E lë e dashura, obezi bëhet model

Jeta e një 24-vjeçari ndryshoi në mënyrë drastike, pasi e dashura e tij e braktisi pasi nuk e pëlqente më fizikisht.

Jonny Laidler, katër vjet më parë peshonte 125 kilogramë dhe ishte shumë i shëndoshë për gustot e të dashurës, e cila vendosi të ndahej, duke e lënë të tronditur.

Për muajt të tërë, Laidler nuk arrinte të dilte nga shtëpia për shkak të trishtimit, ndërsa nisi të hante shumë pak. Gjatë kësaj periudhe, ai humbi 50 kilogramë dhe u bë i përshtatshëm për të marrë pjesë në një konkurs modelimi, në të cilin doli fitues.

Pa e menduar, Jonny nisi një karrierë si model dhe tani është i shumëkërkuar nga kompani dhe shoqëri të ndryshme, për të realizuar reklamimin e produkteve të ture.

”Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të merresha me diçka të tillë në jetën time. ثshtë e mrekullueshme dhe e pabesueshme se si arrita të fitoja. Gjithmonë kam qenë një njeri entuziast brenda vetes dhe kam qenë i lumtur me mënyrën se si dukesha edhe kur isha i shëndoshë. Të arrija në këtë formë fizike nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, shprehet 24-vjeçari, i cili sot është i lumtur për ngjarjen që i ndodhi katër vjet më parë.

”Ndonjëherë duhet të kalosh prova të forta në jetë dhe mënyra se si u ndava ishte traumatike, por ajo më shërbeu shumë dhe kam ecur shumë përpara që prej atëherë”, deklaroi ai në një intevistë.
modeli.jpgmodeli2.jpgmodeli3.jpg


/t/ch/
 
Pe: E lë e dashura, obezi bëhet model

King,djal qenka bere,.bravo..:p:p
dhe i marr te keqen e dashura ,qe e ka len..:p
 
Pe: E lë e dashura, obezi bëhet model

Ai vullnetin e ka pasur gjithmone por e dashura i ka dhene nje shtyse.Me behet qejfi per te dhe natyrisht ai duhet patjeter ti dergoje nje tufe me lule ish te dashures se tij ne shenje falenderimi :D
 
Titulli: E lë e dashura, obezi bëhet model

Dhe ka ardhur ne forme kaq te mire vetem duke mos ngrene??? pak e veshtire....besoj se edhe palester ka bere ose ndonje kurim se nga 125 kg menjehere kaq i mrekullueshem...hmmmmmmm kush nuk do donte te hiqte dhjamin e barkut vetem duke mos ngren :p

Megjithate mendoj se dicka qe ne e kemi te sigurte ndonjehere na bejn dembel dhe na hedhin ne monotoni dhe na le ne standbay.....E kur kjo gje e sigurte behet e pasigurte atehere del ne pah edhe vullneti yn i hekurt.....cdo aksion ka nje reagim.
 
Titulli: E lë e dashura, obezi bëhet model

Di njeri, a eshte single? :--P
 
Pe: E lë e dashura, obezi bëhet model

Bravo per vullnetin,me pelqejne personat e tille...
 
Titulli: E lë e dashura, obezi bëhet model

faktikisht ajo ndarje i paske ber nder.. por icik e veshtri per te besu ?
 
Pe: Titulli: E lë e dashura, obezi bëhet model

faktikisht ajo ndarje i paske ber nder.. por icik e veshtri per te besu ?


Ka njerez qe i duhet nje motiv ndoshta pozitiv ndoshta negativ qe te bejne dicka,qe ne gjendjen e tyre normale sdo kishin vullnetin ta benin...Keshtu eshte dhe ky rast...Donte nj htyse,nje motiv dhe sic duket i erdhi...Nga dhimbja e madhe i sherbeu ta kthente ne dicka produktive per veten...
 
Titulli: E lë e dashura, obezi bëhet model

Pik zez ca na duan te shndosh ca na duan te bobet hajde meri vesh gustot e femres :p :p :p

Paska ber mir ne fakt e dashura qe e ka len sepse i ka dhen nje shtys me shum per tu perqendruar tek vetja dhe per te ardh ne ate forum qe cdo vajz do e pelqente :D
 
Pe: Titulli: E lë e dashura, obezi bëhet model

Pik zez ca na duan te shndosh ca na duan te bobet hajde meri vesh gustot e femres :p :p :p

Paska ber mir ne fakt e dashura qe e ka len sepse i ka dhen nje shtys me shum per tu perqendruar tek vetja dhe per te ardh ne ate forum qe cdo vajz do e pelqente :D

Ne fakt une shoh qe e dashura qe e ka lene ka qene shume siperfaqesore...Do isha kurioze nese do ishte e gatshme te kthehej me te,tani qe ka humbur peshe ky...
 
Titulli: Pe: Titulli: E lë e dashura, obezi bëhet model

Ne fakt une shoh qe e dashura qe e ka lene ka qene shume siperfaqesore...Do isha kurioze nese do ishte e gatshme te kthehej me te,tani qe ka humbur peshe ky...


Ehe tani ja kan zen radhen asaj ajo tani e shef nga ty dhe qan se ska cben me tjeter madje dhe duke then me vete po une budallaqa cpata qe e lash :p :p :p :p
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: E lë e dashura, obezi bëhet model

Ehe tani ja kan zen radhen asaj ajo tani e shef nga ty dhe qan se ska cben me tjeter madje dhe duke then me vete po une budallaqa cpata qe e lash :p :p :p :p

Ose e ka mbyll ate kapitull me - Whoo cares...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top