Hi girl(s)
Sigurisht po flet në cilësi të admines, e jo të gruas, se burrat nuk i lënë gratë t'u japin mësim. Ne japim mësim, ju mësoni nga ne, përveç nëse u referohesh simp-ave
-Për mua varet, për çka më intereson. Psh, nëse është për grua, do e shikoja më thellë, kuptohet aparencën, arsimimin, edukatën, zgjuarsinë, aftësitë e saja në gatim, sjelljen, fetarinë, (mos)lidhje me ndonjë partnerë tjetër para meje...
-Nëse do të interesohesha për miqësi - ta konsideroja si motër, aparenca s'do të më interesonte fare. Do të më interesonte besnikëria, inteligjenca, zgjuarsia, do të ishte mirë të ishte e lexuar, e arsimuar, e edukuar, koha që ma ofron në dispozicion... do të kërkoja të më vlerësonte aq sa kërkon ta vlerësojë, dhe do të prisja që të ketë besim të plotë tek unë. Pra, kur diçka s'shkon do të prisja të më "bërtiste" mua, e edhe unë do të prisja këtë gatishmëri nga ana e saj... Prarpë të gjitha këto varen nga niveli i miqësisë dhe afërsisë që do të më interesonte të kisha me të.
-Nëse do të më interesonte si kolege, do të doja të ishte sa më profesionale.... etj.
Përgjigja duhet të jetë e veçantë për meshkuj, I suppose... Të krijojë një familje të cilës i ofron mirëqenie të plotë; financiare, emocionale, etj.
Kur mora letrën e pranimit nga një universitet shumë prestigjioz me famë botërorë... (po përgjigjem sinqerisht meqenëse nusen nuk e kam këtu, se sikur të ishte do të thosha momenti kur u njoftova me të
)
Presioni për të fituar shumë - për të siguruar të ardhura të shumta. Kjo pastaj shkakton probleme zinxhir... ikje nga vendi, mosrehati brenda familjes, marrja me punë jo fisnike, etj. Edhe hoxhallarë nga Maqedonia po i kontribuojnë kësaj klime negative duke thënë që burri ka për detyrë t'i sigurojë kushtet e një mbretëreshe gruas së tij
Më i madhi do të jetë dallimi psikologjik. Burri kur hap një dosje, do ta mbyll një herë e mirë, t'i sqarojë gjërat. Ndërkaq, gratë funksionon duke mbajtur dosjet hapur; pastaj sa herë ndodh diçka hapen dosjet, për të cilat ne burrat kemi harruar që ekzistojnë...
Ka edhe shumë dallime tjera:
-Fizike, s'ka pse përmenden, meqenëse janë të dukshme.
-Gratë zakonisht janë më të sjellshme, burrat më të vrazhdët, edhepse edhe kjo fatkeqësistë ka filluar të përmbyset në disa raste. Tmerrohem kur dëgjoj në rrugë ndonjë vajzë të re duke përdor gjuhë vulgare e duke u sharë me fjalë të ndyta siç bëjnë meshkuj...
-Gratë i shprehin ndjenjat e tyre. Meshkuj kanë tendencë të jenë më të mbyllur.
-Flasin më lirshëm mes tyre për problemet që kanë, burrat pothuajse asnjëherë nuk i tregojnë njëri-tjetrit për jetën e tyre personale, ndjesitë etj...
-Përgjithësisht burrat janë më të vendosur, gratë janë më të luhatshme. Gjithmonë ka përjashtime.
Sepse e përjetojmë si përgjegjësi familjen. Unë besoj që burri duhet të jetë udhëheqës i familjes, nuk besoj në konceptet matriakale. Besoj në familjen patriakale, kuptohet jo ajo old-fashion kur burri komunikonte me gruan e tij vetëm me mimikat. Megjithëkëtë, burri duhet të ketë autoritet në familje, ndryshe nuk mendojnë që mund të shkojnë gjërat siç duhet. Meqenëse është përgjejgësi e burrit, në bazë të mendimit tim, atëherë edhe nëse ka pasojat, ai që i vuan i pari dhe më së shumti duhet të jetë burri. Pra, shkon both ways, privilegj për të thënë fjalën e fundit, por edhe përgjegjës i parë për bartje të pasojave nga fjala e tij "e fundit".
Dhe po, besoj që e ul autoritetin e burrit nëse gruaja flet para burrit, apo ajo e thotë fjalën e fundit, përkundër vullnetit të burrit të saj.
Jam i prirur të krijoj miqësi me gjininë e njëjtë, pra me burrat meqenëse, në parim me gjininë e kundërt është e pamundur të ketë miqësi pa xixa - sparkle's. Edhe pse në parim është e pamundur, gjithmonë ka përjashtime. Problemi që kam me këtë prirje, është se miqësitë me burrat nuk ta ofrojnë komoditetin për t'u shpreh deri në fund për gjërat që i ndjenë, atëherë kur ke ndonjë problem të brendshëm në familje etj... Sikur të kisha një mike të afërt, me ato cilësi që i përmenda më lartë, do të më ndihmonte shumë në këtë aspekt, mirëpo vështirë të gjindet një e tillë këto ditë...
Burri i suksesshëm është ai që arrin ta përmbush ëndrrën e tij, dhe gruaja e suksesshme është ajo që arrin të gjejë lumturinë e saj brenda lumturisë së burrit të saj. Pra, të jetë e zgjuar që ta lumturojë burrin me gjërat që e lumturojnë vetë atë.
Jo është e pamundur, mos prisni kot
Ta mbajë një grua vetëm për ta keqtrajtuar. Pra, nuk e do, thjeshtë e mban për keqtrajtim. Ndoshta kjo s'është gjëja më e shëmtuar, por u neverita vetëm nga ku më kaloi nëpër mend...
Rrofsh për tagun