Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

ida angel

:)
V.I.P
Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari Skerdilajd Konomi, Topi: Sot mafia sulmoi drejtësinë

VLORث-Sot paradite në qytetin e Vlorës një automjet ka shpërthyer me forcë duke vrare gjyqtarin e Gjykates se Vlores, Skerdilajd Konomi, 35 vjec.
Gjyqtar prej vitit 2004 në Vlorë, Skerdilajd Konomi sot ishte dule levizur me benzin e tij në bulevardin Vlorë-Skelë kur automjeti ka shpërthyer më fuqi të madhe. Në vendngjarje trupi u gjet i coptuar. Policia hedh dyshimet se shperthimi ka qënë i telekomanduar dhe nis hetime intensive. Nis hetimi mbi dosjet që po gjykonte Konomi. Ngjarja, sjell reagimet e para. Presidenti Topi e cilësoi sulm mafioz dhe antetat ngjarjen e sotme.

benz_gjyqtari1-418x284-150x150.jpg

TOPI: AKT MAFIOZ NDAJ SISTEMIT Tث DREJTثSISث
Ora 10:30-Një orë pas vrasjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Në një njoftim për shtyp, Kreu i Shtetit e cilësoi vrasjen, sulm mafioz ndaj vetë sistemit të drejtësisë.
“Ky sulm mafioz dhe brutal, që mori jetën e gjyqtarit, është një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit”.
Presidenti i shprehu ngushëllimet e thella familjes Konomi dhe njëherësh u kërkon të gjitha autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.
ATENTAT ME EKSPLOZIV, VRITET GJYQTARI I VLORES
Ora 09:30-Sot paradite në qytetin e Vlorës një automjet ka shpërthyer fuqishëm nga ku si pasoje ka gjetur vdekjen, gjyqtari i Gjykates se Vlores, Skerdilajd Konomi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 minuta në qendër të Vlorës, pergjate bulevardit Vlore-Skele, në afërsi të godinës së shkollës “Industriale”, zonë kjo shumë e populluar. Permasat e ngjarjes moren permasa dhe me te medha kur pak minuta pas atentatit u zbulua se viktime kishte mbetur shtetasi, Skerdilajd Konomi, 35-vjec, me profesion, gjyqtar.
Policia dyshon se vdekja dhe shkaterrimi i makines një benz 250 me targa VL 6383 B ka ndodhur nga nje sasi eksplozivi qe mund te kete qene i telekomanduar, pasi makina para se te shperthente ka qene ne levizje ne drejtimin Vlore-Skele. Hetimet do te zbardhin nese eksplozivi qe dyshohet se ishte i llojit, tritol, ishte vendosur ne automjet apo ne celularin e gjyqtarit. Nje celular eshte gjetur jashte automjetit dhe po hetohet nese shperthimi ishte komanduar nepermjet tij.
Policia ka nisur dhe lidhur me dosjet me te fundit qe gjyqtari kishte ne duar.
Ngjarja e rende shokoi shume kalimtare dhe drejtues automjetesh qe ndodheshin ne vendgjarje.
Skerdilajd Konomi punonte në Vlorë si gjyqtar prej vitit 2006.
Me vendim Nr. 189, datë 28.03.2006, në bazë të Kushtetutës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka transferuar në Vlorë gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Skerdilajd Konomi.gazetajone
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

Amatoret duhet te behen profesioniste duke filluar me deputete dhe ministra.....

Gjynaf per kete qe iku
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

Topi mbledh krerët e sigurisë: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit të Vlorës

Tirane – Lajmifundit – Organeve të drejtësisë, policisë dhe shërbimit informativ u është kërkuar sot nga presidenti i Republikës, të zbulojnë sa më shpejt autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku gjeti vdekjen gjyqtari magjistrat Skerdilajd Konomi.

Burime nga presidenca thanë se Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mesditë Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Bahri Shaqiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

topi_ina_rama_burgaj_shaqiri.jpg

Në këtë takim me drejtues të lartë të institucioneve të shtetit shqiptar, Presidenti Topi kërkoi një informacion të detajuar mbi zhvillimet e deritanishme që i përkasin ngjarjes tragjike të vrasjes në Vlorë të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Pasi dëgjoi me vëmendje Prokuroren e Përgjithshme, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Presidenti i Republikës kërkoi angazhimin maksimal të këtyre institucioneve dhe strukturave të tjera vartëse për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë.

skerdilajd_konomi1.jpg

Gjyqtari Skerdilajd Konomi

Edhe një herë në këtë takim, Kryetari i Shtetit vuri në dukje se një ngjarje e tillë, që ka tronditur sot gjithë opinionin publik, është një goditje tepër e rëndë ndaj figurës dhe profesionit të gjyqtarit si garant i vendosjes së drejtësisë në vend, ndaj dhe për këtë duhet një bashkëpunim shumë profesional dhe i efektshëm mes institucioneve përkatëse për të zbuluar shkaqet dhe gjetur autorët e këtij akti makabër.
Presidenti i Republikës inkurajon të gjithë punonjësit e zbatimit të ligjit që të kryejnë me guxim e profesionalizëm detyrën e tyre fisnike në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

Tmerr:(
Gjynaf per gjykatsin se ka pare llatar, minutat e fundit te jetes, dhe gjynaf femijen ( 1/4 vjec) qe ngelen jetim...
 
Titulli: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesin

Ore po flasim per mungese ambulance ky edhe mund te kishte shpetuar me djegje te renda po mund te ishte gjall.Ku ishte ambulanca ku ishte shteti sot?
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

Si gjithmone policia ne momentin e fundit te ngjarjes .....uroj qe shteti dhe drejtesia te bej te duhuren kesaj here...dhe pse dicka me çudit ,kriminelet mbeten gjithmone enigme .....kur vrasja ka si viktime funksionar te shtetit .....ose shteti eshte i paafte ti zbuloj ...ose i ben vet kto gjera .
Nejse ,ne nje info qe lexova ne internet ...thuhej se vrasja nuk ka lidhje me titullin e tij ,por mendohet se eshte bere per motive banale .
 
Titulli: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesin

Me vjen keq per familjen e te ndjerit qe po perjeton keto lloj traume dhe kete dhimbje... Mirepo sa per shtetin po ben formalitetin se nje me pak njeri i drejt... ata skan kohe te shohin tmerret dhe padrejtsit duke u henger ne mes veti dhe jane be me te keqinj edhe se mafiozet keto haptazi po e hengren popullin... dhe ai i ndjeri ndoshta ka qen i drejt per ate arsye, se ato qe jane nje rangu me te korruptuarit dhe te felliqurit nuk i gjen belaja... nuk shtin rrufeja ne hithna.... edhe njeher Allahu u ndihmoft mirepo keto shtete sot, shkojn perteposht se nuk kan njerz te afte por rrebelat, dhe me te paaftit jane ne pushtet.... gjunah.
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

Fjalet jane te teperta, ne kete moment qe ai nuk jeton me.

U prehte ne paqe, ngushellime familjes dhe atyre qe e duan!
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

Si gjithmone policia ne momentin e fundit te ngjarjes .....uroj qe shteti dhe drejtesia te bej te duhuren kesaj here...dhe pse dicka me çudit ,kriminelet mbeten gjithmone enigme .....kur vrasja ka si viktime funksionar te shtetit .....ose shteti eshte i paafte ti zbuloj ...ose i ben vet kto gjera .
Nejse ,ne nje info qe lexova ne internet ...thuhej se vrasja nuk ka lidhje me titullin e tij ,por mendohet se eshte bere per motive banale .
Eshte per te ardhur keq qe ka akoma njerez qe i bejne "drejtesi" vetes:(
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

Percillet me nderime për në banesën e fundit arkivoli me trupin e gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, i cili mbeti viktimë e një atentati me ekspoziv një ditë më parë në qytetin bregdetar.

Të afërm, miq e shokë të tij, qytetarë të thjeshtë të Vlorës, por edhe deputetë dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë parakaluan përpara trupit të pajetë të të ndjerit. Si rrallë ndonjëherë drejtuesit më të lartë të shtetit, në mungesë të tyre dërguan kurora lulesh.

Ata që ndaluan përpara mediave për të dënuar krimin, kishin të gjithë të njëjtin argument: ky ishte një sulm mafioz i drejtuar në radhë të parë kundër vetë shtetit.

Njollë turpi për shtetin që duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe të atyre që përpiqen për qytetarët", tha kreu i Bashkisë, Viktor Gjika.

Nënkryetari i KLD-së,Kreshnik Spahiu njoftoi se ka thërritur urgjentisht mbledhjen e Këshillit. "Eshtë e rëndësishme që në këtë moment krimi të mos fitojë betejën me shtetin. Sepse këto 24 orë që ende nuk janë zbardhur mund të bëhen 24 ditë, 24 javë 24 muaj 24 vite ashtu sic ndodh me shumë krime të tjera", tha Spahiu.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se shoqëria të reflektojë, në mënyrë që shoqëria të kuptojë që të ngresh dorë kundër gjyqtarit është ndoshta krimi më i rëndë që mund t'i ndodhë vetë ekzistencës së shtetit

Ndërsa deputeti socialist Eltar Deda theksoi se shteti duhet të vendosë drejtësinë për një ngjarje që është e përsëritshme në qytetin e Vlorës

Më pas arkivoli me trupin e pajetë të të ndjerit, nën sirena policie, u nis për në varrezat e qytetit. Duke lënë pas një pikëpyetje të madhe për shkaqet e vërteta të këtij krimi. Krim që nxjerr në pah jo vetëm shkallën e lartë e mizorisë, por edhe dëshirën e qartë të atentatorëve për të bërë një ekzekutim publik, ditën me diell, si një formë e pastër presioni mafioz.

Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës është vrare te premten nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.

33-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve 4 dhe 1 vjec, mesohet se ishte nisur per te shkuar ne pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu. Disa prej tyre vrapuan per te nxjerre nga makina drejtuesin e mjetit. I ndjeri ishte ende gjalle kur kalimtaret perpiqeshin te hapnin dyert e shkaterruara.

Per shkak te demtimit te kembeve qe kishin ngecur ne pjeset e demtuara te mjetit, trupi nuk u be e mundur te largohej menjehere nga mjeti, i cili pak sekonda me pas u perfshi nga flaket.

Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikesve qe te shuajne flaket qe shperthyen ne automjetin e shkaterruar nga eksplozivi. Pasi zjarrfikesit evituan ndonje shperthim tjeter te mjetit, policet dhe kalimtaret terhoqen trupin e gjytarit te ri nga mjeti. Pa pritur ende mberritjen e ambulances dhe mjekeve, policet transportuan per ne spital te riun, i cili mesohet se humbi jeten me pas per shkak te plageve te medha dhe djegieve te trupit.

Atentat mafioz

Verifikimi i targës së automjetit bëri shpejt të qartë për policinë se bëhej fjalë për një ngjarje shumë më të rëndë se atentatet që kishin ndodhur më parë në Vlorë. Skena e krimit ishte pothuaj identike me atë të ndodhur më herët këtë vit në Skelë, por viktima bënte ndryshimin.

Ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit u gjendën shpejt në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në makinën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde plasëse dhe shpërthimi ishte komanduar në distancë. Pak orë më vonë, hetuesit mësuan një fakt tjetër që i vuri vulën klasifikimit të këtij krimi si atentat i tipit mafioz.

Gjyqtari Konomi kishte blerë përpara pak kohësh një makinë të re, një “Mercedes Benz” të kushtueshëm, ndërsa Mercedesi me të cilin lëvizte dje, përdorej zakonisht nga bashkëshortja e tij. Por një ditë përpara atentatit, dikush i kishte çarë me thikë gomat e “Mercedesit” të ri, duke e detyruar gjyqtarin që banonte në zonën e Ujit të Ftohtë, të përdorte makinën e vjetër për të shkuar në punë. Ekspertët e policisë thonë se në makinën e re të gjyqtarit, për shkak të sistemeve moderne të sigurisë, ishte e vështirë të vendosej një bombë, ndërsa në makinën e vjetër, vendosja e një bombe mund të konsiderohej “punë fëmijësh”.




Halimi: Dëshmitarë dhe prova

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka vizituar familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën në një atentat me eksploziv sot në qytetin e Vlorës.

Duke folur për mediat pas vizitës, Halimi ka deklaruar se është takuar me grupin hetimor, i cili sipas tij po punon me intensitet dhe është në rrugën e duhur.

“Konstatova se grupi hetimor po punon në mënyrë të shkëlqyer, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të së drejtës, policisë kriminale dhe Krimeve të Rënda. Mora garancinë se hetimi do jetë i shpejtë dhe efikas dhe se përgjegjësit do të bien në prangat e ligjit”, ka deklaruar Halimi.

“Ajo që është e rëndësishme është se nuk është një krim i përsosur, se ka prova, ka dëshmitarë që po flasin dhe autorët do të dalin para ligjit”, ka nënvizuar ai.

Ministri i Drejtësisë ka shtuar më tej se ka garantuar familjarët e gjyqtarit për vënien e drejtësisë në vend, si dhe u ka ofruar hetuesve mbështetjen e qeverisë.

Ndërkohë, personi që jep informacion për autorin ose autorët e vrasjes do të marrë një shpërblim prej 100 mijë euro.

Shuma në fjalë është caktuar nga Drejtoria e policisë së Vlorës, e cila ka vendosur edhe dy numra telefoni në dispozicion të informatorëve: 069 41 02 355 dhe 069 41 05 397.


Një dite pas atentatit të tmerrshëm në bulevardin kryesor të Vlorës, që i mori jetën gjykatësit Skerdilajd Konomi, grupi hetimor i kryesuar nga prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë administruar të gjitha dosjet e gjykuara prej tij, si dhe ato qe i ndjeri kishte ende ne proces.

Hetuesit dhe policia e Vlores kane marre ne pyetje dhjetra deshmitare okulare qe ishin te pranishem ne bulevardin kryesor te qytetit ne castet kur ndodhi shperthimi i mjetit me te cilin po udhetonte gjykatesi Konomi. Burime policore dhe të aferm te Konomit thane se jane marre gjithashtu ne pyetje edhe persona te njohur te tij, per te hedhur drite mbi ndonje konflikt te mundshem per te cilin gjykatesi mund ta kishte rrefyer, por nuk dihet ende nese mbi keto deshmi
mund te jene marre te dhena te nevojshme per hetimet. Ajo qe konfirmohet eshte se hetimet kane nisur per pisten per vrasje per shkak te detyres, pavaresisht se per dyshimet e egzekutimit per shkak te detyres nuk ka ende te dhena konkrete, te pakten publikisht. Por hetimet duket se do te shtrihen edhe ne pista te tjera.

Mediat e shkruara publikuan te shtunen dokumente qe tregonin se familja e gjyqtarit Konomi kishte fituar nje proces civil ne Gjykaten e Larte per trashegimine e nje siperfaqeje te konsiderueshme toke qe ndodhet ne bregdetin e Durresit, mes Gjirit te Lalesit dhe Spillese. Behet fjale per nje siperfaqe prej rreth 150 hektare toke, ne nje prej zonave me te lakmuara ne bregdetin shqiptar. Procesi gjyqesor ka patur si pale familjen Konomi dhe Agjensise së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila ia kishte kthyer dikujt tjeter kete prone. Vendimi, sipas medias eshte shpallur ne Maj te ketij viti por ende nuk eshte zbardhur nga Gjykata Supreme. Ne lidhje me keto te dhena, pjesetare te grupit hetimor pohuan per Top Channel se i kane keto informacione, por nuk konfirmuan zyrtarisht se po punohet edhe mbi kete piste.

Burime te sigurta nga Dhoma Civile e Gjykates se Vlores thane per Top Channel se gjyqtari kishte tete ceshtje gjyqesore ne shqyrtim, prej te cilave nje gjyq per deshmi trashegimie dhe te tjerat urdhera ekzekutimi te bankave dhe te faturave te pashlyera te CEZ.

Dy dite me pare, mesohet se makines se gjykatesit Konomi i kishin çare gomat dhe ai kishte marre makinen tjeter te familjes, ne te cilet ishte vendosur me pare eksplozivi. Ajo qe dihet deri tani eshte se shperthimi ka qene i telekomanduar dhe vrasesit kane pritur qe ai te dale ne bulevard per te kryer ekzekutimin publik te te gjykatesit, nje metode kjo e mafias italiane te viteve ’80, e cila nuk zynonte thjeshte eliminimin fizik te nje personi, por mbjelljen e terrorit publik permes vrasjeve te tilla makabre.
tch
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

Vrasja e gjyqtarit, 400 g tritol ne makinen e gruas

Anila Peçi / Lindita اela
Një atentat mafioz me eksploziv të telekomanduar në makinë i ka marrë jetën mëngjesi e djeshëm një gjyqtari në Vlorë. Skerdilajd Konomi ishte duke udhëtuar me makinën e tij kur një sasi tritoli e vendosur në sedijen e shoferit shkaktuar shpërthimin që i ka marrë jetën. Shpërthimi është kryer në qendër të qytetit të Vlorës rreth orës 10.00 të paradites duke shkaktuar kaos dhe panik në të gjithë qytetin.
Sipas dëshmitarëve të vendin e ngjarjes, Gjyqtari Konomi kishte hipur në makinë vetëm pak çaste para shpërthimit dhe kishte ndezur mjetin. Ai kishte bërë vetëm pak metra dhe në momentin që ndodhej pranë rrethrrotullimit të Skelës makina është hedhur në erë.
Kalimtarët e shumtë që ndodheshin në atë moment në vendin e ngjarjes fillimisht kanë shtangur dhe askush nuk ka guxuar të afrohet. Më pas ata kanë tentuar që të nxjerrin gjyqtarin ende të gjallë nga makina, por kjo ishte e pamundur. Shpërthimi kishte dëmtuar strukturën e makinës dhe këmbët e gjyqtarit i kishin mbetur brenda. Sipas dëshmitarëve, ato pothuajse ishin këputur.
Vrasja dhe gjymtimi i gjyqtarit Konomi, sipas të dhënave nga grupi hetimor, mësohet se ka ardhur si pasojë e shpërthimit të rreth 200 gramëve tritol të vendosur poshtë sedijes së tij, nga brenda makinës. Bomba mendohet se është aktivizuar nga një distancë e afërt.
Dyshimet e para për shkakun e vrasjes, grupi hetimor, i ka ngritur në dy pista, atë të vrasjes për shkak të detyrës dhe konflikteve të mundshme të pronësisë të familjes Konomi. “Dyshohet që atentati ndaj gjyqtarit është kryer për shkak të ushtrimit të detyrës së tij dhe konflikteve të pronësisë që familja Konomi ka për disa prona në Qarkun Durrës”,- thanë burimet e policisë.
Sipas të dhënave të grupit hetimor, gjyqtari Konomi me të dalë nga banesa është drejtuar për tek një lokal në lagjen “Skelë” ku ka pirë kafen e mëngjesit me dy miqtë e tij. Makinën e kishte parkuar vetëm 20 metra nga vendi ku ndodhej vetë ai së bashku me dy miqtë në tavolinë. Aty nga ora 9:30 gjyqtari Konomi është ndarë nga shokët, ka marr makinën dhe është nisur drejt Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të vazhduar punën e përditshme. Në qendër të Vlorës makina e tipit “Benz” me të cilën po udhëtonte gjyqtari Konomi ka shpërthyer duke i dëmtuar rëndë sidomos këmbët. Skena vjen e ngjashme me atë të shpërthimit pranë rrethit në Skelë, pak muaj më parë, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën katër të tjerë. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar të tjerë.


Dy ditë më parë denoncoi sulmin ndaj makinës
Vrasja e Skerdilajd Konomit është cilësuar nga hetuesit si atentat tipik mafioz për ti marrë jetën gjyqtarit, por edhe për të mbjellë ndjenjën e frikës tek të tjerët. Banesa e gjyqtarit ndodhet në një nga lagjet periferike të qytetit të Vlorës (në zonën mbi tunelin) dhe ai mund të ishte bërë shumë lehtë objektiv i një atentati pa lënë gjurmë. Përkundrazi, vrasësit kanë preferuar të bëjnë shumë zhurmë dhe të terrorizojnë edhe qindra kalimtarë të rastit.
Hetuesit kanë zbuluar se eksplozivi që i ka marrë jetën gjyqtarit Konomi ishte vendosur brenda sedijes së makinës. Por duke qenë se gjyqtari kishte dy makina, vrasësit kanë gjetur një mënyrë për të shmangur njërën prej tyre. Dy netë më parë ata kanë hyrë në shtëpinë e gjyqtarit gjatë natës dhe i kanë çarë gomat e makinës që ndodhej e parkuar në oborr. Gjyqtari ka dalë në mëngjes, ka parë gomat e çara dhe ka vendosur të përdorë makinën tjetër. Një natë më pas, vrasësit mendohet se kanë hyrë sërisht në oborrin e shtëpisë së tij dhe këtë herë kanë vendosur eksplozivin me telekomandë.
“Gjyqtari Skerdilajd Konomi, dy ditë më parë ka njoftuar shefin e krimeve të zonës së banimit, se brenda oborrit të banesës së tij (brenda rrethimit) persona të paidentifikuar i kanë shpuar të katër gomat e makinës tip “Benz”. Pas shpimit të këtyre katër gomave, gjyqtari Konomi ka marr për të lëvizur makinën tjetër më të vjetër që kishte në oborr, brenda së cilës gjeti edhe vdekjen”,- thuhet nga të dhënat e para të Policisë së Vlorës. Hetuesit mendojnë se në vendosjen e tritolit në makinën e gjyqtarit kanë marrë pjesë tre persona. Dy prej tyre janë futur në shtëpi ndërsa i treti ndodhej jashtë duke bërë roje me armë.
Ndërkohë familja Konomi ka pohuar dje se ata nuk kanë pasur konflikte me njeri dhe se ngjarja ka ndodhur krejt papritur. “Ne nuk kemi konflikte. Nuk kemi as konflikte pronash siç kemi dëgjuar këto orë. Djali nuk merrej me çështje penale apo me kriminelë të rrezikshëm, ai ishte gjyqtar civil. Sjellja e tij gjatë këtyre ditëve ka qenë normale, nuk kemi vënë re shenja stresi apo shqetësime të tjera”,- thanë dje për “Shekullin” të afërmit e Konomit. Por sipas tyre, Skerdilajdi ishte njeriu që ishte marrë me të gjitha çështjet e pronave të familjes.


Dëshmitarët kanë frikë

Atentati mafioz që i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi ka ndodhur në rrugë kryesore dhe më të populluar të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka shkaktuar tmerr tek qindra kalimtarë të rastit dhe tek pronarët e punonjësit e bizneseve buzë rrugës.
Një vajzë e re, shitëse e një dyqani tregon se ka parë gjithçka, por e ka shumë të vështirë të tregojë pasi ende dridhet nga frika. “Makina Benz ishte duke lëvizur nga Skela drejt qendrës dhe u dëgjua një zhurmë aq e fortë sa tymi mbuloi gjithçka. Makina ishte në flakë, por vazhdonte që të ecte për inerci. Brenda në makinë ishte vetëm një burrë. Ai humbi gjysmën e trupit. Ne po e shikonim, por nuk dinim se çfarë të bënim. Më pas makina u përfshi e gjitha nga flakët”- tregon shitësja e një prej dyqaneve që ndodhen në trotuarin përballë vendit të shpërthimit.
Një tjetër nga gratë tregon se ka mbetur në tokë për minuta të tëra. “Disa kishin ngrirë në vend, pasi kishin edhe frikë se ç’mund të ndodhte më pas. Njerëzit kishin frikën e një shpërthimi. E para i është afruar një grua, e cila ngiste një makinë disa metra pas mjetit të tij. Pas saj u afruan edhe një nga punonjësit e dyqaneve përballë dhe dikush hodhi një kovë me ujë. Zjarrfikësja që erdhi pak kohë më pas përpiqej të shuante zjarrin që shpërtheu në makinë. Ai burri ka ndenjur minuta të tëra në tokë dhe dukej që lëvizte dorën. E kanë nxjerrë disa persona dhe e çuan në makinën e policisë. Nuk u duk asnjë ambulancë t’i jepte ndihmë. Nuk dinim si të vepronim, edhe frikë kishim të afroheshim. Kishim frikë se mos e dëmtonim më keq duke e tërhequr. Ai ishte i copëtuar. Ndihemi të terrorizuar dhe të pasigurt”,- thotë shitësja.
Gjatë gjithë ditës rruga kryesore ka qenë thuajse e bllokuar. Shiritat ishin vendosur në një pjesë të konsiderueshme të rrugës për të ndihmuar në ruajtjen e provave. Specialistëve të policisë së Vlorës u janë bashkuar disa orë më vonë edhe specialistë të ardhur nga kryeqyteti, të cilët kanë pasur veshje të bardha. Në orët e pasdites mjeti është hequr dhe është çuar në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë njerëzit që ndodheshin aty.

Profil gjyqtari
Një pamje xhentëlmeni është ajo që binte në sy në prezantimin e parë me Skerdin. Miqtë që e njohin nga afër e perifrazojnë si njeri me horizont, me humor, i qetë dhe aspak konfliktual. Ai ishte pjesë e një familje intelektuale të njohur në Vlorë, Skerdi zgjodhi rrugën e drejtësisë. I diplomuar në magjistraturë në vitin 2004 ai punoi një vit në Vlorë e më pas u transferua në Fier. Më pas Skerdilajd Konomi u rikthye në Vlorë si gjyqtar. Ai ishte babai i dy fëmijëve të mitur, ku i vogli i familjes, djali i tij Fatjoni, është vetëm katër muaj.

Të rinjtë e Vlorës: Të ngrihemi në protestë
Atentati mafioz ndaj gjyqtarit Konomi ka sjellë reagime të ashpra në qytetin e Vlorës. Qindra qytetarë, të lodhur nga krimet e shpeshta që ndodhin në qytetin e tyre dhe sidomos akteve të tilla me tritol, janë ngritur në revoltë. Shumë të rinj vlonjate janë organizuar përmes faqeve të rrjeteve socialiale duke paralajmëruar një protestë ditën e sotme.
“Nesër (sot) në 18.00 të gjithë si qytetarë te Sheshi i Flamurit për të protestuar deri në Skelë kundër krimit. Ai që nuk proteston kundër krimit është frikacak ose bashkëpunëtor i krimit”,- është mesazhi që po përcillet përmes të gjithë vlonjatëve.
Ngjarja e djeshme vjen vetëm pak kohë pas një tjetër ekzekutimi të së njëjtës natyrë. Vrasja e Renato Abazit, ngjarje që ndodhi po në rrugën kryesore, pranë rrethit në Skelë. Kujtesa e vlonjatëve ka mbartur së fundmi kronologjinë e një sërë shpërthimeve tritoli, të cilat shumë herë janë hedhur si sinjale, ndërsa vite më parë edhe të tjera shpërthime me pasojë jetë njerëzish, si ajo pranë pallatit Riviera. Autorët mbeten anonimë për ngjarje të tilla, të cilat përjetohen me tmerr, por edhe pasiguri për jetën tek qytetarët./Shekulli
familja-e-gjyqtarit-300x206.jpg
 
Pe: Vlorë, atentat me tritol, vritet gjyqtari , Topi: Sot mafia sulmoi drejtesine

Zakonisht pas nje vrasje ose ekzekutimi e gjithe qeveria dhe PUSHTetaret dalin e bejne deklarata te bujshme se do gjendet vrasesi pas 24 ose 48 ose e shumta 72 oresh.
Kur ndodh nje gje e tille 99 % te rasteve do te thote qe ky ekzekutim eshte bere nga vete ata, PUSHTetaret.Eksperienca ka treguar gjithmone se keshtu ka qene dhe jam i bindur qe ky rast nuk do zbulohet dhe do e zre pluhuri ne prokurori.
Sidoqofte ngushellimet e mia per familjen e nje shtetasi shqiptar i vrare barbarisht, qofte ai edhe gjyqtar i mire apo i keq.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top