Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

5954_10151509191446523_728084130_n.jpg


Fitorja eshte shume afer :D perpara xp
 
Ja perse PD-ja do te votohet masivisht... o PS-ista te FV

Lista e arritjeve eshte e gjate, packa se shqiptaret nuk i njohin apo vleresojne ato sa duhet.

- Arritja me e madhe politike e Sali Berishes eshte arritja e stabilitetit politik te vendit. Berisha ka perfunduar te plota dy mandate qeverises dhe kjo eshte nje arritje e madhe ne vetvete. Vendet tona fqinje, Italia e Greqia, i nderrojne qeverite e bejne zgjedhje te parakohshme cdo 6 muaj.

- Arritja tjeter e madhe politike e Berishes, qe ne vetvete tregon edhe maturine e tij politike, eshte krijimi e konsolidimi i koalicioneve fluide sic ishte ai me LSI per 4 vjet. Nuk eshte e lehte te qeverisesh me nje parti te spektrit te kundert, por ky ishte verdikti i votes se shqiptareve ne 2009 dhe Berisha beri te mundur qe ta mbante kete koalicion ne kembe. Te shumte ishin zerat e analisteve ne 2009 qe koalcioni PD-LSI nuk do ta kete te gjate dhe zgjedhjet e parakohshme jane afer, por ja qe koha i provoi si te paverteta. Berisha nuk ben me politike ne fushen e tij, por ne fushen e kundershtarit. Rekrutimi dhe afrimi rreth PD i gjithe krereve te larguar nga PS, duke i shtuar ata edhe ne lista, deshmon aftesite e tij politike dhe respektin qe ai gezon edhe tek kundershtaret e tij politike. Ilir Meta ka me shume besim tek fjala qe del nga goja e Sali Berishes se sa nga fjala e Edi Rames!

- Arritja me e madhe e qeverise shqiptare ne keto 8 vjet eshte perballimi me sukses i krizes se jashtezakonshme ekonomike qe ka mberthyer boten, BE dhe dy vendet tona fqinje: Italine e Greqine. Per nje vend te vogel si Shqiperia, kriza e vendeve fqinje do te kish patur pasoja te jashtezakonshme per vendin. Politikat ekonomike, fiskale dhe nismat per thithjen e investimeve te huaja, paten nje sukses te madh qe bene te mundur qe Shqiperia jo vetem ti beje balle krizes, por te kete edhe nje rritje ekonomike.

- Arritja tjeter e madhe e qeverise ne keto 8 vjet ishte reforma fiskale me futjen e takses se sheshte 10% si tatim mbi fitimin. Nje nisme e guximshme qe ishte katalizatori kryesor i zhvillimit te biznesit te vendit dhe thithjes se investimeve te huaja. Kjo ka bere qe biznesi te kete nje besim te plote tek qeveria dhe taksa e sheshte e te mbeshteti hapur e fort Berishen ne zgjedhje, pasi alternativa e socialisteve eshte taksa progresive qe eshte regresive per biznesin privat.

- Nje tjeter arritje e madhe e qeverise ne keto 8 vjet eshte vendosja e shtetit ligjor. Jane me dhjetra bandat famekeqe qe jane shpartalluar ne vend, me mijera tonelatat e droges se sekuestruara nga policia, qindra kriminele jane sot ne burg pasi jane kapur nga policia per krimet e bera. Shqiptaret harrojne shtetin narkotik e skafist qe socialistet krijuan ne 8 vjetet e tyre ne pushtet dhe qe Berisha trashegoi ne 2005 kur erdhi ne pushtet. Kuptohet qe ngelet ende shume pune per te bere, por kjo nuk duhet te nenvleftesoje arritjet aktuale. Tek shqiptaret eshte rikthyer frika e ligjit dhe forces se shtetit dhe Shqiperia nuk eshte me Kolumbia e Evropes.

- Fale atyre arritjeve me lart, qeveria shqiptare arriti te realizoje edhe dy objektiva historike: a) anetaresimin ne NATO b) liberalizimin e vizave me BE. Shqiptaret levizin sot lirshem ne Evrope pa viza. Gjithe sistemi i korrupsionit te vizave prane ambasadave u shkaterrua. Dhe qeveria ne keto 8 vjet e ka deshmuar me vepra e me pune perkushtimin e saj per ta pare Shqiperine si vend anetar me te drejta te plota ne BE.

- Nje tjeter arritje e madhe eshte reforma ne administraten publike. Korrupsioni rreth tenderave publike mori fund pasi tenderat nuk mbahen me sirtare ministrash por publikohen ne faqe interneti per gjithe bizneset private te vendit apo te huaja te interesuara. Shkurtimet ne numrin e ministrave ne qeveri, shkurtimet ne numrin e te punesuarve ne administraten publike, kane bere qe qeveria shqiptare te jete me efikase ne punen e saj. Qeveria ka investuar e po investon edhe per trajnimin e administrates publike per te futur frymen e profesionalizmit ne rradhet e buxhetoreve publike.

- Nje tjeter arritje e madhe edhe pse jo plotesisht e suksesshme eshte politika e privatizimeve te gjitha ndermarjeve te medha publike. Privatizimet e ndermarrjeve publike jane arma me e mire kunder korrupsionit ne vend dhe sigurojne te ardhura te mjaftueshme qe investohen ne vepra publike qe ndikojne ne mireqenien e qytetareve shqiptare.

- Investimet ne infrastrukturen shqiptare jane nje tjeter arritje e madhe e qeverise Berisha ne keto 8 vjet. Keto kane patur nje ndikim te jashtezakonshem jo vetem ne transport por edhe ne integrimin dhe zhvillimin ekonomik te zonave te thella te vendit. Me perfundimin e ketyre projekteve, koha qe do t'iu duhet njerezve dhe mallrave per te levizur nga cepat me veriore e jugore te vendit ne Tirane e Durres do te pergjysmohet si kohe.

- Politikat e dhenies me koncensioneve te burimeve hidrike per tu shfrytezuar per te prodhuar energji kane qene shume te suksesshme. Investimet private te vendit e te huaja ne energjitiken shqiptare sot jane sot disa miliarda dollare. Dhe nese gjithe keto projekte perfundojne me sukses, eksporti me i madh i Shqiperise ne vitet e ardhshme do te jete energjia elektrike.

- Nismat dhe politikat e qeverise per te promovuar turizmin e te gjitha llojeve ne Shqiperi kane qene teper te suksesshme. Shqiperia sot rendit si nje nga destinacionet me te mira ne bote per turizmit nga kompani prestigjoze te turizmit.

etj....
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Hajdut,mos u lodh duke kujtuar "arritjet" e Qeverise Berisha per kto 8 vite,njerzit i shikojn ne frigoriferin e tyre se çfare ndryshimi ka patur keto 8 vite,i shikojn kur shkojn ne Spital kur jan ne hall,kur mbushin makinen me naft dhe shohin çmimin... shikojn dhe kur femijet e tyre kercenohen nese nuk "zbarkojn" ne Sheshe per t'i mbushur ato ne kohe fushate.

Njohin dhe njerez qe kan humbur jeten ne "infrastrukturen" e perkryer te ketyre 8 viteve dhe te shikosh miliardat e eurove qe jan derdhur per keto shtresa asfalti kalon ne 'SHOCK'!

Dil tek dyqanet ne qytet dhe pyeti sa fletore me emra kan... dhe ndihmoi t'e bejn llogarit sa miliona lek ju kan njerzit borxh. Taksa e sheshte dhe gjobat e Tatimoreve jan pjes e ekonomise spektakolare te Qeverise Berisha.

Turizmi? Ku esht turizmi se ngelen njerzit neper Turqi... mos flasim per ate malor se aty te zej ngushte...

Korrupsioni? Po pse flet korrupsionin? RANK: 113/176

Hajdut,vidhini dhe kto Zgjedhje por ku do e merni voten e peste ne KQZ per te konfirmuar rezultatin?!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Probleme ka edhe kjo qeverisje, por lugen bosh te soc-komunistave shqiptaret e njohin mire. Sigurisht ti je jashte ketij realiteti, ti nuk ke provuar te shkosh maleve per ne Greqi nga ****eret e Gramoz Rucit apo skafet e Gjinushit.

Nuk dua te replikoj me dike qe jeton jashte Shqiperise per arritjet dhe mos arritjet e qeverise Berisha!

Vazhdo e lexo traktin Dita!
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Mos u merr me mua personalisht,kundershto çfare une kam shkruar.
Po t'i a ke informacion per keto njerzit e Gramozit dhe skafet e Skenderit? Ke numrin e telefonit te Mulit te merr vete ai... nxirrjani miliardat Tomit,Anastasit,Fidelit... deshmojeni qe ju jeni "NDRYSHIMI" se s'ka pushtet qe s'e keni nen-kontroll.


Me shume lexoj RD-55 se 'traktin Dita',ka barsaleta ne shijet e mia te RD dhe 55.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Berisha do fitoj..:))
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Bomba, nese do te pranoje ato arritje te prekshme qe une te radhita me lart dhe do te shkruaje keto deshtime:

- Mosperfundimi i zgjidhjes se ceshtjes se prones private.

- Mosperfundimi i zgjidhjes se ceshtjes se legalizimeve te ndertimeve pa leje.

- Deshtimi i tenderit publik per privatizimin e Albpetrolit, edhe pse nuk ishte faji direkt i qeverise.

- Sistemi publik i mjekesise ne vend vazhdon te jete ne gjendje te mjerueshme me zona te tera te vendit pa ndihmen minimale mjekesore.(Flm LSI)

- Deshtimi me i madh politik i Berishes ne keto 8 vjet ishte emerimi i Bamir Topit si president i vendit. Jo vetem qe Bamir Topi nuk beri te mundur reformen e sistemit te drejtesise ne vend, por ai u be pjese e atij sistemit te korruptuar ne te gjitha emerimet e tij, duke filluar nga kryeprokuroria e deri tek Spahiu i KLD. Edhe sot e kesaj dite, 8 vjet me pas, sistemi i drejtesise ne Shqiperise eshte po aq i korruptuar sa ne vitin 2005. Ky eshte problemi numer nje i Shqiperise sot pasi ky sistem i korruptuar pengon vendosjen e plote te shtetit ligjor ne vend dhe e mban Shqiperine larg anetaresimit ne BE.

normalisht do te replikoja me shm deshire.

Po ne vend te argumenteve lexoj mellefe apo fjali te gazetave model traktesh, me vjen keq, por me mire beni monolog, se ja keni marre doren ne kete forum, i cili e ka marre drejtimin dhe perkatesine.

Uroj qe mos te kete fatin e Rames pas dt 23 Qershor.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Berisha oshte 1shi i Shqiptareve
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

1017200_522292327820176_765349680_n.jpg


Voto për vete! Voto 44! Voto Sali Berisha! Fitore!
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Te fitoj me i mir,, ai se din te qeversi vendin dhe te mos genjejn se mjaft me populli esht lodh nga mashtrimet e tyre......Mir eshte te kuptohen si njerz,, dhe humbesi te pranoj humbjen si Njeri! e jo te fillojn me perqarje me protesta ku po e han populli i shkret.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Te dy partit kryesore jan fatkeqsi e kombit :(
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Pyes veten ,

si ka munci qe fitoi Ilir Leku? Do te thote qe varferia kishte arritur kulmin apo jo? Cudi , se ndiem as krizen...
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Pyes veten ,

si ka munci qe fitoi Ilir Leku? Do te thote qe varferia kishte arritur kulmin apo jo? Cudi , se ndiem as krizen...


Ky tipi ILIR M... ja ka mesu eren fituesit edhe me ate po bohet ,mendimi jem oshte se o ka pergatitet me kon forca qe ka me marre elektorat prej dy partiave te mdhaja se keto dalengadale po ngritet vet..
 
Ata qe po i fitojne dhe ne 2022. ahahhahahahahahahah
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top