Ja perse PD-ja do te votohet masivisht... o PS-ista te FV
Lista e arritjeve eshte e gjate, packa se shqiptaret nuk i njohin apo vleresojne ato sa duhet.
- Arritja me e madhe politike e Sali Berishes eshte arritja e stabilitetit politik te vendit. Berisha ka perfunduar te plota dy mandate qeverises dhe kjo eshte nje arritje e madhe ne vetvete. Vendet tona fqinje, Italia e Greqia, i nderrojne qeverite e bejne zgjedhje te parakohshme cdo 6 muaj.
- Arritja tjeter e madhe politike e Berishes, qe ne vetvete tregon edhe maturine e tij politike, eshte krijimi e konsolidimi i koalicioneve fluide sic ishte ai me LSI per 4 vjet. Nuk eshte e lehte te qeverisesh me nje parti te spektrit te kundert, por ky ishte verdikti i votes se shqiptareve ne 2009 dhe Berisha beri te mundur qe ta mbante kete koalicion ne kembe. Te shumte ishin zerat e analisteve ne 2009 qe koalcioni PD-LSI nuk do ta kete te gjate dhe zgjedhjet e parakohshme jane afer, por ja qe koha i provoi si te paverteta. Berisha nuk ben me politike ne fushen e tij, por ne fushen e kundershtarit. Rekrutimi dhe afrimi rreth PD i gjithe krereve te larguar nga PS, duke i shtuar ata edhe ne lista, deshmon aftesite e tij politike dhe respektin qe ai gezon edhe tek kundershtaret e tij politike. Ilir Meta ka me shume besim tek fjala qe del nga goja e Sali Berishes se sa nga fjala e Edi Rames!
- Arritja me e madhe e qeverise shqiptare ne keto 8 vjet eshte perballimi me sukses i krizes se jashtezakonshme ekonomike qe ka mberthyer boten, BE dhe dy vendet tona fqinje: Italine e Greqine. Per nje vend te vogel si Shqiperia, kriza e vendeve fqinje do te kish patur pasoja te jashtezakonshme per vendin. Politikat ekonomike, fiskale dhe nismat per thithjen e investimeve te huaja, paten nje sukses te madh qe bene te mundur qe Shqiperia jo vetem ti beje balle krizes, por te kete edhe nje rritje ekonomike.
- Arritja tjeter e madhe e qeverise ne keto 8 vjet ishte reforma fiskale me futjen e takses se sheshte 10% si tatim mbi fitimin. Nje nisme e guximshme qe ishte katalizatori kryesor i zhvillimit te biznesit te vendit dhe thithjes se investimeve te huaja. Kjo ka bere qe biznesi te kete nje besim te plote tek qeveria dhe taksa e sheshte e te mbeshteti hapur e fort Berishen ne zgjedhje, pasi alternativa e socialisteve eshte taksa progresive qe eshte regresive per biznesin privat.
- Nje tjeter arritje e madhe e qeverise ne keto 8 vjet eshte vendosja e shtetit ligjor. Jane me dhjetra bandat famekeqe qe jane shpartalluar ne vend, me mijera tonelatat e droges se sekuestruara nga policia, qindra kriminele jane sot ne burg pasi jane kapur nga policia per krimet e bera. Shqiptaret harrojne shtetin narkotik e skafist qe socialistet krijuan ne 8 vjetet e tyre ne pushtet dhe qe Berisha trashegoi ne 2005 kur erdhi ne pushtet. Kuptohet qe ngelet ende shume pune per te bere, por kjo nuk duhet te nenvleftesoje arritjet aktuale. Tek shqiptaret eshte rikthyer frika e ligjit dhe forces se shtetit dhe Shqiperia nuk eshte me Kolumbia e Evropes.
- Fale atyre arritjeve me lart, qeveria shqiptare arriti te realizoje edhe dy objektiva historike: a) anetaresimin ne NATO b) liberalizimin e vizave me BE. Shqiptaret levizin sot lirshem ne Evrope pa viza. Gjithe sistemi i korrupsionit te vizave prane ambasadave u shkaterrua. Dhe qeveria ne keto 8 vjet e ka deshmuar me vepra e me pune perkushtimin e saj per ta pare Shqiperine si vend anetar me te drejta te plota ne BE.
- Nje tjeter arritje e madhe eshte reforma ne administraten publike. Korrupsioni rreth tenderave publike mori fund pasi tenderat nuk mbahen me sirtare ministrash por publikohen ne faqe interneti per gjithe bizneset private te vendit apo te huaja te interesuara. Shkurtimet ne numrin e ministrave ne qeveri, shkurtimet ne numrin e te punesuarve ne administraten publike, kane bere qe qeveria shqiptare te jete me efikase ne punen e saj. Qeveria ka investuar e po investon edhe per trajnimin e administrates publike per te futur frymen e profesionalizmit ne rradhet e buxhetoreve publike.
- Nje tjeter arritje e madhe edhe pse jo plotesisht e suksesshme eshte politika e privatizimeve te gjitha ndermarjeve te medha publike. Privatizimet e ndermarrjeve publike jane arma me e mire kunder korrupsionit ne vend dhe sigurojne te ardhura te mjaftueshme qe investohen ne vepra publike qe ndikojne ne mireqenien e qytetareve shqiptare.
- Investimet ne infrastrukturen shqiptare jane nje tjeter arritje e madhe e qeverise Berisha ne keto 8 vjet. Keto kane patur nje ndikim te jashtezakonshem jo vetem ne transport por edhe ne integrimin dhe zhvillimin ekonomik te zonave te thella te vendit. Me perfundimin e ketyre projekteve, koha qe do t'iu duhet njerezve dhe mallrave per te levizur nga cepat me veriore e jugore te vendit ne Tirane e Durres do te pergjysmohet si kohe.
- Politikat e dhenies me koncensioneve te burimeve hidrike per tu shfrytezuar per te prodhuar energji kane qene shume te suksesshme. Investimet private te vendit e te huaja ne energjitiken shqiptare sot jane sot disa miliarda dollare. Dhe nese gjithe keto projekte perfundojne me sukses, eksporti me i madh i Shqiperise ne vitet e ardhshme do te jete energjia elektrike.
- Nismat dhe politikat e qeverise per te promovuar turizmin e te gjitha llojeve ne Shqiperi kane qene teper te suksesshme. Shqiperia sot rendit si nje nga destinacionet me te mira ne bote per turizmit nga kompani prestigjoze te turizmit.
etj....