Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Vjehrra rrinte me pistoletë në brez. Kunatat: E vramë se na e solli në majë të hundës


“Nuk mund të duronim më tej kërcënimet, presionet dhe shantazhet e vjehrrës. Tani jemi bërë pishman për krimin e kryer, por na e solli në majë të hundës. Më keq na vjen për fëmijët e vegjël që do të rriten pa kujdesin tonë”.

Kështu janë shprehur dy kunatat nga një fshat i Peshkopisë, të cilat e vranë vjehrrën duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.
“Nga të dhënat e siguruara deri më tani, mësohet se krimi është kryer në bashkëpunim nga dy kunatat. Ato e kanë pranuar krimin dhe duhet të përgjigjen para ligjit për krimin e “vrasjes në bashkëpunim”,” kanë sqaruar burimet pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për gazetën Panorama.

Avokatët mbrojtës kanë tentuar ta lehtësojnë gjendjen e dy të pandehurave, duke u shprehur se ato e kanë kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se viktima i kishte dhunuar, fyer e kërcënuar disa herë dy nuset e djemve.
Naimja njihej si grua tejet e ashpër në zonë dhe që prej vdekjes së bashkëshortit, mbante në brez pistoletën e tij.









gazetatema.net
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Vjerra gati me pistolet lol Beni punet dhe nese ato i thoshin jo , tak vjerra pistoleten nga brezi sdoni ju e lol lol
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Te till traxhedi _ "komike" Vetem shqiperia jon afron..:),..Eh deri sa te shkeputen shqiptaret nga Patriarkalizmi spo ngel rob ne kemb..hahahahahahha ndjes per te qeshuren,,por s'di robi cfare te shkruaj..
Komedi shekspiriane,,i thon kesaj,,vjehrra me pushk ne brez,,keto qe mbysin me vaj..perendi ku je pse flen kaq gjat e i braktis besimtaret e tu..:):p
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Eshte nje shprehje qe perdoret shume.. Ne Diber nuse merr po nuse mos jep. Me vjen keq qe jane ne nje situate te tille nuset duhet te ishin treguar me te forta sepse me vrasjen e vjerres vetem sa kan shkatrruar jeten e tyre dhe femijeve te tyre. Kan qen te dhunuara sistematikisht nga vjerra e tyre, skan gjetur mbeshtetje as ne familjen e tyre. Sidoqofte krimi eshte krim! Si i tille duhet denuar.
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Kështu janë shprehur dy kunatat nga një fshat i Peshkopisë, të cilat e vranë vjehrrën duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.

C'jane keto cmenduri?! E pabesueshme qe mund te besh dicka te tille...
Dakord, ta ben vjehrra borxh, eshte grifsh, shtrige, si te duash....por ste jep te drejten ti maresh jeten. Me ca je ti me e mire nqs kthehesh ne nje kriminele?!?!!!?
Njerzit qe nuk dine me te zgjidhin problemet ne ane te komunikimit, ose te pakten te hapin rruge kur nuk kane me gjera te perbashketa....
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Apsara
Mendje i thone.. ndodh qe edhe dhuna sistematike te lodh dhe kundervepron njeriu, fundja kur vjen puna te shpirti me mire te qaje nena jote se imja apo jo

Dhune sistematike, psikologjike apo fizike, po vret e demton njeriun....
Por kjo nuk i cvesh 2 kunatat nga faji i krimit.
Vjehrra mund te kete pasur fajet e veta, sic e thash, ato mund te gjenin rrugen me elegante, te mernin burrat e te largoheshin nga ai vend qe i shkatronte dite per dite.
Nje femer, qe ka cik tru, di si te bej burrin e vete te kuptoj e te veproj ne ashtu menyre qe te jete mire per ciftin.
Nuk eshte zgjidhje krimi as dhuna...
I rofte ca ben, shpetuan nga vjehrra e do kalben ne burg?!

Pse duhet te qaj nje nene, kur mund mos qaj asnjera?

Me duket sikur inkurajohet violenca, dhuna, agresiviteti, nen pretekstin qe "me beri dem, duhet t'ja kthej".
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Eh sweet..njeriu eshte nje qenie qe po e ushqeve me urrejtje,,nenshtrim,,dhe frik,,c'pret pervec se rezultatet e eksperimentit,,finalizimi i tij dihet ne keto raste nuk deshton,,eshte pika kulminante pra kemi viktima,ne kete rast viktima eshte vet ndertusja e eksperimentit te frikshem te saj,,ajo qe me habit eshte se akoma dreci i roleve ne shqiperi ne familje nuk eshte normalizuar,,marrin nusen te tere e martojn psikollogjikisht e per urdherim e i shkreti burr me sa duket vetem fizikisht e marton..
sepse dhe vet mashkulli ne keto raste eshte produkt i deshtuar social,,ska pushtet mbi jeten e tij as te nuses se tij,sepse dhe ai eshte rrit nene tutelen per te qen sic thon prinderit me mendjen paradisa shekullore.
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

C'jane keto cmenduri?! E pabesueshme qe mund te besh dicka te tille...
Dakord, ta ben vjehrra borxh, eshte grifsh, shtrige, si te duash....por ste jep te drejten ti maresh jeten. Me ca je ti me e mire nqs kthehesh ne nje kriminele?!?!!!?
Njerzit qe nuk dine me te zgjidhin problemet ne ane te komunikimit, ose te pakten te hapin rruge kur nuk kane me gjera te perbashketa....


ato gra nuk kishin ku te ankoheshin... bashkeshorteve qe sa martohen ikin ne emigrim dhe i lene nenen ta mbajne keto, nuk i ankohen dot. aq me teper qe dhe ata kur ktheheshin nga emigrimi ushtronin dhune mbi to.
po edhe te familjet e tyre nuk kthehen dot, ne disa zona marrin ende ne paje plumbin e nderit me vete, qe do te thote se nese gabojne, e dine cfat i pret.... po dhe te familjet e tyre nuk ankohen, sepse do t'i thone te ulin koken, te durojne, e mos bejne ze.
ne cilin shtet te ankohen, ne cilin rajon policie... jo se s'do i degjonte kush, po s'do i zgjidhte asnje problem...
ne jug, ku nuk vepron kanuni, meshkutj se durojne divorcin, po zgjedhin plumbin per t'i zgjidhur problemet, e jo me ne veri, qe sbehet fjale nje gje e tille.
ne qe jetojme ne kushtet qe jetojme, me te mirat e te keqijat tona, jemi rehat, e flasim para kompjuterit, ndersa ato te shkretat zbrisnin dru ne kurriz per ngrohje, kujdeseshin per bagetite, token, femijet, dhe vjerren brigadiere qe jepte urdhrat me kobure ne brez...
ne ca raste, veprimet te imponohen... edhe kafsha te turret duke te kafshuar kur t'i e torturon... jo me njeriu
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Perderisa keq "menaxhimi" i djemve ne kete familje ka qen nen zero normale qe keto rezultate priten neper familje.Mir nena qe pleqeri aq horizont ka,apo i shef gjerat me sy antik po roli i djemve per ti bere gjerat e qarta ne familje ku esht?? Ndaj me mir sot martohu dhe ik menjan sesa te arrijn gjerat ne kete pik.
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Dhune sistematike, psikologjike apo fizike, po vret e demton njeriun....
Por kjo nuk i cvesh 2 kunatat nga faji i krimit.
Vjehrra mund te kete pasur fajet e veta, sic e thash, ato mund te gjenin rrugen me elegante, te mernin burrat e te largoheshin nga ai vend qe i shkatronte dite per dite.
Nje femer, qe ka cik tru, di si te bej burrin e vete te kuptoj e te veproj ne ashtu menyre qe te jete mire per ciftin.
Nuk eshte zgjidhje krimi as dhuna...
I rofte ca ben, shpetuan nga vjehrra e do kalben ne burg?!

Pse duhet te qaj nje nene, kur mund mos qaj asnjera?

Me duket sikur inkurajohet violenca, dhuna, agresiviteti, nen pretekstin qe "me beri dem, duhet t'ja kthej".

Degjo e dashur! Burrat kan ikur ne kurbet me vite te tera duke i lene ne dore te vjerres e cila sigurisht do ket qene me te meta mendore se nuk arsyetohet ndryshe te rrahesh nusen ta lesh pa ngrene, mos e dergosh te familja e saj ka pas rast edhe 3 vjet pa i pare, Nuk e mbeshtes aspak krimin e bere se me te vertet askush ska fituar asgje, por kjo nusja qe e ka vrare eshte martuar qe 13 vjec, imagjino eshte rritur te der e burrit dhe ja si eshte rritur me dhunim psikologjik dhe fizik. Nuk eshte e lehte te gjykosh kete histori, ka ikur nje here nga shpi e burrit dhe kur ka vajtur te familja e vet nuk e kan perkrahur por e kan derguar serish te burri. Imagjinon qe ska gjetur mbeshtetje askund? Burri askund! Mos te themi ka gjet nje grua tjeter ne Itali e si behet vone ca ka lene pas.. E jema i ka thene ul koken e rri aty, jan shume faktore dhe shume tragjedi ne kete histori makabre
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

E tmerrshme..

Këta njerëz sot kanë ikur për thana ncncnc ..

Këto dyja dhe burgun e kanë pak, vaj të nxehtë në vesh????? Dhe këtë marrëzi se kishim dëgjuar .....
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Hajde kunata hajde vetem ne shqiperi po ndollin kshu gjanash,po i vjen fundi i botes qas po degjojme ne kit jet....
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

kisha degjuar per vrasje me vaj te nxehte, po ta lexoja ne kete menyre sme kishte shkuar ne mendje :(.

Edhe tek tema e vjehrres nuset ketu thoshin qe une sillem mire me vjehrren, shyqyr moj nuset e forumit se ne rast te kunderte do degjonim keto lajme :p
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

ato gra nuk kishin ku te ankoheshin... bashkeshorteve qe sa martohen ikin ne emigrim dhe i lene nenen ta mbajne keto, nuk i ankohen dot. aq me teper qe dhe ata kur ktheheshin nga emigrimi ushtronin dhune mbi to.
po edhe te familjet e tyre nuk kthehen dot, ne disa zona marrin ende ne paje plumbin e nderit me vete, qe do te thote se nese gabojne, e dine cfat i pret.... po dhe te familjet e tyre nuk ankohen, sepse do t'i thone te ulin koken, te durojne, e mos bejne ze.
ne cilin shtet te ankohen, ne cilin rajon policie... jo se s'do i degjonte kush, po s'do i zgjidhte asnje problem...
ne jug, ku nuk vepron kanuni, meshkutj se durojne divorcin, po zgjedhin plumbin per t'i zgjidhur problemet, e jo me ne veri, qe sbehet fjale nje gje e tille.
ne qe jetojme ne kushtet qe jetojme, me te mirat e te keqijat tona, jemi rehat, e flasim para kompjuterit, ndersa ato te shkretat zbrisnin dru ne kurriz per ngrohje, kujdeseshin per bagetite, token, femijet, dhe vjerren brigadiere qe jepte urdhrat me kobure ne brez...
ne ca raste, veprimet te imponohen... edhe kafsha te turret duke te kafshuar kur t'i e torturon... jo me njeriu

Une nuk mund te jem dakord me krimin, edhe pse e thash mesiper qe vjehrra mund tja kete bere borxh ne te gjitha format.
Dakord, jetojme ne nje bote tjeter, me tjeter botekuptim, me tjera mundesi per te shprehur apo per tu mbrojtur, por kjo nuk dmthn qe i lejohet atyre qe te zgjedhin variantin e fundit.
E dini ju ca dmthn vaj i percelluar ne vesh? Kjo eshte torture, per te paguar cfare ka bere vjehrra gjate jetes.....

Eshte kanuni, eshte zona, por kjo i bie qe te githe te vriten mes tyre.... se ne ato zona te gjitha femrat kane pjes per te njejtin trajtim...
Ku qendron e ardhmja? Cfare shembulli marin femijet?


Degjo e dashur! Burrat kan ikur ne kurbet me vite te tera duke i lene ne dore te vjerres e cila sigurisht do ket qene me te meta mendore se nuk arsyetohet ndryshe te rrahesh nusen ta lesh pa ngrene, mos e dergosh te familja e saj ka pas rast edhe 3 vjet pa i pare, Nuk e mbeshtes aspak krimin e bere se me te vertet askush ska fituar asgje, por kjo nusja qe e ka vrare eshte martuar qe 13 vjec, imagjino eshte rritur te der e burrit dhe ja si eshte rritur me dhunim psikologjik dhe fizik. Nuk eshte e lehte te gjykosh kete histori, ka ikur nje here nga shpi e burrit dhe kur ka vajtur te familja e vet nuk e kan perkrahur por e kan derguar serish te burri. Imagjinon qe ska gjetur mbeshtetje askund? Burri askund! Mos te themi ka gjet nje grua tjeter ne Itali e si behet vone ca ka lene pas.. E jema i ka thene ul koken e rri aty, jan shume faktore dhe shume tragjedi ne kete histori makabre
Po mund te kete te gjitha arsyjet, nuk ti mohoj, por prap nuk eshte zgjidhja e duhur cfare kane bere.
Nje nene mendon dy here...
Nqs burri eshte i ikur, familja nuk e pranon me, vjehrra vdiq ( se e vrane), kush do i risi femijet, sa keto te 2 do ikin ne burg?

Mbase ky eshte realiteti i shume femrave ne ato zona qe permend Kreta me siper, por qe durojne, qe i nenshtrohen situates, pa fundosur dhe femije te pafajshem....qe mbeten rrugeve, dhe qe transformohen ne bishat e te nesermes qe do kete te njejten sjellje si gjyshrit apo baballaret e tyre!
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Ja pra po te mbjellesh dhune , dhune do korresh! Me vjen sinqerisht keq per nuset qe per nje moment dobsie,luhatje mendore te shkaterrojne jeten e femijeve te tyre se besoj vete do jen me mire ne burg se ne shtepin e tyre. Jetojme ne nje vend ku dhuna ndaj femres denohet, atje ku kane jetuar keto ne ate fshat te thelle ka qen normale sepse jam e sigurte sjane te vetmet femra te dhunuara. Shpresoj qe shteti te nxjerri ligje me te forta ndaj dhunes qe ushtrohet te femrat. Shteti ti mbeshtesi me shume te dhunuarat, eshte e veshtire kur e shikon jeten pa asnje rrugedalje! Ajo pistolete qe ka qen ne brez do vinte nje dite do shprazej te nuset as qe kam dyshim. Eshte fatkeqsi cpo i ndodh femres ne Shqiperi.
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

c'eshte kjo pune te te vrasi nenen nusja :S

Nqs nusja nuk eshte e lumtur, apo mendon qe ka bere zgjedhjen e gabuar, te ri'kthehet ne shpine e saj , andej nga ka ardhur ,

Zot na ruaj nga mendje dhe njerez te semure, :S
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

asnje se meriton vdekjen sado keq te sillet...vrasja e nje njeriu nuk ka asnje justifikim..
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Vjehrra me kobure ne brez :p

Gjithsesi mendoj se nga ata ane, ku femrat kane ngelur te vetme jane kthyer (sic ne nje teme tjeter) burrenesha , dhe ndoshta
shkaqe emigrimi apo tjeter e tjeter apo per te mbajtur nuset nen fre sillej ashper.
Gjithsesi krimi, edhe kjo me e keqja deri kur arrin robi nuk eshte e pranueshme..
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

mir ja ka bo po hë .

kush e ka hak diçka te tille, e ka. fundja nuk e vrane se ishte rob i mir.
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

zhigolo po si do ndiheshe po te ishte mamaja jote ?
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

zhigolo po si do ndiheshe po te ishte mamaja jote ?

zemer , shiko ku po behet fjal si histori . ne cilen zone te shqiperise . sa komplekse eshte natyra e vet femres atje .

pastaj hajde ma drejto mua me ate pytje . nuk ta marr per ofendim aspak :) .
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

zemer , shiko ku po behet fjal si histori . ne cilen zone te shqiperise . sa komplekse eshte natyra e vet femres atje .

pastaj hajde ma drejto mua me ate pytje . nuk ta marr per ofendim aspak :) .

urdhero s'te kuptova ? dhe s'ju pergjigje pyetjes konkrete qe te pyeta,
 
Vrasja e vjehrrës, dy nuset: ” E lidhëm në kasolle, pastaj e dogjëm me vaj”

Vrasja makabre e 67 vjeçares Naime Skuka nga dy nuset e saj bëri bujë të madhe jo vetëm në Peshkopi, por dhe në mbarë opinionin publik. Dy autoret e krimit kanë zbuluar në polici detaje të reja. 25 vjeçarja Zhemile Skuka së bashku me kuntën e saj kanë mohuar kategorikisht për lidhje jashtëmartesore dhe se nuk ka qënë ky shaku u vrasjes së të moshuarës.



nuset.jpg

“Gratë e Skukajve nuk kanë shanse të kenë meshkuj të tjerë veç burrave me të cilët janë martuar”, mësohet të kenë thënë ato. Ndërsa Hikja ka vazhduar: “Pas debateve të ashpra në qilarin e bagëtive, Xhemilja shkoi në banesë dhe ngrohu një xhezve me vaj në zjarr. Në momentin që vjehrrën e lidhëm me litar nga këmbët e duart, asaj i ra të fikët, humbi ndjenjat dhe nisi të dridhej nga frika, kuptoi se diçka e keqe po i ndodhte. Xhemilja solli vajin e nxehtë në kasolle, ku vjehrra ishte gati e përgjumur. Ia hodhëm në vesh dhe pamë se brenda pak minutave vjehrra dha shpirt”. “Ne, – ka vijuar Hikja, – pasi konstatuam vdekjen e vjehrrës, ramë dakord ta groposim në kasollen e bagëtive. Veglat e punës i kishim në kasolle, sepse i përdornim për largimin e plehut të bagëtive. Hapëm një gropë afro gjysmë metri thellësi dhe futëm plakën brenda ashtu siç ishte, me ato rroba që kishte veshur”. Për të pasur siguri për jetën e gjashtë fëmijëve të tyre, ato janë dorëzuar në polici bashkë me pasardhësit e tyre. Tashmë dy nuset ndodhentë izoluara në burgun 313, ku pritet dënimi i tyre nga drejtësia shqiptare./alb.com
 
Titulli: Vrasja e vjehrrës, dy nuset: ” E lidhëm në kasolle, pastaj e dogjëm me vaj”

te semurat :vje:
 
Titulli: Vrasja e vjehrrës, dy nuset: ” E lidhëm në kasolle, pastaj e dogjëm me vaj”

Zot si arrin njeriu deri aty

Pse sbashkohen temat?
 
Titulli: Vrasja e vjehrrës, dy nuset: ” E lidhëm në kasolle, pastaj e dogjëm me vaj”

makabre fare pa zemer njerzit e sotem :brutal:
 
Titulli: Vrasja e vjehrrës, dy nuset: ” E lidhëm në kasolle, pastaj e dogjëm me vaj”

Pse mos eshte fai i nuseve !jo do thosha un, djem e plakes i kan fajet ata duhet burgos se ken leju gjerat te vin deri te ajo pik.
 
Titulli: Vrasja e vjehrrës, dy nuset: ” E lidhëm në kasolle, pastaj e dogjëm me vaj”

Gjithmon ka nje arsye qe kan arritur ketu,kan marr parasysh dhe femijet qe do i linin per nje kohe te gjat pa nene... Ne kete rast problemet ekonomike s'kan ekzistuar sic thonin ne shyp,krim vertet i rend qe ndikon shum keq te femijet. (te vetmit te pafajshem ne kete rast)
 
Titulli: Vrasja e vjehrrës, dy nuset: ” E lidhëm në kasolle, pastaj e dogjëm me vaj”

Faji eshte jetim kan thene perher, nje gje i ka shty kta nuse te sillen ne ket menyr makabre. Nje njeri qe esht ne mendje te shendosh si ben kto gjera... Gjithsesi ngelet "drejtesia" shqiptare te denoje fajtoret ..
 
Titulli: Vjehrra rrinte me pistoletë në brez.

Apsara kemi mjaft arsye c'do dite qe te na shtyjne te bejme budalliqe apo edhe me shume , por ne k'te rast s'ka arsye qe ta justifikoje pervecse mungeses se llogjikes ose e lindur te vrasesh, te besh keq,

sepse c'do lloj arsye te kene pas nuk eshte e drejte te marresh jeten e dikujt tjetri/re qe te biesh ti rehat, te kishin vrare veten e tyre do ishte zgjedhje me e drejte ne k'te rast nqs nuk mundeshin me gjate,

Raste makaber si ky do te thote qe s'ke gjak dhe eshte vrasje me plan me paramendim, eshte ndryshe kur ndodh 1 aksident,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top