Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Njerëzit që janë VETJA

Ka njerëz që nuk kanë nevojë të shtiren për t'u dukur më të mirë, më të fortë apo më të rëndësishëm nga ç'janë. Ata janë thjesht vetja.

Nuk ecin sipas turmës dhe nuk e ndryshojnë qëndrimin vetëm sepse të tjerët mendojnë ndryshe. Dëgjojnë, vërejnë, arsyetojnë, madje edhe pranojnë kur gabojnë, por vendimin përfundimtar e marrin me mendjen dhe ndërgjegjen e tyre.

Zakonisht janë njerëz të qetë, të urtë dhe të drejtë. Nuk kanë dëshirë të hyjnë në konflikte për çdo gjë, nuk e kërkojnë fjalën e fundit dhe nuk kanë nevojë t'i imponohen askujt. Respektojnë të tjerët dhe presin të njëjtin respekt në këmbim.

Por qetësia e tyre nuk duhet ngatërruar me dobësinë.

Këta njerëz kanë kufijtë e tyre. Mund të tolerojnë shumë, të falin shumë dhe të heshtin edhe kur kanë arsye të flasin. Por kur dikush e kalon atë kufi, diçka ndryshon. Njeriu i urtë mund të bëhet i prerë, i butI mund të bëhet i ashpër dhe ai që deri dje heshtte, mund të thotë një "mjaft!" që nuk lë shumë hapësirë për diskutim.

Ata nuk shpërthejnë sepse duan të sundojnë mbi të tjerët, por sepse nuk pranojnë të shkelet mbi dinjitetin e tyre.

Njerëzit që janë vetja nuk kanë nevojë të fitojnë çdo debat. Për ta, më e rëndësishme është të mos humbin veten. Nuk e shesin karakterin për një miqësi, post a gradë, nuk e ndryshojnë bindjen për një duartrokitje dhe nuk bëhen dikush tjetër vetëm për t'u pranuar.

Mund të mos i pëlqejnë të gjithëve. Madje, ndonjëherë pikërisht kjo është shenja se janë të sinqertë me veten.

Sepse të jesh vetvetja do të thotë të dish kur të jesh i butë, kur të heshtësh, kur të falësh dhe, mbi të gjitha, kur të thuash: "Kaq. Këtë kufi nuk ta lejoj."

Dhe ndoshta ky është një nga dallimet më të bukura të këtyre njerëzve: nuk janë të ashpër nga natyra;por, dinë të bëhen të ashpër vetëm kur është e nevojshme.
 
Une mendoj se te qenit vetvetja nuk lidhet domosdoshmerisht me te gjitha keto qe ke shkruar. Shume nga ato qe pershkruan ti lidhen me teper me pjekurine, maturine, vetekontrollin dhe karakterin e mire te nje njeriu, sesa me faktin nese ai eshte apo jo vetvetja.

Te jesh vetvetja, per mua, do te thote para se gjithash ta pranosh veten ashtu sic je, me te mirat dhe te keqijat e tua, dhe te mos krijosh nje version te rreme te vetes per t'iu pershtatur te tjereve. Mund te jesh vetvetja edhe duke dashur ta thuash fjalen e fundit 😅, edhe duke u acaruar, edhe duke qene impulsiv, edhe duke gabuar dhe pastaj duke e pranuar gabimin. Keto mund te jene difekte apo gjera qe duhet t'i permiresosh te vetja, por nuk do te thote qe nuk je autentik.

Madje, mendoj se te jesh vetvetja nuk do te thote as te mos ndryshosh. Njeriu mund te rritet, te ndryshoje mendim, te punoje me veten dhe te permiresohet, pa humbur autenticitetin e tij. Perkundrazi, edhe te pranosh qe ke gabuar dhe te ndryshosh eshte pjese e te qenit i sinqerte me veten.

Edhe pjesa e kufijve dhe e "mjaftit" qe ke shkruar, per mua lidhet me shume me dinjitetin dhe respektin ndaj vetes. Nje njeri mund te kete kufij shume te forte dhe prape te shtiret gjithe kohen, ashtu sic dikush tjeter mund ta kete te veshtire te vendose kufij, por te jete plotesisht vetvetja.

Pra, shkurtimisht 😅, une do ta ndaja autenticitetin nga pjekuria e karakterit. Te jesh vetvetja eshte te mos jetosh duke imituar dike, duke u perpjekur vazhdimisht te kenaqesh te tjeret apo duke enderruar te jesh nje person tjeter, por t'i pranosh dhe t'i shprehesh mendimet, ndjenjat dhe karakterin tend ashtu sic jane, duke punuar njekohesisht per t'u bere me i mire.

Mund te shkruaja shume me gjate per kete teme 😂, por me kete tabletin qe po perdor mezi po shkruaj 😅 .
 
për Zotin e ke thënë shumë më mirë se unë ... e ke plotësur gjithë ato zbrazdësira që i kam lënë unë ...
këtë ta kam thënë edhe në disa postime tjera, besoj të kujtohet.
mëkat që një kohë nuk ke qenë aktive.
Duhet ta bëjmë këtë forum!
 
Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back