Masaker ne Durres –Vriten 4 police!!

braziljania

Anëtar i Nderuar
Masakër në Durrës, i shumekerkuari Dritan Dajti vret 5 policë, arrestohet i plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia dyshon se autori i vrasjes të jetë Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohen e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 5 efektivë policie që tentuan ta arrestonin Dajtin ndersa i vdekur ka mbetur edhe nje tjeter person. I njohur si “I Forti i Rruges se Kavajes”, më pas është arrestuar nga policia dhe eshte derguar i plagosur ne spitalin e Durresit.

DURRES-Gjashtë persona mes të cilëve 5 punonjës policie kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë në ndjekje të një të shumëkërkuari nga policia sot në pistën Iliria në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se autori i vrasjes të jetë Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni.
Policia konfirmoi se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 5 efektivë policie dhe një person i cili shoqëronte Dajtin në momentin e ngjarjes. Policët rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin. Të shtënat me armë kanë ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar në plazhin e Durrësit, tek zona e njohur si Pista “Iliria”, ku policia tentoi të arrestojë të shumëkërkuarin prej 6 vitesh nga policia.

Policia kishte dyshime se Dajti fshihej në Shqipëri dhe jo jashtë vendit, derisa ka lokalizuar zonën ku ndodhej realisht. Por, pasi është rrethuar nga policia, Dajti ka qëlluar në drejtim të efektivëve të cilët i janë përgjigjur me zjarr. Më pas është arrestuar nga policia dhe në gjendje të plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ku dhe ndodhet në këto momente. Nga të shtënat bilanci i të vdekurve është 6 persona, dhe një i plagosur, vetë Dritan Dajti.
Dëshimtarë në vendngjarje bëjnë të ditur për News24 se kanë parë edhe pushues të plagosur gjatë momentit të shkëmbimit të zjarrit, megjithatë këto mbeten ende informacione të pakonfirmuara nga policia.

Dritan Dajti akuzohet se ka vrarë më 17 shkurt 1999 biznesmenin Agim Beqaj. Dhe është pikërisht vrasja e pronarit të “Besa Konstruktion”, pranë “Zogut të Zi”, ajo që e dënoi dhe e mbajti në burg të fortin e Rrugës së Kavajës. Dajti kishte porositur edhe një pako bombë dhe kishte kërcënuar në telefon familjen Beqaj. Por gjatë seancave gjyqesore, Dajti mundi tu shpëtojë forcave të policisë në ambientet e Gjykatës së Tiranës dhe u arratis vetëm për tu kapur ditën e sotme, pasi ekzekutoi 5 policë.

/BalkanWeb/News 24/
 
Ne radhe te pare ngushellime familjeve te policeve te vrare.Eshte e dhimeshme por edhe e paimagjinueshme qe ne kete aksion per kapjen e nje te kerkuari per krime te ndryshme te vriten 5 police dhe Dritan Dajti mbetet i gjalle.Edhe ne prite te kish rene eskorta e policise numri i viktimave sbesoj se do te ishte kaq i madh.Dikush duhet te pergjigjet per kete aksion policor me mangesira dhe mungese profesionalizmi.
 
Ngushullimet e Mija per 4 Policet e rene ne Krye te Detures Sot ne Durres ne oren 14:43 gjat nje Operacioni Per kapjen e Dritan Dajtit!

Po ashtu edhe per 2 viktimat e tjera!

Dritan Dajti, eshte afruar me makinen e tij BMW Foristrad me Targa te huaja, 4 efektivat mbikgjyres,nenhetim te tij,kan rrethuar makine,ne kto momente eshte zhvilliar dy luftimi.
Ne spitalin e Durresit mbrin bashkeshortja e tij e cila eshte shtatzene.Dritan Dajti eshte 33 vjec!

Dritan Dajti eshte nga nje familje e nderuar,deri para arrestimit te tij te paren here, ai ka qene cun i urte.

Dritan Dajtin ne vitin 2003 Eshte arratisur nga Gjukata e Krimeve te renda!

Policia thot: Operacioni eshte organizuar nga Policia e Durresit!

Dritan Dajti, Komshi me Shtepin e Kryeministrit Sali Berisha.Babai i Dritanit guzhinjer i njohur,nena mesuese!

Emrat e Policeve te vrare :
1. Fatos Xhamni 35 vjec
2. Altin Dizdari 33 vjec
3. Sajmir Duckallari 32 vjec
4. Kastriot Fesko 40 Vjec

Ne vitin 2003 ne dhomat e paraburgimit Ne Gjukaten e Krimeve te Larta Ne Tirane, i ndihmuar nga nje mik i tij mbrenda i cili i ka servir nje pistolet,ka arrit qe Dritan Dajti,tju drejtoj aty per ta hap deren dhe, pak para fillimin te Gjukimit ndaj tij,ai i ka drejtuar Pistoleten edhe Prokurorit.Ai arrin te dal jasht gjykate madje me duar ne pranga dhe eshte larguar ne nje Motorciklete.Ne krahun tjeter te rruges gjat aratisjes se Dajtir, Nje person tjeter

Ka gjuajtur ne ajer me pistolet. Policia me vone deklaron se cdo gje ka ene e Organizuar!

Dajti Eshte transportuar nga Spitali i Durresit ne ate te Tiranes ne masa te rrepta te Sigurise !
 
Last edited by a moderator:
Do ta quaja me te vertete katastrofe dhe me vjen shume keq per policet dhe familjaret e tyre.
Me habit fakti qe krimineli paska kaq shenjester te forte, kurse policet tane paskan gjuajtur per laraska dhe mezi e paskan plagosur.
 
e sa intriga do dalin tani.....
Nuk eshte problem intrigash por thenia qe perdoret rendom:krimi i organizuar ben ligjin ne shqiperi nuk eshte pa baza.Gjate fushates elektorale kemi pare qe deputetet pretendente perrreth tyre perkrahes me te flakte kishin pjestare te kontigjenteve te krimit.Mos harroni se njera dore lan tjetren.Nderi me nder shperblehet.Dhe gjithcka ndodh ne kurriz te popullit te thjeshte.Vini re Dritan Dajti vozit me BMW x5 ne zonen me te populluar te plazhit te durresit.
 
me vjen keq se jan shkateruar 5 familje a me shume .. por te besh arestimin e nje personi i cili ka arrit te aratiset nga gjykata. ne mes te dites me duket shume pa lidhje .. do kete shume muhabete te ndryshme tani por te keqen e kan familjaret .
 
vec makina policie kan kaluar posht shpis time...
sa gjynaf policet,te vriten per kete qen......:p
 
keshtu eshte kur fuksionojne institucionet shteterore ,akuza vrasje arratiset nga gjykata ajde shtet ajde
i kerkuari jeton ne shqiperi policia e kerkon jashte
gjynaf per policat e shkrete se do ju kene dhene fisheke manovre sic duket
 
Dajti Eshte transportuar nga Spitali i Durresit ne ate te Tiranes ne masa te rrepta te Sigurise !


tani u shkoi mendja se duhen masa te shumta sigurie ngaqe , ska fuqi me leviz ,,,nc nc nc interesant
 
Ngushullimet e mia per familjet e policeve!
Ndersa per Dritanin dihet si do shkoj do bej pak burg do i japin te drejte apeli dhe do i jepet liria me kush brenda 2 viteve burgim
 
Emertimi i temes eshte gabim
Nuk jan vrare 5 polic por 4.megjithate u bo kjo tashi

Pritet te dal deklarat per Shtyp Kryeministri Sali Berisha Ne Oren 19:30 ne lidhje me ngjarjen e Durresit.

Sipas te dhenave Ardit Dajti, ne makin e tij, i eshte gjetur pergjues, ai ka rri te njoftohet para finalizimit te arrestimit ne telefon,prandaj Dajti arri qe te pergadis armen.

eshte arrstuar edhe Shoferi Arges Xhaxhi.

Top Channel Sot dat 07.08.09 ora 19:40 transmeton pamjet vitimave te filmuara ne vendin e ngjarjes.
Nderkoh pe ne te njeten kohe PS per reagimin e saj per ngjarjen.

Dritan Dajti, Kriminel i kerkuar po ashtu edhe banda e tij.
Sot eshte dit e Zeze.
Tha Kryeministir Berisha

Neser ora 12:00 Nje minut Heshtje!Dit e Zeze!

Ne vendin e ngjarjes, me shume pushues Kosovar te cilet jan larguar nga vend pushimi i tyre.

Ne makinen e Dritan Dajtit Jan gjetur dy arme Pistolet dhe dy radio Policie.
Nderkohe gjendja e tij eshte kritike per jete.
 
Last edited by a moderator:
e cfare do thote si gjithmone keqardhje per policat ti beje deshmore te demokracise,prekuroria dhe gjykata te veprojne sipas ligjit dhe te marri denimin e duhure
 
Thua Vitk qe do marri denimin e duhur?
Une them jo sa te largohet vemendja e medias nga ngjarja ky do beje si zoti Mediu kur te jete procesi do kete dhimbje barku ose do jet semure
 
Po Rishtani apo sido qe te quhet ministri i mbrojtjes e ka dhene dorheqjen ?
 
krimi eshte krim.Ngushellime familjareve te policeve.Hetimi do te sqaroje shume gjera fdhe per publikun.nuk eshte profesionalizem ti dalesh nje krimineli me duar ne xhepe, ne mjedise te tilla.Lista e te kerkuareve si puna e ketij krimineli ne shqiperi eshte e madhe.Edhe shoqeria eshte fajtore qe mban ne gjirin e saj kur i di kriminelet.Drejtesia ne fund te fundit do te jape saksionin qe i takon keti krimi, po pasojat e ardhur nga ky veprim kriminal eshte i rende per te gjithe.Strukturat qe vezhgojne krimin jane te pergjegjshme per pasojat e kesaj situate.
 
Kjo mund të ndodhë vetëm në filmat e Hollywoodit dhe në Shqipëri!

Ngushllime Familjeve të të vrarëve. Këtë tipin as nuk e kisha dërguar në spital nëse do hanë dhe ata 5 persona që i ka vrarë ky pse edhe ky të mos e hajë dheun!
 
Keshtu eshte kur policet jan katundar te pastervitur, i vret edhe nje cop plehre. Per kete ka pergjegjesi shteti qe ben polic lloj lloj robi.

Puna e policit eshte pune serjoze, shteti duhet ti paguaj shume mire dhe te vendos atje persona te afte dhe te stervitur per te kryer kete detyre thelbesore, gjithashtu edhe te pajisur me te gjitha gjerat e duhura si Xhupa antiplumb dhe makina moderne.
 
Ore, ne le te flasim sa te duam, por mjer ato familje qe vuajne sonte.Ky eshte nje gabim teper i madh.
 
Zbardhen emrat e katër policëve të vrarë në Durrës
Durrës - Zbardhen emrat e katër policëve të vrarë nga Dritan Dajti ditën e sotme rreth orës 14:20 në plazhin “Iliria”, Durrës.
Emrat e punonjsve të rendit janë: Fatos Xhani, 48 vjeç; Altin Dizdari, 33 vjeç; Saimir Duçkollari, 32 vjeç dhe Kastriot Fesko, 40 vjeç.

Nuk është konfirmuar ende nëse viktima tjetër, 23 vjecari nga Lushnja, Ledion Mara, ishte kunati i Dajtit apo jo.
Ndërkohë, mësohet se është arrestuar drejtuesi i makinës me të cilën udhëtonte Dritan Dajti, i cili strehohej në një banesë pranë pistës iliria në Durrës.

Autori Dritan Dajti ndodhej në krye të listës së të kërkuarve nga Policia e Shtetit që prej vitit 2003 për një sërë veprash penale. Që prej asaj periudhe Dajti nuk është ekspozuar fare, gjë që i ka dhënë atij avantazhin të qëndronte i pazbuluar deri më sot.
*start*
 
Un nuk e kuptoj si ka mundesi nje njeri ne mes te rruges te vras 4 police.
Mos ndoshta ata ishin te paarmatosur (edhepse kjo tingllon e pamundur) apo ky kishte armatim shume te rende ?
Sidoqoft tani diskutimet dhe shkaqet mbesin problemi me i vogel, ndersa e keqja me e madhe eshte se nje huligan ka vrare 4 njerz qe mbrojne ligjin dhe shtetin.
Kjo ngjarje automatikisht kerkon rikthimin e ligjit me varje ne mes te qytetit.
 
Un nuk e kuptoj si ka mundesi nje njeri ne mes te rruges te vras 4 police.
Mos ndoshta ata ishin te paarmatosur (edhepse kjo tingllon e pamundur) apo ky kishte armatim shume te rende ?
Sidoqoft tani diskutimet dhe shkaqet mbesin problemi me i vogel, ndersa e keqja me e madhe eshte se nje huligan ka vrare 4 njerz qe mbrojne ligjin dhe shtetin.
Kjo ngjarje automatikisht kerkon rikthimin e ligjit me varje ne mes te qytetit.

Jo huligan shoku,por kriminel,vrases. Kane dy kuptime shume te ndryshme midis tyre.ky eshte kriminel me kuptimin e plote te fjales.
 
Gjethqka po ndodh edhe ne kete Shqiperin Mëmë
 
Jo huligan shoku,por kriminel,vrases. Kane dy kuptime shume te ndryshme midis tyre.ky eshte kriminel me kuptimin e plote te fjales.

Un i thash tdyjat. Dhe pergjigjen e asaj pytjes qe bera me lart e gjeta ne gazete.

Ngjarja më e rëndë në historinë e policisë shqiptare gjatë 10 viteve të fundit është regjistruar ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, gjatë një operacioni për vëzhgimin dhe kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Edhe këtë herë Dajti ka dhënë "spektakël" dhe leksion për forcat policore, qofshin këto dhe të specializuara për operacione të veçanta. Katër punonjës të grupit operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë humbën jetën, ndërsa kishin shkuar për të vëzhguar Dajtin që pushonte qetësisht me miq në plazhin e madh të Durrësit, duke përfituar nga moria e pushuesve që frekuentojnë këtë pjesë të bregdetit. Operacioni i bazuar në përgjime, informacion të marrë në rrugë operative dhe vëzhgim ka regjistruar koston më të lartë në jetë efektivash policorë.

"A doni atlete?" Me këto fjalë dyshohet se njëri prej agjentëve të policisë, që mbeti i vrarë në ngjarje, i veshur civil dhe që hiqej si shitës ambulant, i është afruar njërit prej njerëzve më të kërkuar në vend që nga viti 2003, Dritan Dajtit dhe me shpejtësi i ka vënë pistoletën në kokë. Këtë rrëfen për gazetën "Shqip" një nga ambulantët që ndodhej fare pranë lokalit në sektorin "Iliria" të plazhit të Durrësit dhe që është shtangur, ndërsa ka parë skenën dhe zhvillimet e shpejta të saj. Madje, sipas tij, një tjetër pushues në plazh ka mundur të fiksojë në aparatin e tij celular një pjesë të mirë nga zhvillimet e ngjarjes. Takimi me djalin që e ka fiksuar një pjesë të vrasjes bëhet i vështirë, ndërsa përreth në të gjithë zonën ka një prani të madhe kapuçonësh të zinj policorë dhe punonjësish të tjerë policie me armët gati edhe dy orë pas vrasjeve. I riu thotë se as nuk bëhet fjalë për të parë materialin dhe as që do të ngatërrohet me këtë çështje, ndërsa ndjek në distancë si shumë të tjerë atë që ndodh në pjesën e pasme të pallatit shtatëkatësh, ku mendohet se qëndronte i fshehur dhe me pushime Dritan Dajti. Nuk do të përzihet me ngjarje dhe njerëz që mund t‘i rrezikojnë jetën, ndërsa i është dhënë instinktit prej të riu që të fiksojë atë që po ndodhte. Ndërkaq, specialët e policisë, forcat RENEA ngrenë armët, pas një sinjalizimi në radio. ثshtë ora 16.10. Dyshohet se një nga shokët e Dritan Dajtit ndodhet i fshehur në pallatin e ndërtuar nga biznesmeni Ramadan Gugashi, përballë të cilit u zhvillua e gjithë ngjarja. Pika gjaku nëpër pllakat e tij, si edhe gjurmët e një rrëshqitjeje në themelet e mbushura me inerte dhe ujë në pjesën e pasme të pallatit ku strehohej gjatë kësaj kohe Dajti, kanë mbajtur në gatishmëri forca të shumta policore, ndërkohë që katër kolegët e tyre viktima janë vrarë nga afër. "Me t‘i vënë pistoletën në kokë kanë reaguar menjëherë tre personat që ishin me të dhe kanë qëlluar. Atëherë edhe Dajti ka nxjerrë armën dhe më pas kanë filluar të qëllojnë mes tyre e të lëvizin prej aty", tregon shitësi ambulant i pijeve freskuese. Ai tregon se polici civil që ka shkuar i pari drejt Dritanit me atlete në dorë kishte qëndruar më parë i ulur aty pranë pallatit, ku në bazë të informacioneve strehohej Dajti, dhe po shiste atlete. ثshtë vënë në lëvizje, ndërsa e ka parë që është ulur në lokalin ngjitur me pallatin e Gugashit. Ndërhyrja e shpejtë e "ambulantit" ka marrë një kundërpërgjigje të rrufeshme, ndërsa agjentët e policisë të përfshirë në aksion nuk kanë menduar se përveç Dajtit edhe shoqëruesit e tij, Ledion Mara, i cili mbeti i vdekur, Erges Xhaxhi, 22 vjeç, si dhe një person i tretë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kanë qenë të armatosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se operacioni për kapjen e Dajtit nuk ishte parashikuar për ditën e djeshme, por rrethanat dyshohet se e kanë shtyrë agjentin-ambulant drejt një vendimi të shpejtë, duke menduar se do ta kapë në befasi Dajtin dhe prangosë duke përshpejtuar operacionin që i ka marrë edhe jetën. Dajti me njerëzit e tij lëviznin me një automjet tip "Volkswagen Touareg" me targa të huaja. Lëvizjet kanë qenë të shpejta dhe shenjat e plumbave e provat e tjera të rëndësishme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje janë fiksuar jo vetëm pranë lokalit, por në një rreze prej 500 metrash prej tij, në distancë horizontale, por edhe në lartësi. Shkëmbimi i zjarrit që ka nisur mes agjentëve specialë të policisë dhe grupit të Dritan Dajtit është bërë rreth orës 13.50, në një kohë kur plazhi ka qenë i mbushur plot e përplot me pushues dhe veçanërisht ka pasur nga ata që ktheheshin për të pushuar në banesat e tyre a të marra me qira. Një fëmijë i vogël është gërvishtur nga një plumb, ndërsa dy të tjerë, sipas pushuesve dëshmitarë në vendin e ngjarjes, mësohet se janë dëmtuar në këmbë nga plumbat. Janë gjetur dy radio dore dhe dyshohet se ato arrinin të lidheshin edhe me frekuencën e fshehtë të shërbimit policor që merrej me rastin "Dajti" dhe mbase kjo është arsyeja që të gjithë kanë qenë në gatishmëri për të kundërsulmuar në rast se policia do të mund të mbërrinte deri atje ku ndodhej Dritan Dajti, njeriu më i kërkuar në Shqipëri, që mbeti i plagosur rëndë, ndërsa bashkë me njerëzit e tij vrau katër oficerë të Policisë së Shtetit. Përveç të shtënave ballore, mësohet se ka pasur edhe të shtëna nga mbrapa që i kanë kapur në befasi agjentët, duke i kthyer në viktima.

Policia e Durrësit është kapur në befasi nga ngjarja tejet e rëndë që ndodhi në territorin e saj. Forcat e saj janë aktivizuar kryesisht në sigurimin e rrugëve dhe rrethimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që ekspertët e saj janë përfshirë në grupin hetimor që është drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Situata ka qenë e rënduar mes pushuesve në sektorin "Iliria" të plazhit të Durrësit, përballë pistës së vogël, pas brezit ranor aty, ku edhe ndodhi ngjarja kriminale që mori jetën e katër oficerëve të policisë. Pushues të ndryshëm tregojnë se kanë dëgjuar të shtënat që vinin nga zona pranë pallatit dhe kureshtarë janë afruar të shohin. Aty kanë parë veç civilë të përfshirë në konflikt dhe fillimisht nuk arrinin të kuptonin se viktimat ishin punonjës policie. Të gjithë të përfshirë në operacionin e vëzhgimit kanë qenë të veshur civilë. Fatosi është një djalë 11-vjeçar me origjinë nga Dibra dhe banim në plazhin e Durrësit prej disa vitesh. Ende nuk i është larguar frika nga ajo që përjetoi, ndërsa ka vrapuar për të dalë nga zona e krimit, ku plumbat fërshëllenin, ndonëse jo me ndonjë zhurmë shumë të madhe, siç e mendonte ai zhurmën e tyre. "Ika dhe shpëtova mirë. Pashë pastaj një që vraponte", tregon djali, ndërsa në sytë bojëqielli i është fiksuar frika e përjetuar, ndërsa si zakonisht ishte në një ditë pushimi buzë detit, duke shijuar ujin e freskët të Adriatikut bashkë me dhjetëra mijëra të tjerë, që mbushnin plazhin ditën e djeshme.


Versioni

"A doni atlete?" Me këto fjalë dyshohet se njëri prej agjentëve të policisë, që mbeti i vrarë në ngjarje, i veshur civil dhe që hiqej si shitës ambulant, i është afruar njërit prej njerëzve më të kërkuar në vend që nga viti 2003, Dritan Dajtit dhe me shpejtësi i ka vënë pistoletën në kokë. Këtë rrëfen për gazetën "Shqip" një nga ambulantët që ndodhej fare pranë lokalit në sektorin "Iliria" të plazhit të Durrësit


Xhirimi

Një djalë i ri thuhet se ka arritur të xhirojë me anën e kamerës së celularit të tij një pjesë të skenës së krimit. Disa banorë të zonës thanë se i riu ka nisur të regjistrojë vetëm pak sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat e para. Por vetë i riu që thuhet se ka xhiruar ngjarjen, i trembur deri në palcë nga ajo që pa, kërkon të mos ngatërrohet me këtë punë. Ai nuk pranon të tregojë pamjet e xhiruara dhe do të mbetet anonim



Policia


Zona u mbajt e rrethuar deri në mbrëmje


Forcat e policisë e kanë mbajtur të rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë deri në mbrëmje, ndërsa më pas, vendi i ngjarjes është prishur dhe banorët e pallatit janë lejuar të hyjnë lirshëm në banesat në pronësi të tyre, apo ato të marra me qira. Policia mësohet se ka shthurur rrethimin rreth orës 21.00, ndërkohë që banorët ishin lejuar edhe më herët të hynin e dilnin nga pallati, por duke bërë kujdes që askush të mos kalonte në vendet e piketuara nga ekspertët e grupit hetimor. Mësohet se shthurja e rrethimit është bërë pasi policët janë bindur se asnjë nga anëtarët e grupit të Dritan Dajtit nuk fshihej në ndërtesë.
 
shum per te ardhur keq , qysh mund te ndodhe dicka e tille ???!!! ngushellime familjareve
 
Polici i shkrete...

Ja per cfare duhet denimi me vdekje... Ky person nuk e ka vendin ne burg... ky do vrar para spektatoreve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top