InfoBlic.

Titulli: InfoBlic.

Fier, shirat dhe erozionirrezikojne 20 shtepi

E Enjte, 15 Janar 2009

Fier- Banoret e fshatit Qender ne komunen Levan, japin serish alarmin per erozionin qe ka shkaktuar demtimin e banesave dhe rrezikon nje tragjedi, si ajo e Gjirokastres. Jane 20 shtepi qe rrezikohen nga shembja per shkak te perberjes se tokes dhe erozionit. Mesohet se 12 prej ndertesave kane demtime te renda dhe te tjerat me te lehta. Nepermjet nje deklarate publike, banoret Sheme Braka, Shyqo Hasa, Xhevair Hambaraj, Bashkim Hallindri, Jaho Lilaj dhe te tjere, shprehen teper te revoltuar per indiferencen e komunes Levan. Ata pohojne se flene me frike, si rezultat i shkarjes se dheut, i cili ka nisur nga poshte rruges nacionale Levan-Vlore. Me e ndjeshme kjo dukuri eshte gjate kohes kur bien reshje te dendura shiu. Kryetari i komunes Levan, Agim Qejvani, shprehet se kjo gjendje njihet nga komuna dhe Qarku, ndersa po punohet per te vleresuar demet dhe te merren masat.

Xh.B.
 
Titulli: InfoBlic.

rrusho jo kshu postimet, meri me qeht, se e ke bo turli
 
Titulli: InfoBlic.

Policia 96 vjec, lufte ndaj korrupsionit

E Merkure, 14 Janar 2009

TIRANE - Policia e Shtetit ka festuar sot 96 vjetorin e krijimit te saj. Ne ceremonine e zhvilluar pervec autoriteteve te larta te shtetit, merrnin pjese edhe perfaqesues te Policise nga Italia, Maqedonia dhe Kosova. Ne fjalimin e tij, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci, u kerkoi te pranishmeve te mbanin nje minute heshtje per policet e vrare ne krye te detyres. "Nga viti ne vit struktura e policise eshte permiresuar dhe mund te themi se kemi nje performance te shkelqyer" u shpreh Prenci. Ai tha, se lufta ndaj korrupsionit dhe trafiqeve nderkombetare, eshte detyra kryesore e ketij institucioni. Drejtori i Pergjithshem i Policise Italiane, Antonio Manganeli, ne pershendetjen e tij vleresoi performancen e mrekullueshme te policise shqiptare ne vite, si dhe bashkepunimin me policine italiane dhe ate te vendeve te tjera, ne luften kunder krimit. "Sot policia shqiptare, tha ai, feston 96 vjet histori, e cila eshte nje ditelindje, qe ashtu si gjithsecili prej nesh, reflektojme kur kremtojme ditelindjet tona, per te kujtuar, per t'u keshilluar, per te nderuar te renet ne mbrojtje te ligjit dhe per te cuar perpara punen e tyre". Manganeli siguroi edhe nje here per bashkepunimin e policise italiane me policine shqiptare, ne goditjen e krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, ne fjalen e tij theksoi se "Policia e Shtetit, e krijuar me 13 janar te vitit 1913, pak jave pas shpalljes se Pavaresise Kombetare, eshte nder institucionet e para te krijuara, me nje akt te posacem te kryeministrit te qeverise se Vlores, Ismail Qemalit". Pasi evidentoi rrugen e gjate dhe te veshtire qe ka pershkruar policia ne mbrojtje te rendit dhe sigurise publike, Prenci vleresoi performancen, gjithnje ne rritje te strukturave te policise, e cila ne tre vitet e fundit ka pesuar nje ndryshim cilesor si ne forme, ashtu edhe ne permbajtje.

A. Cena
 
Titulli: InfoBlic.

Vret kusheririn gjate lojes

E Merkure, 14 Janar 2009

TIRANE - Loja mes kusherinjve, ka perfunduar tragjikisht ne nje fshat te Tiranes. 11-vjecari Albion Putja, ka mbetur i vdekur kur kusheriri i tij, Misin Putja 19 vjec, e ka qelluar aksidentalisht, me ciften qe kishte babai ne shtepi. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Shengjergj te Tiranes, kur dy te rinjte ne oret e paradites, kane qene duke luajtur me armen. Aksidentalisht 19-vjecari ka shkelur kembezen e saj dhe per pasoje, nje plumb ka dale nga ajo dhe ka goditur 11-vjecarin, duke e plagosur rende. Por gjate rruges per ne spital, i mituri ka nderruar jete. Nderkohe qe te aferm te dy paleve kane njoftuar policine, si dhe efektivat e sektorit te krimit Kunder Shendetit dhe Jetes, qe kane nisur hetimet. Nderkohe qe i riu, Misin Putja eshte vene ne pranga, nen akuzen e "vrasjes nga pakujdesia". Autori i dyshuar ka thene se, e ka qelluar pa dashje kusheririn e tij, pasi ishin duke luajtur me armen.

Ngjarja

Kane qene oret e para te dites se djeshme, kur dy kusherinjte, njeri 19 vjec e tjetri 11 vjec, kane qene duke lozur mes tyre disa dhjetera metra larg shtepise. Arma ishte nje cifte, qe babai i Misin Putjes, e kishte pa leje dhe e perdorte per te gjuajtur ne mal, si dhe per vetembrojtje. I mituri se bashku me kusheririn kane qene duke lozur, kur 19-vjecari, i cili kishte doren ne kembezen e armes, e ka shkrehur pa dashje. Pas kesaj, ai e ka marre te miturin ne krah per ta nisur me nje makine ne drejtim te spitalit, por ka qene e kote. I mituri, Albion Putja, ka nderruar jete ne krahet e kusheririt te tij. Nderkaq qe me mberritjen ne kete fshat, policia ka vene ne pranga 19-vjecarin, duke e akuzuar per vrasje nga pakujdesia. Ai eshte akuzuar dhe per, "armembajtje pa leje".

Deshmite

Kane qene familjaret e dy kusherinjve qe ne deshmite e dhena per policine, kane thene se ngjarja ka ndodhur gjate lojes qe po benin. Sipas tyre, nuk ka pasur asnje lloj arsyeje qe 19-vjecari, te qellonte me arme ndaj kusheririt te tij, tete vjet me te vogel. Por pavaresisht deshmive, policia e ka arrestuar ne flagrance te riun.

Artan Cena
 
Titulli: InfoBlic.

Shoqërohen 50 vetë për vrasjen e taksistit

TIRANE- Skuadra e zbulimit të vrasjeve në Policinë e Tiranës shënon numër rekord për personat e shoqëruar për ekzekutimin dhe djegien e kufomës së taksistit Ramazan Hyka. Burime të besueshme pranë grupit të hetimit janë shprehur se prej të enjtes së kaluar, në 8 janar, kur e gjet edhe trupi i karbonizuar brenda makinës së tij të djegur, janë shoqëruar rreth 50 persona. Të shoqëruarit mësohet se kanë qenë kryesisht persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ka pasur edhe të dyshuar konkretë për krimin makabër. Babai i dy fëmijëve u zhduk mbrëmjen e 7 janarit, rreth orës 20:00, kur ai i kishte telefonuar së shoqes duke i thënë se po çonte një porosi në Farkë, në Lindje të Tiranës. Autorët e kishin ekzekutuar më parë me 6 plumba dhe më pas kanë dashur të zhdukin kufomën dhe makinën duke i hedhur në liqenin e Farkës. Në një rrugë dytësore, teksa i afroheshin liqenit, automjeti tip 'Benz' 190 i viktimës ka ngecur në baltë. Në pamundësi për ta çuar te liqeni, autorët i kanë vënë flakën makinës, në bagazhin e së cilës ndodhej i ekzekutuar trupi i taksistit. Viktima bënte një jetë të rregullt. Ditën punonte në ndërtim, ndërsa në mbrëmje dilte si taksist, edhe pse nuk kishte licencë. Kolegët e tij e Rrugës së Elbasanit, deklaruan pas krimit për Gazetën, se Hyka punonte më shumë me porosi që i merrte me telefon.

(d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: InfoBlic.

Agjencia e Akreditimit, sot zgjidhet kryetari i ri

• Anëtarët e rinj të këshillit do të mblidhen gjatë ditës së sotme dhe do të zgjedhin kreun e ri të agjencisë së akreditimit. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, e cila mat cilësinë e universiteteve private në vend

TIRANE-Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, e cila mat cilësinë e universiteteve private në vend dhe jep "ok-in" edhe për programet e reja, Masterat dhe doktoraturën është riformatuar. Me urdhër nr 602, datë 24.12.2008, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit të Akreditimit. ata janë Emil Lamani, Ilir Bozgo, Bardhyl Musai, Shyqyri Llaci, Vladimir Nika, Gëzim Hadaj, Anila Hado si dhe për herë të parë anëtarë do të jetë edhe përfaqësuesi i qeverisë studentore, Qamil Dika. Anëtarët e rinj të këshillit do të mblidhen gjatë ditës së sotme dhe do të zgjedhin kreun e ri të agjencisë së akreditimit. APAAL është përgje-gjëse për procesin e vlerësimit të jashtëm të programeve dhe Institucioneve Publike dhe Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri, si përpara hapjes/licensimit të tyre ashtu dhe atyre egzistuese apo në proces. APAAL kryen gjithashtu analiza dhe vlerësime sistemike dhe krahasuese institucionale dhe/ose programeve në AL.

(d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: InfoBlic.

PBDNJ, Solis: OMONIA nuk protestoi për MSA

• Nga Tedi Blushi
Sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Leonard Solis, “asnjë prej protestuesve jashtë parlamentit grek që kundërshtonin ratifikimi e MSA-së mes Shqipërisë, nuk ka qenë i OMONIA-s, por neonaziste greke

TIRANE-Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mohon kategorik isht pjesëmarrjen e anëtarëve të OMONIA-s në protestën e organizuar dy ditë më parë para Parlamentit grek për mosratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Leonard Solis, “asnjë prej protestuesve jashtë parlamentit grek që kundërshtonin ratifikimi e MSA-së mes Shqipërisë, nuk ka qenë i OMONIA-s”. Në një prononcim të djeshëm për mediat, ai ka shtuar se për këtë pohim ka marrë garancitë nga kryetari i organizatës minoritare, Vasil Bollano. Sipas Solisit, të rreth 200 protestuesit para Parlamentit grek kanë qenë të organizatës neonaziste greke, “Krisi Avgi”. “Përgënjeshtroj dhe shpifjet dashakeqe të mbajtura ndaj organizatës OMONIA, sikur ajo organizatë nuk ka qenë dakord dhe ka bërë presionet e saj për mosratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Ata persona jashtë Parlamentit grek kanë qenë të disa organizatave ekstremiste, që nuk kanë të bëjnë fare me qëndrimin e OMONIA-s”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së. Megjithatë, pa u mbushur mirë as 24 orë nga bërja publike e lajmit se Parlamenti grek do të merrte në shqyrtim MSA-në me Shqipërinë, organizata e minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA si edhe një sërë shoqatash pan-helenike që mbrojnë kauzën antishqiptare të Vorio-Epirit, paralajmëruan protesta në Athinë. Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, ato ftuan, sikundër citojmë, “të gjithë grekët që në datën 14 janar të organizohen në një tubim paqësor para godinës së Parlamentit grek për të informuar deputetët mbi dhunën e shtetit shqiptar mbi grekët e Vorio-Epirit, si edhe për gjendjen e mjeruar në të cilën ata ndodhen”. Madje, ka qenë pikërisht shoqata OMONIA e drejtuar nga Bollano, që i kërkoi Athinës zyrtare përmes një letre zyrtare drejtuar më 29 nëntor ’08, të mos ratifikonte MSA-në me Shqipërinë deri në njohjen e autonomisë së Vorio-Epirit. Fakt ky, i pohuar edhe nga vetë deputetët e Partisë Ultranacionaliste greke, LAOS në seancën plenare të Parlamentit grek. Greqia ishte vendi i fundit i BE-së që e ratifikoi dy ditë më parë MSA-në me Shqipërinë, duke mbyllur kështu këtë procedurë.
Karamelo
Kryetari i Partisë Lëvizja për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Ligoraq Karamelo kritikoi dje rolin aktual që po luan organizata e minoritetit grek. “OMONIA duhet të jetë shoqatë përfaqësuese e interesave të të gjithë minoritarëve grek, pa dallime partiake e krahinore. Njëkohësisht, duhet të jetë kërkuese konstante e respektimit të Kushtetutës së Shqipërisë dhe e Dokumenteve Ndërkombëtare për të Drejtat e Liritë e Njeriut”, - tha Karamelo. Sipas tij, OMONIA aktuale flet vetëm prapavijën e një partie politike dhe shërben si fasadë e saj. “Konfondimi i OMONIA-s me PBDNJ-në shtron në mënyrë urgjente alternativën për reformimin dhe demokratizimin e kësaj organizate”, - apeloi kreu i LLDNJ-së.
 
Titulli: InfoBlic.

Trupat shqiptare në Afganistan, niset misioni i katërt

• Kontingjenti i trupave të 4-të Paqeruajtëse shqiptare, u nis dje për në Herat të Afganistanit. “ثshtë një kënaqësi e veçantë që sot marr pjesë në këtë ceremoni”, - tha në fjalën e tij ministri Oketa

TIRANE-Kontingjenti i trupave të 4-të Paqeruajtëse shqiptare, u nis dje për në Herat të Afganistanit. Zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes, bëri të ditur se në ceremoninë e zhvilluar për ta, merrte pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Gazmed Oketa, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj. “ثshtë një kënaqësi e veçantë që sot marr pjesë në këtë ceremoni të nisjes së Kontingjenti të 4-të, Paqeruajtës në Herat”, - tha në fjalën e tij ministri Oketa. Duke iu drejtuar trupave paqeruajtëse, ai u shpreh se, “ju keni një detyrë sa të lehtë aq edhe të vështirë, një detyrë, - shtoi ai, - të lehtë pasi në misionet e mëparshme ushtarakët shqiptarë që kanë shërbyer atje i kanë përmbushur në mënyrën më të mirë. Por nga ana tjetër, keni një detyrë të vështirë, pasi po shkoni në një vend i cili përballet me probleme të shumta, por jam i sigurt se ashtu sikurse paraardhësit tuaj kanë ditur të përmbushin misionin, edhe ju do të shkoni dhe do të ktheheni faqebardhë”. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, shprehu një falenderim të veçantë edhe për familjarët e ushtarakëve, pasi sipas tij, “janë pikërisht ata që ju mbështesin më shumë se kushdo”.

(d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: InfoBlic.

Rama në FRESSH: Angazhohuni në fushatë

• Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar rritjen e anagzhimit të të rinjve në periudhën e zgjedhjeve. Deklarata e Ramës u bë gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar për 17- vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH). Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar rritjen e anagzhimit të të rinjve që sipas tij bëhet më i domosdoshëm tani në periudhe zgjedhjesh të cilat sipas Ramës janë 165 ditët e fundit që do ti ndajnë shqiptarët nga kjo qeveri e paaftë. Deklarata e Ramës u bë gjatë fjalës së tij në 17 vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH).
Kreu i selise rozë ju drejtua të rinjve socialistë duke u thënë "dëshiroj t'ju nxis që angazhimi juaj të shkojë duke u rritur, në një periudhë kohore që është shumë e rëndësishme për vendin tonë, shoqërinë dhe njerëzit tanë, një periudhë kohore që shtrihet deri në zgjedhjet e ndryshimit të madh dhe të shumë pritur për të gjithë shqiptarët e shqiptaret, në 28 qershor të këtij viti".
Sipas tij, në këtë përvjetor të FRESSH-it duhet të shikohet horizonti i zgjedhjeve të ardhshme.

(e.n/ News24/ Balkanweb )
 
Titulli: InfoBlic.

Pirateria, aksion blic në videotekat e Tiranës

• Zyra për mbrojtjen e të drejtave të autorit ka organizuar një aksion blic, në disa nga videotekat e Tiranës. Ky aksion konsistonte në kontrollimin dhe gjobitjen e piraterisë së filmave të huaj dhe lojrave të ndryshme kompjuterike, të cilat shiten pa patur të drejtën e autorit. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Zyra për mbrojtjen e të drejtave të autorit ka organizuar një aksion blic, në disa nga videotekat e Tiranës. Aksioni është zhvilluar sot në bashkëpunim me zyrën e tatimeve të kryeqytetit, për të kontrolluar dokumentacionin e nevojshëm të këtyre aktiviteteve.
Sipas inspektorëve të zyrës për mbrojtjen e të drejtave të autorit ky aksion konsistonte në kontrollimin dhe gjobitjen e piraterisë së filmave të huaj dhe lojrave të ndryshme kompjuterike, të cilat shiten pa patur të drejtën e autorit. Inspektorët kanë thënë se pronarët e videotekave , të gjendur të papregatitur nga ky aksion, kanë kundërshtuar kontrollin me pretendimin se nuk janë paralajmeruar më parë ndonse në ligjin për mbrojtjen e të drejtave të autorit thuhet qarte së ndalohet rreptesisht pirateria e të gjitha produkteve audio apo video me të drejte autori.

Shpesh herë artistët ankohen se puna e tyre dëmtohet shumë për shkak të piraterisë së paligjshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit për të drejtën e autorit.
(e.n/News24/Balkanweb)
 
Titulli: InfoBlic.

Kontrolli kufitar, nis marrëveshja me Malin e Zi

• ثshtë vënë sot në zbatim marrëveshja e nënshkruar me Malin e Zi një vit më parë për kontrollin ndërkufitar shqiptaro-malazes. Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë përfaqësuesit e drejtorive të Kontrolli Kufitare si dhe pushteti vendor. Version multimedial i ketij lajmi

SHKODثR- Një marrëveshje bashkëpunimi mbi kontrollin e përbashkët të kufirit Shqipëri- Mali i ZI e firmosur rreth një vit më parë mes dy palëve është vënë në zbatim gjatë së enjtes. Përfaqësuesve të drejtorisë së kufirit dhe emigracionit shqiptare-malazes, kanë zhvilluar një takim në qytetin e Shkodrës për të diskutuar mbi pikat e përbashkëta që kanë marrë përsipër dy palët. Përmes një ceremoni të thjeshtë përfaqësuesit e dy drejtorive si dhe përfaqësues të pushtetit lokal kanë përshëndetur uniformat blu të dy vendeve. Në fjalën e tij përshëndetëse prefekti i qarkut Shkodër ka theksuar se ky projekt synon luftën ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Drejtori i përgjithshëm i policisë kufitare të Malit të Zi Vesko Vukadinoviç theksoi se kjo marrëveshje bashkëpunimi e cila po vihet në zbatim synon afrimin e dy vendeve drejt Bashkimit Europian. “Kjo është një ditë e madhe për mua, - ka theksuar Vukadinoviç sepse ne tani kemi nisur të vejmë në zbatim marrëveshjen e firmosur në shkurt të vitit 2008 në Konferencës Ndërministrore në Budva të Malit të Zi”. Nga ky pakt bashkëpunimi presim shumë edhe pse puna nuk do të jetë e lehtë që të vihet në zbatim, por me bashkëpunimin e mirë të të dy palëve mendoj se kjo do të arrihet. Kjo është një nga iniciativat që synon afrimin e dy vendeve drejt aspiratës së përbashkët të rrugës për në BE-në, ka theksuar ndër të tjerra kreu i policisë kufitare të Malit të Zi Vukadinoviç.më pas ceremonia vazhdoi me një patrullim të përbashkët shqiptaro-malazes përgjatë vijës së kufirit ujorë. (a.r/news24/balkanweb)
 
Titulli: InfoBlic.

Autostrada, ngrica bllokon punimet


KUKES - Moti i ftohtë, ngricat dhe reshjet e vazhdueshme kanë bërë që puna në segmentet e korridorit Durrës-Kukës-Morinë nga Kolshi deri në Morin, 37 km gjatësi të ndërpritet. Sipas specialistëve, është e pamundur që të punohet me punime betoni apo gërmime, kur toka është krejtësisht e ngrirë dhe e mbuluar nga dëbora, duke mos mundësuar hedhjen e betonit në veprat e artit. Janë 7 ura nga Kukësi në Morin, të cilat nuk kanë nisur nga puna qëkurse ajo është ndërprerë dy ditë para vitit të ri, kur dhe shumica e specialistëve nga Maqedonia dhe Kosova kanë ikur për pushime dhe nuk janë rikthyer më derisa të jenë optimale kushtet për punë. Ndërkohë punonjësit shqiptarë, kryesisht shoferë, janë pushim dhe për ta këto ditë nuk paguhen. Gjatë ditës së djeshme, një fadromist nga Maqedonia po tentonte të hapte rrugën, nga ajo ekzistuese deri në frontin e punës, por dhe kjo është gati e pamundur pasi akulli dhe dëbora janë ngurtësuar nga temperaturat e ulëta. Veprat e artit dhe shtrimi i trasesë së rrugës me brezin e sigurisë është një gjë e pamundur praktikisht dhe teknikisht. Urat momentalisht po bëhen njëkalimëshe, por është në proces të tenderimit korsia e dytë e tyre. Puna është ndërprerë vetëm nga firmat shqiptare, pasi në tunelin e Kalimashit “Becthel Enka” ka vijuar normalisht sepse kushtet e motit nuk ndikojnë në punimet në thellësi të tij, ku temperatura është e njëjtë në çdo stinë. Madje burime nga kjo firmë ndërtimi thonë se para 1 marsit, një nga galeritë e tunelit do të bashkohet, pasi puna vijon në të dy anët. j.h
 
Titulli: InfoBlic.

Tiranë, qindra afishe në vendet publike kundër luftës në Gaza

TIRANE – Luftimet e ashpra që po zhvillohen në Gaza kanë shkaktuar dje një reagim të veçantë edhe në Tiranë. Me qindra afishe dhe postera kundër luftës janë vendosur dje në mbrëmje në vendet publike të kryeqytetit. Në stacionet e urbanëve, në rrugët kryesore dhe në sheshe janë vendosur afishe në të cilat janë paraqitur imazhe të ndryshme nga lufta në Gaza, në krye të të cilave qëndron thirrja “Ndal Luftës”. Pas vendosjes së afisheve në vendet publike të ndryshme në Tiranë, gazeta mësoi se një veprim i tillë është bërë nga xhamitë e kryeqytetit. “Ne jemi një popull i vogël që shpesh kemi vuajtur nga luftëra të padrejta, rasti i fundit i Kosovës flet qartë për këtë. Lufta në Gaza e ka tronditur njerëzimin në themel, pamjet që vijnë janë të paimagjinueshme për kohën tonë. Mbarë opinioni botëror është ngritur për t’i thënë ndal luftës, ndaj edhe ne si xhami të kryeqytetit me një kontribut modest menduam të sensibilizojmë për të treguar se paqja është e vetmja alternative e njerëzimit. Aq më tepër që si shqiptarë kemi sakrifikuar në strehimin e hebrenjve gjatë pushtimit nazist dhe si popull paqedashës kemi për detyrë të kontribuojmë sadopak që kjo luftë e tmerrshme të marrë fund sa më parë. Fotografitë në këtë poster flasin më qartë se ç’po ndodh atje”, tha njëri nga organizatorët e fushatës së afisheve të shpërndara në Tiranë me thirrje kundër luftës në Gaza./Panorama
 
Titulli: InfoBlic.

Patentat false, dënohen me 12 vjet burg pesë të akuzuarit

TIRANE - Gjykata e Tiranës dënoi dje me 12 vjet burg pesë të pandehurit e çështjes “Autoshkolla”. Pasi i gjeti fajtorë për: “korrupsion aktiv e pasiv, në bashkëpunim”, “falsifikim dokumentesh më shumë se njëherë në bashkëpunim” dhe “falsifikim të dokumenteve shkollore”, gjykata dënoi me nga dy vjet burg dhe 10.5 milionë lekë të vjetra gjobë të pandehurit Emiljano Kau dhe Sokol Bresa. Jonuz Meshi dhe Qazim Hoxha u dënuan me nga 3 vjet burg dhe 12 milionë lekë gjobë, ndërsa Kadri Dajçi me dy vjet burg e 9 milionë lekë gjobë. Po kështu gjykata vendosi për ta edhe ndalimin për një vit e gjysmë nga ushtrimi i funksioneve publike apo e mbajtja e posteve. Të dënuarit, instruktorë, pronarë të një autoshkolle dhe sekserë, u prangosën rreth një vit më parë të dyshuar në nxjerrjen e patentave për drejtim mjeti në mënyrë të paligjshme. Një muaj më parë gjykata u pranoi gjykimin e shkurtuar, aplikimi i të cilit u jep mundësi t’iu zbritet një e treta e dënimeve./panorama
 
Titulli: InfoBlic.

"Të largohen anijet e peshkimit, ndotje për ujin e burim aksidentesh"

DURRES - Autoriteti Portual i Durrësit kërkon largimin e flotës së peshkimit nga dy pontilet, të cilat gjenden brenda në basen. Sipas Drejtorisë së këtij Autoriteti Eduart Ndreu janë tre arsyet e këtij largimi, të cilat janë njëkohësisht shumë të forta. "Peshkimi ndot në nivele alarmante ujin e detit në port, ata nuk kanë më vend për ankorim dhe së fundi janë bërë rrezik i vazhdueshëm për trafikun detar", tha Ndreu. Flota e peshkimit të Durrësit është në zgjerim të vazhdueshëm. Në vendin ku duhet të ankoroheshin vetëm 40 anije, qëndrojnë mbi 90 të tilla, duke krijuar rrëmujë dhe rrezik për trafikun detar. Veç rreziqeve të përplasjes me tragete, apo me anije të tjera tregtare, peshkarexhat konsiderohen edhe ndotëset më të mëdha të basenit në portin e Durrësit. Sipas APD-së monitorimet e ujit të detit në këtë sektor kanë qenë tepër shqetësuese. Ato bien në kundërshtim të madh me normat dhe standardet e përcaktuara nga organizatat botërore të mjedisit. Nga ana tjetër edhe peshkatarët janë të vetëdijshëm se vendi aktual i ankorimit, tek dy pontilet është një zgjidhje afatshkurtër. Peshkimi pritet të zhvendoset në murin ngjitur të portit detar, në anë të shëtitores "Taulantia". ثshtë parashikuar që ky investim të arrijë vlerën e 10 milionë dollarëve. o.u
 
Titulli: InfoBlic.

E heqin nga puna, vetëvaret

RRESHEN/ HASAN PASHA

Një 48-vjeçar, banor i rrethit të Mirditës është vetëvarur mëngjesin e dje-shëm, duke i dhënë fund jetës. Anton Prenga, babai i tre fëmijëve, banor i fshatit Rrëja e Zezë është gjetur nga bashkëshortja i varur në degën e një peme në oborrin e shtëpisë. Sipas policisë lokale, Prenga punoi për disa kohë në rrugën Rrëshen-Kalimash, por kjo kontratë ishte ndërprerë disa ditë më parë. Po sipas policisë, familja Prenga jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ngjarja, sipas grupit hetimor të ngritur enkas për të, ka ndodhur rreth orës 02:00 të ditës së djeshme. Bashkëshortja e viktimës ka treguar se ai është zgjuar ndryshe nga herët e tjera, pak pas mesnate dhe nuk ka dhënë sqarime se për ku ishte nisur. Gruaja e tij ka pohuar në polici se ajo mendonte se Antoni do të rikthehej shpejt, duke aluduar se kishte vajtur tek ndonjë i afërm në fshat. Pasi gruaja ka konstatuar se bashkëshorti po vonohej, ka dalë në oborrin e shtëpisë. Pasi ka ndezur dritën e oborrit, përballë saj është shfaqur i shoqi, i varur në kumbullën fare pranë shtëpisë. Fillimisht bashkëshortja është përpjekur t'i vijë në ndihmë burrit të saj, por çdo përpjekje për ta rikthyer në jetë ka qenë e pamundur. Pasi ka vërejtur se ai kishte ndërruar jetë, ajo ka lajmëruar njerëzit më të afërm. Këta të fundit kanë vënë në dijeni Policinë e Rrëshenit, e cila shumë shpejt është ndodhur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Fillimisht kufoma e 48-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit lokal, për të kryer këqyrjen e saj dhe për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vetëvrasje të pastër. Mendohet se shkak i kësaj ngjarjeje janë bërë kushtet e rënda ekonomike të viktimës, pasi një javë më parë ai kishte ndërprerë kontratën e punës me firmën e huaj që punonte në autostradën Durrës-Kukës. Papunësia në kushtet e mungesës së të ardhurave për familjen me 5 persona, duket se e kanë shtyrë Prengën në vetëflijimin e radhës. Vetëm brenda kësaj jave, që ende nuk është mbyllur, në të gjithë vendin janë shënuar 8 vetëvrasje, të moshave nga 14 deri në 50 vjeç, ndërsa që nga fillimi i vitit, numri e ka kaluar 10-ën.
 
Titulli: InfoBlic.

Alarmi në Vlorë, deti mbulohet gjatë natës me naftë e vajra

VLORE - Një sasi e konsiderueshme nafte dhe mbetje vajrash, që janë hedhur në det gjatë natës së të martës kanë ndotur gjithë zonën e portit të Vlorës. Dje në orët e para të mëngjesit është vënë re se deti ishte i mbuluar nga mbetje lubrifikantësh, ndërsa prejardhja e kësaj situate ende mbetet e mistershme. Sipas punonjësve të portit, kjo sasi nafte që ka pushtuar gjithë zonën e gjirit mund të ketë ardhur nga Karaburuni ku një anije si dhe një traget po kryenin punimet për riparimin e tyre. Dyshohet se më pas, era e fortë dhe deti i trazuar ta ketë spostuar këtë sasi nafte të derdhur në det drejt brigjeve të Vlorës. Nuk është hera e parë që anije të ndryshme derdhin naftë pikërisht në afërsi të gjirit të Vlorës. Sipas specialistëve, karburantet që hidhen dëmtojnë gjallesat si dhe shkatojnë ndotje që nuk mund të pastrohet. Të dyja kalatat e portit të Vlorës dje reflektonin nga ngjyra të ndryshme të naftës dhe vajrave, të cilat në ujë ishin në sasi të konsiderueshme. Specialistët thonë se e gjithë kjo sasi do të shkojë në fund të detit, ku dhe pasojat pritet të jenë katastrofike për mjedisin. Kapitaneria dhe specialistë të tjerë të mjedisit kanë kontrolluar të gjitha anijet dhe tragetet që kanë qenë të ankoruar për përpunim në kalatat e portit. Por asnjë prej tyre nuk rezultoi të kishte pasur probleme apo avari gjatë natës nga ku më pas të jetë derdhur prej tyre karburanti. Sipas kapitanerisë po punohet për të zbardhur hedhjen e naftës dhe të vajrave në det e më pas ndëshkimin e tij sipas rregullave ndërkombëtare. Ata kanë marrë kampionë të mbetjeve, që ishin dje në det ku do të kryhen edhe ekspertizat përkatëse. Burime nga kapitaneria bënë të ditur se anija përgjegjëse për shkaktimin e këtij dëmi ekologjik do të gjobitet nga 3500 deri në 4000 euro. q.b
 
Titulli: InfoBlic.

Italiani i “Don Kafe”: Më vodhën 400 mijë euro

VLORE - Pronari italian i “Don Kafe” në Vlorë, denoncoi dje vjedhjen e 400 mijë eurove. Sipas policisë, ai është paraqitur në orët e para të mëngjesit në komisariatin e Vlorës, duke deponuar rreth vjedhjes që ishte kryer në banesën ku ai jetonte me qira. Mësohet se viktimë e kësaj vjedhje me këtë shumë të konsiderueshme eurosh është Francesco Di Cossola. Policia pasi ka marrë denoncimin e tij ka shkuar në banesën ku ishte kryer vjedhja. Ata konstatuan se nuk kishte dëmtime as në dyer e as në dritare. Sipas policisë, italiani i cili jetonte në lagjen “28 Nëntori” është njëherazi edhe bashkëpronar në një fabrikë këpucësh. Mësohet se ai ka deklaruar se në një valixhe në dollapin e shtëpisë kishte pasur një sasi prej 750 mijë eurosh. Por mbrëmjen e së martës, kur ka shkuar në banesë dhe i ka numëruar, ai ka gjetur vetëm 350 mijë euro, ndërsa shuma prej 400 mijë eurosh nuk ishte. Ai ka akuzuar një tjetër shtetas italian, i cili pak ditë më parë kishte qenë në shtëpinë e tij. Por policia pasi e ka marrë në pyetje për disa orë e la të lirë personin e dyshuar, pasi nuk gjeti prova për t’i adresuar autorësinë e vjedhjes. Sipas policisë, denoncuesi tregoi se ato ishin paratë e një shtëpie trekatëshe, të cilën ai e kishte shitur. Për shkak të krizës ekonomike kishte preferuar t’i mbante paratë në shtëpi. Policia tha se ka nisur hetimet, por ka dyshime se kallëzimi për shkaqe ende të paqarta të jetë i rremë. q.b
 
Titulli: InfoBlic.

Peshkatarët, 4 orë mes dallgëve

Ekuipazhi prej pesë personash i peshkarexhës “Nikolaos” luftoi për rreth 4 orë në det të hapur me dallgët, që arrinin forcën 8 ballë.
Peshkatarët dhanë alarmin “Sos” mbrëmjen e së martës, por tentativa e rojeve bregdetare dhe më pas e Guardia di Finanza rezultoi e kotë. Që prej orës 24:00 e deri në mëngjes, rreth orës 04:00, peshkarexha u end në mëshirë të fatit mes dallgëve. Ekuipazhi arriti të shpëtojë pasi u hodh në det, ndërsa anija me të cilën ata dolën të peshkonin u nxor nga dallgët në breg gjysmë e mbytur. Mësohet se anija ka kërkuar ndihmë rreth orës 00:05, pasi më parë vetë peshkatarët kishin bërë përpjekje për të dalë nga situata. Ata kishin dalë për gjueti sardelesh në gjirin e Vlorës, pranë vendit të quajtur “Shën Jani”, në gadishullin e Karaburunit. Pronari i peshkatores, Alfred Osmani ka vënë në dijeni rojet bregdetare se kishin dalë për peshkim në orën 20:00 nga Triporti, por motorët e peshkarexhës ishin fikur. Mjeti kishte filluar të merrte ujë dhe ekuipazhi rrezikonte mbytjen. Në të ndodheshin Alfred Osmani, Xhevair Hasani, Pajtim Veizi, Genci Shehu dhe Njazi Abazi. Strukturat e shërbimeve të rojeve bregdetare, si dhe Guardia di Finanza u nisën për të dhënë ndihmë. Për shkak të dallgëve mjetet e lundrimit të stacionit të policisë kufitare të Triportit e kishin të pamundur të ofronin ndihmë. Për këtë arsye u vu në dispozicion Roja bregdetare 217. Por edhe kjo anije për shkak të kohës së keqe nuk arriti të afrohej. Në këto kushte në bashkëveprim me kapitanerinë e portit dhe me Guardia di Finanza-n, u nisën në det dy rimorkiatorë. Ndërkohë, dallgët e kishin zhvendosur anijen nga “Shën Jani” përballë kodrës së Zvërnecit, rreth një milje e gjysmë në afërsi të bregut. As rimorkiatorët nuk kanë mundur dot të ndihmojnë peshkarexhën për shkak të motit të keq. Rreth orës 03:40 peshkarexha është mbushur me ujë pasi motorët ishin fikur. Kur anija filloi të mënjanohej, peshkatarët janë detyruar të hidhen në det, duke rrezikuar seriozisht të mbyteshin nga dallgët dhe i ftohti. Pronari i saj, Alfred Osmani si dhe 4 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit, arritën të shpëtonin, të ndihmuar së fundi dhe nga forcat policore të bregdetit. Sipas peshkatarëve, kur anija do fundosej ata vendosën të hidheshin në det. “Ka qenë një natë tmerri. Kemi 20 vjet punë, por një ngjarje e tillë nuk na ka ndodhur kurrë”, shprehen ata./panorama
 
Titulli: InfoBlic.

Një raport i Këshillit të Evropës vlerëson se Shqipëria ka parandaluar torturën

Madhesia e fontit:
Tiranë, 17 janar 13:58 NOA - Një raport i Këshillit të Evropës vlerëson se Shqipëria ka bërë “përmirësime të mëdha në përpjekjet për parandalimin e torturës dhe trajtimin e të dënuarve”.


Në rezultatet kryesore të Raportit për vitin 2008 të Komisionit për Parandalimin e Torturës, në Këshillin e Evropës, thuhet që në fillim se “Shqipëria ka bërë një progres të ndjeshëm, thelbësor krahasuar me vitin 2005”.

Në raportin e vizitës së vitit 2005, Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Europës pati shprehur shqetësime serioze rreth faktit që shumica e rekomandimeve që kishte dhënë pas vizitave të mëparshme në Shqipëri nuk ishin zbatuar.

***

Objektivi kryesor i Raportit të vitit 2008 ishte për të parë nëse ishte arritur progres në lidhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni në vizitat e viteve 2005 dhe 2006.

Në këtë kontekst, vëmendje e veçantë u tregua në lidhje me trajtimin e personave të ndaluar nga policia dhe kushtet në qendrat e vuajtjes së dënimit si dhe ato të paraburgimit.

Gjatë gjithë vizitës, niveli i bashkëpunimit nga autoritetet shqiptare në nivel qendror ka qenë i shkëlqyer.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka vërejtur një numër përmirësimesh thelbësore dhe shumë domethënëse që nga vizita e vitit 2006.

Në veçanti, përsa i përket keqtrajtimit nga ana e policisë, trendi i përgjithshëm tregon përmirësim, ndërsa përsa i përket kushteve në qendrat e paraburgimit, jemi shumë afër që të kthehet një faqe e re.

Raporti vlerëson se situata në disa qendra të paraburgimit, siç kanë qenë raportuar në vizitat e viteve 2005 dhe 2006, i përkasin të shkuarës.

Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Evropës nënvizon se Kryeministri i Shqipërisë ka dënuar në mënyrë publike aktet e torturës dhe format e tjera të keqtrajtimit dhe ka treguar se Qeveria do të ndjekë politikën e ‘tolerancës zero’ në këtë drejtim.

Për t’ia arritur kësaj, - thuhet në raport, i janë i dhënë instruksione Ministrisë së Brendshme dhe të gjithë oficerëve të policisë.

Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Europës thekson në Raport se delegacioni i tij ka vërejtur një numër përmirësimesh thelbësore në lidhje me kushtet e mbajtjes në qendrat e paraburgimit.

Së pari, me përfundimin së fundmi të transferimit të përgjegjësisë së qendrave të paraburgimit nga Ministria e Brendshme tek Ministria e Drejtësisë, të gjitha qendrat e burgimit tani janë subjekt i rregullave të njëjta.

Së dyti, disa qendra të paraburgimit të cilat janë rekomanduar si të papërshtatshme, janë nxjerrë jashtë shërbimit.

Së treti, janë kryer investime të mëdha për të ndërtuar qendra të reja paraburgimi (si për shembull në Durrës, Fushë Krujë, Korçë dhe Vlorë), të cilat pa dyshim do të lehtësojnë problemin e vazhdueshëm të mbipopullimit në shumë qendra.

Së katërti, standardet e ushqimit në sistemin e burgjeve janë përmirësuar.

Nuk ka patur asnjë akuzë kohët e fundit për keqtrajtim fizik të qëllimshëm në qendrat e paraburgimit në Durrës dhe Vlorë; për sa i përket Durrësit në veçanti, kjo përbën një përmirësim të dukshëm.

Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Evropës është i impresionuar nga standardi i lartë i kushteve materiale në njësinë për të burgosurit e mitur.

Sipas Raportit 2008, Kushtet në njësinë për të burgosurat femra ishin në total të kënaqshme dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor duket në tërësi të jetë adekuat në shumicën e qendrave të vizituara.

Përmes Raportit, Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Evropës shpreh besim se autoritetet shqiptare do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të përmirësuar situatën në dritën e rekomandimeve të Komitetit, në përputhje me parimin e bashkëpunimit, i cili shtrihet në zemër të Konventës.

e.l/NOA
 
Titulli: InfoBlic.

Nga Rumania në Shqipëri, kapen 5 duke tregtuar bizhuteri floriri false

Donel Gunici, një nga të arrestuarit
Tiranë, 17 Janar, 13:02, NOA - Një bandë rumunësh që merrej me shitjen e bizhuterive false ka rënë në duart e policisë së Kavajës. Grupi i rumunëve, i arrestuar nga Forcat e Antikrimit Ekonomik të Policisë së Tiranës, merrej me shitjen floririt falso në disa qytete të Shqipërisë.


Policia e kryeqytetit, bëri të ditur për agjencinë NOA se, në pranga kanë rënë, Ion Miklesku, 31 vjeç, Nemes Miklesku, 35 vjeç, Droges Miklesku 26 vjeç, Donel Gunici 23 vjeç, Fondort Tiunuklesku, 42 vjeç, të cilët u kapën gjatë natës në qytetin e Kavajas.

Në momentin e arrestimit rumunëve u janë sekuestruar 200 unaza false, 70 varëse, një kartë bankomati e klonuar dhe karta krediti false.

Nga të dhënat e para hetimore banda e rumunëve kishte disa javë që operonte në disa qytete të Shqipërisë.

Mësohet se banda kishte hedhur në treg bizhu false duke i shitur për flori në qytetet të ndryshme, si Vlorë, Fier dhe Berat.

c.a/NOA
 
Titulli: InfoBlic.

PS, Beqja: Qeveria vjedh me faturat e KESH, muaji dhjetor me 43 ditë

Tiranë, 17 Janar, 12:55, NOA - Partia Socialiste me anë të nënsekretarit për Programin, Ilir Beqja ka sulmuar sërish sot qeverinë dhe KESH-in. Beqja tha se, “Sali Berisha premtoi furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike dhe pas 42 muajsh qe i paaftë ta përmbushë këtë angazhim. Sali Berisha premtoi përfundim të faturimit aforfe të energjisë elektrike dhe dhe pas 42 muajsh qe i paaftë ta përmbushë këtë angazhim. Qeveria e Sali Berishës vonoi për dy vjet ndërtimin e TEC-it të Vlorës. Qeveria e Sali Berishës nuk ishte e aftë të përfundonte linjën e interkoneksionit me Malin e Zi”.

Sipas tij, “dhe si të mos mjaftonin telashet që kanë shqiptarët në furnzimin me energji elektrike, qeveria e Sali Berishës nëpërmjet mashës OSSH grabit sistematikisht buxhetet familjare shqiptare me faturat e energjisë elektrike. Në 10 muajt e fundit është hera e tretë që denoncojmë grabitjen me faturën e energjisë elektrike.

Në mars 2008 periudha e faturimit ka qenë 36 ditë.

Në tetor 2008 periudha e faturimit ishte 36 ditë”.

“Por në muajin dhjetor OSSH e thelloi grabitjen. Sipas faturave të muajit dhjetor, periudha e faturimit nuk është 31 ditë, por 43 ditë duke rritur në mënyrë abuzive pjesën e konsumit mujor mbi 300 kilovat. Pra, për çdo kilovat të konsumuar në 13 ditët e fundit të periudhës së faturimit, OSSH ka grabitur familjet shqiptare me 5 lekë, ndërsa administrata tatimore ka grabitur familjet shqiptare me 1 lek tatim mbi vlerën e shtuar”, tha Beqja.

“Kjo grabitje sistematike është shprehje e qartë e sjelljes korruptive dhe abuzive, që qeveria e Kryeministrit Berisha ka instaluar këta 42 muaj.

Në emër të Partisë Socialiste:

- I kërkojmë sot Sali Berishës të mos zhytet më thellë në grabitje në këta më pak se 6 muaj që i kanë mbetur në detyrë.

- Përsërisim kërkesën ndaj Entit Rregullator i Energjisë të garantojë zbatimin e përpiktë të vendimeve të tij,”, përfundoi deklaratën Ilir Beqja.

NOA
 
Titulli: InfoBlic.

PSD, Bejtaj: Përshëndesim deklaratën e KE-së për “Dosjet”

Tiranë, 17 Janar, 12:47, NOA - PSD e ka përshëndetur deklaratën e KE të bërë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Terry Davis, në të cilën thuhet se ligji i dosjeve, i cili hyri në fuqi para 2 ditësh, nuk përmbush shumë kritere të vendosura nga Këshilli i Evropës, tha sot Engjëll Bejtaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate.

Bejtaj tha se, “sipas Devis mospërputhjet e ligjit të dosjeve me standardet e KE janë konkluzionet e analizës së këtij ligji nga ana e ekspertëve të KE. PSD vëren se kundërshtitë e shprehura nga ana e KE për ligjin e dosjeve, janë të njëjta me ato të shprehura nga ana e PSD në seancën parlamentare ku u diskutua ky ligj.

Shtrirja tepër e gjerë dhe e papërcaktuar e ligjit përsa i përket kategorisë së zyrtarëve, fakti që ligji përfshin persona që aktualisht janë në detyrë dhe mungesa e një limiti kohor janë vërejtje të cilat ne, PSD, i kemi bërë prej kohësh dhe njëkohësisht janë thelbi i deklaratës së KE”.

“Miratimi i këtij ligji nga ana e mazhorancës është një aventurë e vërtetë politike që e fut Shqipërinë në një konflikt të hapur me demokracinë në tërësi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me SHBA, BE, dhe me institucione të rëndësishme ndërkombëtare që punojnë për mbrojtjen e demokracisë.

Vlerësojmë se: qëllimi i vërtetë i këtij ligji nuk është dënimi i krimeve të komunizmit, por është mbulimi i krimeve të bëra në këto vite të qeverisjes së Sali Berishës dhe shpurës së tij; siç është krimi monstruoz i Gërdecit, si dhe korrupsioni gjithnjë e më shumë në rritje i kësaj mazhorance”, tha Bejtaj.

Nënkryetari i PSD-së, tha se, “duke neglizhuar çdo thirrje për arsye dhe respektim të normave dhe parimeve themelore të demokracisë në hartimin dhe miratimin e këtij ligji, Sali Berisha së fundi dje deklaroi “shkrirjen” edhe të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet thirrjes që i bëri anëtarëve të këtij institucioni që të mos guxojnë të merren me ligjin e dosjeve, pasi kanë konflikt interesi. Kjo do të ishtë e patolerueshme edhe për një demokraci të modelit afrikan”.

“Kjo vërteton edhe njëherë që deklaratat e Berishës për zgjedhje të lira dhe demokratike, sipas standardeve evropiane, janë vetëm demagogji. Ligji i dosjeve që me hyrjen e tij në fuqi ka cenuar rëndë standardin e zgjedhjeve të ardhshme, ende pa u zhvilluar ato. Kjo përbën edhe një nga kundërshtitë themelore të deklaratës së KE ku thuhet se lustracioni nuk duhet të aplikohet mbi kandidatët në zgjedhje.

Një shoqëri demokratike administrohet nëpërmjet ligjeve, pra morali i saj është ligji, ndërsa administrimi nëpërmjet moralit të një individi është modeli i shoqërisë komuniste që tashmë e kemi lënë mbrapa.

I bëjmë thirrje gjithë institucioneve, duke filluar nga ai i Presidentit, institucioneve përfaqësuese të sistemit të drejtësisë, e në mënyrë të veçantë Prokurorisë që ta lenë ligjin e dosjeve në mjerimin e tij dhe të vazhdojnë të administrohen nëpërmjet ligjeve organike që parlamenti ka miratuar për to”, përfundoi Engjëll Bejtaj.

NOA
 
Titulli: InfoBlic.

Kryeministri i Indisë letër Berishës: Nënë Tereza simbol i marrëdhënieve


Tiranë, 17 Janar, 12:15, NOA - Kryeministri Berisha ka marrë një letër nga Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh.

Përmes kësaj letre, Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shpreh kënaqësinë e tij për marrëdhëniet në rritje mes Indisë dhe Shqipërisë si dhe për thellimin e tyre pas hapjes në New Delhi të Misionit Diplomatik shqiptar.

Gjithashtu në këtë letër Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shpreh vlerësimet e Tij më të larta për figurën e Nënë Terezës, figurë e cila “vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjes mes dy vendeve”.

Nث letrën e Tij për Kryeministrin Berisha, Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh shprehet:

Shkëlqesi,

Ne jemi të lumtur që marrëdhëniet mes Indisë dhe Shqipërisë po njohin rritje. Hapja e Misionit Diplomatik të Shqipërisë në New Delhi dhe vizita e fundit e Ministrit Tuaj të Jashtëm do t’i japë më shumë nxitje marrëdhënieve tona bilaterale.

Nënë Tereza, e cila ishte e etnisë shqiptare si dhe një shtetase indiane, solli lavdi tek ne përmes punës së saj vetëmohuese. Ajo vazhdon të jetë një simbol i fuqishëm i lidhjeve mes dy vendeve tona.

Unë gjithashtu shfrytëzoj këtë rast për t’u falënderuar Ju për ftesën tuaj të ngrohtë për të vizituar Shqipërinë. E çmoj këtë si një nder të madh për Indinë.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurinë e konsideratës Time më të lartë dhe Urimet e Mia më të mira për Vitin e Ri.

Manmohan Singh
 
Titulli: InfoBlic.

Trafik droge nga Shqipëria, 18 të arrestuar në Itali


Bolonja, 17 Janar, 10:16 NOA - Trafiku i drogës ka çuar në pranga 18 persona, italianë dhe shqiptar, duke zbuluar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali.

Operacioni është bërë nga policia e Bolonjës, ndërsa identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur. Grupi i trafikanteve transportonte lëndë narkotike të llojit heroine e kokainë, që sipas policisë vinte nga Shqipëria dhe ishte e një cilësie të larte.

Pjesë e grupit janë dhe tre italianë, që kishin organizuar terrenin. Hetimet për këtë rrjet të trafikut kishin nisur që në muajin gusht.

Në operacionet e policisë italiane, të nisura këtë muaj, janë sekuestruar me shumë se 90 kilogram drogë që do të përdorej nga kjo organizatë.

c.a/NOA
 
Titulli: InfoBlic.

Vjedhjet, dy të arrestuar brenda ditës në Korçë

Korçë, 17 Janar, 09:50, NOA - Dy persona janë vënë në pranga në Korçë, pasi janë akuzuar për vjedhje. Lajmi është bërë i ditur për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të policisë lokale.

Sipas tyre, dje është bërë ndalimi i Julian Troka 22 vjeç, nga Korça. Arrestimi i tij është bërë pasi ka vjedhur me thyerje një dyqan në lagjen 10, ku ka marrë artikuj të ndryshëm.

Ndaj tij, është ngritur akuza e “vjedhjes me thyerje” dhe dosja me materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës.

Po dje, është bërë arrestimi në flagrancë i Genci Ilos,34 vjeç, nga Korça. Arrestimi i tij pasi ky person është autor i vjedhjes së banesës së një gruaje në lagjen 16, ku pas kallëzimit të bërë prej saj është identifikuar dhe kapur autori.

Në bazë të kësaj pune është bërë e mundur arrestimi e autorit të vjedhjes. Mbi 35-vjeçarin rëndon akuza e “vjedhjes” dhe hetimet po bëhen nga Prokuroria e Korçës.

a.f/NOA
 
Titulli: InfoBlic.

“Parfumi pa aromë”, shpartallohet një grup falsifikator i kozmetikave

Malli i sekuestruar
Tiranë, 17 janar 21:58 NOA - Strukturat e hetimit të Krimit, të sektorit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, në vazhdimësi të shumë operacioneve të suksesshme të realizuara, kanë arritur të finalizojnë një superoperacion të suksesshëm i koduar “Parfumi pa aromë”, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallra kondrabandë parfumerie, dhe vendosur nën pranga dy persona, e ndjekur në hetim të lirë 3 të tjerë.

Specialistë pranë këtij sektori, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se në bashkëpunim me Taks-Forcën pranë Prokurorisë së Tiranës, Njësinë Operacionale, përfunduan këtë operacion policor, duke goditur këtë bazë kontrabande dhe vendosur në pranga dy persona.

Të arrestuarit janë Fuat Xhelal Laraku, 34 vjeç, lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë dhe Jetmir Muça, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

“Arrestimi i tyre u krye pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në parfumerinë dhe në një magazinë që shërbente për të mbajtur mallin te Tregu Industrial në rrugën “5 Maji”, si dhe gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale afro 1200 koli të parfumeve të firmave të ndryshme”, - detajoi policia.

Po ashtu, atyre iu sekuestruan një sasi e konsiderueshme sendesh kozmetike të firmave si “Elegancë”, “Angel”, “Redrallau”,”Chanel”. “Rebraus”.

Konkretisht, u sekuestruan rreth 104 koli me 12 copë secila parfum “Davidoff”, 74 koli me 12 copë secila parfum “Chanel”, 74 koli me 12 copë secila krem “Rebraus”, 100 koli me 12 copë secila krem pudër, 860 copë etiketa të falsifikuara me emrat e firmave më një njohura të kozmetikës e të tjerë koli me sende e materiale kozmetike.

Policia siguroi se u arrit të dokumentohet tërësisht në sajë të zbatimit të metodave speciale, se aktiviteti i tyre kriminal e kondrabandë shtrihej në kryeqytet, falë një hetimi intensiv përreth një muaj u realizua dhe goditja e tyre.

Ndërkohë do të ndiqen në gjendje të lirë tre persona të tjerë. Valentina Laraku, 50 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se në bashkëpunim me Fuat Larakun, sillnin nga Kina mallrat kozmetikë të falsifikuara, pa i kaluar më parë në kontrollin doganor.

Gjithashtu hetohen në gjendje të lirë, 36-vjeçari Arjan Sherifi, lindur dhe banues në Tiranë dhe Adrian Luga, një vit më i vogël, nga i njëjti vendbanim.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta persona kanë ndihmuar të arrestuarit. Gjatë momentit të kontrollit të banesës së tyre, Luraku, Sherifi dhe Luga, me një automjet “Mitsubishi” kanë marrë një sasi malli dhe po e çonin në banesën e Jetmir Muçës, duke kryer kështu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Aktualisht janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë, për veprat penale të “Tregtim dhe transportim të mallrave kontrabandë”, “Ruajtje dhe depozitim i mallrave kontrabandë” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Por policia konfirmoi se po vazhdon puna për thellimin e mëtejshëm të hetimeve apo identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë kontrabandë.

a.k/NOA
 
Titulli: InfoBlic.

Kuvajti jep ndihma të konsiderueshme për 150 qytetarë të varfër në Elbasan

Elbasan, 18 janar 20:29 NOA – Ndihmë për familjet dhe individët me të ardhur atë pakta ka ofruar Kuvajti për një numër të konsiderueshëm personash në Elbasan.

Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, tha sot se në bashkëpunim me Myftininë, si dhe Bashkinë e Elbasanit, kanë shpërndarë ndihma për 150 individë me probleme ekonomike, si dhe për të moshuarit e vetmuar.

Përzgjedhja e 150 individëve në nevojë është bërë nga Zyra e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Elbasanit.
Arben Ramkja, kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar tregon se shpërndarja e ndihmave humanitare është mundësuar nga familja kuvajtiane Jarrah Al Jarrah.

Kjo e fundit, përzgjodhi qytetin e Elbasanit për të realizuar projektin bamirës me të cilin çel vitin 2009.

Në fakt, prej vitesh “ Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar”, në bashkëpunim me Myftininë e Elbasanit kanë nën kujdesin e tyre 250 familje në nevojë, të cilat i ndihmojnë çdo muaj me ushqime dhe të holla.

a.k/NOA
 
Titulli: InfoBlic.

Elton Deliu ishte kercenuar shume here, por s'ka asnje prove nga akuza

E Enjte, 15 Janar 2009

Tirane- Biznesmeni Elton Deliu, ka marre kercenime te ndryshme, para ekzekutimit. Por, sipas hetimeve, asnjehere viktima nuk i eshte drejtuar policise apo prokurorise, me ndonje kallezim penal per emra konkrete. Fakte te tilla kane dale ne drite pas vrasjes se tij dhe te se emes, gjate marrjes ne pyetje te grupit shoqerues te 32-vjecarit, badigardeve te tij, te cilet e kane shoqeruar me pare apo dhe pak para se te vritej. Burime nga prokuroria bene te ditur se numri i personave te pyetur deri me sot, i ka kaluar te 100 personat, ku perfshihen te aferm, shoqeri apo dhe te dyshuar per konflikte me te riun. "Gjate marrjes ne pyetje te personave te ndryshem, te cilat kane qene te afer te viktimes, shoqerise se tij, ka rezultuar se shpesh ka marre kercenime nga persona te ndryshem, por qe nuk rezulton te kete bere asnje kallezim penal, prane organit te akuzes apo dhe policise. Ndoshta per ego, ndoshta sepse ka menduar t'i zgjidhe vete problemet. Shpesh rezulton te kete pasur edhe perplasje me arme me te tjere persona, por serish Deliu nuk i eshte drejtuar organeve kompetente, me kallezim penal. Per sa kohe nuk ka kallezime penale, nuk ka as prova per kercenimet e tij. Per kete, mund te ngrihet nje akuze per nje person apo grup personash, vetem nga deklarimet e shokeve te Deliut", shprehen burime nga grupi hetimor qe eshte duke hetuar per zbardhjen e kesaj ceshtjeje. Megjithate, hetimet vazhdojne, per gjetjen e provave te reja, pasi ekzekutori apo ekzekutoret, kane arritur te marrin ne kohe kaseten me filmimet e pallatit, ne banesen e Deliut.



Vrasja

Krimi i rende ndodhi disa dite para Festave te fundvitit, ku mbeten te vdekur ai dhe nena e tij, Flutura Deliu. Ngjarja ka ndodhur ne apartamentin e tyre, prane Fakultetit te Drejtesise, nderkohe qe ekzekutimi mesohet te jete bere me silenciator. Pas vrasjes, ekzekutori ka marre kaseten ku regjistroheshin filmimet, per hyrje-daljet ne pallatin ku jetonte viktima.


Qëllohet miku i Elton Delisë

PLAGOSJA-TIRANE-MBULIM-22_9.jpg


Ekzekutohet me armë zjarri Admirim Sako, ish-shoferi i Elton Deliut, i vrarë në muajin dhjetor të vitit 2008. 40-vjeçari është qëlluar në momentin që po futej në automjetin e tij “BMW” me targa AA 678 BR. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës.

Mësohet se dy persona e kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi drejt rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa të pranishmit në vendngjarje e kanë transportuar 40-vjeçarin në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë disa orë më vonë. Një grup hetimor është ngritur për këtë ngjarje dhe paraprakisht ka dyshime se ngjarja mund të jetë për larje hesapesh mes bandave të trafikut të narkotikëve, ku bënte pjesë edhe Deliu.
Megjithatë, burimet policore thanë se po hetojnë fillimisht për rrethanat e ngjarjes së mbrëmshme, për identifikimin e autorëve. Në vendngjarje janë marrë në pyetje dhjetëra persona, të cilët kanë sqaruar se automjeti është sulmuar befasisht. Dëshmitarët kanë dhënë sqarime në polici, ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, për ndonjë konflikt të mëparshëm të 40-vjeçarit.

Burime policore por edhe vendimi i gjykates nxorrën emrin e Admirim Sakos, si njeriu qe administronte pronat e ish-mikut te tij te ngushte Elton Deliu. Deliut iu sekuestruan disa prona, 50 hektarë truall në komunën Kashar, tre ambiente biznesi bar-kafe në kryeqytet, tre llogari bankare në shumën prej 290 mijë dollarësh, një apartament në Tiranë dhe 5 automjete të markave të ndryshme, të cilat në total kapin vlerën e 3 milionë eurove. Gjykata kishte vendosur ne sekuestro preventive edhe 20 llogari bankare në emër të Elton Deliut, nënës së tij Fluturës, Admirim Sakos dhe shtetasve A. اaushi dhe A. Musaraj./TCH

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top