sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Bashkimi Evropian thotë se planifikon t'u japë qytetarëve të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë mundësinë e udhëtimit pa viza në vendet e BE-së pjesëtare të marrëveshjes Shengen duke filluar nga viti i ardhshëm.
Komisioneri i BE-së për drejtësinë, Jacques Barrot, tha duke njoftuar këtë vendim të BE-së në Bruksel se ky ishte një hap historik në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky vendim duhet të ratifikohet nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian.
Në një konferencë shtypi në Bruksel, komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olli Rehn, shpjegoi se si ishte arritur ky vendim.
"اdo vend dhe përparimi i tyre është vlerësuar duke u bazuar në meritat e secilit prej tyre," tha zoti Rehn.
"Kemi kënaqësinë të propozojmë që t'u ofrohet udhëtim pa viza qytetarëve të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me kusht që dy vendet e fundit të plotësojnë në kohë disa kushte që mbeten ende të hapura," tha zoti Rehn.
Jashtë këtij vendimi mbeten Shqipëria e Bosnje Hercegovina, vende që sipas komisionit mbeten ende të plotësojnë kushtet e duhura.
Rasti i Kosovës nuk është shqyrtuar ende. Vendet e BE-së janë ende të ndara për rrugën që duhet të ndërmerret për Kosovën për shkak se pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj.
"Kur është fjala për Kosovën, sipas rezolutës 1244, Kosova nuk është pjesë e dialogut për vizat," tha zoti Rehn.
"Për këtë arsye, por edhe për shkaqe të sigurisë, pasaportat e reja serbe nuk mund të lëshohen në Kosovë dhe ato do të mbeten nën regjimin e vizave," tha ai.
Sipas njoftimeve, Komisioni pret nga qeveria e Beogradit që deri në mbarim të vitit duhet të plotësojë edhe kushtet e tjera nga e ashtuquajtura "hartë e rrugës": përkushtim të plotë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korruposionit, të zbatojë ligjin mbi të huajt dhe të miratojë strategjinë për migrimet.
Një kërkesë tjetër është edhe përforcimi i bashkëpunimin operativo-teknik me EULEX-in në fushën e veprimtarisë policor.
Analistë të çështjeve evropiane në organizatën kërkimore Nisma Evropiane e Stabilitetit thonë se një problem tjetër për tu zgjidhur është ruajtja e kufijve të Serbisë me Kosovën.
BBC ne Shqip