1. Cilat jane ato vecori qe ju bejne te interesohemi me teper per nje vajze?
Sa ma sfiduese që osht 1 femër aq ma tërheqese bahet. Sa ma shpejt që bjen, qaq ma shumë duhna me e injoru.
2. Cila mund te jete endrra me e madhe e nje mashkulli?
Andrrat munden me dallu prej ditës në ditë, javës në javë, muajit në muaj, vitit në vit. Qashtu qysh asht bota në levizje edhe ato ndryshojnë, lëvizin.
3. Cili eshte momenti me i lumtur qe mund te keni jetuar deri me sot?
Menoj se lumturia si koncept nuk ekziston. Besoj se ka ditë kur je i gëzum, e ditë kur nuk je. Qashtu hanë hanë. Momente plotë, sidomos me familjen.
4. Cila eshte sfida me e madhe qe mund te perjetoje nje mashkull brenda nje shoqerie te caktuar, psh. shqiptare?
Me heq dorë prej burrnisë. Me e kuptu se me dalë me djalin e vet në park so krim, edhe me u msu me i thy do vo nkuzhinë so keq.
5. Cili eshte dallimi me i madh midis natyres se meshkujve dhe femrave? Nese ka disa, cilat jane ato?
Mashkulli që bahet si femër në emocione, e femra si mashkulli janë seni ma i keq. Çdo sen pranohet.
6. Pse keni manine te thoni gjithmone fjaline e fundit? Nese jo, a mendoni se ulet autoriteti mashkullor nese fjala e fundit do thuhej nga femra?
Burrnia duhet me u u shu, pikë.
7. Jeni me te pritur te krijoni miqesi brenda gjinise tuaj apo me gjinine e kundert. Pse?
Sbesoj në shoqni, skam shok, kam interesa.
8. Me cfare parametrash e matni suksesin e nje mashkulli apo femre? (Pra c'duhet te kete apo te beje qe te jete i sukseshem)
Prej librave që lexon, e prej fjalëve që i thotë. Amo osht me randsi me qenë vetja jote kudo që je, edhe nëse shan, fol sene palidhje foli e thuj. Ka shëmbuj plotë që shumë njerëz sillen ndryshe, rrejnë e jon fallc.
9. A mendoni se do arrije te vije nje dite kur mashkulli nuk do e trashe me zerin, nuk do te shaje me fjale banale, dhe s0'do rrije t'i tregoje forcen fizike tjetrit ne konflikt?
Ka me arrit, patjetër. Po sidomos ndaj femrës, duhet me arrit. Konceptualisht njerëzit janë të prirur me ndryshu, po ndryshimi sdo me thanë me ik prej vetës.
10. Cila eshte gjeja me e shemtuar te cilen nje mashkull nuk duhet ta beje kurre?
Me qu dorë nfemër. Ska ma keq se 1 mashkull me qu dorë ngra.