Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat
Zbardhet strategjia e opozitës nëse nuk gjen kompromis me Berishën Krahas negociatave intensive me mazhorancën për transparencën e zgjedhjeve, Edi Rama është duke mos neglizhuar as variantin e mos gjetjes së një akordi me Berishën. Burime pranë kreut të PS bëjnë të ditur se në asnjë rast nuk do të hiqet dorë deri në fund nga kërkesa për hapjen e kutive edhe në rast se kryeministri Berisha këmbëngul për moslejimin e kësaj gjëje. Madje deklarohet se protestat do të jenë më të mëdha se më parë dhe nuk do jetë më kërkesa për hapje kutish por për rrëzimin e qeverisë.
Edhe dje kreu socialist i qëndroi idesë se nuk do të zmbrapset nga kauza e opozitës në rastin e mos gjetjes së një kompromisi me mazhorancën. Ndërkohë java e ardhshme do të jetë tejet e ngjeshur me negociata mes palëve për të qasur qëndrimet lidhur me kutitë që mbajnë fletët e votimit. Opozita kërkon që fletët të mos asgjësohen deri sa të shprehet Komisioni i Venecias, ndërsa mazhoranca kërkon që me marrjen e materialeve zgjedhore te digjen fletët e votimit. BE i ka lënë vetëm dy javë afat palëve për gjetjen e një kompromisi, duke i kërcënuar me proceset integruese të vendit nëse nuk firmosin.
Plani B
Edi Rama përpara se të nisej për në Strasburg, deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga kauza e opozitës edhe në rast se nuk do të arrinte një marrëveshje me mazhorancën. Këtë qëndrim e përforcoi dhe ditën e djeshme kur deklaroi se kërkoj me ngulm transparencën e zgjedhjeve. "Ne nuk ndalemi, ne nuk zbrapsemi dhe se ne jemi të gatshëm për përpjekje dhe sakrifica të reja në rast se zgjidha nuk do të vijë", u shpreh Rama. Në rastin më të keq për opozitën, kur dy javët do kalojnë pa asnjë rezultat, PS pritet të jetë sërish në rrugë. Protestat sipas zyrtarëve të PS do të rinisin përsëri, por kësaj radhe për rrëzimin e qeverisë dhe jo më për hapjen e kutive. Në këtë mënyrë opozita do të ndryshojë qëllimin e protestave të saj duke u fokusuar tërësisht në arritjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe jo në transparencën e zgjedhjeve të kaluara. Sipas socialistëve, protestat do të jenë edhe më të fuqishme se ato që janë zhvilluar deri tani. Gjithsesi me kalimin e kohës vështirësohen rrethanat për opozitën. Në këtë pikë që jemi, koha punon kundër opozitës me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e stinës së nxehtë të verës, aksioni politik ashtu si çdo vit do të ulë ritmet e tij, Parlamenti gjithashtu pritet që shumë shpejt të nisë pushimet dhe mbylljen e sesionit parlamentar të këtij viti. Po ashtu gjatë muajit Qershor do të zhvillohet kampionati botëror i futbollit, i cili do t’i bëjë qytetarët të jenë të përqendruar në këtë event dhe jo në protestat e opozitës. Në pamje të parë duken si pengesa të vogla, por padyshim që kanë ndikimin e tyre në aksionin opozitar. Në këto kushte, gjetja e një marrëveshje nuk është vetëm në favor të mazhorancës e cila duhet të krijojë një stabilitet qeverisës por dhe në favor të opozitës, e cila duhet të fillojë të përgatitet për beteja të tjera elektorale kur dihet që zgjedhjet lokale janë në prag dhe për Edi Ramën janë jetike.
Ndëshkimi i ndërkombëtarëve
Nëse Sali Berisha dhe Edi Rama për dy javë nuk gjejnë një akord për ti dhënë fund krizës politike, Bashkimi Evropian do të jetë i ashpër me Shqipërinë. Në letrën që iu dërguan dy liderëve, politikanët evropianë kishin bërë mjaft të qartë se do të kërkonin ndalimin e proceseve integruese për vendin tonë dhe ndoshta do të jepnin një përgjigje negative për procesin e liberalizimit të vizave. Përfaqësuesi i lartë, Kethrin Eshton dhe Komisioneri Stefan Fyle, në një deklaratë të posaçme për Shqipërinë, shprehën mbështetjen për iniciativën e parlamentarëve evropianë Xhozef Doll dhe Martin Shulc, të cilët në emër të grupeve të tyre politike në PE inkurajuan përmirësimet në situatën politike në vend. Ata theksojnë se ky është një moment vendimtar i rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesit e lartë evropianë pohojnë se BE është seriozisht e shqetësuar për situatën politike. “Nevojitet të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale që t’i rezistojë kohës. Perspektiva e Shqipërisë nuk duhet të cenohet nga vazhdimi i gjendjes “status quo”, thuhet në reagimin e Komisionerit Fyle, dy ditë më parë.
Edi Rama
“Ne nuk ndalemi dhe ne nuk zmbrapsemi. S’ka asnjë dyshim që jemi të gatshëm të vazhdojmë të rezistojmë, ashtu siç rezistuam sa pa u hapur tryeza dhe jemi të gatshëm për përpjekje dhe sakrifica të reja në rast se tryeza do të mbyllet pa sukses.”
Stefan Fyle
“Nevojitet të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale që t’i rezistojë kohës. Perspektiva e Shqipërisë nuk duhet të cenohet nga vazhdimi i gjendjes “status quo”, thuhet në reagimin e Komisionerit Fyle, dy ditë më parë
Plani B
Burime pranë kreut të PS bëjnë të ditur se në asnjë rast nuk do të hiqet dorë deri në fund nga kërkesa për hapjen e kutive edhe në rast se kryeministri Berisha këmbëngul për moslejimin e kësaj gjëje. Madje deklarohet se protestat do të jenë më të mëdha se më parë dhe nuk do jetë më kërkesa për hapje kutish por për rrëzimin e qeverisë.
Greva
Partia Socialiste u detyrua të ndërpriste grevën e urisë pas 19 ditësh, pasi mori garanci nga faktori ndërkombëtar për gjetjen e një kompromisi për hapjen e kutive. Por nuk përjashtohet mundësia e nisjes së një greve të re nëse do dështojnë negociatat pas dy javësh. Nga PS deklarojnë se do përdoren të gjitha format e protestës.
Ndëshkimi
Nëse Sali Berisha dhe Edi Rama për dy javë nuk gjejnë një akord për ti dhënë fund krizës politike, Bashkimi Evropian do të jetë i ashpër me Shqipërinë. Në letrën që iu dërguan dy liderëve, politikanët evropianë kishin bërë mjaft të qartë se do të kërkonin ndalimin e proceseve integruese për vendin tonë dhe ndoshta do të jepnin një përgjigje negative për procesin e liberalizimit të vizave.
TO