Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Cfare ju ka bere me shume pershtypje sot?

Më bën përshtypje fakti që shpeshhere në të shumtën e rasteve njeriu ankohet për kohën që nuk mjafton, pastaj shoh po ato njerëz që atë kohë e harxhojnë sikur të ishin akoma adoleshente, me komente e lojra koti, pa një frytdhënie.
 
Qeshte ai që nuk nuk e njihte hiç lumturinë, qante ai që nuk e njihte hiç dhimbjen dhe fliste ai që nuk e njihte hiç të vërtetën.
 
Bora që ra sot. Mundohej të lërë gjurmë të bardha, por jo. Kishte tokën e lagur që e shkrinte thua se nuk binte aspak. Megjithatë shijova fjollat e mëdha të kristalta tek vallëzonin me vrap.
 
Sot pata një situatë të cuditshme. Hasa në dicka që dikur e kisha cmuar shumë, madje mund të thuhet tepër ... sa edhe përkundër lëndimeve të mëdha, poshtërimeve, mosmirënjohjes, s'arrija ta harroja as të largohesha ...ndërkohë m'u kujtua ajo thënia e Sami Frashërit: "Njeriun që ti do nuk ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, sheh sa të meta ka". Vonë kam filluar të mos e dua ... e kam dvalvuar verën time në vend të padenjë të pavlerë!

Sa rehat që jam tash!
Demkë mos duaj më, shumë!
 
Jam dakort deri tek pjesa qe thua se kur e do dike e sheh pa te meta e kur se do sheh vec te meta,por asnjehere nuk dakortesohem me njerezit qe behen pishman.Sepse fjalia ku thua frazen e veres tregon nje fare pendese.

Gjerat i shohim qarte kur jemi te zhveshur emocionalisht,por kjo sdo te thot se duhet te behemi pishman.
Duhet te jemi mirenjohes deri diku mendoj per cdo kend qe kalon ne jeten tone sepse ne fund te fundit ndaj jemi keta,si rezultat i cdo bekimi dhe gabimi te bere me pare😬
 
Sot pata një situatë të cuditshme. Hasa në dicka që dikur e kisha cmuar shumë, madje mund të thuhet tepër ... sa edhe përkundër lëndimeve të mëdha, poshtërimeve, mosmirënjohjes, s'arrija ta harroja as të largohesha ...ndërkohë m'u kujtua ajo thënia e Sami Frashërit: "Njeriun që ti do nuk ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, sheh sa të meta ka". Vonë kam filluar të mos e dua ... e kam dvalvuar verën time në vend të padenjë të pavlerë!

Sa rehat që jam tash!
Demkë mos duaj më, shumë!
Patjetër që duam dhe ndodh edhe pendohemi, sepse kemi lënë pjesë nga vetja aty e këtu. Le të mbetet një kujtim i bukur, e jo të ndalojmë së dashuri, gjithmonë duke dashur e vlerësuar veten më shumë se gjithçka.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 6 75.0%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 3 37.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 1 12.5%
Back
Top