Si ta kontrollojme xhelozine

Ledia

Antarë i Respektuar
Kur jeni ne nje lidhje, pak xhelozi e shendeteshme eshte normale. Por duhet te dini ta kontrolloni per mos tu kthyer ne nje mankth. Xhelozia eshte si kripa: ne cdo pjate, duhet pak.
Pak xhelozi duhet per te konsoliduar lidhjen, ti tregoni partnerit sesa te lidhur jeni me te dhe sa e dashuruar, sepse nese mungon ajo "pak" do te kuptohet qe nuk i jepni shume rendesi lidhjes. Por kur behet fjale per ate xhelozi irracionale, obsesive, mund te shkaktoje shume deme ne lidhjen tuaj. Diference mes xhelozise obsesive nga ajo konstruktive nuk ka nje limit, shpesh varet nga situata, nga momenti, nga periudha qe cifti po kalon. Ka shume arsye perse duhet te kontrolloni xhelozin tuaj.

Fillimisht te kujdeseni per veten tuaj me mendime te dhimbshme te vazhdueshme. Duke u munduar te kontrolloni partnerin e torturoni me gjera te paqena te cilat vijne si pasoj e xhelozise tuaj, duke rrezikuar ta largoni me duart tuaja etj. Zgjidhja per xhelozine e tepert nuk eshte e lehte ta vini ne praktik. Ju duhet shume pune dhe mund me veten tuaj. Mendoni per gjera te tjera, mos beni hetuesin, mendoni ctju vij ne koke, por permbajeni veten dhe mos u tregoni paranojake.
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

hmmmmmmmmmmmmmmm...una jam xheloze obsesive...
partnerit ja nxija jeten..mendoja qe fantazite ne trurin tim ishin reale:D:D
po kjo ndodhte me shume,pasi ishte nje lidhje ne distance;)
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

un pershembull nuk e kontrrolloj fare xhelozin hahahahhaha
dmth .... varet me raste... kam besim tek ai ...
por me vjen me qesh kur me thot qe nuk durohem ....te pakten un bohem xheloze per shoqet e atij ....kurse ai bohet xheloz dhe per shoqet e miaaa
ahahahahahhahaa
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Nuk ka dashuri pa xhelozii:b::A:A......prej sot do mundohem ta largoj xhelozin :D
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Bej cte duash tipi qe eshte xheloz se largon dot .Eshtre ves i keq xhelozia.
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

vallaj une e kam me faza ,ndonjehere me vjen qe ti vras te gjithe qe me bejne xheloze ,pastaj ndonjehere them varja ,jam shume mire ,i kam te gjitha ,nqs ai pelqen dike tjeter me shume pune e madhe edhe mua me pelqejne te tjere ,sic i shikon partneri im te tjerat ashtu dhe me shikojne mua meshkujt e tjere ,,,keshtu ehste kjo pune secili pelqen ate qe se ka ,,edhe ata qe thone qe sjan xheloze ja fusin kot fare ,nuk ka njeri sot qe te mos jete xheloz sikur edhe pak fare , sidomos ketu ku jetoj une qe femrat dalin pothuajse gjysem lakuriq neper rruge imagjino cfare duhet te mendoj une ,tani e kam fjet mendjen ,nuk me ben me pershtypje ,skam ca ti bej jo per gje
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Nuk ka dashuri pa xhelozii:b::A:A......prej sot do mundohem ta largoj xhelozin :D

jo,pak xhelozi duhet te kete kur je i dashuruar,por jo xhelozi e tepruar si e kesaj adeles ketu:p hahahhahahahhaha
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Po shume vertete qe nuk ka dashuri pa xhelozi nese aty nuk ka dashuri aty nuk ka kurgjo per mendimin tim.me shume rrespket nga qendrimi bossi..
 
  • Më pëlqen
Reactions: 3R1
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

qe te mos jesh xheloz i semure duhet te kesh besim tek partnerja....nese ti i beson asaj dhe ajo ste jep arsye qe te behesh xheloz cdo gje shkon shume mire....besimi per mendimin time eshte nje nga gjerat kryesore ne nje lidhje:D:D:D:D:D:D:D:D
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Xhelozia patollogjike nuk kontrollohet...sado te mundohet njeriu qe vuan nga ajo....
Ka nevoj per ndihme te specializuar ( nga psikollogu deri tek psihiatri ne varesi te gradit te semundjes...)
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Me heret shume xhelozoja kot fare.. tani me pak.. e njohe me mire dhe jam me e sigurt..
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

nese je xheloz/e e veshtire per ta fshehur dhe aq me shume per ta zhdukur
 
Si ta sherojme xhelozine

Xhelozia eshte nje semundje qe na ben te pazote te jetojme nje lidhje ne qetesi madje shume shpesh eshte shkak per ndarje. Por, a mund ta mbajme nen kontroll?

Problemi ne kete rast fillon me ne dhe jo me partenerin. Nje xhelozi obsesive jua ben jeten te pamundur edhe me te "shenjtve" meshkuj. Ne fakt shume shpesh xhelozia eshte totalisht e pa motivuar; nuk vjen nga nje fakt ne vecanti apo nga nje situate pak e qarte.

Si te dalim nga kjo situate?
Ta mbajme mendjen te zene eshte hapi i pare: nese nuk keni gje per te bere gjithe diten eshte e thjeshte qe mendimet te kthehen gjithmone ne te njejten pike: ku do jete? me ke? cfare eshte duke bere?

Dilni me mikeshat tuaja, shkoni ne palester, beni cfaredo lloj gjeje qe te hiqni mendjen. Eshte gabim te kerkoni konfimime te vazhdueshme nga partneri: lidhja nuk mund te bazohet ne nje pyetesor te vazhdueshem! Dhe nese nuk ia dilni dot, kerkoni ndihmen e nje psikologu: mos i nenvleresoni disa shenja, pasi mund te behet nje makth i vertete.
•infoalb•
 
Pe: Si ta kontrollojme xhelozine

Xhelozia eshte semundje,nuk zhduket ,ndoshta po mund ta fshehesh edhe pse eshte dicka e veshtire...Xhelozia thuhet se vjen nga dashuria,por jo domosdorshmerisht nga dashuria,vjen nga shume gjera te tjera..Mos besimi ne vete dhe tek partneri,sjell pastaj anomali ne nje lidhje...Une jam xheloze ne nje lidhje jo keshtu ne tym,fantazira pa kuptimor nqs shoh nje lidhje te vgel te ''rastesise''me disa gjera atehere behem pak si ''polic''...Kam inat te me rrine mbi koke,dhe sigurisht si rri askujt mbi koke,kush do te beje gje e ben edhe pa shume kontrolle...
 
Pe: Si ta kontrollojme xhelozine

xhelozia eshte tipar i njerzve me karakter te dobet,pa besim ne vetevete,..dhe ne nje lidhje ndjehen inferior,.!
Per ta kontrolluar xhelozin tek nje person duhet ti nderrosh pjeset e trurit nje nga nje,.:p
 
Pe: Si ta kontrollojme xhelozine

"Xhelozia eshte si kripa: ne cdo pjate, duhet pak."...
Nuk mund te thuash qe ske ndjere xhelozi asnjehere ne jete, se dmthn qe ske dashur asnjehere...
Sado besim te kesh tek partneri, kjo nuk dmthn qe nuk te punon ndonjehere truri ne sensin e kundert te akrepave te ores...dhe jo normalisht...
Besoj qe ben pjes nga dashuria dhe xhelozia, sepse eshte menyre te shprehuri qe e do ate njeri, dhe e do vetem per vete...

S'jam dakord me xhelozine e tepruar, me kontrollin qe te mer frymen, me mosbesimin total...
Por sic thoshte dhe artikulli "Xhelozia eshte si kripa: ne cdo pjate, duhet pak."... Cdo gje ne limit eshte mire, kur kalon limiten coje tek doktori.
 
Pe: Si ta kontrollojme xhelozine

xhelozia eshte tipar i njerzve me karakter te dobet,pa besim ne vetevete,..dhe ne nje lidhje ndjehen inferior,.!
Per ta kontrolluar xhelozin tek nje person duhet ti nderrosh pjeset e trurit nje nga nje,.:p

Jo gjithmone Nevertiti...Ke femra me karakter te forte edhe meshkuj,qe ndjejne xhelozi,kjo si ben as me te dobet as me te forte,i ben thjesht me emotive..Te kesh ndjenja sdo te thot te jesh i dobet por do te thote qe je i ''gjalle''...Shume jetojne por sjane ''gjalle'',xhelozia besoj se eshte e lidhur me dashurine,tregon nje mase te asaj qe ndjen per dike..Nuk them ajo e tepruar qe kalon ne posesivitet por ajo qe ka lezetin e saj,tregon interes per ate person.....Karakterin e dobet e bejne tjera gje te tille,mendjemadhesia,mos vullneti,mashtrimet,genjeshtrat etj etj...
 
Pe: Si ta kontrollojme xhelozine

Nuk pelqej as cunat as gocat kur tregojne xhelozi te tepruar..Kur jane impulsiv dhe posesiv..Nuk besojne tek partneri dhe dhe fillojne me ato pyetjete e tipit ku ishe, me ke ishe, pse u vonove, pse fole pse qeshe me te ..boo me duken kot, me acarojne shume e basa jane dhe shume qesharake dhe banale…Kur nuk jep arsye pse xhelozojne kot lol..Eshte mungese vetbesimi dhe xhelozia e madhe veretete qe di te shkateroje dashurine dhe besimin.
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

veshtire??? diku mbase moshes 60 vjeqar mbase
 
Pe: Si ta kontrollojme xhelozine

Jo gjithmone Nevertiti...Ke femra me karakter te forte edhe meshkuj,qe ndjejne xhelozi,kjo si ben as me te dobet as me te forte,i ben thjesht me emotive..Te kesh ndjenja sdo te thot te jesh i dobet por do te thote qe je i ''gjalle''...Shume jetojne por sjane ''gjalle'',xhelozia besoj se eshte e lidhur me dashurine,tregon nje mase te asaj qe ndjen per dike..Nuk them ajo e tepruar qe kalon ne posesivitet por ajo qe ka lezetin e saj,tregon interes per ate person.....Karakterin e dobet e bejne tjera gje te tille,mendjemadhesia,mos vullneti,mashtrimet,genjeshtrat etj etj...

Gloom,.per mendimin tim,nuk duhet gaterruar korrektsia ne mardhenje,..respekti dhe vlersimi me xhelozin,.kam iden qe keto te trea ne forme sinonime po i quajme xhelozi e lehte,..gjdo gje qe kalon keta kufij futet tek posdimi dhe tek xhelozia e tepruar dhe ajo eshte nje nder semundjet me te kqia te dashuris,..qe veqe bren e shkaterron qelize ne qeliz derisa merre funde lidhja,! Dashuri do thote lirshmeri,besushmeri,.besim,.respekt etj etj,.!
Sa per xhelozin e partnerit/es...nuk ngelet tradhti pa u realizu, kjo eshte vertetuar ne forme satistikash e veprimesh e pohimesh,.!
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Thuhet ska dashuri pa xhelozi, apo xhelozia me karar e te tjera si keto... jam dakort qe jemi xheloze per njeriun qe duam se ne fund te fundit jemi prej mishi dhe gjaku :).......... Por me eksperience kam mesuar se eshte e kote, xhelozia nuk duhet te egzistoje ne dashuri as shume e as pak. xhelozia e shumte e vret dashurine, ndersa ajo e pakta te vret ty. ky eshte mendimi im. ;)
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Thuhet ska dashuri pa xhelozi, apo xhelozia me karar e te tjera si keto... jam dakort qe jemi xheloze per njeriun qe duam se ne fund te fundit jemi prej mishi dhe gjaku :).......... Por me eksperience kam mesuar se eshte e kote, xhelozia nuk duhet te egzistoje ne dashuri as shume e as pak. xhelozia e shumte e vret dashurine, ndersa ajo e pakta te vret ty. ky eshte mendimi im. ;)

Shpesh e lexoj kte qe xhelozia pa dashuri e historira te tilla
Dhe ktu me mberthen trishtimi , sepse nuk kam qene kurre xheloze e kur lexoj kto konstatime me duket sikur skam dashuruar kurre!
Por kjo smund te jete e vertet....te pakten une kshu e mendoj
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

si marr vesh ata qe edhe ste duan, edhe jane xheloz...pfff
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Un e kam pa videon si e ka dëshifru Mona lizën :p
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Sjam natyr xheloze per ju vajzat/djemt xheloze ju sugjeroj keshtu.
Ua ajo/ai debili/ja sesht me i/e mir se un ndaj skam pse tjem xheloze ;)
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Jetmira se i ke zët citimet e sdua te te citoj
Kte sugjerimin e mori copy paste diku apo e the nga vetja?
Faleminderit paraprakisht nese merr mundimin te me pergjigjesh
BR.
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Jetmira se i ke zët citimet e sdua te te citoj
Kte sugjerimin e mori copy paste diku apo e the nga vetja?
Faleminderit paraprakisht nese merr mundimin te me pergjigjesh
BR.

Ajo studio per filozofi ti thua copy paste pffffffffffff
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

Eshtê e leht ta thuash nga ana teotike .

Si quhet ajo shprehja ...

" Kush mè té ver8 tê don edhe xhelozon "
 
Titulli: Si ta kontrollojme xhelozine

te japim besimin.... mbase kjo mund te kontrolloj xhelozine...ama kur keqperdoret ska lidhje me xhelozia apo sqarimi.. sa hitlere jam ...:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top