Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kush e financon “Shqipëria Bëhet”? Adriatik Lapaj tregon a qëndron Soros pas tij


View: https://youtu.be/DxnXM6Jd7_M?si=n_FEQNQmhYM7gl3u

Dy ditë pasi prezantoi zyrtarisht lëvizjen qytetare “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i është përgjigjur në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, pyetjeve më të rëndësishme që janë ngritur mbi këtë nismë që ai ndërmorri pasi finalizoi një vizitë në SHBA.



Kush e financon “Shqipëria Bëhet”? Adriatik Lapaj tregon a qëndron Soros pas tij
Publikuar më: 20/9/2023, ora 21:56
Dy ditë pasi prezantoi zyrtarisht lëvizjen qytetare “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i është përgjigjur në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, pyetjeve më të rëndësishme që janë ngritur mbi këtë nismë që ai ndërmorri pasi finalizoi një vizitë në SHBA.



I pyetur se kush e financon këtë lëvizje, të cilën Lapaj aspiron ta shndërrojë në forcë politike në zgjedhjet e 2025, aktivisti u shpreh se janë shqiptarët “karburanti i saj”.


“Financiarisht, lëvizja në fillimin e vetë këtë muaj sa janë marrë zyrat dhe janë bërë përgatitjet e para është mbajtur dhe do mbahen të dokumentuara me vetëfinancim të themeluesve dhe nuk janë vlera të jashtëzakonshme. Janë vlera modeste për realitetin shqiptar dhe rrugëtimi do të jetë i financuar përmes platformës online. Do ketë një web zyrtar, i cili në bazë të regjistrimit në gjykatë do ketë edhe numra llogarie në bankë. Dhe çdo shqiptar që mendon se Adriatiku, Edlira, Agustela dhe Flori po veprojnë mirë, kudo nga Tirana, Kanadaja, Nju Jorku dhuron 5, 10, 100 dollarë sipas mundësisë. Dhe nëse ata mendojnë se ne po e bëjmë mirë këtë gjënë dhe duhet ta çojmë përpara, ata do të vazhdojnë ta financojnë. Sa më shumë të financojnë ata aq më shumë do vrapojmë ne. Nëse ata mendojnë se kjo gjëja nuk është në terezi nuk do e financojnë. Kjo do të thotë që unë nuk mund të shkojë të mbledhë lek lart e poshtë. As te bota e krimit, as te ata që i kanë bërë lekë me tenderat e padrejtë. Marr mesazhin që ti Adriatik përpjekjen tënde e bërë djalë i mbarë, shko në shpi. Ata janë karburanti i gjësë. Lekët do jenë nga njerëzit online.”

Adriatik Lapaj në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN
Lidhur me një financim të mundshëm nga ndërkombëtarët, Lapaj tha: “Jo nuk ka pasur asnjë financim ndërkombëtar kjo histori. Nuk ka pasur dhe nuk ka. Mund të ketë aplikim në ndonjë organizatë”.

Lapaj u desh të shuante edhe kuriozitetin e opinionit publik për lidhjet e aluduara të tij me fondacionin “Shqipëria e Hapur” të filantropit George Soros.


Ai u shpreh se asnjëherë në jetë nuk është takuar me të dhe se lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk financohet prej Sorosit.

“Jo. Nëse më pyesin në vetë të parë jo. Nuk e njoh zotërinë. Nëse më pyet e njeh George Sorosin, Alex Sorosin dhe me radhë. Të financojnë ata? Po të them jo. Zero lekë, as i kam takuar ndonjëherë. Nuk e njoh zotërinë (Soros). Zero lekë më ka financuar, as i kam takuar ndonjëherë në jetë. As nuk jam sponsorizim i tij. Nëse më pyet për fondacionin “Shoqëri i hapur” në Shqipëri, që është themeluar nga zotëria në fjalë, unë e kam shpjeguar disa herë: jam angazhuar në çështje gjyqësore dhe në ekspertizë ligjore në çështje që lidheshin me të sëmurë në Shqipëri. Të gjitha i kam të deklaruara në gjykata.”

Adriatik Lapaj në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN
 
Last edited by a moderator:
Tashme i kam humbur ikonen e politikes shqiptare.
Pergjethsisht as nuk i njoh me.
Por i shalla te kete dicka te re,ku mund te besojne Shqiptaret per nje te neserme me te mire.
 
Kam sh simpati per kete Adriatikun.
 
Kam sh simpati per kete Adriatikun.
Flet cdo te vertete por dhe ky si gjith te tjeret esht . Nese do hypte ne kolltuk kam pershtypjen qe dele do e konsideronte popullin si cdo kryeminister .
 
Flet cdo te vertete por dhe ky si gjith te tjeret esht . Nese do hypte ne kolltuk kam pershtypjen qe dele do e konsideronte popullin si cdo kryeminister .
ku e di ti?
Tiku osht çun i mire 😋

Bej shaka se nuk e njoh..por mua me duket si i duhuri
 
ku e di ti?
Tiku osht çun i mire 😋

Bej shaka se nuk e njoh..por mua me duket si i duhuri
po kshu kan bo te gjith . Nuk te le njeri te besh ca tduash ti . Esht dikush siper cdo kryeministri qe komandon .

Spo me kujtohet si quhej ajo dhoma qe mblidhen gjith kryeministrat
 
Nuk eshte figure e forte dhe mbi te gjitha nuk e ka ate autoritet te arrij deri ate ku thote.
 
Nuk eshte figure e forte dhe mbi te gjitha nuk e ka ate autoritet te arrij deri ate ku thote.
DHe ai e din qe nuk ka aq force te arrije ne pushtet .!
 
  • Më pëlqen
Reactions: Zak
Arian curri do ishte mir te merte nje inicjative te tille.
Si figura kritikuse ndaj pushtetit jan shum te afte por jo aq te afte sa te bejn ne dyshim karrigen e rames.
Saliu e ilir spo i hypin n shpi lene mo kto.
 
Ky flet teper mire per te qene i vertete!!
Identik si ky fliste para nje dekade Beppe Grillo ne Itali, dhe u pa sesi perfundoi, 100% e kunderta e asaj qe fliste e propagandonte!!
Ne Shqiperi pas 30 vitesh demostrata politike pa piken e sensit, dolen dhe u ankuan se skishin uje, dhe kur vinte ishte me orar e per dritat qe paguajne me shume se ne Zvicer kur hidrocentralet qe kemi, na i ndertoi "Xhaxhi"
Na eshte bere nje shperlarje truri e atille qe vec pas 30 vitesh do mesojme ca po ndodh sot.
Plani i elites boterore per fat te keq sdo deshtoje kurre derisa njerezimi te jete i percare ne te gjitha aspektet!!
Adriatiku nuk eshte asgje tjeter vec nje copez e zhingjirit qe ne forme direkte apo indirekte sherben per te terhequr "qenushin" aty ku duhet te shkoje.!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back