Shqiptaria dhe besimet fetare

Love

βeℓℓe â๓e
Lexohet shpesh në shkrimet e gazetave, opinione subjektive të cilat duken pa bazë historike e sociologjike.

besimet%20fetare.jpg


Shqiptari është shqiptar! Respekton traditat e shoqërisë, qofte ai mysliman, i krishterë, ortodoks, bektashi o çam.
Nuk bëjme dallime ndërmjet besimit kundrejt shoqërisë, përndryshe, nuk do të kishte shoqëri në kafene, shkollë e vende pune.
Ajo që dua të shpreh është se: nëse Shqipëria do të kishte grupe klanesh të diferencuar në klasa sociale, myslimanë e të krishterë nuk do të shoqërohej me njëri-tjetrin etj. Besimi në fe është një sjellje personale- individuale, por besimi në Zot është i përbashkët.
Përçarjet historike të Shqipërisë bënë që një ndër mënyrat për të mbajtur shtetin të bashkuar ishte eliminimi i fesë.
Shkatërrimi i kishave, xhamive e teqeve. Shqiptarët duhet të kishin vetëm një besim: Partia.
Megjithatë, ndonëse u shkatërruan kisha e xhamia, Enveri ose "Partia", nuk ishin të pakujdesshëm mbi vlerat besimtare të popullatës, nuk mund të shfarosnin shekuj e shekuj historie dhe me dinakëri, e arsyetim, shpëtuan një Kishë e një Xhami si vlera kulturore historike. Edhe se nevojshmëria ishte e tillë dhe e domosdoshme për një bashkim kundrejt kërcënimeve që lufta detyronte.
Me ardhjen e Demokracisë, të tjera “kulte” po krijonin interferencë në besimin e popullatës si: dëshmitarët e Jehovait, nxënësit e Jezusit, madje edhe Budizmi, por pa sukses.

Tani t’i kërkojmë vetvetes sonë: duhet të respektojmë Zotin e gjithkujt, apo është më e thjeshtë që të besojmë mbi njëri tjetrin, duke i festuar festat me harmoni?
Besimi ka vetëm një rrymë; mirëqenia shoqërore e sociale. Pashko Vasa na kujton edhe njëherë tjetër se: “Feja e Shqiptarit, është Shqiptaria”. Përse ne e harrojmë përherë?!

Julian Bostani - Diplomuar për Komunikim në Universitetin e Sienës
Shekulli
 
Titulli: Shqiptaria dhe besimet fetare


Përçarjet historike të Shqipërisë bënë që një ndër mënyrat për të mbajtur shtetin të bashkuar ishte eliminimi i fesë.


Nuk eshte i vertete ky konkluzion i ketij sociologu ,se kinse elimini i fese eshte per shkakun e percarjes se populllit. Asnjehere feja ne trojet Shqipatare nuk ka qene shkak per percarjen e popullite shqiptare . Eliminimi i Fese ka qene si rezultat i Ateizmit te Shqiptareve . Feja ne trojet tona , asnjehere nuk i ka motivu besimtaret , qe te dogjen shtepit e atyre qe nuk besojn , ose ti obligojn Ateistet te besojn .
Po keshtu eshte me njerezit e humbur te cilet e mohojn Zotin e tyre . Edhe pas 50 viteve Diktatoriale te Ateistit Enver Hoxha . Prap Zoti ka leshuar meshire per roberit e tij , dhe Xhamiat jane dhjetfishuar ne trojet shqiptare , shtresa e te rinjeve me te madhe e percafojn fene , dhe ky fakte eshte se Besimi ne Zot asnjehere nuk do te zhduket edhe nese vjen cdo i cmendur ne pushtet dhe mundohet ta bej elimimine fese .
Elhamdulilah prej Zotit , qe jemi musliman besimtare ne Zotin Fuqiplote , e nuk jemi prej ateisteve !
Te jesh ateist do te thote per cdo njeri shkaterrim . Atesitet e Shqiperise e kane shembulle Enverin , se te jesh ateist do te thote te jesh njeri i cmendur , dikatator , vrases , perdhunues , shkaterrues . Keto CILESI Ateisti me i madhe ne vendet tona i ka pasur . Te jesh ateist simbas meje , eshte te jesh vella i ateisteve ! E njejta eshte sikur per neve besimtareve muslimane , ne jemi vllezer te gjithe mbar boten .
 
Titulli: Shqiptaria dhe besimet fetare

Islami gjithmon do jete ne trojet shqiptare :D
Rrnoft Perandoria Osmane :D
 
Te flasesh per besimin eshte dicka shume e veshtire.

Une e mbeshtes ne nje fare menyre besimin se ka si baze ideologjije paqjen dhe faljen. Por me shqeteson fakti se kalon ne nje fare sadomazokizmi duke mohuar plotesisht vetveten dhe pranuar vuajtjen si nje çmim qe duhet paguar per ne boten e pertejshme.
Domethene duhet te vuash dhe persekutohesh ne kete jete qe te mund kalosh ne parajse. Duhet te mbash koken e ulur dhe "te pranosh gjithcka me perulje", si nje kristian/myslyman/ortodoks/bektashi/etj i devotshem. Kujt i sherben kjo?....(Ndoshta elitave te cilet e krijuan per tena kthyer ne zombie?) E dyta eshte krijimi i barrierave dhe bllokimi i horizontit ne emer te blasfemise dhe pakundershtimit te "plotefuqishmit". Gjithmone njerezimi ka ecur perpara duke bere pyetjen pse?

Qe ne zanafille une kam nje problem filozofik me Biblen...Adami dhe Evea provuan "mollen" e cila u dha "njohurine"...dhe automatikisht mekatin me pas. Nohurine per te bere pyetjen pse?? Njohurine per te kuptuar te miren nga e keqja.

Sic e permenda me pare diku ne nje shkrim tjeter, mendjet me te ndritura boterore u persekutuan nga kisha dhe sistemi klerik. Po i permend disa si Koperniku, Bruno, Galileo, Dekarti, Newton, Halley, Darvini, Hubble, madje edhe Bertrand Russell. Shume prej tyre u detyruan te punoni te fshehur ne ilegalitet. Jane po ata heronj (qe ne sot mund ti quajme konspiracjoniste,masoniste,illuminante etj) qe ne kemi luksin teknologjik, internetin, shkencen, teknologjine dhe mjeksine e nje shkalle te pamendueshme. Kisha ka qene edhe ne anen e gabuar te shkencave shoqerore per mbi 1.500 vjet, ne menyre aktive promovuar skllaverine, anti-semitizmin, torturat dhe masakrat e grave si shtrigat, represioni ****ual, censura dhe inkuizicionin. Kryqezatat dhe lufterat e tjera mizore, dhe denimet me vdekje per ata qe nuk e pranonin.

Po te ishte per fene ne sot do hidhnim valle rrotull zjarrit dhe frikesoheshim nga rrufete (ndeshkimet e Zotit)!
 
Titulli: Shqiptaria dhe besimet fetare

Feja islame eshte dhe do jete edhe pa qene Osmanet Turqit apo Arabet pasi kjo gje permendet edhe ne Kur'an
 
Titulli: Shqiptaria dhe besimet fetare

Vendosja e rrufepriteses mbi kumbanaret FetaRe eshte Fitorja e shkences ndaj Fese.

Fese i ka mbetur vetem misticizmi tek e "panjohura " si guri i fundit ! Fese po i rrezohen guret e keshtjelles fakt pas fakti te rritjes se njohjes se Njerzimit drejt perparimit te SHKENCES .
 
Titulli: Shqiptaria dhe besimet fetare

Vendosja e rrufepriteses mbi kumbanaret FetaRe eshte Fitorja e shkences ndaj Fese.

Fese i ka mbetur vetem misticizmi tek e "panjohura " si guri i fundit ! Fese po i rrezohen guret e keshtjelles fakt pas fakti te rritjes se njohjes se Njerzimit drejt perparimit te SHKENCES .

ska ma mire se me ia ba rrafsh vetes edeh pse realiteti eshte krejt ndryshe. veq ata qe dua nje gje te tille mendojne keshtu por ata qe jane duke logjiku gjerat po i shohin ndryshe
 
Titulli: Shqiptaria dhe besimet fetare

Ky shkrim sh i shkurter s'eshte as analize asgje, ai thjesht them ka kopjuar ca rreshta ne shkrime te ndryshme dhe i ka vendosur nen nje titull... ska rrjedhshmeri, per me teper ska nje permbyllje apo opinjon te tijin si rezultat perfundimtar....
S'di cte komentosh pasi sna ka thene ndonje gje te re :p, kete qe shqiptaret respektojne njeri tjetrin, qe s'ka klane, qe enveri shklaterroi kultet, qe u krijuan rryma te reja me ardhjen e demokracise si jehovai i dinim te gjithe, ah mos valle shprehja e Pashkos eshte e re??! Lol.....
 
Titulli: Shqiptaria dhe besimet fetare

atyre qe mendojne se feja do te humbet apo do te zhduket e kam per qellim fene islame po ua jp nje ngushllim e ai thot:

15:9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
 
Titulli: Shqiptaria dhe besimet fetare

Nganjehere kur lexoj tema te tilla mbi fen dhe mbi idologjit fetare,me vjen ne mendje nje pyetje e thjesht,,
Perse pikerisht aty ku eshte trualli i feve,,Izraeli,,lufta nuk pushon kurr,perse lindja e mesme digjet flak,,perse vendet me besimtare ne bote njohin dhe varferin me te madhe ne bot,,perse aty ku shkon besimi ne palc,,gjejm dhe rrgullat mesjetare mes burrit dhe gruas,,e perseee e perseee,,deri ne infinit,,
dua te them kete,,qe ne vetvete dhe feja eshte nje fare rryme politike qe u perdor qe ne lashtesi,nje form psikollogjike per te nenshtruar masat,..
Persa i perket shqiperis,,ne me shume se sa popull pagan nuk jemi asgje,,s'e kemi per gje nga katolik te kthehemi ne mysliman dhe e kunderta,,se kemi per gje tu bijem "mohit"per shume gjera,,e mbi te gjitha shqiptari e shet fen per interesa personale (shumica flas..)si me qne tu shite domate..ahhahaha
C'ka verteton qe nuk jemi popull i ujitur me ide ekstreme fetare,,kjo eshte gje e mire,,ne fakt dhe kjo shpjegon dhe bashkjetesen paqsore mes feve,,megjithse ekzistojn disa klane te ftohta por qe jo shume aktive dhe ne shqiperi,,qe perfacsohen deri lart,,me prirje te caktuara fetare,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top