per te qelluar ne ajer kur institucioni eshte duke u sulmuar apo kur shqyhet me dhune dera hyrese e Kryeministrise. Ashtu sic nuk eshte krim nese nje plumb rikoshet i dale nga arma e gardistit vret nje qytetar ne shesh 100 metra larg. Do te ishte krim po ta bente nje qytetar i thjeshte, por jo nje nenpunes kushtetues i shtetit shqiptar, sic eshte gardisti. Dhe shume eshte abuzuar ne kete rast me ekspertizen e FBI: ekspertiza e FBI i dha pergjigje vetem pyestjes se nga cila arme doli plumbi qe vrau viktimen, por nuk i dha pergjigje pyetjes nese ata qe shkrepen armen e shkrepen armen per te vrare ate person apo per te mbrojtur institucionin. Kjo ishte detyra e Prokurorise.

Garda nuk i ktheu armet nga turma ne ato 5 oret e dhunimit te institucionit. Po ta kish kthyer nje gardist i vetem kallashnikovin nga turma, ne shesh do kishin ngelur 40 te vdekur e jo 4. Dhe ne kete lume fjalesh e akuzash, ajo qe humbet, ajo qe denigron meritat e profesionalizmin e gardisteve, eshte durimi dhe profesionalizmi i tyre. Ate dite ne Shqiperi shume kollaj mund te kish patur me shume se 4 viktima. Dhe ata qe e organizuan prisnin me shume se kater viktima, prisnin 13,000 mije te tille. Dhe eshte e turpshme si per mediat si per opinionin publik shqiptar qe te akuzojne Garden e Republikes dhe gardistet qe nuk zgjodhen qe te vihen ne ate pozite ne 21 janar, por qe e mbrojten institucionin duke bere keshtu detyren e tyre kushtetuese. Per kete gje ata meritojne respekt e nderim, e jo akuza e perbuzje.

Sic e thashe me lart, 2 gardiste kane mbi 2 vjet nen arrest, nen akuze dhe 9 muaj u perballen me Prokurorine ne gjyq. Dhunuesit e organizatoret e dhunes, kur do te perballen me drejtesine shqiptare?

21 janari ishte arsyeja perse PS dhe Edi Rama humben 7 nga 11 njesite bashkiake te Tiranes ne zgjedhjet e fundit vendore. Rames i pelqen te mendoje se mund te luaje me fatet e shqiptareve siç i do qejfi, por harron qe shqiptaret nuk jane ata te kohes se xhaxhit, jane ata qe mbajne vesh dhe shikojne çdo qendrim e çdo akt te politikes, dhe e thone fjalen e tyre sa here qe ne vend mbahen zgjedhje. Sot Edi Rama vazhdon te perdori viktimat e ngjarjen si nje "futboll politik" qe ne mendjen e tij kujton se i fiton pike ne syte e opinionit publik shqiptar. Ne fakt, efekti ne elektoratin shqiptar eshte komplet tjeter nga ai i Rames.

21 janari deshmon edhe paaftesine e Kryeprokurorise e ish-Kryeprokurores qe u lirua nga detyra per te zbardhur, hetuar e gjykuar ngjarjen dhe personazhet e saj. Le te shpresojme qe Kryeprokurori i ri do t'iu japi zgjidhje ketyre ceshtjeve duke ngritur padi ndaj te gjithe atyre qe shkelen ligjin ne ate dite, qe nga protestuesit ne rruge, ne organizatoret e protestes, e deri tek punonjesi i Gardes se Republikes. Vetem atehere kur ligji demokratik te godasi gjithe ata qe shkelin rendin kushtetues te atij vendi dhe ligjet e atij vendi, vetem atehere ne Shqiperi ai shqiptari i thjeshte do te mesohet te jetoje me friken e ligjit. Akte si ato te 21 janarit ndodhin pasi ka njerez ne Shqiperi qe mendojne se qendrojne mbi ligjet dhe mbi institucionet e atij vendi. E do te mendojne e sillen ne kete menyre per aq kohe sa ligji nuk i ndeshkon.

Shqiptaret duan normalitet, integritet, zhvillim dhe cdo force politike qe nuk e respekton kete vullnet te elektoratit, do te ndeshkohet rende ne zgjedhjet e ardhshme.
Personalisht jam shumë dakord me gjithçka ke thënë ti Hajduti.Megjithatë më duket e udhës të të kujtoj 14-15 shtatorin e vitit 1998-të për të bërë krahasime midis ligjit edhe rendit,sepse fatkeqësisht e drejta për të mbrojtur institucionet nuk interpretohet njësoj nga ç'do politikan apo gardist.Gabimi i asaj qeverisjeje që një grusht shteti real dhe jo me çadra të helmatisura e la të përfundojë ashtu si nisi .Ti kish dërguar me gjith arkivol atje ku u takonte Palokën me shokë, ti mbase nuk do të ishe këtu për të folur në këtë mënyrë edhe mos të të bënin përshtypje jetët e njerëzve të thjeshtë që i ka mbytur skamja edhe mjerrimi.Turp i atyre gardistëve të 98-tës që nuk mbrojtën institucionet edhe të drejtën e tyre kushtetuese :) Sa për temën mendoj se do ketë shumë probleme edhe nëse zgjedhjet bëhen të pastra është vështirë të përcaktosh një fitues sepse do duhet të shihen aleancat pas zgjedhore të cilat them do jenë faktor kryesor për qeverinë e re.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Lodhemi kot ne, Zgjedhjet do i fitoji ai qe do kete lek me shume per te blere votat. Jemi shume larg nje shteti ku qeveria vertet te zgjidhet me vota te lira
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Personalisht jam shumë dakord me gjithçka ke thënë ti Hajduti.Megjithatë më duket e udhës të të kujtoj 14-15 shtatorin e vitit 1998-të për të bërë krahasime midis ligjit edhe rendit,sepse fatkeqësisht e drejta për të mbrojtur institucionet nuk interpretohet njësoj nga ç'do politikan apo gardist.Gabimi i asaj qeverisjeje që një grusht shteti real dhe jo me çadra të helmatisura e la të përfundojë ashtu si nisi .Ti kish dërguar me gjith arkivol atje ku u takonte Palokën me shokë, ti mbase nuk do të ishe këtu për të folur në këtë mënyrë edhe mos të të bënin përshtypje jetët e njerëzve të thjeshtë që i ka mbytur skamja edhe mjerrimi.Turp i atyre gardistëve të 98-tës që nuk mbrojtën institucionet edhe të drejtën e tyre kushtetuese

Shume e drejte, detyra e gardistit eshte te mbroje keto institucione demokratike nga dhunimi i tyre. Gardistet nuk jane duke mbrojtur "kryeministrine e Nanos" apo "kryeminstrine e Berishes", jane duke mbrojtur kryeministrine e shtetit shqiptar, privilegjin e drejtimit te se ciles e kane vetem ata njerez qe arrijne te sigurojne mbeshtetjen e shumices se shtetasve shqiptare, e askush tjeter.

Por, me duhet te rikujtoj, se u vra lideri kryesor i nje force politike Hazem Hajdari. Thjeshte per ta kujtuar, se jam i bindur qe me kuptove. Pavaresisht qe jam kunder çdo dhune.

Po me 21 Janar, perse u sulmua Kryeministria ?!
 
Titulli: Pe: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Kush drejton nje grua drejton nje shtet thone...fatkeqesisht Rama ska akoma nje familje i gjori sepse i ikin grate e perderisa smund te mbaje nje grua smund te mbaje nje shtet...

Urime Skenderbeut (Berisha)

o my God,

e si ta ze goja te krahasosh Skenderbeun me 1 idiot si puna e ktij ?
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Shume e drejte, detyra e gardistit eshte te mbroje keto institucione demokratike nga dhunimi i tyre. Gardistet nuk jane duke mbrojtur "kryeministrine e Nanos" apo "kryeminstrine e Berishes", jane duke mbrojtur kryeministrine e shtetit shqiptar, privilegjin e drejtimit te se ciles e kane vetem ata njerez qe arrijne te sigurojne mbeshtetjen e shumices se shtetasve shqiptare, e askush tjeter.

Por, me duhet te rikujtoj, se u vra lideri kryesor i nje force politike Hazem Hajdari. Thjeshte per ta kujtuar, se jam i bindur qe me kuptove. Pavaresisht qe jam kunder çdo dhune.

Po me 21 Janar, perse u sulmua Kryeministria ?!
Për të mos i hyrë një debati shterpë edhe pa fund se si thonë ''mund të edukosh një fëmijë,por kurrë bindjet e një njeriu'' po të përgjigjem shumë shkurt. Rrethanat e vrasjes së Azem Hajdarit përveç tregëtisë së armëve edhe hasmërive tropojane janë shumë të pa qarta.Duke analizuar si një njeri me njohuri minimale do thoja që më shumë interes do kishte ta shihte të vdekur Azemin kryetari i PD sesa socialisti më i çmëndur.Them se në këtë pjesë edhe ti bje dakord se vrasja e Hajdarit vetëm me PS që nuk ka lidhje.Nganjëherë thonë që vrasja e shpresës është shumë më e fortë edhe e hidhur se sa vrasja e një njeriu.Kështu edhe 21 janari,shqiptarëve j'u vra shpresa për një shtet normal kur zvëndës kryeministri i një vendi bën si cub edhe ndan lekët e pasurive kombëtare me ****erët e tij ministra.Në ç'do vend të botës një video si ajo që u transmetua ato kohë do të sillte dorëheqjen e gjithë qeverisë lere më protestat edhe të dhunshme.Nuk po rreshtoj shëmbuj,nuk po flas për Gërdecin edhe për baxhanakun e Saliut që e varrosën si qen se i dilnin lakrat kryeministrit etj etj Kur mbushet plot prit të derdhet thonë,21-janari e kishte mbushur plot kupën e këtij populli të përvuajtur nga këta njerëz të pafytyrë, këtu fut edhe ata politikanët e majtë që të jemi të qartë.Më vjen keq mik (nëse më lejon të të quaj të tillë) por kur shoh njerëz që kanë ''idhuj'' dhe ndrydhin realitetin e jetës të komshiut të tyre, të vëllait apo shokut më vjen të plas dhe normalisht revoltohem.Verbëria kurrë nuk mund të jetë e mirë ajo bën vetëm për ata që e kërkojnë atë
 
....

Them se në këtë pjesë edhe ti bje dakord se vrasja e Hajdarit vetëm me PS që nuk ka lidhje
Nuk paska lidhje vrasja e Azem Hajdarit me njerez te PS-së ?! Buhh, mahh, ndoshta nuk e di % e sakte, po kishte lidhje çke me te. Nuk po e zgjas me, pasi mjafto te kerkosh ne google dhe gjen materiale me shumice gjygjesore, gjithsesi.

Nganjëherë thonë që vrasja e shpresës është shumë më e fortë edhe e hidhur se sa vrasja e një njeriu.Kështu edhe 21 janari,shqiptarëve j'u vra shpresa për një shtet normal kur zvëndës kryeministri i një vendi bën si cub edhe ndan lekët e pasurive kombëtare me ****erët e tij ministra.Në ç'do vend të botës një video si ajo që u transmetua ato kohë do të sillte dorëheqjen e gjithë qeverisë lere më protestat edhe të dhunshme.Nuk po rreshtoj shëmbuj,nuk po flas për Gërdecin edhe për baxhanakun e Saliut që e varrosën si qen se i dilnin lakrat kryeministrit etj etj Kur mbushet plot prit të derdhet thonë,21-janari e kishte mbushur plot kupën e këtij populli të përvuajtur nga këta njerëz të pafytyrë, këtu fut edhe ata politikanët e majtë që të jemi të qartë.

Proteste dhe proteste me dhune jane dy gjera diametralisht te kunderta. Ajo qe nuk eshte aspak e diskutueshme, ajo qe e pane gjithe shqiptaret me syte e tyre para ekraneve, ishte inskenimi i asaj ngjarje nga Partia Socialiste dhe kreret e saj. Te njejtet njerez qe sot pas dy vjetesh vene lule e derdhin lote krokodili per 4 te vraret, 2 vjet me pare i hipnin neper autobuze e i sillnin ne Tirane per ti ndersyer policeve e gardisteve para kryeministrise.

Por qytetaret e Tiranes, vendimin e tyre publik per kreun e opozites dhe bashkise Tirane, Edi Rama, dhe per Partine e tij, e dhane ne zgjedhjet e fundit lokale: Edi Rama nuk eshte me kryetar i bashkise Tirane, u rrezua me vote. Me shume qytetare te Tiranes votuan ne zgjedhjet e fundit lokale, se ndonjehere me pare ne te gjitha zgjedhjet e mbajtura ne Tirane. Dhe Rama nuk humbi vetem Bashkine, humbi edhe 7 nga 11 minibashkite.

Nuk ka drejtesi te plote nese hetimi nuk nxorri pergjegjesite e organizatoreve, qe ne fund te fundit jane ata shkaktaret e vertete te gjithe kesaj ngjarje ku ju rendojne se pari vrasjet. Pse duhej bere ajo proteste e dhunshme? Kujt i interesonte sulmi mbi institucionet?

Per mua Garda vendosi nje standart qe do tu vleje te dyja paleve kushdo qofte ne pushtet, Istitucinet mbrohen e nuk mund tu dorezohen bandave te cfaredo lloji. Pergjegjesin ta mbaje ajo force politike qe i organizon, pagon e nxite, pastaj eshte populli qe me vote ben diferencen.

Më vjen keq mik (nëse më lejon të të quaj të tillë)
Sigurishte qe jemi miq virtual (do te heq nga puna po mora vesh se ku punon :) ) Mbi te gjitha jemi shqiptare, pastaj bukuria e ketij forumi eshte tek shumellojshmeria e mendimeve dhe ARGUMENTAVE.

Qofsh Mire.
 
Titulli: Pe: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Ke shum te drejt, ka ber plot rruge sa her vinin zgjedhjet dhe keto rruge prisheshin akoma pa i shkuar ne fund kesaj rruge.
Po po, ka bere shume pune per SHqiperine, aq sa e coi ne gjendjen qe ishte sot.Ka ber shume, vertet shume dhe e shnderroi Shqiperine, sipas formes qe ai deshi, dhe ja ku jemi sot. Pa buk, pa pune, me arsim te rrenuar, me shendetesi cop cop etj etj se as nje nate e gjate sdo mjaftonte te listoja ato qe ai ka ber per vendin tone.
Por dicka desha te te pyes Nasty Boy, ne te vertet je kaq i pasur saqe nuk te intereson kush vjen ne pushtet dhe kush jo? Vertet ste ka bere aspak pershtypje ajo qe ndodhi me 21 Janar? Po per Gerdecin cme thua? A nuk ishin ato 'cerrat" e Saliut? Po cme thua per Presidentet qe ai ve ne pushtet dhe i sjell nga te doje qejfi? (permend rastin e Bamir Topit, qe sa iku nga presidenca krijoi parti me vete).

Po per gafat qe ti permend, cmund te me thuash per zgjedhjet e fituara ne tirane te Lulzim Bashes? Ishin te ndershme sipas teje besoj, dhe faji ishte i humbesit qe nuk pranoi humbjen.
Po po, tani qe shof se i kam numeruar, po me le te kuptoj sa shume ka ber Partia Demokratike Per SHQIPERINE TONE!!

p.s Nuk mbroj asnje krah, thjesht mendoj se ka ardhur koha te nderrojm politikanet ne rradhe te par, dhe pushtetin pastaj.. E ardhmja e Shqiperise nuk eshte as Sali Berisha, as Edi Rama, as Ilir Meta e shume te tjere qe tashme te mbushur me pasurine e tyre nder vite si plotikane, tallen me vendin tone.
Koha Per Te Rinjte, Koha per ndryshim, qe mesa duket sdo vije asnjehere deri sa te vdesin kto qe jane ne pushtet !

shqiperia sot ka aq rruge se kohen e xhaxhit enver nuk i shihte as ne enderr.. ka edhe mjete per te ecur ne te, se me pare lum kush kishte biciklete. rruget edhe prishen, ashtu si cdo tjeter, ka mundesi per tu bere me mire, normale qe ka.
permende arsimin... po ta them qe kemi nje arsim cilesor... shih pak studentet shqiptare qe studiojne jashte, renditen nder me te miret, ku jane shkolluar ata deri ne momentin kur kane fituar te drejten e studimit jashte? ku i kane marre dijet?
ka problematika sa te duash. e do kete, si ne cdo shoqeri e cdo vend et botes. shoqeria evoluon, edhe zhvillimet kerkojne investime, dalin gjthmone problematika te reja qe duhen zgjidhur. ka sfida.
ne i duam te gjitha te realizuara ne sekonde, por ja qe s;eshte e mundur. bota i ka, por ka punuar vite te tera per to. ne dolem te rrenuar nga komunizmi, me njerez kock e lekure, sot i ke me barkun te goja, madje po behen obeze... njerezit vishnin rroba me arna e sandale llastiku te sajuara... nuk eshte ky progres?
edhe vendi yne do ece perpara, po me njerez qe punojne dhe investojne. duhen bere investime, por per to duhen te ardhura. dhe burimi kryesor i te ardhurave jane taksat. kush nga ne i do keto te shkretat, apo i paguan me deshire. ne duam drita, por qytete e fshatra te tera nuk i pagujne, dhe madje protestojne se duhet t'ua jape shteti. duam uje, por nuk e pagujame. komunat nuk vjelin dot taksen e tokes, dhe ngelen pa kokerr leku ne arke... ja pra ky jemi ne, populli korrekt ne gjithcka, qe i hedhim fajin shtetit.
Ka korrupsion, sigurisht qe ka. ne cdo nivel, qe nga rojet, mjeket, mesuesit, fatorinot e autobuseve. ne dhe po sna kerkuan rryshfet i japim vete, jo me qe keshtu e konceptojme politiken, dhe po te ishim ne ate karrige zyre, do e ngjyenim pak gishtin ne mjalte.
te citova ty, te me falesh, po thjesh mora shkas, jo se kundershtoj mendimin tend, ti ke opinionin tend dhe argumentat e tua :)
 
Kreta si mund te krahasosh 45 vite privim te liris me 22 vite ku Liria esht baza?! Infrastruktura ateher ku ishte e mire? Ne cilin vend te bllokut te Lindjes qe ishte "E Kuqe" ishte nje infrastruktur e mire?
Sot kemi Polonin qe esht e para ne Europe per rritje ekonomike (sipas sondazhit te fundit) a nuk ishte Polonia shteti qe u shtyp nga Hitleri dhe ju desh ti nenshtrohej armates Sovjetike me pas... deri ne 1991.
Ja te bejm nje shembull shum te thjesht dhe jo shum te larget... Kampionati i fundit Europian u organizua ne Poloni-Ukraine 2 vende te pushtuara nga Sovjetiket. Di te them qe ato qe vendosin te organizojn nje kampionat prestigjoz kombetaresh ne 1 shtet marrin parasysh dhe sigurine,kushtet,stadiumet.... A ka Shqiperia 1 stadium (nje po te kerkoj) te denje per te lozur nje ndeshje kombetarja? Premtimi i Kryeministrit aktual ishte nje stadium te ri per 100 vjetorin,e ku esht ky stadiumi ri?
Pse kto vende qe kan qen te izoluara dhe te barabarte me ne ne liri na kan len kaq dukshem pas? Ne akoma nuk kemi 1 status kandidat jo antarsim e levizje pa dogana... por nje status kandidat! Kroacia shum shpejt behet pjese e BE me nje infrastruktur qe kjo e jona as qe nuk mund ti afrohet. (derdhi milionat e eurove ne "Rrugen e kombit",un kam kaluar shum her ne kete rruge dhe 1 rrjete per te mbrojtur rrugen nga guret nuk pashe,ne Kroaci gjithashtu kam qen vizitor tranzit shum here dhe cdo rruge esht brenda standarteve Europiane)
Industrite! Ka nje industri shteterore sot ne Shqiperi ku mund te ket shum familje qe vuajn varferine te punesuara? Ne kohen e atij qe ti e shum tjer quani "xhaxhi" kam lexuar dhe degjuar qe ka patur industri te ndryshme dhe pse te izoluar ja dilnim... Sot qe kemi lirine,pasurine natyrore jemi te varfer dhe te detyruar te emigrojm (mbi 2 milion Shqiptar kan emigruar,dhe kete shifer jam i bindur qe esht kapur,ndoshta dhe me shume).
Nuk esht arsimi Shqiptar i perparuar por kjo esht plotesisht merite e njerzve qe ja dalin te studjojne dhe te vazhdojn studimet me ate arsim. Mund te pyesim student ne forum dhe na deshmojn konkretisht...
Me cfare ta paguajn kto njerez ne periferi qe mezor ka siguruar 1 shtepi me blloqe te paguaj drita,uje,taksa... kur e vetmja e ardhur jan 2 bageti,10 pula (3 gjela). C'drita te paguaj?
Ju qe shpreheni keshtu ju lutem mund te dilni jasht tiranes,jo me larg se 3 km dhe te shikoni gjendjen me syt e tuaj dhe ti shikoni njerzit me cfare dhe si jetojn.
Po pse njerzit e kan pasion ti japin mjekut ryshfete? I japin sepse po nuk i dhan mjeku vazhdon ne terezine e vet,kur te ket kohe vjen e viziton pacientin qe ndoshta esht dhe ne gjendje te rende,por kjo nuk i intereson shum mjekut... atij i intereson me shum "oferta" hallexhiut.
Ato policet e Rrugores i mirkuptoj deri diku se kan rroge vertet jo te denje per punen qe bejn,po mjeket 50.000-60.000 lek te reja ne muaj dhe duan ryfshet? Po kush esht ai minister i Shendetsise qe e lejon akoma kete??? Kto jan monstra jo njerez!
 
Ate qe i beri PS vendit, s'ia bene pushtuesit...

Ti mohosh vendit tend statusin e kandidatit per ne BE, Union shtetesh qe shqiptaret thuajse unanimisht duan te behen pjese, nuk ka te keqe me te madhe.

Rama, e them me sinqeritet qe eshte gjeni, ne shkaterrim por gjeni. Rama me ata qe e keshillojne i bene llogarite se nese Shqiperia merrte edhe statusin e vendit kandidat, qeveria "Berisha" nuk ndalej me. Prandaj qe nga '09 filluan aksion me nje qellim: Pengimin e Shqiperise ne avancim e saj drejt Europes, e provuan me vizat dhe nuk ja arriten, por ja dolen me statusin e kandidatit.

Nuk te ben kush vend me status kandidati kur opozita nuk njeh zgjedhjet dhe kercenon te permbyse qeverine me protesta te dhunshme.
Me standardet e politikes se dhunes Rama eshte ne rregull, ja arriti qellimit, por me standardet e interesave te te gjitheve, ka shkaktuar dem te madh por jo te pariparueshem.

Per 21 janarin te gjithe jemi dakort ne nje pike : heres tjeter ata qe do tentojne te marrin pushtetin me turma ose me dhune, do te mendohen mire. Ne mos ata qe do te kene nder mend t'i organizojne keto gjera, "ata" qe "keta" do t'i hipin neper furgona & autobuse nga tere Rrethet e RSH per t'i sjelle si MISH PER TOP, "ata" do mendohen mire! mjaft mire madje, perpara se te vine nga "Greqia per te rrezuar Berishen".
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Shpresoj te fitoj une! Kot nuk thone shpresa vdes e fundit.

qeveria aktuale ka bere shume pune qe nuk mund te mohoen, si rruge,ujesjelles,shkolla etj. Por cdo familje sot perballet me sfida te medha per mbijetese sic jane rrritja e cmimeve te ushqimeve,karburanteve,sherbimeve neper spitale etj etj. Per ne qe flasim neper forume eshte e thjeshte, imagjinoni nje punetor krahu qe mer 10 mije lek ne dite sa nje bidon vaj. Pra niveli i jeteses sa vjen dhe ulet. Duhen mare reforma te medha ne cmimet e larta dhe deri te importimi i mallrave nga jashte. Shqiperia ka potencial bujqesor dhe blegtoral shume te madh. Pse duhet te importojme? Imagjinoni me 3 miljon banore jemi ne kete situate ekonomike. Po nese do ishim 10-fish me shume?
Per mua e rendesishme eshte nje ekonomi e forte dhe solide. Parimisht jam dakord me PS kur thote qe ai qe fiton me shume te paguaje me shume taksa dhe ai qe fiton me pak te paguaj me pak. Ah dhe borxhi kombetar duhet ulur, nevoja per investime publike duket qarte, por duke pare ekonomine e vendit dhe rritjen e borxhit e shoh pavend investimet ne kete sektor. E thene thjeshte: A mund te merni kredi ne familje per rrethimin e shtepise apo dicka tjeter nese nuk keni nevojat baze ne familje si sigurimi i te ardhurave, ushqimeve? Sigurisht qe jo! Pastaj mos te flasim per turizmin shqipetar qe le shume per te deshiruar. 21 Janari uli besueshmerine e vendeve te europes ndaj nesh. Nese dicka e tille do ndodhte ne nje vend tjeter ju do shkonit me pushime ne ate vend? As qe behet fjale! Pra prioritet i duhet dhene dhe turizmit sigurisht duke ulur kostot qe permbajne paketat turistike ne shqiperi, sepse krahasuar me vendet e tjera jane shume lart ne cilesi dhe ne kosto. PS: U zgjata shume, mos e merni kete shkrim si bindje politike po si dicka reale e familjeve shqipetare.
 
Titulli: Ate qe i beri PS vendit, s'ia bene pushtuesit...

Ti mohosh vendit tend statusin e kandidatit per ne BE, Union shtetesh qe shqiptaret thuajse unanimisht duan te behen pjese, nuk ka te keqe me te madhe.

Rama, e them me sinqeritet qe eshte gjeni, ne shkaterrim por gjeni. Rama me ata qe e keshillojne i bene llogarite se nese Shqiperia merrte edhe statusin e vendit kandidat, qeveria "Berisha" nuk ndalej me. Prandaj qe nga '09 filluan aksion me nje qellim: Pengimin e Shqiperise ne avancim e saj drejt Europes, e provuan me vizat dhe nuk ja arriten, por ja dolen me statusin e kandidatit.

Nuk te ben kush vend me status kandidati kur opozita nuk njeh zgjedhjet dhe kercenon te permbyse qeverine me protesta te dhunshme.
Me standardet e politikes se dhunes Rama eshte ne rregull, ja arriti qellimit, por me standardet e interesave te te gjitheve, ka shkaktuar dem te madh por jo te pariparueshem.

Per 21 janarin te gjithe jemi dakort ne nje pike : heres tjeter ata qe do tentojne te marrin pushtetin me turma ose me dhune, do te mendohen mire. Ne mos ata qe do te kene nder mend t'i organizojne keto gjera, "ata" qe "keta" do t'i hipin neper furgona & autobuse nga tere Rrethet e RSH per t'i sjelle si MISH PER TOP, "ata" do mendohen mire! mjaft mire madje, perpara se te vine nga "Greqia per te rrezuar Berishen".

Seriozisht e ke ti këtu?
Njerzit po vdesin për bukën e gojës ti thua herë tjetër të mendohen mirë.. i bie tamam si enveri ky muhabet që nuk lejonte asnjë njeri të ngihej kundër tij .. ai i conte nëpër kampe internimi ndërsa ky po i vret .. jeni në rregull apo si ..

Një kriminel si Berisha duhej të ishte zhdukur me kohë, po unë e kam thënë me kohë dhe vazhdoj ta them populli shqiptar është i trashë si kope ku t'a cojë era nuk dinë të marrin as fatin e tyre në dorë po lënë Berishën dhe Edin të luajnë me ta si topa pingpongu..

Sa më irriton kjo gjë gjithmonë viktimë janë njerzit, se këta palaçot tonë, jetojnë si mos më mirë, fëmijët e tyre i kanë bërë miliardera ndërsa njerzit vrasin veten se s'kanë c'tu japin fëmijëve të hanë .. aq shumë krime janë shtuar në Shqipëri saqë kemi frikë të vimë dhe me pushime tani cfarë nuk po dëgjojmë.. polici nuk bën punën e tij se aq rrogë merr i shkreti si dalin për asgjë kështu që normale do korruptohet dhe ti më flet për standarte europiane?

Sala ska bërë një hap për të merituar BE more djalë, cfarë përrallash po tregon tani që fajet i ka Edi, kur gjëja kryesore RENDI të cilën gjithë vendet europiane u ka zënë goja lesh duke ua thënë , rregulloni rendin korrupsionin, dhe as e kanë vënë ujt në zjarr..

Amani mo lërini këto deklarata militantësh të zjarrtë se e dimë realitetin shumë mirë.. po i lumtë atij Salës, që ma ka kokën si qen stani, ka gjetur popull budalla dhe përfiton .. hallall ..

Ps: Kishte thënë:"Sot eshte 20 shkurti, dita qe permbysem diktaturen hoxhiste!" por harroi të shtonte: "Për të sjellë 20 shkurtin e diktaturës berishjane!"
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

wow... wow... wow... Valle u emocionove nga shkrimi im, qe me duket normal, apo nga gota e veres?!

Nese e urren kaq shume Berishen, eja dhe voto kunder me dt 23 Qershor, ne menyre demokratike, dhe jo me sulme ndaj istitucioneve.

Do te doja te shkruaja, por nuk mund te vendos argumentat mbi emocionet.

Me duhet te largohem, se do jem ne mitingun ne qyetet Studenti, aty ku u rrezua "babai yt shpirteror".

faqja%209.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

kane qene me mire ne ate kohe robt, tani s'dine se ku jane dhe c'fare po behet me to, prb po shfaqen ne mase c'do dite akoma me shume ,
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Them se nje rol thelbesor do kete faktori nderkombetar ne keto zgjedhje .
Po te shohesh PD-ja ka filluar qe tani te hartoj planin se si do manipuloj zgjedhjet e 2013 . Fakti qe ngre komisione per te armatosur deputetet dhe shoferet e tyre tregon qarte menyren e mbarvajtjes se ketyre zgjedhjeve . Se dyti shoh qe edhe KQZ-ja ne krahun tjeter nuk eshte mangut ne rolin e saj . Menyra se si kerkon qe te zeventesohet komisioneri ne rast bojkoti te numurimit te votave nga ky i fundit perseri te le te kuptosh se cfare plani ka . Me sakt e vetmja menyre qe PD-ja te fitoj zgjedhjet eshte ajo e manipulimit pasi gjith vendi ndodhet ne kolaps dhe kaos ekonomik dhe per me teper eshte konsumuar me progrmaet e saj . Nga ana tjeter shoh qe partia socialiste po punon me shume me ane te strukturave te saj .Shoh qe dhe individet qe po etiketohen si deputet jan individ me vizion te qart politik dhe patriotik .
Mbi te gjitha shpresoj qe te lexohet vullneti i popullit .
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Kush do ta marrin si Saliu apo Edi rama nuk dote ndryshoj as dhe nje gje sepse gjith hajduta jan :( Po ja qe shqiptari ngel shqiptar dhe pa buk goje akoma mendjen ne politik e kan mendjen ,,ne grijme sallade kot beratsin neper rruge kot ato marrin lekt i fusin ne xhepin e tyre dhe ikun ku tju doje zemra tyne me lekt e popullit ..gjysma e popullsi po marrin buken me nje cope liber qe ti paguajne ne fund te mujin pffffffff
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

...gjysma e popullsi po marrin buken me nje cope liber qe ti paguajne ne fund te mujin pffffffff

Kush ta tha kete?! Ustallaret e Top-channel apo ke dyqan?!

Me thuaj nje shtet qe nuk e njeh fjalen "varferi" !

Meqense nuk besoke as tek Berisha dhe as tek Rama, kujt do ti besosh per 4 vjet Topit ? Kreshnik Spahiut ? Spartak Ngjeles ? Shpetim Idrizit ? Ilir Metes?

Sepse te thuash se ka njerez qe vuajne deri tek buka, dhe ka, por do te thote se sa here te vjen dikush tek xhami i makines, ul xhamin dhe ju jep ca te vogla, apo i jep gaz makines me percmim!

Meqense te gjithe jane Hajduta, na thuaj dike qe nuk eshte, ta votojme.

Apo ka "vdekur" shpresa per nje te ardhme me te mire ne Shqiperi, se kete po kuptoj nga shkrimi yt.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top