Protestë masive në mbrojtje të shamisë

gimche

Antarë
Pas nxjerrjes së ligjit që ndalon mbulesën në Shkolla më shumë se njëzet organizata jo qeveritare organizojnë protestë masive në Prishtinë

Thirrje

Vëllezër dhe motra musliman nderi jonë po shkelet, feja po luftohet, shamia po ndalet, andaj është e drejtë e jona dhe domosdoshmëri që ta mbrojmë nderin dhe fenë tonë.

-A ka burra dhe gra që e mbrojmë këtë dinë apo të gjithë kemi vdekur.
-Neve kurrë nuk guxojmë të lëshojmë që të tjerët ta shkelin moralin tonë dhe t'ia hupin vlerat e lirisë sonë.

-Andaj të nderuar rini, vëllezër dhe motra ju ftojmë që në të gjitha format e mundshme ta kundërshtojmë vendimin për ndalimin e mbulesës dhe nga të gjitha qytetet e Kosovës ti bashkohemi i madh dhe i vogël protestës ton paqësore e cila do të mbahet më datë 18.06.2010 pas namazit të Xhumasë në orën 14:00 (në sheshin "Tereza") Prishtinë.

NA BASHKOHENI JU Tث GJITHث Qث THONI
LA ILAHE IL ALLAH.​

Me respekt organizatorët.
Shoqata kulturore "EDUKATA" (Drenas)
Iniciativa Rinore "Rinia drejt suksesit"
"Alternativa Rinore" (Ferizaj)
"Rinia Jonë" (Prishtinë)
Radio Pendimi
Shoqata kulturore "Shkëlqimi"
"Zgjohu!"
"Devotshmëria"

Forumi i të Rinjëve Musliman
Misioni Sos Kosova
"Iniciativa Rinore nga Kodra e Trimave"
Dhe të tjerat
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Sot pas namazit te xhumase mesova per kete. Shpresoj se protestat do jene ne menyre te qete.

Paqe
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Nuk e kuptoj pse duhet te Protestojne kur rregullorja e shkolles eshte shum e qarte . NUK LEJOHET edhe pik . eshte njesoj si 1 nxenese ka qef te shkoj me te brendeshme ne shkolle edhe kjo puna e shamise . Nuk lejohet mor Njerez ska ndonji gje per te protestuar . nuk i detyron njeri te heqin shamine ama ne ambjentet e shkolles shamija nuk lejohet .
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

IshAllah sa ma shum marrin pjes ne ket protest , sepse skan qare pa i leju se ndryshe zhdrypin prei karrikes .
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

LOL do fitojm apo jo POPO PO ncncn Lat nam .
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

IshAllah sa ma shum marrin pjes ne ket protest , sepse skan qare pa i leju se ndryshe zhdrypin prei karrikes .

Shkolla esht institucjon ku njeriu shkon per tu edukuar dhe per te mar msim,,,

aty nuk mund te shkosh me kustumin tradicjonal shqiptar,,per te demostruar patriotizmin tend,,
ashtu sic nuk mund te shkosh me shami,,per te demostruar perkatsin tende fetare,,

JU Protestoni sa te doni,



---------- Post added at 21:51 ---------- Previous post was at 21:37 ----------

Ne Turqi qysh ne kohen e Qemal Mustafes,,i kan eleminu kto probleme.

mir po muslimanet Kosovar,,jan me musliman se turqit,,dhe jan edhe me te zgjuar e me te fort,,,per te kerkuar e fituar "te drejtat e tyre"
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Postimi i fundit nuk ishte dhe shume jashte teme sa per informim ;)

Mbi ligjin dhe perendia perulet :)
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Nuk do behet kurre Kosova shtet ateist, ka deshtuar dhe perenduar marksizmi & leninizmi. Ne Shqiperi eshte vendosur ligji qe lejohen shamine edhe ne shkolle. Do behet edhe ne Kosove insha-Allah.
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Nuk do behet kurre Kosova shtet ateist,

po me ateistat c´pate mor lover???? hahahahahaha

e Rendesishme esht se Kosova duhet te behet Shtet ne rradh te par.

dhe se dyti,,,,nese do te shkosh ne shkoll me shami ne kok,,le te financoj feja pare e te hap shkolla vetem per ju te shamiave,,ju mund te ndertoni kushte arsimimi te panvarura,,nese nuk ju pelqejn ato shtetroret.
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Ta kishe pasur te drejt Ilirjam, Shqiperia nuk e kishte bere ligj qe te lejohen me shamia ne shkolle. Gjynah qe s'te kane pyetur ty.
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

E lejojnë e lejojnë dhe nuk bëjnë zë bile, se nuk e ka monopolin mbi arsimin askush! Ligjet i bëjnë njerëzit dhe i ndrrojnë sipas kërkesave te arsyeshme dhe nevojave të qytetarëve. Dhe kur një pjesë e konsiderueshme e kërkon një gjë të drejtë dhe të arsyeshme dhe paguajn taxa dhe kontribuojnë për atë arsim, një grusht pleshtash drejtoruca që nuk e kanë idenë si udhëhiqet me një institucion dhe si funksionon shoqëria por vetëm dinë të kopjojnë shabllone shpejtë shpartallohen.
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

E lejojnë e lejojnë dhe nuk bëjnë zë bile, se nuk e ka monopolin mbi arsimin askush! Ligjet i bëjnë njerëzit dhe i ndrrojnë sipas kërkesave te arsyeshme dhe nevojave të qytetarëve. Dhe kur një pjesë e konsiderueshme e kërkon një gjë të drejtë dhe të arsyeshme dhe paguajn taxa dhe kontribuojnë për atë arsim, një grusht pleshtash drejtoruca që nuk e kanë idenë si udhëhiqet me një institucion dhe si funksionon shoqëria por vetëm dinë të kopjojnë shabllone shpejtë shpartallohen.

ata mund te jen ndoshta pleshta,,,

por ata ne kte rast kundershtojn dicka me te drejt!!!!!

sepse shamia ne koken e nje gjimnazistje,,apo shpesh edhe ne koken e shum vajzave te mitura akoma ne 8-vjecare,,,,kjo esht prova me e mir,,se atyre ju ka shkelur e drejta per tu pjekur natyrshem,,


---------- Post added at 15:23 ---------- Previous post was at 14:05 ----------

Ta kishe pasur te drejt Ilirjam, Shqiperia nuk e kishte bere ligj qe te lejohen me shamia ne shkolle. Gjynah qe s'te kane pyetur ty.

mua nuk ka nevoj te me pyesi qeveria Shqiptare,,un ndjej nevojen e pyetjes se thjesht,,,dhe shpesh i drejtohem edhe vetes,,por rendesin me te madhe un i jap pergjigjes,,dhe 99% te rasteve,,ajo del e paster...te tjerat nuk me interesojn mua.
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Friday, November 03, 2006
Argumenti francez nuk qendron

Per te justifikuar gjerat me negative te cilat i kane mbjelle dhe vazhdojne edhe sot e kesaj dite, politikanet, qeveritaret, rektoret e shkollave te larta etj... nuk lene cep te Globit pa germuar per ti dhene uje argumentit te tyre. Kete radhe kane ndaluar ne France, sepse modeli Amerikan qe i lejon myslimanet te frekuentojne sistemin arsimor qysh nga ai parashkollor deri ne ate te larte universitar me veshjen dhe paraqitjen fetare, rrezon qellimet e tyre te dyshimta.
Argumenti francez nuk qendron.
Me pretekstin e integritetit ne shoqeri, Qeveria franceze i ndalon veshjet myslimane, vecanarisht ato femerore. Ne se do te aplikohej teoria e reciprocitetit, a jane te gatshem francezet qe banojne ne vendet arabe dhe myslimane te vishen sipas tradites vendase? Po veshjen e studenteve
myslimane qe studiojne ne France dhe nuk e kane ne plane te banojne dhe integrohen aty, me c’fare preteksti i ndalon Qeveria franceze?

http://vertet.blogspot.com/search?q=francez
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Friday, November 03, 2006
Argumenti francez nuk qendron

Per te justifikuar gjerat me negative te cilat i kane mbjelle dhe vazhdojne edhe sot e kesaj dite, politikanet, qeveritaret, rektoret e shkollave te larta etj... nuk lene cep te Globit pa germuar per ti dhene uje argumentit te tyre. Kete radhe kane ndaluar ne France, sepse modeli Amerikan qe i lejon myslimanet te frekuentojne sistemin arsimor qysh nga ai parashkollor deri ne ate te larte universitar me veshjen dhe paraqitjen fetare, rrezon qellimet e tyre te dyshimta.
Argumenti francez nuk qendron.
Me pretekstin e integritetit ne shoqeri, Qeveria franceze i ndalon veshjet myslimane, vecanarisht ato femerore. Ne se do te aplikohej teoria e reciprocitetit, a jane te gatshem francezet qe banojne ne vendet arabe dhe myslimane te vishen sipas tradites vendase? Po veshjen e studenteve
myslimane qe studiojne ne France dhe nuk e kane ne plane te banojne dhe integrohen aty, me c’fare preteksti i ndalon Qeveria franceze?

http://vertet.blogspot.com/search?q=francez


Qeveria franceze nuk deshiron te i ndaloj veshjet muslimane , ato dojn te ndalojn ferexhen qe ska tboj me Islam-in , dmth ato qe e mbulojn fytyren e jo koken apo veshjet tjera Islame .
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Wednesday, October 25, 2006
Laicizmi nuk pi uje!

Qysh ne fillim dua te shprehem hapur dhe fare qarte se sulmi i fundit ndaj myslimaneve shqiptare per ceshtjen e paraqitjes se tyre te jashtem (ne kete rast shamise se femrave) eshte sulm ndaj gjithe popullit shqiptar. Edhe nje here feja po perdoret per qellime politike dhe ndoshta gjeostrategjike kunder interesave te shqiptareve. Kjo eshte amorale, e turpshme dhe shume e rrezikshme, ndaj i ftoje te gjithe shqiptaret te mos bien ne kete gracke por te dalin ne mbrojtje te cdo shqiptari pavaresisht se ciles feje i perkasin.
Teoria e institucioneve laike
Kete teori si kerkojne ta perdorin,eshte e gabuar. Nepermjet laicizmi te institucioneve ata qe e aplikojne ne fomrat e paraqitura kerkojne te futin ne sherr shqiptaret duke stimuluar zenka.
Institucion laik (ne kete rast Universiteti i Durresit) do te thote se institucioni nuk stimulon,nuk bene dhe nuk lejon propogande fetare dhe kurrsesi nuk duhet interpretuar se ai nuk lejon qe ne ambjentet e tij te pranohen besimtar, pavarsisht se kujt besimi i perkasin. Shamia e kokes qe mbajne vajzat myslimane nuk futet ne kategorine e propogandes apo te stimulit fetar. Ajo thjesht tregon se femra eshte besimtare me perkatesi myslimane. Ngjashmeria e veshjes se femres ne besimin mysliman dhe kristian eshte shume e madhe. Trupi i mbuluar me veshje te gjata dhe shami koke. Ne se per shamine na thuhet se duhet te hiqet me pretekstin e laicitetit c’fare duhet bere me fustanet e gjata? A mos duhet me detyrim qe femra ti shkurtoje ato sa ti dalin shalet perjashta sepse disa me qellim e interpretojne si propogande fetare? Me drogen dhe alkolin c’duhet bere perderisa feja e ndalon? A mos i duhet dhene forcerisht rinise shqiptare si kusht paraprak pranimi ne universitetet shqiptare?
Per ngjashmeri dua te theksoje se ne institucionet publike nuk lejohet propoganda raciste, por lekurbardhi eshte lekurbardhe dhe lekurziu eshte lekurzi dhe te dyja palet frekuentojne te njejtat institucione publike pa u lejuar qe te bejne propogande raciste. Te qenurit i bardhe dhe i zi apo veshja ne kete rast e femrave myslimane tregon faktin se ata jane te tille dhe kursesi nuk perben propogande.
Bazuar ne sa shkrojta me siper e ftoje zonjushen e nderuar myslimane te padise per diskriminim fetar universitetin e Durresit. Une me kenaqesi do te beja mbrojtjen per hire te drejtesise, dinjitetit njerezor dhe per ti treguar atyre qe kerkojne te realizojne qellime te ulta politike nepermjet laicizmit se ne kete rast laicizmi nuk pi uje.
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Atehere duhet ndaluar te gjitha fete...
Mund te me thot mua dikush : mos mbaj kryq ne shkolle? ose yllin e davidit ? ose simbole te tjera religjoze?
Mbase nuk ka shenje krahsimi midis ketyre simboleve qe mund edhe te fshihen poshte veshjes dhe shamise ne koke... por fundja feja eshte zgjidhja e njeriut...

E mendoni qe nqs do i ndalohet mbatja e shamise ne koke, prinderit sdo i lene me vajzat e tyre te vene ne shkolle? Edhe ca fituam? se shtuam nr e injorances dhe mungeses te shkollimit...
Besoni qe sdo ket kshu raste? do ket... ne shenje protesti prindi do i prishi jeten femijes....
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Nuk esht kjo ceshtje e paraqitjes se jashtme o petrit,,,,por esht ceshtje e kostumit Relegjional,,te cilit i perkasin prindrit,,,dhe jo femijet,,apo adoleshentet ne pergjithsi,,,

Kostumi i nje relegjioni nuk esht veshje e thjesht civile,,,dhe aq me teper nuk esht veshje normale per moshen ne fjal,,

per nje universitet apo shkoll,,,nxensit duhet te konsiderohen si nje e ardhme,,,dhe si shtres qe ka nevoj per msim dhe per pergaditje arsimore,,te nje niveli te atill,,ku pasi te mbush 18 vjet,,te vendosi vet mbi rrugen qe do te zgjedh ne vazhdim,,dhe ne rastin e kostumit,,,esht prindi ai qe ka vendosur,,apo ka ndikuar,,dhe ky ka qen dhe nje nga shkaqet e suksisit relegional ne pergjithsi,,,

por shteti duhet ta mbroj me ligj,,,te drejten e secilit,,per tu pergaditur nje her ne mynyr te barabart,,,dhe pasi te kryej gjimnazin,,te vendos a do mbulohet me shami,,apo do dali lakuriq..kjo esht pjesa e moralit qe shteti duhet te ket,,,

nese familjet kan vendosur qe femijeve te tyre tu imponojn qysh ne mosh te mitur shamiat apo bindjen fetare,,,
at´her vet po kerkojn ti ndajn ata nga te tjeret,,,

edhe pse nuk me duket e drejt,,,ata prap e kan mundesin qe femijet e tyre ti cojn ne shkolla qe i perkasin relegionit te tyre..


nese familja jote mendon se imponimi relegional,,,esht e drejt private familjare ,,qe mund ta ushtrosh mbi femijen tend,,ky sesht problem i shtetit,,ti mund ta ushtrosh kte te drejt ne kushte qe te ofron privati,,,apo vet relegioni,,

mund te shkosh ne nje shkoll islame pa kustumin relegional????

e njejta gje esht me shkollen shtetrore,,,aty duhet te shkosh me kostumin civil..
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Wednesday, November 01, 2006
Idenditet mysliman

I nderuari Paul Tedeschini!
Do t’ja filloje me nje pyetje. Kush ne Shqiperi do te guxonte te ndalonte nje hebre te frekuentonte nje institucion publik per shkak te paraqitjes se tij te jashtme? Ja pra nje pyetje retorike...
Presioni ndaj paraqitjes se jashtme te myslimaneve nuk eshte i drejte, eshte i gabuar i pamoralshem, i turpshem sepse me fene po perpiqet te behet politike.
Mjekra dhe shamia eshte shenje fetare myslimane njekohesisht edhe zakon ndoshta dhe vlere universale. Ne se ju do te shikoni nje femer me perce per shembull, juve do te thoni se ajo eshte myslimane. Pse? Sepse juve e dini se ajo veshje i takon myslimaneve. Ne se shamija nuk i takon myslimanve sic pretendoni ju atehere lejojini te frekuntojne shkollat me veshjet qe personat deshirojne. Juve ne ditet e sotme po lejoni ne shkolla c’veshjet dhe ndaloni veshjet. C’fare te keqe do ti sillte veshja e femrave popullit shqiptar?
Zakonet, traditat jane pjese e idenditetit te popujve dhe veshja e grave me nje stil te caktuar perben nje pjese te identitetit mysliman. Jo cdo gje eshte e shkruar sepse po te bazohemi ne kete parim i bie qe Bibla eshte nje dicka e dyshimte sepse eshte shkruar 200-300 vjet pasi Jezus te kish lene Token.
Po ashtu sistemi juridik Britanik do te kosiderohej qesharak sepse nuk ka nje ligje baze por mbeshtet ne rastet e zgjidhjeve te meparshme, pra si eshte bere zakon bazuar ne moralin e kohes.
Juve keni te drejte kur thoni dhe profesoni qe rinia sote eshte me e lire ne zgjidhjet e saj. Atehere perse juve pengoni ate pjese te rinise qe ka zgjedhur te beje nje jete konservatore dhe favorizoni degjenerimin? A e dini se sa perqind e femrave shqiptare para martese abortojne femije? A nuk ju vjen turp kur shikoni qe me shume se 60% e femrave shqiptare vishen si prostituta? A e dini se sa perqind e familjeve shqiptare jane shkatruar ne emer te progresit dhe lirise se zgjedhjeve?
Mbetem ne pritje te pergjigjes tuaj.
Sinqerisht,
Petrit Kola
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

A nuk ju vjen turp kur shikoni qe me shume se 60% e femrave shqiptare vishen si prostituta?

OOOOOO petrit,,pasi njeriu shtron nje pyetje te till,,nuk ka me MORAL te flas mbi lirit e zgjedhjes personale,,,e para,,

dhe e dyta,,,Jan muslimanet ata qe shkelin mbi te drejten e femijeve te vet,,,dhe per me keq,,,,edhe protestojn qe ne ti mbeshtesim ne kte rrug,,,

por jo mor vlla,,,nese te duket e arsyeshme qe femijs tend ti imponosh fen pa i dhen shansin per tu pjekur njeheresh me teknologjin dhe arsimin bashkohor,,,

at´her kte duhet ta merni vet persiper,,,dhe jo te pretendoni te kryeni kte akt ne bashkpunim me ne..

sju mjafton toleransa,,,qe ne u japim ne rradh te par kundrejt aktit qe beni ndaj femive tuaj????
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

OOOOOO petrit,,pasi njeriu shtron nje pyetje te till,,nuk ka me MORAL te flas mbi lirit e zgjedhjes personale,,,e para,,

dhe e dyta,,,Jan muslimanet ata qe shkelin mbi te drejten e femijeve te vet,,,dhe per me keq,,,,edhe protestojn qe ne ti mbeshtesim ne kte rrug,,,

por jo mor vlla,,,nese te duket e arsyeshme qe femijs tend ti imponosh fen pa i dhen shansin per tu pjekur njeheresh me teknologjin dhe arsimin bashkohor,,,

at´her kte duhet ta merni vet persiper,,,dhe jo te pretendoni te kryeni kte akt ne bashkpunim me ne..

sju mjafton toleransa,,,qe ne u japim ne rradh te par kundrejt aktit qe beni ndaj femive tuaj????

Per cillen toleranc po jepni ju ore ? as 0.001 % mbeturina ateistash sjan shqiptar ? ju me dhon toleranc ni 99 % shqiptar besimtar ne ZOT a ? apo asaj fes tende qe dallon nga te gjitha tjerat fet qe as ti vet nuk e din qka eshte thjesht e ke ndegju dikon e vjen e shpreh ktu apo e shpik nga vetja se si je ti i pa kuptushum ashtu edhe ajo "feja" jote ose ai besimi jot osht i pa kuptushum diqka qe nuk e kupton as ti vet .

apo te shqiptart qe ne shqiperi siq thuhet jan 75 % musliman nuk po flas per praktikant por MUSLIMAN e quajn veten praktikimi dallon prei ksaj .

kush me dhon toleranc muslimanve p.sh ne shqiperi 25-30 % ortodoks qe ndoshta trrall jon ata qe dallojn prek grekut apo shumica e tyre per naj passosh greku jan bo ?

apo 10-15 katolik me i dhon toleranc muslimanve ?



mos tflas per ne Kosove qe jan 90-92 % Musliman tjert katolik se ortodoks per veq shkive shqiptar nuk ka .
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë


Per cillen toleranc po jepni ju ore ?

edhe pse ne djenin e botes demokratike,,femijeve qe u perkasin familjeve islame,,,u mohohet e drejta e vetvendosjes,,dhe u imponohet shamia dhe kostumi relegional nga familjaret,,ka te till qe i shikon te shkojn edhe ne klas te par me kostum relegional,,

dhe ktu fillon toleranca ndaj jush,

sa i perket atyre qe ke then lidhur me mua personalisht,,,ose me fen time,,,un e di shum mir se ne c´far besoj,,dhe e kuptoj shum mir,nese je i interesuar te kuptosh dhe ti dicka me shum ne lidhje me ate c´far kam then un dhe ti se ke kuptuar,,ke fatin e mir qe tani jam ne sezon,,dhe mund te sqaroj ne lidhje me gjithshka,,per ndryshe mos fol pa lidhje,,sepse bindjet e mia personale skan te bejn as me temen.
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

dhe e dyta,,,Jan muslimanet ata qe shkelin mbi te drejten e femijeve te vet,,,dhe per me keq,,,,edhe protestojn qe ne ti mbeshtesim ne kte rrug,,,

por jo mor vlla,,,nese te duket e arsyeshme qe femijs tend ti imponosh fen pa i dhen shansin per tu pjekur njeheresh me teknologjin dhe arsimin bashkohor,,,

Kjo eshte shum fyese. Dhe si e tille nuk mund te rri pa te dhen nje pergjigje. Un kam par e kam preke teknologjine viteve 90-ta, ateher kur fatkeqsisht shume njerz, ndoshta edhe ti kan ngren buk e krip. Ti flet per arsim bashkohor kur nga menyra se si shprehesh shifet qe je larg tij. Ne shtepine time kater nga pes anterat e kemi shijuar dhe po e shijojme arsimin bashkohor. Prindi im ka studjuar per gjuhe dhe letersi shqipe ateher kur ndoshta ne shtepine tuaj alfabeti shqip eshte quajtur leter e gjuajtur nga alienet sepse nuk keni kuptuar as edhe nje shkornje nga 36 qe jan ne te. Dhe me gjitha keto, ne jemi musliman, dhe sigurisht qe do te jemi gjithmone. Dhe fale atij arsimi ne kuptojme dhe te njejten kohe rresppektojme te tjeret per fene e tyre, ashtu si duam qe ata te na rrespejtojne neve bashk me fene tone. Ti si nje njeri jashta ktyre botrave ndoshta nuk bene mire te behesh avokat aty ku klientet kerkojne te vetmbrohen. Nese ti me çdo kusht kerkon te kundershtosh vend e pavend, me qe ke Zot diellin, pse nuk proteston qe hena çdo nate po i ze vendin atij? Un po te ishta si ti me kohe do ta beja nje gje qe te tille e nuk do te merresha me njerz qe natyra e tyre ne asnje cep nuk perputhet me natyren tende.
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Kjo eshte shum fyese. Dhe si e tille nuk mund te rri pa te dhen nje pergjigje. Un kam par e kam preke teknologjine viteve 90-ta, ateher kur fatkeqsisht shume njerz, ndoshta edhe ti kan ngren buk e krip.
Ti flet per arsim bashkohor kur nga menyra se si shprehesh shifet qe je larg tij. Ne shtepine time kater nga pes anterat e kemi shijuar dhe po e shijojme arsimin bashkohor. Prindi im ka studjuar per gjuhe dhe letersi shqipe ateher kur ndoshta ne shtepine tuaj alfabeti shqip eshte quajtur leter e gjuajtur nga alienet sepse nuk keni kuptuar as edhe nje shkornje nga 36 qe jan ne te. Dhe me gjitha keto, ne jemi musliman, dhe sigurisht qe do te jemi gjithmone. Dhe fale atij arsimi ne kuptojme dhe te njejten kohe rresppektojme te tjeret per fene e tyre, ashtu si duam qe ata te na rrespejtojne neve bashk me fene tone. Ti si nje njeri jashta ktyre botrave ndoshta nuk bene mire te behesh avokat aty ku klientet kerkojne te vetmbrohen. Nese ti me çdo kusht kerkon te kundershtosh vend e pavend, me qe ke Zot diellin, pse nuk proteston qe hena çdo nate po i ze vendin atij? Un po te ishta si ti me kohe do ta beja nje gje qe te tille e nuk do te merresha me njerz qe natyra e tyre ne asnje cep nuk perputhet me natyren tende.

po para se te vendosesh te maresh kte mundim,,e te rrish ne topik permbi 2 or duke e pergaditur gjith kte qe ke then,,,

dhe perpara se te me tregosh historin e familjes tende,,apo qoft dhe times,,dhe perpara se te me propozosh qe un te protestoj per henen qe i za vendin diellit naten,,,

pse nuk me sqaron se pari se ku pikrisht ishte ajo pjesa fyese????
dhe pastaj ti krahasojm pak
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

kaluan 24 or pa pergjigje,,

gjithsesi,,,nese e konsiderojn fyerje,,kur u thua se shkelin mbi te drejtat e femive te vet,,,

at´her te me thon mua,,,pse si lejon femijen e vet te rriten si gjith femit e tjer,,,pa i mbuluar ata me kostum relegjional???

a thua te lidhet kjo me faktin se feja muslimane,,duhet te perhapet qysh ne moshen kur njerzit i besojn c´do prralle,,

ne moshen kur femijes i thua,,SempreBarca ngriti shpaten,,dhe hena u ca ne dysh,,,pasi e uli shpaten,,hena u ngjit perseri.:gallate:

si do qe te jet,,,femija ka te drejta,,qe mos prindri,,shteti duhet ti mbroj me ligj,,,te pakten kur behet fjal per institucjonet shtetrore,,sic esht shkolla ne kte rast,,shteti duhet ti pranoj femijet qe nuk u shkelet e drejta nga familjaret,,,nese familjaret e kan te ndar mendjen te shkelin mbi kte te drejt,,at´her ta bejn kte ne kushte private,,dhe jo ne bashkpunim me shtetin,,
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


4lj2f0ddtxfy.jpg
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

citim :"feja po luftohet"

fe ( paqe.....armoni...)
lufte ( shkaterrim ....vrasje....)

keto 2 fjal bashk stonojn
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

Vëllezër dhe motra, veshja është pjesë elementare e të drejtave (disa japin shembuj me zhveshje, mirëpo ne po flasim për veshje e jo zhveshje andaj argumenti juaj nuk ka bazë), kjo e drejtë respektohet në të gjithë Evropën. Në Gjermani, Britani të Madhe, Spanjë, Belgjikë, Francë, Austri etj. shamia mbrohet me ligj madje edhe në Kartën Evropiane shamia mbrohet me ligj, e përmenda Austrinë shtet i cili para 63 viteve e ka kryer çështjen e shamisë duke miratuar ligj të veçantë që e mbron atë, së fundi edhe Shqipëria e ka ndjekur hapin e fuqive të medha dhe shteteve me zhvillim të lartë demokratik duke e miratuar ligjin që lejon femrat me shamia nëpër shkolla.
Të nderuar vëllezër dhe motra, protesta e ditës së premte nuk është organizimi i parë, vetëm gjatë muajit Qershor në datat 2 dhe 9 ka pasur edhe dy organizimi, i pari ka qenë "Tribunë Islame në mbrojtje të shamisë" ku mund ta gjeni video materialin në YouTube ku të ftuar ishin shumë figura publike nga jeta politike, muzikore, teatrale dhe në përgjithësi artistike. Pjesëmarrës ishin: Dr. Milazim Krasniqi (Analist politik), Dr. Naser Rugova (LDD), Ibrahim Makolli (AKR), Fadil Maloku (AKR), Grupi muzikor "Aurora", Agim Gerguri nga grupi muzikor "Fisnikët", Adem Mikollovci (Aktor i vjetër), Dr. Shefqet Krasniqi (Imam në Xhaminë e Madhe në Kryeqytet) etj. dhe i gjithë ky organizim ishte për ta shprehur pakënaqësinë dhe qendrimin e kundër me vendimin administrativ të lëshuar nga MASHT-i.
Organizimi i dytë ishte thash me datë 9 Qershor, debat publik në Hotel Grand me tematiken "Shamia në shkollat publike - e ligjshme apo e paligjshme" të ftuar ishin: Sami Kurteshi (Avokat i popullit), Behxhet Shala (KMDLNJ), Mr. Amir Ahmeti (Jurist), Mr. Jakup اunaku (Teolog), Mr. Besa Ismajli (Shoqëria civile), Marigona Sekiraqa (Kryetare e këshillit të nxënësve Prishtinë), Ardian Bajraktari (Përfaqësues i Parlamentit Studentor UP) dhe Remzi Salihu (Drejtori i drejtorisë për arsim në KK "Prishtinë") ky i fundi mungoi dhe ishte i vetmi që da ta mbronte ligjin, ngase të pranishmit në debat paraqitën Konventat Ndërkombëtare sipas të cilave shamia mbrohet, gjithashtu u paraqit Karta Evropiane dhe sipas debatuesve arsye kryesore e mos-ardhjes së Drejtorit të drejtorisë për arsim ka qenë mos guximi që të përballet me argumente.
Vëllezër dhe motra, lerëni urrejtjen anash jemi shqiptarë dhe si të tillë duhet t'ja duam të mirën njëri tjetrit, hallet e njëri tjetrit t'i përjetojmë thellësisht e jo të mendojmë se vëllau/motra jonë e ka gabim sepse shamia "nuk" lejohet nëpër shkolla. Dua të ju informoj se përpos Avokatit të popullit, Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) edhe Gjykata e Qarkut në Gjilan dhe Ombudspersoni kanë dal krahë atyre vajzave të diskriminuara që përjashtohen nga shkolla shkaku i mbulesës (shamisë), andaj konsideroj se është analogji të mendojmë ne se Gjykata e Qarkut në Gjilan, Ombudspersoni, KMDLNJ, Avokati i Popullit, Konventat ndëkombëtare dhe Karta Evropiane e kanë gabim (së bashku me ato shtete që e mbrojnë shaminë me ligj), e të mendojmë se ka të drejtë MASHT-i (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë).
Ministria të mos e përfillë urdhërin e gjykatës kjo ndodhë vetëm në Kosovë.
Organizimi i tretë brenda muajit (e që shpresoj të jetë i fundit - të mos këtë nevojë më të dalim për këtë gjë) është protesta paqësore e organizuar me datë 18 Qershor, organizim ky nga mbi 20 OJQ që tregon qartë dhe bindshëm se e gjithë Kosova është kundër ketij vendimi të MASHT-it vetëm mblidhni ato që thash dhe hudhjauni një sy se sa janë kundër MASHT-it e sa janë pro, unë nuk e di që ka dikush prej intelektualëve që ka dal në krahë të MASHT-it, aq më pak kur kjo e fundit nuk e përfillë gjykatën tregon qartë se kemi të bëjmë me shkelje flagrante të ligjit.
Një gjë dijeni më e lehtë dhe më e perballueshme për ne është të rrenohen krejt Xhamitë, se sa të ndalohet bartja e shamisë.

Përshëndetje!


---------- Post added at 21:31 ---------- Previous post was at 21:28 ----------

Sipas teje Fe = Paqe, Luftë = Shkatërrim

"Feja po luftohet" = "Paqja po shkatërrohet"

Shumë mirë e ke shtjelluar.

Respekt!
 
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

rtk_logo_lajm_korrik_17.png.jpg


Protesta kundër Udhëzimit Administrativ të MASHT-it

Më shumë se njëzet organizata joqeveritare kanë protestuar kundër Udhëzimit Administrativ të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe projekt rregullores për arsim fillor dhe të mesëm të Komunës së Prishtinës, të cilët ndalojnë bartjen e mbulesës/shamisë në shkollat publike.

Sipas kryetarit të këshillit të protestave Halil Kastrati vendimi për ndalimin e bartjes së shamisë nga ana e besimtareve myslimane është i jashtëligjshëm si me Konventën Universale të të Drejtave të Njeriut (neni 18), ashtu edhe me Kushtetutën e Kosovës (neni 38).në Kosovë.”

Këshilli protestues ka takuar edhe zyrtarë të arsimit dhe të komunës së Prishtinës, por nuk ka pasur rezultate konkrete.Ministri Hoxhaj dhe kreu i komunës së Prishtinës Isa Mustafa gjendeshin jashtë vendit. Protestat do të vazhdojnë deri në aprovimin e plotë të kërkesave. /RTK/

---------- Post added at 19:45 ---------- Previous post was at 19:44 ----------

(u39u)ndalimi%20i%20shamise%20proteste%20prishtine.png


Protestë masive kundër ndalimit të shamisë

Parullat e ngritura gjatë protestës: “Ka mbaruar koha e komunizmit”, “Jemi krenarë që jemi shqiptarë e myslimanë”.


Mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës u mblodhën në Prishtinë për të protestuar kundër vendimit për ndalimin e shamisë në shkollat e mesme, nën organizimin e rreth njëzet organizatave.

Masa e protestuesve filloi marshimin para Qeverisë së Kosovës, duke vazhduar më pas para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke shprehur revoltën, me ç’rast përfaqësues të zgjedhur nga organizatorët kërkuan konsultim të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e ministrisë. Pas një konsultimi të shkurtër, zyrtarë nga kjo ministri thanë se ministri Hoxhaj është jashtë vendit në një udhëtim zyrtar dhe se s’mund të japin përgjigje. Organizatorët morën premtimin nga zyrtarë të kësaj ministrie se pasi të kthehet ministri, do të realizojnë një takim për çështjen e kësaj kërkese.

Ndërsa, për një fjalë rasti, me dëshirën e saj u prononcua edhe një qytetare amerikane, Dr. Rachel Louise Matiennez, aktiviste e një misioni humanitar në Kosovë, e cila tha se shpreh përkrahjen e saj për të drejtat e nxënësve që bartin shaminë, ngase qeveria nuk mund të imponojë se çka duhet të veshin qytetarët e saj.

Protestuesit më pas, vazhduan rrugën për te Kuvendi Komunal i Prishtinës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre, duke kërkuar edhe një konsultim me zyrtarët komunalë, nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur nga organizatorët. Por edhe kjo kërkesë, pas një konsultimi të shkurtër përfundoi pa përgjigje konkrete, ngase kryetari Isa Mustafa ishte jashtë vendit.

Në fjalën e rastit organizatorët thanë se kjo është një shkelje e të drejtave themelore, dhe se shteti me këtë na mohon të shfaqim identitetin tonë.

Në këtë protestë u shpreh kundërshtimi rreth udhëzimit administrativ të nxjerrur nga MASHT që ndalon nxënëset të bartin uniformë fetare – mbulesë.

Thirrjet dhe parullat e ngritura ishin me mesazhe kundër vendimit në fjalë me mbishkrimet: “Ka mbaruar koha e komunizmit”, “Jemi krenarë që jemi shqiptarë e myslimanë”, etj.

Protesta përfundoi e qetë, me premtimin nga ana e organizatorëve se, nëse edhe pas realizimit të takimit me zyrtarë të MASHT-it dhe të Kuvendit Komunal nuk hasin në përgjigje pozitive, protesta e radhës do të jetë e një niveli më të lartë. /mesazhi/
(u39u)protesta%20prishtine%2018062010.png


---------- Post added at 20:05 ---------- Previous post was at 19:53 ----------

18-shamia-2_4.jpg


Protestë kundër ndalimit të shamisë në shkolla

Prishtinë, 18 qershor - Rreth 5 000 veta protestuan sot në Prishtinë kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar nxënëset të veshin perçen islamike në shkollat publike.

Protestuesit, të cilët kishin ardhur në Prishtinë nga të gjitha trevat e Kosovës, i bënë thirrje qeverisë që të tërheqë vendimin dhe të mos diskriminojë myslimanët.

Me banderola ku shkruante, “Mos përdorni shtetin tonë kundër nesh” dhe “Komunizmi ka marrë fund”, protestuesit marshuan para Ministrisë së Arsimit të Kosovës , e cila e ka miratuar vendimin për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla publike.

Sipas protestuesve, perçja nuk është një uniformë fetare, por një obligim religjioz, i cili nuk pengohet nga Kushtetuta e vendit. /koha/

18-shamia-3_4.jpg


---------- Post added at 20:08 ---------- Previous post was at 20:05 ----------

18PROTESTA%20PER%20SHAMINE.jpg


Prishtinë: Protestë në mbrojtje të bartjes së shamisë në shkolla

Prishtinë, 18 qershor 2010 (18.30)
Mijëra qytetarë dhe vajza të mbuluara, pas faljes së namazit të premten kanë protestuar në rrugët e Prishtinës, para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit si dhe Kuvendit Komunal kundër udhëzimit administrativ të MASHT-it 07/2009, i cili ndalon bartjen e shamisë në arsimin fillor dhe të mesëm.
Përfaqësuesit e Këshillit Organizativ të protestës kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj dhe shfuqizimin e këtij udhëzimi, në të kundërtën ata kanë thënë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Protestuesit në dorë mbanin pankarta ku shkruante “Ndal diskriminimin e 95% të popullsisë”, “Jemi krenar që jemi shqiptar mysliman”, “ Ka kaluar koha e komunizmit” etj.
Përfaqësuesi i këshillit organizativ të protestave, Halil Kastrati ka thënë se përmes kësaj proteste ngrehin zërin e protestës për mbrojtje të mbulesës islame dhe bartjes së shamisë, e cila kohë pas kohe po bëhet e papëlqyeshme nga autoritetet vendore.
Kastrati shtoi se në vitin e kaluar MASHT nxori udhëzim administrativ i cili e ndalon bartjen e shamisë në shkolla, dhe bëri me dije se mbulesa islame nuk është uniformë, por obligim fetar, andaj ai kërkoi shfuqizimin e këtij vendimi ngase me këtë udhëzim administrativ, sipas tij po shkelet Kushtetuta e cila si akti më i lartë juridik i vendit garanton liritë dhe të gjitha të drejtat fetare.
Një delegacion i protestuesve është pritur nga zyrtarë të MASHT-it, nga të cilët kanë marrë premtim se do të diskutojnë për një gjë të tillë me ministrin Hoxhaj pasi që ai sot ishte në udhëtim zyrtar jashtë vendit.
Në udhëzimin administrativ të MASHT-it në nenin katër ku janë të specifikuara veprimtarisë e ndaluara të nxënësve, përkatësisht në pikën 13 të këtij neni, thuhet “Ndalohet bartja e uniformës fetare”. Kjo protestë është organizuar nga 20 OJQ të ndryshme në vend. /RTV21/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Protestë masive në mbrojtje të shamisë

protesta-shamite.jpg


Kosovë, manifestim kundër ndalimit të mbulimit

Mijëra persona kanë manifestuar në Prishtinë për të protestuar kundër ndalimit të mbajtjes së shamisë islamike në shkollë.


Demonstruesit mbanin në duar pankarta ku kërkonin të drejtat e tyre.

Ata kërkuan edhe tërheqjen e vendimit për përjashtimin e disa vajzave që kishin refuzuar të hiqnin shaminë. /top-channel/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top