Kadare, Qose dhe të tjerët duhet të dinë të falin për të mirën e Shqipërisë
Opinion nga Dr. Sulejman ABAZI
Problemet që ndodhin në jetën politike e sociale të ciltdo vend në gadishullin problematik bëhen shkak për frenimin e proceseve të integrimit, në të njëjtën kohë që aspirata e qytetarëve drejt Europës së Bashkuar po shndërrohet në një ëndërr bashkshoqëruese në periudhën e tranzicionit. Përballë vullnetit të klasës politike e dominuar shpesh herë në frymën e saj kombëtare, ndryshimet e pritëshme janë vënë përballë sfidave të qëndrimeve të dyanëshme, si një shprehje e dukëshme e kontradiktave më të thella që ekzistojnë dhe shfaqen sot brenda “politikave të zhvillimit dhe integrimit”, të cilat herët ose vonë, mund të sjellin dështime të radhës në politikat e ndjekura deri më sot nga lidershipi europianoperëndimor. Përse e fillojmë këtë opinion pikërisht në këtë plan. Arësyeja është e thjeshtë. Pamundësia për të kapërcyer këto kontradikta si nga lindorët dhe vet perëndimorët shpesh shkakton një angazhim të panevojshëm për të gjetur rrugët më të sigurta drejt bashkësisë europiane. ثshtë ky një kurt apo një dëshirë deri delirante për të bërë të pamundurën edhe kur ajo është e largët! Duke ju referuar mjedisit social – politik shqiptar është e nëvojshme të shtrijmë sadopak analizën edhe në këtë plan për të kuptuar se ku qëndron fakti, e vërteta, përballë dëshirës për të prekur sa më parë atë që na mungon. Rasti më i pranishëm në mjedisin shqiptar është “përplasja” spektakolare filozofike e mediatike midis Kadaresë dhe prof. Qoses, duke synuar secili sipas mënyrës së vet, të përfaqësojë sistemin e vlerave që mbart tërësia e elementëve të identitetit tonë kombëtar. Një diskutim marramendës midis dy njerëzve të medhënj të kombit shqiptar, që natyrisht kërkon dhe shpjegimin e tij. Elita intelektuale e politike shqiptare, kurrësesi nuk duhet të bjerë pre e saj, dhe nuk duhet të jap shkas, që me sherriada të pafundme të shtojë “municionet” vrasëse kundër çështjes kombëtare shqiptare dhe perspektivës së zhvillimit të Shqipërisë. Nuk ka shqiptar sot të mos e kuptojë këtë. Por gjithësesi, jemi larg realitetit që duhet të mbizotërpjë në klimën politike të brendëshme, të cilës i mungon në nuancat e saj nga fryma kombëtare. E thënë shkurt, nuk janë rastësi përplasjet që ndodhin në politikën e brendëshme, po të kemi parasysh se grindjet dhe sherret janë po midis shqiptarësh. Përsa kohë kjo situatë mbetet problematike, nuk u takon shqiptarëve që të hapin avaze të tilla mbytëse, që shpenzojnë kohën pakuptim. Për shumë arësye duhet pranuar, se sot popujt ballkanikë kanë mbetur në “vijën e zjarrit”, dhe po përballen me sfidat e kohës. Jashtë këtyre pasojave nuk mbeten as shqiptarët, përkundrazi, jemi ne ata që fokusohemi në qëndër të këtij objektivi. Tendenca për të shtyrë sa të jetë e mundur zgjidhjen e problemeve që lidhen me të ardhmen e rajonit, duke synuar “zbutjen” e kërkesave të shqiptarëve, nuk ka arësye që të na përfshijë në debate të panevojshme. Kjo do të bëjë të mundur që askush të mos na paragjykojë për kërkesat tona të drejta. Tek elita jonë politike dhe intelektuale duhet të dominojë mendimi se, në këto kushte, nuk mund të anashkalohen vlerat e identitetit tonë kombëtar, dhe më keq akoma, të mohoet roli i faktorit shqiptar në demokratizimin e Ballkanit. Kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur elita shqiptare të flasë me zërin e arësyes historike për të kërkuar drejtësi. E kundërta i bën një dëm të pallogaritshëm çështjes sonë kombëtare.
Shqiptarët janë pjesë e jetës në Ballkan, ata kanë vendin dhe rolin e tyre, dhe nuk mund të përjashtohen nga proceset e zhvillimeve njerëzore dhe të integrimit në hapësirën demokratike europiane. Kush e vë në dyshim këtë? Kombi shqiptar në historinë dhe identitetin e tij mbart një sistem vlerash, të cilat nuk janë krijuar lehtë. Nuk është rasti për t’i rreshtuar në këtë shkrim, por në kujtesën e njerëzve që kanë marrë përsipër të kontribuojnë në zhvillimet shqiptare, harresa dhe keqpërdorimi mbeten një fatalitet. Shpesh në këtë “grackë” të zhvillimit të mendimit filozofik, kanë rënë me ose pa dashje, edhe njerëzit e mëdhenj të kombit shqiptar. ثshtë kjo arësyeja, që shpesh në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e interesave kombëtare, ata pozicionohen sipas mënyrës së tyre, duke shkaktuar diversitet të panevojshëm, dhe hera herës çoroditës. Kjo ndodh edhe sot, dhe shumkush me të drejtë pyet ; kujt i shërben kjo?! Ndoshta shtrimi i problemit në këtë plan, mund të duket paksa i ashpër, por më mirë kështu, sepse në një farë mënyre, është një kritikë e sinqertë për të gjithë ata, që kanë marrë pjesë në “debat”, së fundi midis prof. Qoses dhe Kadaresë, duke na kujtuar polarizimin e përkrahësve rrotull dy figurave, njësoj si në një fushatë elektorale. Kjo nuk i shërben ruajtjes dhe zhvillimit modern të vlerave të identitetit tonë kombëtar.
1. Një debat mediatik i pazakontë.
Nuk duhet kaluar lehtë si të tjerë, që vetëm sa çorodisin opinionin, dhe vetëm kaq. Të dy palët pjesmarrës (jo Kadare dhe prof. Qose, por media dhe “mbështetësit” e tyre), në mënyrën se si rreshtohen në anët e ndryshme të barrikadës, nuk besoj se janë të qartë politiksht, në raport me atë ç’ka kërkohet të investohet sot në interes të çështjes sonë kombëtare. Para se të jenë shqiptarët besimtarë, ata janë shqiptarë, dhe tërë filozofia e diskutimit të tyre, nuk është as të provojnë, siç thotë Kadare, që shqiptarë janë europianë (duke nënkuptuar anën e herëshme religjoze), as siç thotë prof. Qosja, se shqiptarët nuk kanë pse ta fshehin dominimin e tyre musliman, si kusht për t’u pranuar në Europën e Bashkuar. Ky është një problem që kërkon shpjegim, për të kuptuar më mirë se çfarë interesi kanë shqiptarët në zhvillimin e këtij debati, çfarë përfitojmë dhe çfarë humbasim ata në këtë angazhim. Në vend që ne të provojmë se sa e drejtë është çështja jonë kombëtare, e nëpërkëmbur nga politika kontinentale, dy mendimtarë të shquar, një në fushën e letërsisë dhe tjetri në fushën e gjuhësisë dhe të historisë, dy figura të ndritura të kombit shqiptar, përplasen me njeri – tjetrin, duke nxjerrë “brekët në ballkon”. Të më falin për fjalën popullore, por kjo është e vërteta e hidhur, me të cilën nuk është e para herë që ndeshemi në mjedisin shqiptar.
I është bërë jehonë e madhe këtij problemi, sikur të pranojmë vërtet se me këtë debat Shqipëria garanton një klimë të mirë për futjen e saj në BE e në NATO, sikur merr një “çertifikatë ose pasaportë”, duke u përbetuar me gojën e Kadaresë apo të prof. Qoses dhe të shumë ithtarëve të tjerë, se pa tjetër vendi i shqiponjave është europian, dhe është shumë i dobishëm, edhe pse mund të ketë kulturë lindore, dhe me tej, nuk paska asgjë të keqe nëse kjo kulturë lidhet me Lindjen! Mund të jetë edhe kështu, por në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë se, “ujku po na ha mollaqet pak e nga pak, dhe ne kënaqemi me faktin, se na duket vetja sikur jemi në ëndërr, duke thëhë: ishallah mbase nuk është e vërtetë”. Pra, ky debat jo vetëm që konsumon dhe shteron energjitë, por fut sherrin, duke angazhuar jo vetëm këta njerëz të nderuar, por dhe shumë të tjerë, që në vend që të kontribuojnë në shërbim të zhvillimit të çështjes kombëtare, çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve kudo, ata mundohen të zbulojnë “vezën e Kolombit” në hapësirën shqiptare. Ajo është zbuluar me kohë, dhe në rastin konkret, do ta themi me dy fjalë me gojën e Vaso Pashë Shkodranit; “…feja e shqiptarit, është shqiptaria”. Pra shqiptarët, para se sa të jenë muslimanë, katolikë, ortodoks apo bektashinj, gjithmonë kanë qënë dhe do të mbeten shqiptarë, dhe ndoshta është një mrekulli, që feja tek shqiptarët nuk është identifikuar asnjëherë me kombin, por është bërë pjesë e elementëve të identitetit të tij kombëtar, si kudo, pa i prishur punë askujt. Ajo është vetëm një ushqim shpirtëror i vlerave morale të kombit tonë, e cila rrezaton harmoninë e besimeve, një shembull ky për të gjithë botën e qytetëruar.
E theksoj që në pikënsisje praninë e kritikës, (sipas gjykimit tim), duke ruajtur “të Mesmen e Artë” sipas fikozofisë aristoteliane, e cila nënkupton një pozicionim të qartë për problemin. Në vlerësimet që behen, kritika është e arësyeshme edhe ndaj njerëzve të mëdhenj, të cilët e kanë të nevojshme të reflektojnë në qëndrimin e tyre, në raportet midis realitetit dhe mendimit të tyre filozofik, në shërbim të interesave kombëtare. Ismail Kadare, një shkrimtar i shquar, nuk është dalluar ndonjëherë në analiza politike, sepse po t’i shikojmë ngjarjet në mënyrë kronologjike, vetë Kadare në probleme të çështjes kombëtare ka pasur simptoma të luhatjes, ashtu siç ka kontribute në fushën e gjuhësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Në të kundërt, në analizën politike vërehet një lloj naiviteti, p. sh. Ai nuk arriti të kuptonte shkakun e lindjes dhe të rëndësisë së UاK-së, duke mbajtur që në fillim një pozicion jo adekuat, duke lënë të nënkuptohet se ky formacion ushtarak ishte një krijesë e UDB-së, e njëjta gjë e thënë edhe nga i ndjeri Rugova. Vetëm pasi punët vajtën deri në Rambuje, atëherë Kadare kuptoi se duhet të ndihmonte në këshillimin e delegacionit shqiptar, për t’u bërë pjesë aktive në procesin e zgjidhjes. Po kështu, Kadare ka mbajtur qëndrim jo të drejtë edhe për problemin e UاK-së në Maqedoni. Këtu nuk është fjala për të bërë aludime, alibira dhe për të anatemuar me frazeologji, që dalin shpesh rëndom si, “antikombëtar” etj etj. Kjo nuk i takon Kadaresë dhe do të ishte e padrejtë të shkojmë më tej.
Prof. Rexhep Qosja, është pa dyshim një figurë akademike në shkencat albanologjike, që ka kontribute të dallueshme në fushën e çështjes kombëtare. Vepra e tij ka çuar atë në një njohës të mirë në në nivelet strategjike dhe taktike, duke qënë realisht një rilindas i fundit. Kjo është një vlerë fondamentale, për të cilën do të krenohej çdo shqiptar. Ne debatin e fundit është kuptuar, se akademiku i shquar nuk duhet të bëhet avokat i muslimanizmit shqiptar, por është me vend kurajua kritike e tij, se meqënëse shqiptarët dominojnë si muslimanë, të mos e deklarojmë këtë, edhe pse synojnë të futen në BE. Europa duhet t’i pranojë shqiptarët, jo duke i gjykuar se çfarë feje i përkasin, por se sa ata do të jenë në gjendje të kontribojnë në Europën e Bashkuar.
* * *
Dy personalitete e shquar të kombuit shqiptar janë figura të padiskutueshme, që kanë vlerat e pasurisë sonë kombëtare. Ata gëzojnë respektin dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo. اuditërisht, Kadare ka simpatinë e vet në Kosovë dhe prof. Qosja është i mirëpritur në Jug të Shqipërisë. Mos vallë kjo është rastësi? Askush nuk mund të futet midis tyre, e aq më tepër të përdorë figura të rëndomta epitetesh. Ky është një servilizëm profesional i krijuesve mediokër, të cilët duke lavdëruar Kadarenë apo prof. Qosen, mendojnë se marrin pak nga lavdia e tyre. Në fakt ata kanë marrë vetëm nënqeshjen ironike të lexuesit të zgjuar e të kulturuar shqiptar. Atëherë, duhet të shikojmë edhe faktin, se çfarë interesi kishte media që e popullarizoi kaq shumë debatin midis dy shqiptarëve të mëdhenj. E ashtuquajtura pjesmarrje në debat, në një plan të ngushtë dalloi polarizimin e kampeve, në mbështetje të Kadaresë apo të prof. Qoses, duke harruar se të gjithë duhet të jemi në radhë të parë me Shqipërinë. Asnjëherë jo, njerëz të tillë nuk mund të bëhen emblemë dhe të jenë në gjendje të përcaktojnë vlerësime të tilla. Jemi të bindur se të dy korifejtë, nuk do të preferonin të lavdëroheshin nga dhjetra të tillë, dhe në krahun tjetër, të bëheshin objekt i përfoljes dhe humbjes së respektit nga qindra të tjerë. Pranimi nga vet Kadare, se ai “nuk ka qënë disident”, ka ç’vlerësuar shtrëngimin e mundimshëm të shumë të tjerëve, që kanë dashur të vërtetojnë të kundërtën, duke menduar se kështu e ndihmojnë në rrugën e nobelizmit të tij. Krijuesit e mirë janë ata që kanë aftësinë të gjejnë tek dy njerëzit e mëdhenj të mirën dhe ta mbështesin atë, të gjejnë atë që i pajton këta njerëz, dhe ajo që ata i pajton është fakti, se në angazhimin publik, ata të dy e duan Shqipërinë sipas mënyrës së tyre.
Nuk do të dëshiroja kurrë të merresha me shkrimtarin e madh apo historianin birlant shqiptar, si në rastin e pseudoanalistëve, të tipit “Muftaraj” apo të intelektualit sherxhi B.H. të cilët nuk e kanë për herë të parë, të derdhin doza helmi kundër tyre. Këta njerëz janë shumë të vegjël të merren me Kadarenë, duke e krahasuar atë me një “qen” kufiri apo diçka tjetër. Nga njerëz të tillë kjo nuk ndodh vetëm me Kadarenë, por çuditërisht edhe me figura të tjera të kombit shqiptar. Nejse kjo është punë e tyre. Problemin do ta shikoja më thjeshtë, në një plan që ka të bëjë me kontributin që duhet të japi sot pa kursim inteligjenca patriote shqiptare në shërbim të interesave kombëtare, dhe jo të përçarjes, duke i hedhur benzinë zjarrit, që na kanë ndezur të tjerët në mes të vatrës sonë. Në këtë shkrim, të cilin nuk e kam për replikë, do të trajtoj disa momente të lidhura me ngjarje, të cilat janë një argument më shumë për të kuptuar se “sherri shqiptar”, kujtdo mund t’i shërbejë, por vetëm shqiptarëve jo.
Duke përdorur metodologjinë e të pamundurës, do të dilja thjesht në një plan gjithpërfshirës, për t’i thënë hapur dhe publikisht Kadaresë dhe prof. Qoses, që të mos ngatërrojë shqiptarët në hullitë e sherreve të vjetra e të reja, të cilat nuk i shërbejnë aspak shqiptarëve dhe Shqipërisë. As Rexhep Qosja nëse tenton ta godasë Kadarenë, nuk arrin dot ta bëjë këtë gjë. Po kështu edhe disa të tjerë, që janë mbërthyer me Kadarenë në këto vite. Prof. Qose mendon se gjithçka që del nga goja e Kadaresë kundër tij, është vepra po e Kadaresë, dhe kështu duhet të gjykojmë mbi të. Profesori duhet ta dijë, se Kadare ka qënë njeri i sistemit totalitar dhe produkt i tij, i ngarkuar me misionin e pseudopozitarit, në mënyrë që “të peshkonte” njerëzit që ishin kundër pushtetit popullor. Kjo është e provuar, po të kemi parasysh se sa njerëz u goditën në Shqipëri, pikërisht sepse ranë pre e opozitës së tij. Ata duhet të dalin dhe të ngrenë zërin, dhe të mos flasin për dosjen “K”. Janë ata që u futën në burgje nga shoqëria dhe miqësia që kishin me Ismailin, ndërsa ai vet mbijetoi. Këtë më mirë e dinë vetëm shokët e tij, të tjerët mbeten shpifës të vegjël. Edhe nëse në një të përditëshme mediatike shqiptare, jo pa qëllim botohet e plotë poezia “Pashallarët e Kuq”, kjo është normale, ashtu sikundër dimë se ai i ka shkruar kohës që ka jetuar. Të jesh pragmatist nuk ka të bëjë as me “disidentin” e as me antirealizmin dhe modernin. Nëse edhe vete Kadare vuan nga kjo simptomë, ai nuk ka kuptuar ende dhe të pranojë se deliret janë të pritëshme për çdo njeri në moshën e tij. Sot nuk është e ndershme të merremi me të kaluarën, duke dëmtuar imazhin tonë.
Edhe prof. Qosja ka jetën dhe veprimtarinë e tij. Sido që të etiketohen regjimet e kaluara, një gjë dihet, që prof. Qose ka jetuar në Prishtinë, dhe nuk e ka pasur të lehtë të punojë dhe të mbijetojë. Do t’i kujtoja Kadaresë një thënie të shkrimtarit të madh Dritëro: "Pastaj, duhet ditur se Rexhep Qosen, këtë kapedan të shqiptarizmës, nuk e ka mundur makineria kolosale moderne e shtypit serb, malazez dhe maqedon, jo më ta mundë ndonjë kovaçane e vjetëruar me rrjeta merimange nëpër qoshet e saj, e mbetur që në kohën e Gutembergut.....". Të mos harrojmë, Dritëroi është Dritëro. Po kështu prof. Qose e vlerëson me të drejtë shumë lartë Kadarenë, aq sa e ka quajtur “general të letërsisë shqipe”. Dhe ka thënë një të vërtetë. Letërsia shqipe në gjenialitetin e saj ka shumë gjeneralë, të cilët shkëlqejnë edhe sot, ashtu sikundër të tillë ka edhe në fushat e tjera të veprimtarisë sonë kombëtare. Debati Qose - Kadare, është një konsumim që nuk do tja vlente në momentin e tanishëm, dhe këta personalitete duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve, pse tani në moshën e tyre të pleqërisë morën bastunet në dorë kundër njeri - tjetrit. Shqiptarët e ndershëm do t’u uronin të atyre jetëgjatësi, lumturi dhe pse jo, edhe krijimtari të mëtejëshme në interes të kulturës dhe vlerave të shqiptarisë. Por në këtë moment që Shqipëria, shqiptarët kudo në botë, nga Neë Jorku në Australi, në Europë, presin me ankth vendimin për statusin e Kosovës, këta “luftëtarë” zbresin në fushbetejë me jataganë në dorë kundër njeri - tjetrit, vetëm e vetëm për të demonstruar se kush ka më shumë popullaritet. ثshtë një realitet që vepron dhe që nuk kërkon të vërtetohet. Këto dy figura kanë popullaritet dhe kjo nuk është pak, kur mendon se Rexhepin e duan më shumë në R.SH. dhe Kadarenë e preferojnë në Kosovë. Kjo është në kulturën e shqiptarëve, të cilët arrijnë edhe në këto kushte ta shtrirë dorën e miqësisë kudo në hapësirën e tyre. Mos vallë e kanë gabim shqiptarët në Kosovë apo në jug që mendojnë kështu?
* * *
2. Falangat mbështetëse nuk i shërbejnë mendimit filozofik të Kadaresë dhe prof. Qoses.
Kritikën do ta shtrij në të dy planet, edhe kundër falangistëve, por dhe përballë aktorëve kryesorë të këtij debati. Dy burra të respektuar të elitës së mendimit të kulturës dhe filozofisë, sikur kanë kohë të tepërt dhe përfshihen në debat, se kush janë shqiptarët, se po ta thonë këta dy njerëz, shqiptarët do të zbulojmë se nuk kanë qënë ata që janë, ose janë ata që nuk janë. Të mos harrojmë se kombi shqiptar ka nxjerrë dje dhe sot njerëz të medhenj që e nderojnë Shqipërinë kudo. Të mos i shikojmë fenomenet në kompleks, kjo është një fatkeqësi, dhe pas këtyre zotërinjve të nderuar, shumica nga ata që nuk kanë lexuar as prof. Qosen as librin e Kadaresë, dalin dhe rreshtohen si falanga, kush të demonstrojë më shumë vlerat e njerit apo të tjetërit. Përfundimish, arrijmë të kuptojmë se shqiptarët edhe në majën e mendimit mbeten përsëri midis sherrit dhe grindejes, të cilët të klonuar me kristianizmin apo islamizmin e tyre oriental, pretendojnë se mund të hapin rrugën për në Europë. Shqipëria sot ka një hapësirë demoktarike, për të cilën vetë Europa ka investuar dhe kjo nuk mund të prishet më. Pra, do ta shtroja problemin troç, në kontekstin e paanshmërisë, që si Kadare dhe prof. Qose nuk po e kuptojnë se, për hir të “pleshtit të tyre që i pickon” po djegin tërë jorganin. Mos vallë në këtë mes mund të ketë një dinakëri që nuk do të arrija ta besoja?! Ndoshta përballë paraqitjes së vlerave studimore të publikimeve të tyre dëshirojnë të na bindin se kush prej tyre është figura kryesore, kush është personaliteti “mit” i kohës që jetojmë në një hapësirën shqiptare, e cila aksidentalisht ka një vijë kufiri në mes. Shqiptarët nuk e duan atë vijë kufiri, dhe tashmë e kanë prishur atë, prandaj dhe nuk pajtohen me zënka të tilla.
Le të ecim më tej. Në Shqipëri në tërë hapësirën shqiptare, në Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Tetovë, Shkup, Prevezë dhe kudo ku jetojnë shqiptarë, çështja e bashkimit kombëtar, dhe jo vetëm e këtij bashkimi që i tremb të tjerët me tendencën e bashkimit territorial, por duke pretenduar bashkimin kulturor, shpirtëror, unifikim të vlerave të merituara historike dhe i personaliteteve të shquara në tërë hapësirën, pa rënë në pellgun e ngushtë të lokalizmit, pikërisht në këtë moment dalin laskuriqët e natës, të cilët janë klonuar, përdhunuar apo fekonduar nga institucione të errëta, qofshin politike apo religjioze, si në rastin e Maks Velos, i cili nga arsenali i tij i zi i mykur hedh baltë mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, duke i sharë me një fjalor që nuk do ta përdorte as një njeri i rrugës. Kështu ndodh edhe me “patriotin” e Stambollit me detyrën e ish - konsullit shqiptar, i njohur për bëmat e tij në këtë qytet, profesori “H.B.”. Ai sulmon si pa gjë të keq në këtë shkëndijë zjarri, të cilë korifejtë na e servirin si pa dashur, duke i hedhur më shumë benzinë kësaj shkëndije. B.H. i njohur për kontributet e tij në mbërojtje të politikës zyrtare, duke menduar se bënte avokatin e saj, se ka për gjë të sulmojë deri në identitetin dhe personalitetin e shquar të figurës së prof. Qoses, duke e krahasuar atë me terma banale si “jashtëqitje e kombit”. Kjo ishte e padëgjuar ndonjeherë! Këta pseudopatriotë dhe “profesorë”, sado të shtiren, sado të pretendojnë të shiten në rrethe të caktuara, se janë njerëz që kanë kontribute në çështjen kombëtare, ata tani po zbulojnë veset e tyre të vjetra, sepse pleqëria nuk i shton veset por i zbulon ato. Këta ngatërrestarë, në vend të ngrenë zërin se çfarë duhet bërë për të garantuar statusin e Kosovës, për moscoptimin e saj, për qëndrimin që duhet të mbahet ndaj aspiratave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, në Luginën e Vardarit, në Malësinë e Madhe apo dhe të çështjes së اamërisë, këta gjejnë kohë të merren me gjëra banale, të cilat shqiptarëve të ndershëm u ngjallin alergji. Kjo na bën të mendojmë rreth vlerësimit të dyshimtë për të kaluarën e tyre. Ky nuk është objekti i këtij opinioni, por parimi i publikimeve dhe pozicionimeve të tilla allabujarçe, velotrimçe e myftarçe, na kujton me frikë se kush e ka radhën në të ardhmen.
Dikush e quajti Kadarenë “rilindas modern”, dhe sigurisht shqiptarët dëshriojmë që ai të jetë i tillë, por kjo nuk mund të bëhet kurrësesi shkak, që për hir të saj, të pozicionohemi në krah të tij (siç kanë bërë disa pseudiontelektualë). Ndoshta është kjo arësye, që kritikat për shumë pjesmarrës në debat, të marrin ngjyrimet e skalioneve politike luftarake mbështetëse, jo aq, sa për të shpjeguar pozicionin e drejtë të dy korifejve, se sa për të tërhequr vëmëndjen, se “jami edhe ne këtu”. Në këto kushte, duke vlerësuar debatin e dy shqiptarëve të mëdhenj, ne duhet të arrijmë në përfundimin, që jo vetëm ata, por dhe shumë të tjerë nuk kanë arësye të dalin nga fusha e mendimit ku ata vërtet shkëlqejnë. Në debate të tilla me nivel dhe përmbajtje shkencore – akademike, nuk duhet lejuar që të zbresin në fushbeteje njerëz të papërgatitur, njerëz që nuk e kanë për gjë të thonë marrëzira, dhe njerëzit e vërtetë shqiptarë duhet të distancohen prej tyre. اështja shtrohet më konkretisht: A ka mendim të organizuar në këtë katrahurë. Përgjigje të drejtëpërdrejtë ndoshta mund të mos japim, por pasojat tregojnë, se ai që përfiton nga kjo përplasje falangash mbetet krimineli politik, janë armiqtë e kombit shqiptar, të cilët të trembur nga ora e madhe e shqiptarizmëz, dëshirojnë të krijojnë precedentin, përkundër një faktori të fuqishëm demokratik shqiptar në Ballkan, në një hapësirë demkratike shqiptare, ku të gjithë shqiptarët dhe të gjithë etnicitetet e tjera të jenë qytetarë të denjë të Europës. E parë në këtë këndvështrimi, kjo përplasje është më shumë se sa një debat, më shumë se sa një grindje. Nëse do ta çojmë problemin edhe me tutje, duke parë se në këtë debat përfshihet edhe Kryeministri i R.SH., i cili deklarohet hapur kundër “kosovarit” Qose, gati - gati me përbuzje, duke bërë një krahasim banal se “kush është më i mirë dhe kush është më i vlerësuar”. Brenda këtij qëndrimi, mbartet një synim politik, kur dihet fort mirë, se prof. Qose ka qënë pjestar i Rambujesë, të cilën vetë Berisha në atë kohë nuk e ka pranuar. Të mbash anën e njerit, në këto pozita, do të thotë që pasojat e ndarjes të çohen më tej, duke i hedhur benzinë zjarrit. Por, për ata që nuk duan t’ja dinë për Berishën, normalisht do të rreshtohen në krah të prof. Qoses, atëherë çfarë del nga kjo?
* * *
3. Mendimi filozofik i Kadaresë dhe prof Qoses i ka rrënjët në Identitetin tonë Kombëtar.
Mos vallë në ‘përplasjen” e tyre kemi të bëjmë me një keqkuptim, apo keqinterpretim?! Për hir të së vërtetës, esenca e debatit të prof. Qoses është deformuar, dhe këtë e kanë bërë pikërisht ata që nuk kanë lëxuar, ose nuk kanë arritur të kuptojnë sensin e mendimit të profesorit. Gazeta “Shqip” i ka bërë një nder kësaj pune, duke e ribotuar, por ne e dimë se ai që nuk e ka lexuar as herën e parë, nuk denjon ta lexojë as për së dyti. اështja nuk shtrohet që ne shqiptarët jemi islamikë. اështja shtrohet se ne shqiptarët sot që pretendojmë të futemi në Europë, nuk ka nevojë që të shtiremi, se nuk jemi ata që jemi. Në thelb është e kuptueshme që profesori pretendon se ne shqiptarët e kemi formuar identitetin tonë. Bota e di që ne shqiptarët jemi edhe muslimanë, edha katolikë, ortodoksë, bektashinj, edhe ateistë, edhe që përfaqësojmë një tolerancë shëmbullore në bashkëjetësn tonë religjioze. Profesori nuk e ka thënë askund që ne jemi “turq”. Këtë e pretendojnë dhe e thonë sherrxhinjtë e vegjël shqiptarë, të cilët shtiren dhe hiqen sikur i bëjnë nder Kadaresë, por ata harrojnë, se duke thënë gjëra të paqëna, ja ngarkojnë pa dashje këto tollovi Kadaresë mbi kurriz. Unë do ta kuptoja shkrimtarin e madh, ashtu siç u shpreh vërtet në intervistën e tij të fundit për mendimet e tij. Atëherë kush ja ka servirur thshethemnajën apo sherriadën shqiptarëve midis dy korifejev të kulturës shqiptare?! Prof. Qosja duke qënë dhe një nga filozofët e strategjisë sonë kombëtare, ka treguar që kështu siç jemi, me identitetin tonë, me sistemin tonë të vlerave, me kristianizmin tonë historik, me vlerat tona muslimane, ashtu siç kemi luftuar ndër shekuj nëmbijetesën tonë, ashtu duhet të pranojmë edhe të shkojmë në Europë, pa bërë përpjekje të shtrëmbërojmë këtë realitet për hir të joshjeve që na bëhen. Asnjëherë identiteti ynë kombëtar nuk ka qënë i lidhur me fenë, feja e shqiptarti ka qënë shqiptaria. Feja që ne kemi respektuar është pjesë e kulturës sonë dhe jo pjesë e kombit, dhe koha ka treguar se në Shqipëri ka pasur dhe ka hapësira edhe për besime të tjera. Askush në Shqipëri nuk trembet sot nga besimi fetar, sepse ai nuk po prek identitetin tonë kombëtar. Shqiptarët në fenë e tyre janë bashkuar dhe bashkohen nga mendimet, bindja në besimin tek Zoti, ndërsa në kombin tonë na bashkojnë të tjera gjëra, që kanë të bëjnë me prejardhjen tonë, me gjakun, simbolet kombëtare, historinë tonë të përbashkët, identitetin tonë me tërë sistemin e vlerave që ai përfaqëson, si çdo komb tjetër në botë. Besojmë se këtu është edhe ngatërresa që bëhet qoftë edhe në mënyrë rë qëllimëshme ose jo. Kur ne pretendojmë se Kadare e Qose janë shqiptarë, nuk e lidhim këtë ne fenë e tyre. Kur gjykojmë për këta dy burra, na shkon mendja tek historia jonë, tek Pirrua, Teuta, Skënderbeu, Frashërlinjtë, Ismail Qemali, Adem Jashari, Nënë Tereza, Luan Krasniqi, tek geni i përbashkët, tek vuajtjet dhe arritjet e përbashkëta, dhe tek shumë njerëz të mëdhenj që i kanë dhënë emër kombit tonë. Kritikat dhe mospërputhjet e mendimeve nuk janë gjë tjetër, veçse mënyra se si shpjegohet bota, ekzistenca, feja dhe morali ynë, si dimensione shpirtërore që na bëjnë të ndihemi të vlefshëm për shoqërinë tonë. Këtë mendojmë edhe për këta njerëz që sot kontribuojnë në kulturën dhe vlerat e identitetit tonë kombëtar dhe brezat do t’i kujtojnë si të tillë. Pra në të kundërt, të futesh në mes të këtij problemi për ta ngatërruar, kjo është e dëmshme deri në rrezikshmëri. Kjo nuk i shërben zgjidhjes së problemeve shqiptare, por komplikimit të mëtejshëm të tyre.
Do ta shtroj problemin më thjeshtë për të dy njerzit e mëdhenj të kombit shqiptar. Pse Kadare polemizon kaq ashpër me prof. Qosen (dhe anasjelltas), kur për çështjen kombëtare ata duhet të jenë “qe të një parmende”? Kujt i shërben kjo dhe pse ndodh në momente kur mendimi filozofik shqiptar duhet të jetë i përbashkët për shumë çështje të rëndësishme kombëtare? Kaq mjafton për të kuptuar, se ata dhe veçanërisht ata, duhet të japin dorën e pajtimit dhe të hapin rrugën njeri - tjetrit për të mirën e qetësimit dhe bashkimit të shpirtrave të trazuar të shqiptarëve. Nëse mendohet se ata mund të jenë ideatorë të zhvillimeve strategjike shqiptare, atëherë do të ishte shumë më e arësyeshme që kontributin e tyre ta japin maksimalisht për vënien në lëvizje të akademizmit të mykur shqiptar, që të shkunden dhe institucionalisht t’i shërbejnë problemeve të pazgjidhura kombëtare. Sido që të jetë, ky mbetet një shëmbull i keq, të cilit shqiptarët ja kanë parë sherrin herë pas here. “Përplasja” e tyre në kushte të tilla, u jep rastin pseudoanalistëve të nxjerrin helm nga goja, pa kuptuar për fatkeqësinë e tyre, se sa njerëz të vegjël mbeten. Kujt do t’i interesonte që dy shqiptarë të zihen me njeri – tjetrin? Idetë nuk shpiken nga mendjet e ndritura, qofshin këto të Kadaresë apo të prof. Qoses. Ato janë produkti dhe rrjedhoja të analizave shkencore të ngjarjeve që kanë shoqëruar historinë tonë, dhe japin mundësinë e parashikimeve në hapësirat strategjike të zhvillimit. Të debatohet sot për identitetin tonë kombëtar, është një humbje kohe për ata që e kanë të qartë, se ku qëndrojnë vlerat e tij shkencore e institucionale. Problemi sot shtrohet se çdo të bëhet në Kosovë pas marrjes së pavarësisë, si duhet të mbështeten shqiptarët në hapësirat e tjera etnike për kërkesat e tyre, cilat janë “tynelet” diplomatike që duhen shfrytëzuar, çfarë rruge do të marrë çështja e pazgjidhur çame, cilat janë hapësirat e integrimit mbarëshqiptar dhe të zhvillimit ekonomik, të gjitha këto drejtime të rëndësishme, ku kërkohet edhe kontributi i çmuar i Kadaresë dhe prof. Qoses. Ne shqiptarët kemi aq shumë gjëra për të zgjidhur, sa nuk na del koha të ngatërrohemi me njeri - tjetrin në polemizime të tilla mjegullnajash. Këto furtuna në gotën e ujit, u japin argumente vetëm kundërshtarëve tanë tradicionalë, për të na goditur si gjithmonë në atë mënyrë si na kanë goditur përherë.
Nuk është e arësyeshme të futesh midis këtyre dy njerëzve të mëdhenj të kombi tonë, që secili shkëlqen në fushën e tij. Jo. Personalisht mendoj se ata janë dy shqiptarë të mëdhenj e të mirë, që gjithësesi kanë edhe paranojat e tyre, dhe nuk mund t’i shpëtojnë pasojave gjenetike të identitetit te tyre kombëtar. Ndoshta këndvështrimet mund të jenë të ndryshme, por gjithësesi, të dy kanë mendim pozitiv për t’i shërbyer Shqipërisë. Do të veçoja pa mëdyshje kontributin e prof. Qoses në fushën e historiografisë shqiptare, e cila i jep të drejtën atij të jetë një hap përpara shkrimtarit të madh në fushën e përvojave politike, ashtu sikundër do të ngrija lart gjenialitetin në fushën e letrave të Kadaresë, që e bën atë një ambasador shqiptar të nderuar në botë. Më jepët rasti që Kadaresë t’i kujtoj diçka nga krijimtaria e tij. “Ne prag të mijëvjeçarit te tyre tretë, shkruan ai, që është dhe mijevjeçari i tretë i botës së sotme, shqiptarët i priste një befasi tragjike. Ishte e pangjashme me dramat e mëparshme, ndaj ishte, ndoshta, dhe më e hidhura. Një vizatim në një gazetë franceze të atyre ditëve e jepte tronditëshme thelbin e ngjarjes: Njera kokë e shqiponjës dykrenare, zogut simbolik të shqiptarëve, përpiqej të mbyste kokën tjetër. A ishte e denjë kjo për një popull, që ka mijëra vjet që jeton në këtë botë të vështirë? A ishte shenjë papjekurie, lodhjeje apo fatalizmi? Së fundi, a ishte e turpshme? Nuk kemi dëgjuar e lexuar kund që kjo ngjarje e turpshme të analizohet pse ndodh në një vend të madh si Franca, ku shkrimtari ynë ka 15 vjet që ka zgjedhur strehën e vet të krijimtarisë në moshë pleqërie. Tani jam i detyruar t’i them shkrimtarit të madh, se francezët paskan pasur të drejtë që kanë skematizuar në mënyrë banale simbolin tonë kombëtar. Simbolet tona kombëtare nuk janë vetëm flamuri, identiteti, gjuha, hymni por jeni dhe ju të nderuar miq, që keni kohë që jeni hedhur kundër njeri – tjetrit. Dy kokat e shqiponjës që zihen të mbysin njera – tjetrën. Në rastin konkret, i drejtohem shkrimtarit të madh: pse habitet me atë që kanë bërë francezët, çfarë po bëni dhe ju të dy në sy të shqiptarëve dhe të botës?! Ju po jepni shëmbullin më të keq tek shqiptarët, atë shembull që e shohim përditë të funksionojë kudo në jetën shqiptare, në politikë, fushën e gjuhësisë, në biznes, midis hapësirave shqiptare, e kudo tjetër. Vallë të tillë jemi ne, kombi më i vjetër në Europë, që kemi mbijetuar në historinë tonë të dhimbëshme? Si ka mundësi që njerëzit shqiptar kanë shkëlqyer në shtetet dhe perandoritë e tjera, dhe kanë bërë kaq pak kur ka ardhur puna për Shqipërinë? Mos vallë edhe ju të dy miq të nderuar do të pasoni fatin e të parëve?
Shkrimtari i madh nuk duhet të harrojë për asnjë çast ato që ka shkruar. Ja si shprehet ai një vit më parë: “Le te pranojme me trishtim se në krejt gadishullin Ballkanik, në kohën kur shumica e vendeve u përfshinë nga valët e egra nacionaliste, te shqiptaret ndodhi e kundërta. Kjo ishte e thënë që, pasi u përpoqen t'i japim botës shembullin grotesk të popullit të parë pa fe në botë, majmunët e vendit tonë u joshën nga mbrapshtësia tjetër: të japin shembullin e popullit pa atdhe”. Nuk besojmë se ky zhargon për pjellat e popullit të mos përfshijë edhe shkrimtarin, i cili duke vuajtur nga deliri i madhështisë dhe i peresuktimit, ka mbi 15 vjet që jeton jashtë dhe vjen në Shqipëri vetëm për t’u prezantuar shqiptarëve librat e tij me autografe. Këtë do ta thoshja pa droje edhe për prof. Qosen. Kur e kërkoi koha të dilte në mbështetjen politike të luftës së UاK-së, ai u tregoi djemve se, “e kishte bërë detyrën duke i shkruar gjërat”, dhe “ata tani e kishin për detyrë t’i zbatonnin ato”. Do të tregohem paksa i ashpër për një arësye të thjeshtë, jo se sulmoj ndonjërin prej tyre. Kurrë jo. Do t’i dua gjithë jetën dhe në punën time i kam pasur pika referimi. Do të ndihem i madhëruar nëse nesër edhe kombi im do të ketë një NOBELIST në fushën e letrave. Dua të kujtoj këdo se populli shqiptar është një popull me atdhe, dhe me historinë e tij të lashtë. Këtë e dinë mirë edhe shkrimtari i madh i Tiranës dhe historiani i Prishtinës. Nëse do të pranojmë se imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve e japin këta “majmunë” (gjithmonë sipas Kadaresë) në botë, atëhere ka ardhur koha që këta “majmunë” të vendosen në kopështin zoologjik të Tiranës, Prishtinës dhe të Tetovës për të kënaqur fëmijët tanë. Sherriada Kadare apo Qose, nuk mund të lozë rolin e saj në politikë, si dhe në fushën e letrave dhe të historisë sonë kombëtare. Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet çështjes sonë kombëtare në një rast të tillë, është heshtja. Askush nuk ka të drejtë t’i mbyllë gojën kujt, por ka një moral që e dikton individin të heshtë përballë ngjarjeve të vrullëshme, për të cilat pritet një kontribut i madh. Nuk e paskemi ditur, por “Morti” na e thotë se shkrimtari i madh ka qënë në qendër të bisedimeve dhe kontakteve me aktorët e Rambujesë. Ngjarjet e marsit e nxehën keq shkrimtarin tonë, sa ai i akuzoi shqiptarët se dogjën kishat ortodokse në Kosovë, padrejtësisht. Jo. Kosova ka mbi 6 shekuj që i mban dhe i ruan këto objekte kulti, sepse ato i ka pjesë të kulturës dhe historisë së saj. Kosova ka 6 shekuj që i ka ruajtur dhe pranuar, edhe kur ato kanë pritur në derën e tyre serbë dhe shqiptarë. Edhe në kohën e 6 viteve të sundimit të OKB-së në Kosovë, shqiptarët nuk prefertuan të merren me kishat ortodokse, por ishin përkushtuar çështjes së pavarësisë së tyre. Përse luftuan dhe u vranë shqiptarët, i nderuar shkrimtar i madh, që të fitojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre, apo të djegin kishat që nuk u prishin punë. Koha vërtetoi tjetër gjë. Të paktën të jenë të ditur dhe modest sa Dritëro Agolli, i cili pati urtësinë dhe modestinë, duke pranuar se “...ne shkrimtarët këto punë nuk i dimë, këto janë punë që i dinë shkencëtarët”. Pra kjo nënkupton, se nuk është fare mirë që këta dy njerëz të zihen në këtë moment, sepse i shërbejnë vetëm kundërshtarëve të kombit shqiptar. Edhe Naim Frashëri me poemën e tij “Bagëti e Bujqësi”, shprehu filozofinë e tij poetike, por nuk është e njëta gjë me mënyrën se si e ka shprehur këtë Sami Frashëri, në veprën e tij, “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe çdo të bëhet”.
4. Zhvillimi i mendimit filozofik duhet t’i shërbejë interesave të Shqipërisë.
Në këto kushte përfundimet historike vlejnë për sot dhe për të ardhmen. Kadare dhe Qose dhe kushdo tjetër që e ndjen veten shqiptar, e dinë fort mirë se shqiptarët në historinë e tyre kanë ndjerë persekutimin dhe dhunën, duke pësuar coptimin më të madh ndër popujt e Ballkanit dhe të Evropës. Pasojat e këtij persekutimi dhe coptimi veprojnë edhe sot, biles në format më të sofistikuara. Në këto kohë të vështira, kur shanset historike trokasin në derën tonë, mendimi filozofik shqiptar, veçanërisht i figurave të shquara të tij, duhet të fokusohen më me seriozitet në sistemin e vlerave që na servirin idealet e mendimtarëve shqiptarë të Rilindjes sonë Kombëtare. Idetë progresiste duhet të jenë sot më shumë se kurrë të pranishme me vlerat e tyre më pranë popullit shqiptar, në mesin e tij, në zemrën dhe shpirtin e politikanëve patriotë dhe të intelektualëve elitë, të ushtarakut dhe njeriut të thjeshtë shqiptar, të fermerit dhe biznesmenit, të cilët duhet të mendojnë më shumë se sa për veten e tyre, për Shqipërinë, në një mendim e qëndrim të bashkuar në sfondin e përfaqësimit të vetë vlerave të historisë sonë kombëtare, në një shtet të vetëm shqiptar në Ballkan. Shqiptarët sot kërkojnë që t’u rikthehet dinjiteti kombëtar dhe të bashkuar ta ndjejnë prezencën e tyre në Europë. اdo rrugë tjetër do të jetë e gabuar, e parealizueshme dhe do të sjellë vetëm vonesa e destabilitet. Shqiptarët, asnjëherë nuk do të pajtohen me gjendjen në të cilën ndodhen. Populli shqiptar ka historinë e tij, dhe ajo është shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, që do të mbeten në jetë të jetëve në Altarin e Lirisë të Kombit Shqiptar. Këtu zënë vend edhe ato figura të filozofisë së mendimit shqiptar që i kanë shërbyer kombit të tyre në shekuj.
Duke vlerësuar mësimet e huistorisë, përballë sistemit të vlerave të saj ne shikojmë edhe një anë tjetër të medaljes, e cila nuk na është ndarë asnjëherë deri në ditët e sotme, dhe që ka bërë ndoshta dëmin më të madhe mes shqiptarësh. Vetë shqiptarët për shumë arësye janë bërë shkak i prishjes së shanseve historike dhe i imazhit të tyre në botë. Pse vallë ndodh kjo?! Ndoshta është më me vënd që të kontribuohet pikërisht këtu, se sa të shpenzohet koha dhe energjitë për t’u marrë me veten dhe për të lënë mënjanë problemet madhore që kërkojnë angazhimin tonë.
Kemi parë e dëgjuar disa herë të ndeshen kolosët e mendimit. Një romancier të shkëlqyer me një historian, gjuhëtar e albanolog brilant. Thonë e ç’nuk thonë kundër njeri - tjetrit dhe shqiptarët të shokuar mpihen, duke vrarë mendjen se “kush ka të drejtë”. Gjithçka mund ta thonë mirë e bukur, por harrojnë se të tjerët fërkojnë duar kur shqiptarët vazhdojnë të merren me veten e tyre. Atëherë do t’u kujtoj dy shqiptarëve që zihen vargjet birlante të Vaso Pashë Shkodranit; “çoju shqiptar psej gjumit çoju/ dhe në një besë armësh shtrëngoju/ e mos harroni kisha e xhamija/ feja e shqiptarit është shqiptaria. Duke e lidhur këtë perlë të mendimit rilindas me ruajtja e vlerave të kulturës dhe të idemtitetit tonë kombëtar, sot do ta konsideronim si një prioritet madhor që ka të bëjë me të ardhmen tonë. Kombi nuk është një propogandë, por është dhe do të mbetet themeli historik e kulturor i shtetit, i atij shteti të munguar, i cili sot është më i domosdoshmëm se kurrë. اështja jonë kombëtare e ka të nevojshme kontributin e të gjithë elitës patriotike kombëtare. Vlerat tona kulturore kombëtare, kanë aftësinë të shfaqen me fuqinë e tyre maksimale në balancat e gjeopolitikave ballkanike, duke unifikuar qëndrimin në mbrojtje të origjinës dhe identitetit të figurave madhore historike, të përfaqësuesve më në zë të kulturës shqiptare, të qëndresës heroike, të humanizmit njerëzor, të krijuesve të talentuar që kanë bërë epokë, duke rritur shpirtin e qëndresës dhe argumentin shkencor, larg miteve, dhe të mbështetur në vlerat historike autentike të kombit shqiptar. Shqiptarët sot duhet të shpallin misionin e tyre, të ngrenë dhe të imponojnë vetëdijen kombëtare, në mbrojtje të vlerave të kulturës së tyre dhe të identitetit kombëtar. Përballë kërkesave adekuate të kohës, si Kadare dhe prof. Qose kanë një “nxitim” intelektual për t’i dhënë liri mendimit filozofik të argumentuar (secili sipas këndvështrimit të vet) mbi identitetin e shqiptarëve. Kundërshtia e mendimit filozofik nuk mund të identifikohet kurrë me ndikimet dhe ngjyrimet politike që ekzistojnë dukshëm midis shqiptarëve sot. Kjo është e gabuar dhe nuk i shërben urtësisë që karakterizon pjesën dërrmuese të intelektualëve shqiptarë, që flasin atëherë kur duhet dhe për ç’ka duhet në shërbim të kombit. E kam shprehur edhe më parë në publikimet e mia, se të dy korifejtë shqiptarë janë pasuri kombëtare dhe në këtë vlerësim duhet të angazhohemi në debatin midis tyre për të rritur vlerat e shqiptarizmës. Mendimet e tyre për këto çështje të rëndësishme mbeten identike si në kohën e Fishtës, Konicës, Nolit dhe mjaft figurave të tjera, të cilat i shërbejnë pa kurfarë rezerve kombit shqiptar. Kontributet e tyre në kohë mbi problemet madhore kombëtare qëndrojnë shumë më lartë, se sa gërricjet e disa pseudointelektualëve, të përfshirë me ose pa dashje në këtë debat, për të marrë diçka nga vlerat dhe madhështia e Kadaresë dhe Qoses. Madhështia e tyre do të jetë dora e pajtimit, dhe bashkimi i vullnetshëm i përpjekjeve në kontributin e tyre të çmuar, për të cilin ka sot shumë nevojë Shqipëria. Nuk do t’i hiqja dhe nuk do t’i shtoja asgjë, as më shumë e as më pak këtij konstatimi, përveç të drejtës së debatit për të mos dalë nga realiteti që jeton sot kombi shqiptar, duke rekomanduar Kadaresë dhe prof. Qoses, dhe tërë politikanëve sherrxhinj shqiptarë, që me përmbajtjen e saj të ballafaqojnë veten e tyre dhe të nxisin këdo tjetër për bashkëpunim në të mirë të zhvillimit të Shqipërisë.