Vdes Enver Zymberi,pjestar i Policisë së Kosovës

ida angel

:)
V.I.P
Edhe zyrtarisht është konfirmuar lajmi i publikuar që në mbrëmje për vdekjen e efektivit të policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i plagosur rëndë me snajper gjatë incidenteve për marrjen e kontrollit të kufirit në veri të Kosovës.
policia_kos1.jpg

Oficeri nga Dubovci i Vushtrrisë, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes, si pasojë e plagëve të marra, në një sulm të armatosur kundër policisë së Koosovës në veri.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka ngushëlluar familjen e policit të ndjerë, duke thënë se “sakrifica e Enverit në mbrojtje të kufinjve të atdheut, të shtetit të Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrën e qytetarëve të Kosovës”.
Zoti Dubovci në veri gjendej në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga forcat e rendit, për të rivendosur kontrollin në vendkalimet kufitare me Serbinë, në veri të Kosovës.Lajmifundit
 
Titulli: Vdes Enver Zymberi,pjestar i Policisë së Kosovës

Inshallah n'xhennet. Mu dhimt shume... :)
 
Pe: Vdes Enver Zymberi,pjestar i Policisë së Kosovës

Ne xhenet ju prehte shpirti.. dhe zoti ju dhashte force familjes te perballojne dhimbjen dhe jeten..
 
Titulli: Vdes Enver Zymberi,pjestar i Policisë së Kosovës

Homazh për policin e vrarë

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se lidhur me vrasjen e pjesëtarit të njësisë speciale të policisë, Enver Zymberi, janë hapur hetimet.

Policia e Kosovës ka hapur hetimet mbi vrasjen e pjesëtarit të saj Enver Zymberi, i cili nga plagët e marra me armë zjarri dje, në veriun e Kosovës, ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e lirë, se policia po heton në disa pista, lidhur me vrasjen e zyrtarit të saj.

“Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Mitrovicës, qysh dje ka iniciuar hetimet. Do të hetojë të gjitha detajet. Të gjitha pistat e mundshme janë duke u hetuar, në mënyrë që të dyshuarit lidhur me këtë rast të kapen dhe të dërgohen para drejtësisë”, tha Sadriu.

Ndryshe, siç ka thënë zëdhënësi Sadriu, Policia e Kosovës dhe drejtuesit e lartë të institucioneve të vendit, sot kanë nderuar policin e ndjerë Zymberi, duke bërë homazhe në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës.

“Sot, prej orës 13 deri në orën 14, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, konkretisht në hollin e ndërtesës së administratës, janë bërë homazhe për policin Enver Zymberi, i cili ka rënë dje në krye të detyrës, në rajonin e Mitrovicës. Në këtë homazh kanë marrë pjesë, përveç prestarëve të policisë së Kosovës dhe kolegëve të të ndjerit, edhe personalitetet më të larta të vendit, familjarë, miq dhe njerëz të tjerë”, sqaroi Sadriu.

Të gjitha institucionet e Kosovës dhe partitë politike e kanë ngushëlluar familjen Zymberi për humbjen anëtarit të tyre në krye të detyrës.

Në ngushëllimet për familjen Zymberi, është thënë se Enver Zymberi është shembull i sakrificës dhe profesionalizmit të lartë në vendosjen e kushtetutshmërisë në tërë territorin e republikës së Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vendosur që policin e ndjerë Enver Zymberi, i vrarë në detyrë, ta dekorojë me Urdhrin “Hero i Kosovës”, me motivacion për “trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Presidentja Jahjaga do t’ia dorëzojë medaljen familjes Zymberi në një ceremoni të veçantë.

Ndryshe, sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Sadriu, në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, të cilat një ditë më parë ishin futur nën kontroll nga njësitë speciale të policisë së Kosovës, janë vendosur dhe po vazhdojnë punën policia kufitare dhe doganierët e Kosovës.

“Janë pjesëtar të Policisë së Kosovës, të të gjitha etniciteteve. Do të thotë, janë të vendosura njësitet e policisë kufitare qysh dje, por edhe sot janë duke punuar. Do të thotë, janë zyrtar policor dhe duhet të punojnë konform rregullave dhe ligjeve të aplikuara në vend”, bën të ditur Sadriu.

Zëdhënësi Sadriu ka theksuar se në pikat kufitare në veri të vendit janë duke qëndruar edhe njësitë e KFOR-it, të cilat, sipas tij, janë duke dhënë përkrahjen për policinë e Kosovës, në punën e tyre të përditshme.

Sadriu gjithashtu ka shtuar se situata e sigurisë në veriun e Kosovës gjatë natës ka qenë e qetë dhe pa incidente, ndonëse në disa rrugë ende qëndrojnë barrikadat, të cilat i kanë vendosur më herët serbët lokal.

Në anën tjetër, serbët lokalë, në veri të vendit edhe gjatë natës së kaluar kanë qëndruar afër barrikadave që i kanë vendosur në disa rrugë.

Këtë e konfirmon edhe njëri nga liderët politik të serbëve të veriut të Kosovës, Kërstomir Pantiq, i cili gjithashtu thotë se me gjithë tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës nga veriu, në pikat kufitare kanë mbetur njësitë e policisë kufitare, me të cilin fakt, sipas tij, serbët lokal nuk pajtohen.

“Qytetarët janë ende të tubuar në barrikada. Megjithatë rrugët nuk janë plotësisht të bllokuara. Qarkullimi është i lirë në drejtim ka pikat kufitare dhe që andej për në Mitrovicë”, ka thënë Pantiq.

Sidoqoftë, policia e Kosovës ka theksuar se njësitet e Policisë kufitare dhe doganierët do të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre në pikat kufitare në veri të vendit. /rel/
 
Titulli: Vdes Enver Zymberi,pjestar i Policisë së Kosovës

‪Ne familjen e policit te vrare ne Kosove- Vizion Plus - News - Lajme‬‏ - YouTube


"Miq, te afërm dhe familjare janë mbledhur ne fshatin Dubovc për ti dhënë lamtumiren e fundit dhe për te shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta te policit te ri 31 vjeçar Enver Zymberi, i cili la pas tre fëmijë te vegjël dhe gruan shtatzënë, e cila pret te lind një vajze qe nuk do ta njohe babanë e saj. Ne familjen Zymberi lajmi i ka tronditur te gjithë. Sipas familjareve, babai i Enverit, posa mori vesh lajmin për vdekjen e djalit me te madh, pësoi një gjendje shoku. Ndërsa nena, Sevdija, e cila mbeti tani me dy djem te tjerë te rinj, mundohet ti përmbajë lotët, pasi sikurse thotë ajo, Enveri ra për liri. I ndjeri ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga viti 2000 dhe i përkiste gjeneratës së 10 të PK-së. Fillimisht Enveri ka shërbyer në stacionin policor në Vushtrri për t'ju bashkangjitur më pas Njësitit Special Operativ të policisë në drejtorinë rajonale të Mitrovicës. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i dha titullin "Hero i Kosovës Enver Zymberit, me motivacionin "për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës".
 
Titulli: Vdes Enver Zymberi,pjestar i Policisë së Kosovës

Allahu ja shperbleft me xhehnet inshAllah
 
Titulli: Vdes Enver Zymberi,pjestar i Policisë së Kosovës

Ngushllime familjarve dhe gjith Shqiptarve
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top