Ivy
Antarë i Respektuar
Kur ka ndodh kjo?Tragjedia ne nje diskotekë ne Kocan, qytet ne Maqedoninë e veriut.
59 të vdekur (deri tani), 155 të plagosur. Në spitalin e Koçani në Maqedoninë e Veriut dëgjohen vetëm britma dhe lot.
Një nënë ka humbur vajzën dhe e vetmja gjë që bën është se thërret emrin e saj.
Dikush tjetër ka humbur vëllain.
Familjarët e viktimave kanë rrethuar spitalin nga të katër anët dhe nuk lejojnë që trupat e të afërme të tyre të dalin për t'u kryer autopsia.
Një 12 vjeçare bashkë me 3 shoqet e saj morët kursimet e tyre dhe kanë blerë ujë për personat që rrinë jashtë spitalit.
Një tjetër vajzë tregon se të futeshe brenda në lokalin e natës ishte shumë e lehtë, pas orës 2 futej kushdo.
Asnjë qeveritar (përveç ministrit 5 minuta) nuk ka ardhur t'i takojë.
59 të rinj nuk jetojnë më. Shumica fajësojnë shtetin dhe institucionet ndërsa të tjerë nuk kanë zë, thjesht duan që kjo të jetë një ëndërr...
Për Euronews, nga Maqedonia e Veriut.