Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nuk ndalet rënia e Euros, sërish në minimum! Po këmbehet me 92.16 lekë

Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët europiane.

1788505926534.webp
Monedha europiane Euro ka prekur një minimum të ri, ku këtë të mërkurë këmbehet me vetëm 92.16 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Shqipërisë.

Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët europiane. Ky është një nga nivelet më të ulëta historik të regjistruar.
Nga ana tjetër për të stabilizuar kursin, dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg me blerje valute.

Xh.K/Shqiptarja.com
 
Last edited by a moderator:
Shqiperia ka ekonomi informale dhe ka fuqizim te monedhes vendase ne menyre jo reale, keshtu qe keto frenimet e bankes se shqiperise per te rritur artificialisht statistikat per rritje te ekonomise se vendit ne raportet e BEse jane bullshit si ha njeri.
 
Besoj ke shume te drejt, Por me lind pyetja;
Nese Shqipëria ka hyrje shumë të medha eurosh, por nje pjese e aktivitetit eshte informale, sa nga forcimi i lekut reflekton realisht rritjen e produktivitetit dhe sa vjen thjesht nga flukset valutore?
 
Te te korrigjoj pak, shqiperia nuk ka hyrje nga remitancat pra nga prurjet jashte vendit brenda vendit ,qe jane parate e shqiptareve qe jetojne ne emigrim.Shqiperia ka para korrupsioni droge, para keto qe cilesohen jo formale dhe qe ndikojne artificialisht ne GDP bruto

Pra e thene ne gjuhe profesionale meqe jam e asaj fushe, Shqiperia ka flukse te konsiderueshme valutore te ligjshme nga turizmi remitancat ne sasi te paket kto kohet e fundit eksportet dhe investimet e huaja. Pervec tyre ekziston edhe nje ekonomi informale ku mund te perfshihen edhe flukse me origjine te paligjshme qe permenda me lart. Keto flukse mund te rrisin oferten e euros ne treg dhe permes mekanizmit te oferte-kerkeses te kontribuojne ne forcimin e lekut. Pra forcimi i lekut nuk duhet interpretuar i gjithi si rezultat i rritjes se produktivitetit. Nje pjese mund te vije nga permiresimi real i ekonomise dhe nje pjese nga flukset valutore. Problemi eshte se nuk eshte e lehte te ndash saktesisht keto dy efekte edhe eshte problem.
 
Me renien e Euros, karshi lekut, kush ka lek ne banke, arrin te behet me i pasur per ate qe ka qene me pare. Tash kush ka euro, behet me i varfer ne ate qe ka qene me pare! Sqaruar shkurte e shqip!
 
Na fiku kjo euroja. Po besha ca llogari. Rroga ime dhe pse rritur 30% per 2-3 vite, prap eshte 1soj sa e kam pas 🤣
Duhet me fillu me punu me lek tashi 😁
 
Na fiku kjo euroja. Po besha ca llogari. Rroga ime dhe pse rritur 30% per 2-3 vite, prap eshte 1soj sa e kam pas 🤣
Duhet me fillu me punu me lek tashi 😁
Nderroje shefe, merre me Lek! Me mire.
 
Nderroje shefe, merre me Lek! Me mire.
Se mos e kam ne dore une 😅
Vetem punet private t'miat po apo aty ku jam e punesuar jo.
 
Se mos e kam ne dore une 😅
Vetem punet private t'miat po apo aty ku jam e punesuar jo.
Nje pytje tani, ne lidhje me punet qe beje une ne Shqiperi, eshte me mire ti bej ne Lek ose ne Euro?Si me keshillon ti?
@Marla , shoqe ti si mendon?
 
Te te korrigjoj pak, shqiperia nuk ka hyrje nga remitancat pra nga prurjet jashte vendit brenda vendit ,qe jane parate e shqiptareve qe jetojne ne emigrim.Shqiperia ka para korrupsioni droge, para keto qe cilesohen jo formale dhe qe ndikojne artificialisht ne GDP bruto

Pra e thene ne gjuhe profesionale meqe jam e asaj fushe, Shqiperia ka flukse te konsiderueshme valutore te ligjshme nga turizmi remitancat ne sasi te paket kto kohet e fundit eksportet dhe investimet e huaja. Pervec tyre ekziston edhe nje ekonomi informale ku mund te perfshihen edhe flukse me origjine te paligjshme qe permenda me lart. Keto flukse mund te rrisin oferten e euros ne treg dhe permes mekanizmit te oferte-kerkeses te kontribuojne ne forcimin e lekut. Pra forcimi i lekut nuk duhet interpretuar i gjithi si rezultat i rritjes se produktivitetit. Nje pjese mund te vije nga permiresimi real i ekonomise dhe nje pjese nga flukset valutore. Problemi eshte se nuk eshte e lehte te ndash saktesisht keto dy efekte edhe eshte problem.
Faleminderit Marla
21 vjet jasht Shqipëris dhe sinqerisht nuk ja kam haberin fare ekonomis atje.
Tani e kam të qart, dhe me vjen natyrshëm të them Shqiperia eshte qeveri më vete, ska bir none ta kontrolloj ose me sakt eshte nje kokë e fortë por shum e fuqishme qe menaxhon atë vend.
 
Nje pytje tani, ne lidhje me punet qe beje une ne Shqiperi, eshte me mire ti bej ne Lek ose ne Euro?Si me keshillon ti?
@Marla , shoqe ti si mendon?
Une them ne euro, thjesht rrit cmimin. 😊
Dhe une po beja shaka, se ne euro operoj. Une qe kur i ndodhi Turqise renia e lekut vendas dhe e pesuan te gjithe, edhe une madje, ndonese nuk eshte se kisha ndonje shume te madhe, cdo gje e kam kthyer ne euro, por Marla mund te te keshilloje me mire.
 
Une them ne euro, thjesht rrit cmimin. 😊
Dhe une po beja shaka, se ne euro operoj. Une qe kur i ndodhi Turqise renia e lekut vendas dhe e pesuan te gjithe, edhe une madje, ndonese nuk eshte se kisha ndonje shume te madhe, cdo gje e kam kthyer ne euro 😁 por Marla mund te te keshilloje me mire.
Faleminderit shume shefe.

@Marla , e kam si chatgpt per punen e financave!
 
He has done a brilliant job and exactly the same thing that I used to say 10 years ago …

Shqiptaret le ta urrejne .. but he is the best .
 
Me renien e Euros, karshi lekut, kush ka lek ne banke, arrin te behet me i pasur per ate qe ka qene me pare. Tash kush ka euro, behet me i varfer ne ate qe ka qene me pare! Sqaruar shkurte e shqip!
C’fare flet Gjumashi ?
Euro qendron akoma me lart karshi lekut.
 
Tmerr eshte bere kembimi.
Nese ke dicka per te investuar,ndertuar dhe tregu kerkon ne lekun vendas,humbet jashte mase shume.
Leku i zi ka mbush cdo cep ne Shqiperi.
Te pakten te perfitonin qytetaret e thjesht noj bonus ne koston e jeteses.
Por asgje,eshte thjesh fasada qe ndihmon te inkriminuarit.
Num e di nese ka noj benefit ne mikro apo makroekonomin e vendit.
Pervecse behet pallate pafund betonizem i gjalle.
 
Nje pytje tani, ne lidhje me punet qe beje une ne Shqiperi, eshte me mire ti bej ne Lek ose ne Euro?Si me keshillon ti?
@Marla , shoqe ti si mendon?
Per mendimin tim gjithmone procedo me monedhen qe ti perdor ne vendin ku jeton ne rast te kunder do perdoresh monedhen e vendit ku kryen transaksionet dhe jep sherbimin. Lek me mire dhe konvertoji ne euro dinar ne tregun e lire
 
Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back