Puna e nenave vlen miliona euro

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Jane te afta per t’u transformuar ne kuzhiniere, pastruese, infermiere, shofere, mesuese, keshilltare e edukatore. Puna e nenave per te edukuar dhe rritur femijet vlen 1.7 milione euro. Prinderit jane te rendesishem ne jeten e secilit prej nesh. Se bashku ata mund te realizojne nje mori gjerash ne emer te dashurise, perkushtimit dhe edukimit te femijeve. Duke vene ne pah rendesine e tyre gjate rritjes se nje femije eshte e pamundur te mendosh se njeri eshte me pak i rendesishem se tjetri. Megjithate roli i nenes mbetet i pazevendesueshem. Nje nder arsyet kryesore eshte se nenat mund te kujdesen me shume per femijet. Ato jetojne ne stres mes pergjegjesive familjare dhe atyre te punes.


Kohet fundit, puna e nenave eshte bere edhe pjese e nje studimi shkencor. Nese mamate e te gjithe botes do te paguheshin per te gjitha punet e tyre, nuk do te benin asgje falas per femijet dhe familjen, shuma e parave do te ishte teper e larte. Por sa vlen puna e nje nene? Veshtire qe ndonjerit prej nesh t’i kete shkuar ndermend ta mendoje nje gje e tille. Por ja qe ka edhe nga ata qe nuk u ka shpetuar ky detaj. Me laps ne dore kane bere te gjitha llogaritjet e te gjitha puneve qe ben nje nene. Perfundimi?

Nje djale ose vajze, ne prag te 18-vjetorit te lindjes, duhet ta falenderoje mamane 1.7 milione here. Ne fakt kjo eshte vlera ne para e puneve te kryera nga nenat moderne “shumefunksionale”, te cilat jane te afta te transformohen sipas rastit, ne kuzhiniere, pastruese, infermiere, mesuese, keshilltare, edukatore, per te rritur ne menyren me te mire te mundshme femijet e tyre, duke shpenzuar nje energji te madhe qe eshte e veshtire ta krahasosh me profesionet e tjera.

Dihet qe nena eshte zonje shtepie: gatuan, sistemon vendin, pastron, pret e percjell njerez dhe merret me edukimin e femijeve. Natyrisht qe te gjitha keto i ben falas. Por nese ajo do te vendoste t’u vinte nje çmim puneve qe ben per nje femije, atehere vlera monetare do te ishte jashtezakonisht e larte, nuk ka rendesi nese ajo punon me kohe te plote ose te pjesshme, duke perfshire te shtunat dhe te dielat.

Ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga disa profesioniste te revistes britanike “Tesco”, ne nje rrjet supermarketesh, qe me pas eshte publikuar edhe nga “Daily Mail”. Studiuesve u eshte kerkuar te mbajne shenim (duke bere llogarite) te gjitha punet dhe detyrat qe nje nene ben per femijet e saj, nga lindja deri kur ai mbush 18 vjeç.
Studimi

Duke llogaritur kohen e shpenzuar per çdo aktivitet dhe duke e konvertuar ne para, ne baze te pages mesatare te nje profesionisti, studiuesit kane arritur ne shumen monetare te 1 424 504 sterlinave, qe u korrespondojne 1 704 588 milione eurove. 1600 ore zihen nga punet e shtepise, qe duke u konvertuar ne para arrijne vleren e 16700 eurove; 364 oret qe kalohen ne kuzhine jane te barabarta me 131 mije euro, sigurisht ne rast se do te vendosnit ta nderronit mamane me nje kuzhinier personal.

Po ashtu 52600 euro do te nevojiteshin per te punesuar nje shofer (qofte per itinerarin shtepi-shkolle, ose disa ore ne qendren tregtare), 718 mije euro te tjera per dadon (qe duke bere llogarite jane te barabarta me 88 mije ore pune). Edhe sherbimi i lavanterise nuk do te ishte shume ekonomik, duke pare 85 mije eurot qe do te shpenzoheshin ne 18 vjet per larjen dhe hekurosjen e rrobave; 98 mije eurot e shpenzuara per mesimet e edukates dhe miresjelljes, 8300 eurot per marredheniet publike, si dhe 6260 eurot per nje infermiere me pagese.

Pas ketij studimi, drejtoresha e revistes “Tesco Magazine”, Maureen Rice, u shpreh per londinezen “Daily Mail”: “Une jam nene vete dhe kam mbetur tejet e habitur kur zbulova se sa shume duhet te paguhemi per punet qe bejme çdo dite. eshte logjike qe gjithçka e bejme per dashuri dhe shpresoj qe ashtu si une te gjitha nenat te jene krenare e te ndihen te vleresuara nga kjo shifer marramendese, e cila lidhet me punen tone te pazevendesueshme. Ne fund te fundit nena mbetet gjithmone nene, me te vertete eshte nje, por vlen sa per katermbedhjete (po aq sa numri mesatar i puneve qe ben).

Te jesh prind eshte nje prej puneve me te rendesishme e me te veshtira qe mund te ekzistojne dhe nuk çuditem aspak qe vlera e puneve te kryera e konvertuar ne para, te jete aq e larte. eshte e rendesishme te dihet vlera ekonomike e nje nene, edhe pse shpesh baballaret japin ndihmen e tyre, sepse te qenet nene mund te jete sa e kenaqshme aq edhe e veshtire, e lodhshme dhe impenjative ne te njejten kohe. Shpresoj qe kontributi im per femijet e mi do t’i ndihmoje ata te behen qytetare te mire e te dobishem dhe te jetojne te lumtur ne vendin e tyre”, thote ajo. Megjithate, ne vend te kesaj vlere te madhe parash, nenat do te ndiheshin me te paguara nese ne kembim do t’u dhurohej me shume buzeqeshje dhe dashuri. Shqip
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

Per mua s'ka cmim ....sepse nuk egziston nje shifer aq e madhe qe te mbuloj gjithe vleren e nenes (normal dhe te babait ♥)
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

Puna e nenave s'ka te paguar . Ua kemi borxh gjithe jeten .
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

sh dakord me parashkruajtesit :D
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

prandaj quhen prinder :)
bashkohem me iden .. jo veten nena por edhe babi
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

tashi na mallengjyet,
mua me ka ngelur vetem te qaj tani, lol

lat nam breeeeh burra c'kishi pas qene, lol
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

jo po ta dine keta dembelat, qe na jane shtuar kohet e fundit:
o maaaa ca ka per dreke
o maaa ma hekuros cik kemishen
o maa mos mi ble breket tek tregu cam
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

lol
jo un i them vetem kto :
o ma mduhen lek
o ma fike drriten pra moooo
o ma na le te flej gjum...eshte heret...mos rre kot
o ma do vish te shofim nje film ?
o maaa do ma bosh ate fustanin apo jo?
XD ku ka si muuu ahahhahahahah
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

Ajo eshte fjale prej fjaleve. E bukura e saj eshte e bukur dhe e shemtuara e saj eshte e shemtuar.
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

jo po ta dine keta dembelat, qe na jane shtuar kohet e fundit:
o maaaa ca ka per dreke
o maaa ma hekuros cik kemishen
o maa mos mi ble breket tek tregu cam

??????ku eshte ky tregu cam LOL LOL LOL

megjithate shyqyr qe sbej pjese tek keta dembelat se do kisha breke te tregut cam LOL LOL LOL LOL
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

??????ku eshte ky tregu cam LOL LOL LOL

megjithate shyqyr qe sbej pjese tek keta dembelat se do kisha breke te tregut cam LOL LOL LOL LOL

ee ti je nga keta te brezit te bllokut qe thone: o boxera qe shkrujn armani o pa brek fare
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

ee ti je nga keta te brezit te bllokut qe thone: o boxera qe shkrujn armani o pa brek fare

jo jam nga ai brezi i atyre qe jan rritur udheve te botes...per fat te keq...do me pelqenin boxerat Armani ne fakt :D
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

Ueh kaq shume lek?Atehere po ta dija do i lutesha nenes time te me hidhte ne nje cep dhe te me linte te rritesha vete,me kushtin qe kur te mbushja 18 vjet te me jepte te pakten gjysmat e lekeve qe kish kyrsyer nga mungesa e sherbimit ndaj meje LOL LOL
Prinderit jane dhe mbeten te pa zvendesueshem nuk eshte aspak nevoja e studimeve per te kuptuar kete,jane te vetmit qe vlejne gjithcka.
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

aaaa epo me fal atehere. e terheq repliken

jo me ca falje lol...replika eshte per ke eshte vertet keshtu jo per mua :D
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

Eshte dikush qe gjithe jeta sdo me mjaftonte ta falenderoja per egzistencen e saj....Ajo eshte nena ime....
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

Nena eshte qendra jone ne cdo aspekt!! Thelbi i cdo gjeje, s'ka cmim!
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

Puna e nenave nuk ka euro dollar lek jen dhrami etc etc qe ta blejne..Nese do tja blesh respektoje ne pleqeri dhe beje te ndihet mire..ska blerje tjeter ;)
 
Titulli: Puna e nenave vlen miliona euro

Ti kerkoj sime meje ndonje te prishur pse sthenkeni ju.....



Puna e nenave dhe prinderve ne pergjithsi ska asnje cmim as te mendosh nje vlere sado e madhe e jete nuk duhet te kaloje neper mendje
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top