Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

ida angel

:)
V.I.P
Bashkëshortja e kreut të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi ka denoncuar sot në polici rrëmbimin e saj një ditë më parë.
255774_225439617482960_100000507711217_975205_2988416_n.jpg

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, dhe se në të kanë qenë të përfshirë dy persona.

Dëshmia e saj në polici është tronditëse, pasi mësohet se gjatë kësaj kohe, bashkëshortja e kryebashkiakut nga gjendja e rënduar ka pasur një lindje të parakohshme te femijes qe priste te lindte pak kohe me vone. Ajo ende nuk eshte ne gjendje te percaktoje se kush kane qene rrembyesit apo te percaktoje vendin ku ka kryer lindjen. Dyshohet se femija ka humbur jeten gjate kesaj kohe.

Ende nuk ka të dhëna të plota për ngjarjen, për të cilën edhe në këto momente vetë bashkëshortja e krybashkiakut po dëshmon në polici.FB (Vipat Shqiptar)
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

ncnncc sa te poshter qe jemi vertet nuk behemi njerez ne shqipetaret
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Shume keq ......
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Më poshtë është versioni i parë i ndërtuar nga dëshmia që kanë dhënë familjarët e Griselda Zaimi Rroshi, gruas së kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi:

Griselda Rroshi ka qenë duke ecur mbrëmë rreth orës 19:15 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Shtatzënë, pasi ka pirë një kafe me një mikeshë në një lokal, Griselda i është drejtuar një zone ku qëndrojnë taksi, për të shkuar më pas në shtëpinë e prindërve. Griselda kishte ardhur në Tiranë, pasi ditën e premte priste të lindte e të shtrohej në maternitet.

Teksa ishte duke ecur drejt taksisë, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara Griseldës dhe nga makina kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë. Aty e kanë rrahur, kërcënuar dhe çuar në një vendndodhje tjetër, të parapërgatitur, ku veç tre burrave qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra [mami]. Në ato momente, Griselda është rrahur dhe goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, Griselda mban mend t'i jetë injektuar një serum, dhe disa momente më pas ka lindur.

Për shkak të hemorragjisë i janë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 03:45 të 1 qershorit e kanë marrë sërish me fuoristradë dhe e kanë hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë. E gjakosur, e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambientin ku Griselda është mbajtur për më shumë se 6 orë.
Ende në këto momente nuk dihet as ku është dhe as si është fëmija.

***
Gruaja e kryebashkiakut të ri të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është rrëmbyer nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e së martës. Burime nga policia bëjnë të ditur se rrëmbimi u krye nga dy persona pranë stadiumit "Dinamo" në Tiranë.

Nga të dhënat e para rezulton se gruaja ishte shtatzënë dhe se gjatë rrëmbimit ajo është detyruar të lindë edhe fëmijën. Burimet shprehen të rezervuara lidhur me detajet, ndërkohë që dyshohet se ky ka qenë edhe qëllimi i rrëmbimit të saj. Ende nuk është gjetur fëmija, ndërkohë që gruaja u gjet në mëngjes në një kanal. Mbi të është ushtruar dhunë fizike.

Bëhet e ditur se Rroshi ka qenë jashtë shtetit në kohën që ka ndodhur ngjarja dhe është kthyer menjëherë pasi ka mësuar nga të afërmit çfarë i ka ndodhur bashkëshortes. Të dy ata po i nënshtrohen marrjes në pyetje nga policia. Organet e drejtësisë kanë qenë shumë të rezervuara lidhur me këtë ngjarje, duke mos pranuar të japin asnjë detaj.



Shekulli on Line


o sa keq, o sa mire, ujku eshte egersire...kendoni femije te lumtur te demokracise kendoni
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Kto gjera priteshin sjan hera e par qe ndodhin ne shqiperi dhe asqe kan per te ndaluar ndo nje her esht per te ardh keq por ske cben
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

:( I shkreti femije dhe e shkreta femer... ka pare llatar.
Shpresoj ti rikthejne femijen:(
Njerez pa tru!
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

I kisha rjep kadal kadale ata persona , edhe i kisha ly me uj te nxeht te perziher me kryp :mad: :mad: :mad: :mad: :mad:
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Ata qe e kane bere ....denim me vdekje meritojne ....o zot sa gjynah ........

Griselda Roshi niset drejt Tiranës, merren në pyetje 25 persona

Bashkëshortja e dhunuar e kryetarit të ri të Bashkisë së Kavajës Griselda Roshi është nisur drejt Tiranës në darkën e së mërkures. Gruaja do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjiore pasi 28-vjeçarja ka kaluar një eksperiencë makabër, pasi u rrëmbye ditën e djeshme nga një grup personash dhe pasi u dhunua, u detyrua të lindte fëmijën e saj në një vend të fshehtë, në kushte të vështira. Për zbardhjen e ngjarjes Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posacëm hetimor, të drejtuar nga prokurori Henrik Ligori dhe ekspertë të seksionit të kriminales. Burimet nga policia thonë se janë shoqëruar afro 25 persona të cilët po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për lëvizjet e fundit të Griseldës.
lajmifundit.com
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

I shoqëruar nga shumë deputetë dhe pjestarë t tjerë të PS-së,kreu ...

i opozitës Edi Rama është nisur urgjentisht për në Kavajë,për ti dhënë mbështetje psikologjike kryetarit të bashkisë të këtij qyteti,gruas të të cilit i hoqën foshnjën nga barku dhe e hodhën në rrugë afër shtëpisë së saj në Kavajë.

Deputetët të cilët janë drejtuar për në kete qytet janë: Paulin Stërkaj, Vasilika Hysi, Eduard Shalsi, Ledi Shamku, Dashamir Peza, Saimir Tahiri, Fatmir Toçi.

Siç është normale,28-vjeçarja Griselda Roshi, është në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Sipas Ora-news, gjendja është tejet e rëndë, sikurse është ende mjaftë e vështirë për tu afruar në ambientet e banesës. Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e çiftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur një grup të posacëm për hetimin e ngjarjes

Grupi hetimor ka krijuar mekanizmin e parë të ngjarjes së ndodhur me gruan ...

e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, e cila u rrëmbye dje dhe u detyrua të abortojë fëmijën rreth 9 muajsh. Sipas policisë dhe prokurorisë, rreth orës 19:30 të së martës, shtetasja Griselda Rroshi ka qenë duke ecur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Shtatzënë.

Ajo ishte takuar në atë zonë me një të afërm të familjes dhe pasi ka përfunduar, është nisur për tek vendqëndrimi i taktive pasi do të shkonte tek prindërit në Tiranë.28-vjeçarja kishte ardhur në Tiranë pasi do të shtrohej në spital për të lindur. Kur ndodhej pranë stadiumit “Selman Stërmasi” gruaja e kryebashkiakut është përballur me një fuoristradë me xhama të zinj. Makina ka ndaluar dhe përpara 28-vjeçares kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë.

Pasi e kanë futur me forcë në makinë, autorët e ngjarjes e kanë çuar gruan në një ambient ku veç tre burrave qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, konkretisht disa gra të veshura si mami materniteti. Në këtë kohë, gruaja e kryebashkiakut të Kavajës, është goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Më vonë ajo mban mend t’i jetë injektuar një serum, dhe disa momente më pas ka lindur fëmijën.

Ajo ka pasur hemorragji dhe për këtë i janë ndërruar edhe rrobat. Në ora 03:45 të mëngjesit të sotëm, atë e kanë futur sërish në fuoristradë dhe e kanë hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë. Griselda Rroshi është afruar me mund deri tek shtëpia e saj,ndërsa nuk ka asnjë informacion për fëmijën.Lajmi është ribotim nga Lajmifundit.
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

me vjen shume keq nese ngjarja ka ndodhur vertet ashtu sic thuhet ne deshmi.
po ca fakte s'me duken normale, nje grua qe per tre dite pret te linde, del per kafe vetem, ne mbremje, e pashoqeruar nga asnjeri. bashkeshorti rri jashte shtetit,
rrembyesit jane te pergatitur edhe me mami, e infermiere.
te kene pasur synim te vetem lindjen e parakohshme te nje femije, perderisa pas lindjen gruan e kane cuar ne shtepi???

e perseris qe nese kjo ka ndodhur, eshte shume krim i shemtuar, cilatdo qe te jene rrethanat...
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Burime jozyrtare nga prokuroria pohojnë për Top Channel se është zbuluar ambienti ku dyshohet se i është hequr foshnja Griselda Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Sipas këtij burimi, bëhet fjalë për një klinikë private mjekësore pranë Maternitetit të Ri në Tiranë, e cila për momentin nuk mund të konfirmohet nëse është e licensuar apo jo.

Ndërkohë, mësohet se policia ka shoqëruar në ambientet e saj në cilësinë e dëshmitarëve rreth 25 persona. Mes të cilëve mendohet se është edhe një mjek i klinikës private, por edhe shoferi i taksisë që prokuroria dyshon se ka shoqëruar Griseldën në klinikën private.

Ky zbulim i fundit rrëzon dëshminë e mëparshme të vetë Griseldës, e cila tha se ishte rrëmbyer nga një fuoristradë me xhama të zinj. Gjithsesi gjithcka mbetet ende për t’u vërtetuar nga grupi hetimor.

Për të mbështetur familjen Roshi në këto caste të vështira, vec familjarëve, të afërmve dhe bashkëqytetarëve, në Kavajë ka mbërritur edhe kryesocialisti, Edi Rama dhe deputetë të Partisë Socialiste të cilët qendruan në familjen Roshi për më shumë se 60 minuta./tch/
 
Titulli: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Turp i dheut...cfare s'po na degjojne veshet e cfare s'po na shohin syte...i shpelafte mortja keta njerez kanibale...
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

me vjen shume keq nese ngjarja ka ndodhur vertet ashtu sic thuhet ne deshmi.
po ca fakte s'me duken normale, nje grua qe per tre dite pret te linde, del per kafe vetem, ne mbremje, e pashoqeruar nga asnjeri. bashkeshorti rri jashte shtetit,
rrembyesit jane te pergatitur edhe me mami, e infermiere.

te kene pasur synim te vetem lindjen e parakohshme te nje femije, perderisa pas lindjen gruan e kane cuar ne shtepi???

e perseris qe nese kjo ka ndodhur, eshte shume krim i shemtuar, cilatdo qe te jene rrethanat...
E kam thene dhe ne nje teme tjeter qe femrat shtatzane nuk jane invalide, qe nuk mund te hecin pse mos dalin per kafe...Kishte qejf, doli...nga ta dinte ce priste? apo tani duhet te dalesh e shoqeruar gjithandej ne Shqiperi se sdi cte pret.... e fundja dhe me shoqerues...sikur shoqeruesit sja fut dot me nje dru koke e ta mari dhe ate bashke me ty....
E infermieret dhe mamit, beson qe ishte veshtire ti gjenin? Ky eshte akt i paramenduar....dhe hakmerje... Kane dashur ti provokojne nje dhimbje asaj familje, e ca mund te dhembi me shume se sa nje lindje makabre dhe rembimi femijes? A mendoni qe do kthehet me femija? As e di nqs eshte me ne jete ( edhe pse nqs kishin qellim te vrisnin femijen... sbesoj se do ju interesonte shume jeta e mamase, mund ti vrisnin direkt te 2, por aq kohe sa kane mare infermiere e mami...mbase kane nderemnd te kerkojne shperblim e ti kthejne femije....).
Gjithsesi kjo duket qart qe eshte hakmarja, ose nga kandidati tjeter per bashkine e Kavajes, ose "miq" te burrit....
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Jam dakord me komentin e Sweetzzinna....Cdo gje mendoj se ishte e planifikuar,dhe mendoj se ka njerez te afert ne ate familje qe mund te ken gisht ne kete mes,pasi rrembyesit i paskan ditur mire levizjet e kesaj....Habitem me dicka,keta kryebashkiaket nuk kane roje(bodyguard),per veten dhe familjen??Se di,ndonjehere gjerat behen dhe te paparashikueshme,me vjen keq vertet....
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

E kam thene dhe ne nje teme tjeter qe femrat shtatzane nuk jane invalide, qe nuk mund te hecin pse mos dalin per kafe...Kishte qejf, doli...nga ta dinte ce priste? apo tani duhet te dalesh e shoqeruar gjithandej ne Shqiperi se sdi cte pret.... e fundja dhe me shoqerues...sikur shoqeruesit sja fut dot me nje dru koke e ta mari dhe ate bashke me ty....
E infermieret dhe mamit, beson qe ishte veshtire ti gjenin? Ky eshte akt i paramenduar....dhe hakmerje... Kane dashur ti provokojne nje dhimbje asaj familje, e ca mund te dhembi me shume se sa nje lindje makabre dhe rembimi femijes? A mendoni qe do kthehet me femija? As e di nqs eshte me ne jete ( edhe pse nqs kishin qellim te vrisnin femijen... sbesoj se do ju interesonte shume jeta e mamase, mund ti vrisnin direkt te 2, por aq kohe sa kane mare infermiere e mami...mbase kane nderemnd te kerkojne shperblim e ti kthejne femije....).
Gjithsesi kjo duket qart qe eshte hakmarja, ose nga kandidati tjeter per bashkine e Kavajes, ose "miq" te burrit....

e di shume mire sesi eshte nje femer shtatzane.. prandaj dhe e them... gjithsesi kam mendimin tim. dhe kur te dale e verteta do e shohin te gjithe fundin e kesaj "historie"
 
Titulli: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Kryebashkiaku duhet ta thyej kete heshtje qe po terroriaon popullin qe 24 ore, megjithese faktet, nuk flasin per rrembim. Duhet ti qetesoj popullin dhe nese e ka problem familjar duhet ta spjegoj.
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Po pra ne lajme ashtu po thuhet,e kane hequr idene e rrembimit....
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Ca plerash mban kjo toke... tu e lexu e mu renqeth mishi... ncncncnnc kta duhet ti marresh ti presesh me brisk ti hedhesh krip e benzine e mbasi te vuajn mire mire ti marresh ti lyes me alkol e me acide e tu vesh flaken e ne fund ti peshtysh siper.....!!!
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Prokuroria rrëzon pistën e rrëmbimit të Griselda Rroshit
02/06/2011 10:45

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës, Griselda Rroshi iu nënshtrua sot ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar cfarë ka ndodhur realisht me të. 28-vjecarja shtatzënë pretendon se është rrëmbyer, është keqtrajtuar, më pas është detyruar të lindë forcërisht fëmijën e saj dhe disa orë me vone është hedhur në rrugë nga persona ende të panjohur.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dalë me një reagim duke rrëzuar pistën e rrëmbimit të zonjës Rroshi.

"Në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur", thuhet ne kete njoftim per shtyp.

Ndërkohë, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punohet për të sqaruar më tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.

Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë opinionin publik shqiptar. Priten të tjera zhvillime të minutave të fundit rreth kësaj ngjarje të rëndë./ TCH
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Dita e djeshme ka zbardhur lajmin më horror që është dëgjuar ndonjëherë në Shqipëri, ku bashkëshortja e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës znj.Griselda Roshi (Zaimi) shtatzënë në muajin e nëntë ka denoncuar rrëmbimin e saj, detyrimin për të lindur fëmijën me dhunë dhe zhdukjen e foshnjës. Por, në orët e vona të natës së mbrëmshme, burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shprehën rezerva për këtë denoncim të bashkëshortes së Elvis Roshit, i cili prej disa ditësh ndodhej për një vizitë familjare në Itali.


Policia deklaroi mbrëmë se ishte zbuluar klinika ku Griselda kishte shkuar vullnetarisht, por zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe atyre për Krime të Rënda, nuk pranuan të japin ndonjë detaj, duke u mjaftuar me fjalët "jemi në verifikim e sipër të të gjitha pistave të mundshme".


Gjithçka ka nisur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, ka marrë një denoncim nga vëllai i kreut të sapo zgjedhur të Bashkisë së Kavajës. Efektivët e Policisë për Krime të Rënda pranë Drejtorisë së Qarkut në Durrës dhe ata të Tiranës, kanë zbarkuar në banesën e familjes Roshi. Agjentët e policisë, me ndihmën e një psikologeje ka marr kallëzimin nga shtetasja Griselda Roshi.


Aty nga ora 10:00 e paradites së djeshme pranë familjes Roshi kanë zbarkuar edhe Prokurorët e Krimeve të Rënda Henrik Ligori dhe Njazi Seferi të shoqëruara nga hetuesja femër Eriona Daupaj, për të lehtësuar marrjen në pyetje të 27 vjeçares Roshi, e cila ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike.


Ndërkohë, pak orë më pas, në Kavajë është kthyer edhe vetë kreu i sapo zgjedhur i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi i cili ishte njoftuar për ngjarjen. Prokurorët dhe efektivët e policisë, kanë marë për disa orë dëshminë e vajzës 27 vjeçare, e cila ndër të tjera ka rrëfyer se si kishte përfunduar në duart e rrëmbyesve e deri tek njoftimi i familjarëve për këtë tragjedi.


Dëshmia


"Kisha disa ditë që kisha vajt në banesën e prindërve që ndodhet në rrugën "Qemal Stafa". Nga pasditja e ditës së djeshme (të martë) kisha lënë një takim me një shoqen time tek qendra tregtare "Kristal" ku do të shikoja edhe për ndonjë rrobë për bebin, pasi prisja dita ditës që të lindja. Atje kam takuar në lokal edhe kunatin (vëllain e Elvis Roshit) dhe mikeshën time ku edhe kemi pirë kafe. Aty nga ora 19:00 është larguar kunati nga lokali. Para se të largohet më tha që të më dërgonte në banesën e prindërve ku banoja, por, i kërkova të shkonte pasi do ikja vetë me taksi pasi të rrija edhe pak me shoqen.

Pas 15 minutave jam ngritur së bashku me shoqen dhe kam dal te taksitë për të ikur në shtëpi. Aty është afruar një makinë e tipit "Fuoristrdë" me xhama të errëta dhe kanë zbritur tre persona trup mëdhenj dhe më kanë kapur për krahu duke më futur në makinë. Nuk kishin maska dhe nuk jam në gjendje të jap detaje të fizikut të tyre. Në makinë më kanë ulur kokën dhe më kanë zbritur në një shtëpi që ndodhej afër një pyll diku në autostradë, të rrethit të Komunës Kashar.


Aty në një dhomë më kanë futur ku ndodhej një grua dhe më kanë shtrirë në një tavolinë. Aty me anë të dhunës psikike dhe presionit më kanë dhënë një serum në krah, ku kam humbur vetëdijen dhe kur jam zgjuar nuk e kisha bebin në barkë. Për shkak të hemorragjisë që kisha më kanë ndërruar edhe rrobat dhe bebin nuk e kam parë. Më kanë hipur sërish në po të njëjtën makinë dhe më kanë zbritur pak metra nga shtëpia e burrit në Kavajë.


Jam zvarritur me aq mundësi që kisha dhe jam afruar derës kryesore, ku kam lajmëruar njerëzit e burrit dhe më pas policinë. Nuk mbaj mend vendin ku më kanë dërguar dhe as përshkrimin fizikë të tyre"-mësohet se ka thënë ndër të tjera 27 vjeçarja Griselda Roshi para hetuesve të policisë dhe prokurorisë.


Hetimet


Nga ana tjetër, në kohën që merrej në pyetje 27 vjeçarja, prokurorët e çështjes kanë kryer një sërë veprimesh procedurale e hetimore. Gjithashtu, kanë shoqëruar në ambientet e policisë edhe të afërmit të 27 vjeçares Roshi, prindërit, motrën, vëllezërit e Elvis Roshit, vetë këtë të fundit, mikeshën me të cilën po pinte kafe, disa taksistë që punojnë gjithmonë në dalje të qendrës "Kristal" dhe shumë persona të tjerë. Nga të gjithë këta të pyetur, sipas të dhënave që "Shekulli" ka mësuar, familja Roshi nuk kishte ndonjë problem apo konflikt me persona të tjerë.


Edhe prindërit e vajzës, kanë konfirmuar të njejtën gjë, duke u shprehur se vajza e tyre të premten do të shtrohej në Spital pasi i kishte ardhur koha për të lindur. Gjithashtu, hetuesit dhe prokurorët e çështjes, kishin vendosur dhe dërguar vajzën edhe tek Mjekësia Ligjore për të kryer ekzaminimin mjekësore të 27 vjeçares, me ndihmën e disa gjinekologëve dhe mjekëve specialistë për të konstatuar se lindja ka qenë e dhunshme apo e vullnetshme.


Gjatë kësaj kohe, ekspertët e Mjekësisë Ligjore, kanë konstatuar vetëm disa shenja të mavijosura në njërin nga krahët e 27 vjeçares, që vajza pretendon se është kapur nga rrëmbyesit. Në asnjë pjesë të trupit, mësohet se mjekët nuk kanë konstatuar ndonjë shenjë apo dëmtim, të shkaktuar nga të goditurat apo dhuna e ushtruar nga rrëmbyesit, dhunë që edhe vetë 27 vjeçarja më pas e ka mohuar se kanë ushtruar ndaj saj, përveç presioneve psikologjike.


Policia



Në orët e vona të natës së mbrëmshme, kanë qenë burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët njoftuan se historia e rrëmbimit të vajzës mund të jetë një sajesë e saj, duke mos dhënë arsyet se pse ishte bërë e gjithë kjo sajesë e tmerrshme. Sipas policisë, "rrëmbimin" e sajuar e ka zbuluar një qytetar i kryeqytetit, i cili punon si taksi në zonën e Komunës së Parisit.


Ka qenë ky taksisti i cili, pasi është marr në pyetje nga policia ka pranuar se në atë orë kur pretendon se është rrëmbyer bashkëshortja e kreut të sapo zgjedhur të Bashkisë së Kavajës, i kishte ofruar shërbim një vajze të re, e cila ishte shtatëzën dhe i kishte kërkuar ta shoqëronte në një klinikë private gjinekologjike që ndodhej në afërsi të Maternitetit të ri në zonën e Bërrylit.


Me ndihmën e këtij taksisti, sipas policisë, është zbuluar edhe klinika ku 27 vjeçarja mendohet se ka bërë abortin e vullnetshëm të bebit të seksit mashkull. Sipas policisë, nuk dihen arsyet pse vajza e ka bërë këtë veprim, duke pretenduar më pas për rrëmbim dhe detyrim për të abortuar fëmijën..


Këqyrja



Në orët e vona të mbrëmjes, ekspertë të Policisë Shkencore dhe asaj mjekësore kanë zbarkuar në këtë klinikë private duke sekuestruar dhe grumbulluar prova të mundshme materiale për të provuar abortin e kryer nga 27 vjeçarja. Gjithashtu, për të zbardhur këtë pretendim të policisë, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës rreth 10 persona të ndryshëm, mes tyre, pronari dhe personeli mjekësor i kësaj klinike gjinekologjike


Janë sekuestruar të gjitha librat e regjistrit të lindjeve dhe aborteve në këtë klinikë, janë marrë mostra gjaku dhe analiza të ndryshme, që mendohet se janë bërë nga vajza 27 vjeçare dhe policia pritet të zbardhë me ndihmën e mjekëve edhe misterin e zhdukjes së bebit.


Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda dhe Prokuroria e Përgjithshme, të pyetur për këtë fakt janë treguar mjaft të rezervuar duke mos pranuar të japin asnjë detaj. Sipas tyre, "është regjistruar një kallëzim penal e bërë nga shtetasja Griselda Roshi dhe jemi në fazën e verifikimit dhe hetimit të çdo piste të mundshme. Po verifikojmë të gjitha pistat e mundshme, por, nuk kemi ende një konkluzion përkatës, kjo pritet të zbardhet në ditët në vazhdim"- thonë zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme. Pritet që në ditët në vazhdim, misteri i "rrëmbimit" apo "sajesa" e ngritur të zbardhet nga Policia dhe Prokuroria për Krime të Rënda.


* * * *


Dhimbje dhe habi në shtëpinë e Elvisit


Prisnin që t'u sillte djalin në shtëpi ndërkohë që ka mbërritur e përgjakur në orët e para të mëngjesit. Ajo çfarë i ka ndodhur Griselda Zaimi Roshit, bashkëshortes së kryebashkiakut të sapozgjedhur të Kavajës, është mbuluar nga një mister i vërtetë pas deklarimeve kontradiktore të prokurorisë dhe policisë mbi ngjarjen gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme.


Dëshmia e Griselda Rroshit


Griselda ka dëshmuar se ka qenë duke ecur mbrëmë rreth orës 19:15 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Shtatzënë, pasi ka pirë një kafe me një mikeshë në një lokal, Griselda i është drejtuar një zone ku qëndrojnë taksi, për të shkuar më pas në shtëpinë e prindërve. Griselda kishte ardhur në Tiranë, pasi ditën e premte priste të lindte e të shtrohej në maternitet.


Sipas dëshmisë së 27 vjeçares, teksa ishte duke ecur drejt taksisë, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara Griseldës dhe nga makina kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë. Ajo dëshmoi se ata e kanë rrahur, kërcënuar dhe çuar në një vendndodhje tjetër, të parapërgatitur, ku veç tre burrave qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra [mami]. Në ato momente, Griselda është goditur dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, Griselda mban mend t'i jetë injektuar një serum, dhe disa momente më pas ka lindur.


Për shkak të hemorragjisë i janë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 03:45 të 1 qershorit e kanë marrë sërish me fuoristradë dhe e kanë hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë. E gjakosur, e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambientin ku Griselda është mbajtur për më shumë se 6 orë. Ende në këto momente nuk dihet as ku është dhe as si është fëmija.
Kjo ishte dëshmia që vajza ka dhënë para prokurorëve të krimeve të rënda që kanë ngritur me urgjencë dje një grup të posaçëm.


Kallzimi u bë nga vëllai i Elvisit



Rreth orës 10 të paradites së djeshme, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Kavajës është gjëndur në drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë. Kallzimi për një krim makabër ka tronditur fillimisht oficerët që kanë marrë kallzimin të cilët menjëherë kanë sinjalizuar drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit.


Vëllai i kryetarit të bashkisë së Kajavës ka rrëfyer se familja e tij nuk ka patur asnjë hasmëri dhe se ngjarja e rrëembimit të Griseldës ka ndodhur në rrugën Komuna e Parisit. Burime të policisë bëjnë të ditur për gazetën "Shekulli" se menjehrë pas kallzimit të bërë është ngritur grupi i hetimit i kryesuar nga prokurorë të Krimeve të Rënda.


Prokuroria dhe policia kanë qenë në gjatësi të ndryshme vale në deklarimet e tyre gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia njoftoi se janë shoqëruar rreth 26 persona për të cilët policia e shtetit mendon se kanë dijeni me ngjarjen. Deri më tani dyshohet se fëmija i kryebashkiakut ka vdekur gjatë lindjes së detyruar, por askush nuk di të thotë më saktësi fatin e foshnjes së gjorë. Një ekspertizë mjekoligjore është kryer në orët e vona të pasdites së djeshme për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarje të rrethuar me mister.


Elvisi: Pres që hetimet të zbardhin ngjarjet


Deputetë të PS dhe kreu i saj Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, janë gjendur në shtëpinë e kryebashkiakut në orët e mbrëmjes së djeshme. Nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë koment për ngjarjen e ndodhur. "ثshtë e tmerrshme ajo që më ka ndodhur mua, një krim i llahtarshëm, po pres që hetimet të zbardhin këtë ngjarje"- tha mbrëmë Elvis Roshi, shtëpia e të cilit deri në orët e para të mëngjeti ka qenë "e rrethuar" nga qindra qytetarë të zonës që shprehnin solidaritet me dhimbjen e familjarëve. Elvisi është kthyer me urgjencë nga Italia sapo është telefonuar për ngjarjen.


Kush është Griselda (Zaimi) Rroshi

grisela%20dhe%20elvis%20roshi.jpg

Griselda (Zaimi) Rroshi, 27-vjeç, është më e vogla e tre fëmijëve të familjes Zaimi nga qyteti i Përmetit. اifti Muhamet dhe Alie Zaimi ka tre vajza Arbana, Enkelejdën dhe Griseldën. Motra e madhe ka mbaruar për frëngjisht ndërsa Enkelejda ka mbaruar për mjekësi. Griselda, e lindur më 29 maj të vitit 1984, ka studiuar në Kamëz. Pas vitit 1997, familja e Muhamet Zaimit është shpërngulur nga Përmeti për të jetuar në Tiranë.
Sipas miqve të familjes, ajo është njohur me Elvis Rroshin gjatë studimeve në Kamëz. Të njëjtat burime pohuan se Griselda dhe njëra nga motrat, prej pesë vitesh kanë një dyqan kozmetike në një prej qëndrave tregtare të kryeqytetit. Kryesisht ato tregtojnë materiale kozmetike, të cilat vijnë nga Franca.

Shekulli
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

perfundimisht grate nuk duhet te shohin me telenovela... po i marrin ne qafe
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Keq me vjen ...........por me duket sikur kjo vajza ka dash te abortoj.........mbase nuk ka qen femija e burrit ,per te shmangur ndonje situate jo te kendshme me vone kur te lindje femija ka menduar abortin si zgjidhje .
Skenari qe ajo tregon ne deshmine e saj duket shume e tepruar dhe neper filma e nuk gjen situata te tilla .
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Sa keq mbi te gjitha per femijen :(.
Ne fakt e degjova tek lajmet italiane mendova ia se do jete genjeshter.
Te poshter!Keta as njerez nuk quhen.
 
Titulli: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Befasia qendron ne ate se prokuroria konstaton se kjo zonja nuk ishte fare shtatzane!?!? :shsh::konfuz:
 
Pe: Titulli: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Befasia qendron ne ate se prokuroria konstaton se kjo zonja nuk ishte fare shtatzane!?!? :shsh::konfuz:

Si ka mundesi Kitrra ,nuk mund te improvizosh shtatzani fallso .....ka ik koha e ''perrallave nga e kaluara '' ....cudi me beri ekspertiza mjekoligjore qe i eshte bere duke mos nxjer asnje shenje dhune ,e cila hedh poshte deshmine e Griseldes qe eshte dhunuar .
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Akoma nuk e kam kuptuar..kjo a ishte apo nk ishte shtatzene?
Si ka mundesi qe ja paska hedhur te gjitheve perderisa vete familjaret e konfirmojne qe ishte shtatzene?!?!?

Sjemi neper filma ktu bohh
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Flet shoqja: Griselda priste me padurim fëmijën

251078_225657484127840_100000507711217_976653_3850320_n.jpg

TIRANE- Gruaja e kreut te bashkise se kavajes mezi priste lindjen e femijes. Keshtu ka deklaruar sot gjate nje prononcimi per mediat, nje shoqja e saj, Ilda.

Gjate nje komunikimi televiziv ajo ka treguar se 28 vjecarja ishte një vajzë shumë e mirë dhe mezi priste të lindte fëmijën e saj.

“Dje ishim në Kavajë t’i qëndronim pranë Griseldës. Ajo ishte e shokuar dhe nuk fliste asgjë për ngjarjen. Griselda është një vajzë shumë e mirë dhe mezi priste të lindte fëmijën e saj ”- ka thene ajo, duke treguar se lindja ishte planifikuar per diten e premte..

Marrja ne pyetje

Pasi ka kryer ekspertimin mjeko-ligjor, qe hedh dyshime mbi shtatzenine e saj, gruaja e kreut te bashkise se Kavajes, Griselda Roshi eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor, ne Prokurorine e Krimeve te Renda.

Ajo do i nenshtrohet nje seance pyetjesh per te hedhur drite mbi vertetesine e ngjarjes, qe nga te dhenat me te fundit, me gjasa mund te jete edhe nje inskenim i vete gruas.

Kjo pasi prokuroria hodhi poshte pisten e pretenduar nga 28 vjecarja Roshi per nje rrembim, pengmarrje dhe lindje te dhunshme te femijes se saj, per te cilin nuk ka ende asnje gjurme.



Kryhet ekspertimi: Jo shtatzene

Gruaja e kryebashkiakut te Kavajes, Griselda Roshi per me shume se nje ore i eshte nenshtruar sot ekspertimit mjeko-ligjor ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Te dhenat paraprake, flasin se gruaja nuk ka qene shtatzene, sikunder pretendonte ne momentin qe ajo thote se e kane rrembyer dhe detyruar te beje abortin.

Nje staf mjekesh, eksperte te Mjeksise Ligjore dhe gjinekologe te maternitetit ne prani edhe te grupit hetimor kane bere ekzaminimet e nevojshme te gruas.

Makina qe e shoqeron ka lene ambientet e Mjeksise Ligjore ne oren 10.44. Ajo ka hyre ne te paraditen e sotme, rreth ores 09.30, shoqeruar nga forca te shumta policie.

Pas ekzaminimeve te hollesishme do te flasin rezultatet per ate qe do te kqyrin ne trupin e gruas.



Kryebashkiaku, Elvis Rroshi

Zhvillimet e djeshme

Menjëherë pas publikimit të lajmit për rrëmbimin dhe zhdukjen e fëmijës së sapo lindur të bashkëshortes së kryebashkiakut, Elvis Rroshi, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u nis dje drejt Kavajës, shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Linda Rama.

Pas denoncimit të bashkëshortes së Rroshit, dy prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mbërritur në banesën e tyre ku po hetojnë mbi ngjarjen dhe mbi vërtetësinë e deklarimeve të gruas.

Dëshmia

Deshmi kontradiktore ne rrefimin e Griselda Roshit, vecanerisht pas zbulimit te taksisit qe thuhet se e ka shoqeruar ne klinikes ku i eshte hequr femija. Bazuar në dëshmitë që familjarët kanë dhënë, thuhet se Griselda Rroshi rreth orës 19:15 të së martes ka qenë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në këtë kohë, Griselda ka pirë një kafe me një mikeshën e saj. Mësohet se ajo kishte mbërritur në kryeqytet pasi për pak ditë priste të linde fëmijën e saj.

Gjatë kohës që ajo ka dashur të marrë një taksi, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara saj dhe persona të armatosur e kanë futur me forcë në makinë. Mësohet se aty Griselda është rrahur dhe keqtrajtuar, duke u goditur madje edhe me tytë kallashnikovi. Griselda ka dëshmuar se ka parë disa njerëz mes të cilëve edhe gra.

Pas injektimit të një serumi ajo kujton se ka lindur fëmijën e saj.

Më pas i kanë ndërruar rrobat, mëngjesin e sotëm rreth orës 03:45 ajo është marrë sërish me makinë dhe eshte braktisur rreth 50 metra larg shtëpisë së saj në Kavajë.
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Mësohet se ajo kishte mbërritur në kryeqytet pasi për pak ditë priste të linde fëmijën e saj.


Ore me sa di une kur duhet edhe pak te lindesh te fryhet barku edhe kete e ve re edhe nje qorr.
Si tani nuk na paska qene shtatzene.
Nese lindja ish e pavullnetshme atehere shenjat do vihen re.
Sa budalliqe qe thuhen ncncnc
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Une u trondita dje, tu i qa hallin ksaj

lol

kjo qenka x cmendime
 
Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë

Ajsi edhe nese nuk eshte e vertete e thashe edhe qepare
dallohet mbi te gjitha kur je gati per te lindur.
Nese po si dalin ndryshe analizat.
Nese nuk ish shtatzene pse e paska bere?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top