Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me pistoletë 21-vjecari

LoSsT

VIP
V.I.P
DURRثS- Një 21-vjecar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë tre plumba me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen numër 9 të qytetit të Durrësit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak i plagosjes së 21-vjecarit Shkëlqim Dardha është një grindje midis të rinjsh, e cila ka përfunduar me të shtëna pistolete, duke sjellë si pasojë edhe plagosjen e djaloshit..

I riu është dërguar menjëherë për në spital dhe njoftohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Burime nga policia thonë se janë identifikuar 3 autorët e plagosjes, dhe po punohet për kapjen e tyre, ndërkohë që ka sekuestruar armën e krimit, pistoletë tip TT.

Plagosja me pistoletë në orët e pasdites ka shkaktuar ndërkaq panik të madh tek banorët, por dhe pushuesit e shumtë në qytetin bregdetar
.​

(e.m/BalkanWeb)
32423_70.jpg
 
Pe: Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me pistoletë 21-vjecari

Ne o vrasesa do behemi (si tregojne gjerat ) ose gay pushta b.......ira sipas Pink zgjidhje te mesme skemi :(
 
Pe: Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me pistoletë 21-vjecari

Urroj te shpetoj djali dhe shpresoj te degjojme sa me pak per raste te ketilla..Eshte e tmershme te mendosh se si nje grindje, si nje situate banale mund te eskaloje gjere aty sa te perdoret arma dhe dikush kaq rende te plagoset e ti vihet ne rizik jeta..
 
Pe: Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me pistoletë 21-vjecari

Ishalla shpeton ky djali..
 
Pe: Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me pistoletë 21-vjecari

ishalla shpeton......po cfare po na degjojne veshet
 
Pe: Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me pistoletë 21-vjecari

Ec e jeto ne Shqiperi po deshe. Sa gjynaf!
 
Pe: Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me pistoletë 21-vjecari

Pervec meje ka njeri tjeter qe nuk ka pistolete me vete? Te ngreje doren...

Kane plasur armet sheshit...
 
Pe: Titulli: Pe: Durrës, sherr mes të rinjsh, plagoset me pistoletë 21-vjecari

pse vetem ne shqiperi vriten njerezit

Normale qe jo....por aty eshte jeta me pak e sigurte se ne nje vend tjeter. S'ka rregull fare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top