Tradhtia e Librazhdit që na prishi traditat

Ç'faj ka shteti për zgjedhjet personale të popullit🙂,dhe vajza mos gaboj ishte 21 më duket 🙂
Dje qarkullonte replika e 1 nëne që i bënte moral asaj vajzës duke përmendur me krenari se 3 vajzat e saja i kishte martuar 14 vjeçe dhe se i ushtronte dhunë psikologjike vajzave që të mos krijonin pakënaqsi te familja e burrit .Sinqerisht më dhimbsen shumë sepse u lën 1 peshë shumë të madhe vajzave në ato zona, që në atë moshë ato duhet të shijonin ende fëmijërin .Pra nuk ka faj shteti por populli me atë mentalitetin e sëmurë që nuk po e zhdukin por po e mbjellin brez pas brezi duke rritur djem të papërgjegjshëm që u duket vetja "zot" dhe vajza "shërbëtore" të shtypura në çdo aspekt .
Nuk e di nese eshte celebruar para moshes 18 vjec, ne te kundert ka pergjegjesi, por edhe lidhje te kene nxitur para moshes 18 vjece, ose 14 vjes a me poshte, aq me teper shteti eshte fajtor, se femija nuk eshte prone e prindit. Shteti prandaj eshte per ndikuar me evropianizimin e mentalitetit, plus ne keto raste jane shkelje te renda te ligjit pasi vajzat jane minorene. Ky eshte rast i paster dhe duhet te ndiqet dhe nga te tjera. Perndryshe ligjet jane per ne leter. Fatkeqesisht shteti eshte "nul". Kjo ngjarje eshte filmi perralle nga e kaluara, ku lyhet mire dora...
 
Femra duhet te ngrihet ne lartesine e dinjitetit te saj, ne barazi absolute me mashkullin. Kjo ngjarje eshte tipike per zonen rurale sidomos, por nese femrat nuk ngrene zerin, nuk do tua vere veshin njeri. Ne kete rast dhe te tjere si keto femra ndodhet ne kushtet e skllaverise, prandaj duhet te nderhyje shteti kunder dhunuesve fizike dhe psikologjike. Kjo vajze duket se shpetoi nga ai ferr, dhe te njejten duhet te bejne te gjitha ato qe skllaverohen, sugjerimi im eshte drejtimi ndaj institucioneve shteterore, deri edhe ambasadave te huaja nese po jete e nevojshme. Le te mesojne te pakten se skllaveria ekziston akoma, se paku me celular nje vidio, etj., qe sot mundesite jane te pakufishme. Po nuk qau femija nuk i jep nena te pije. Marredheniet ne cift le ti zgjidhe vete cifti, le qe me duket se kjo as e njihte burrin e saj.
 
Nuk e di nese eshte celebruar para moshes 18 vjec
Vajza me sa pashë unë nuk jetonte as me vjehrrën dhe vjehrrin jetonte shtëpi më vete ,shkonte në punë ,dhe as prindërve nuk është se u shërbente .Ajo i shërbente vetëm vetes së saj .Celebrimet me sa pash nga dëshmia e saj janë bërë moshë madhore.Në këtë mes të gjithë janë fajtorë që me vajzën në krye(nuk e paragjykojë se ndoshta i ka munguar ngrohtësia por ishte i gabuar si veprim) dhe s'kemi pse ja hedhim shtetit fajin për këto gjëra skandaloze .
My opinion 🙂
 
Me pak fjalë unë dënojë filmimet dhe shpërndarjen e tyre nëpër rrjetet sociale .Edhe dhunën si verbale edhe fizike e dënojë,por kaq.
 
Ajo zone andej eshte 1 zune ku gumezhijne akoma nga llafet e asksuh se shef punen e tij
Gumëzhimat o Vinjol i gjen dhe në periferi për atë punë.E ka të vështirë Shqiptari të shikoj punën e vet
 
Vajza me sa pashë unë nuk jetonte as me vjehrrën dhe vjehrrin jetonte shtëpi më vete ,shkonte në punë ,dhe as prindërve nuk është se u shërbente .Ajo i shërbente vetëm vetes së saj .Celebrimet me sa pash nga dëshmia e saj janë bërë moshë madhore.Në këtë mes të gjithë janë fajtorë që me vajzën në krye(nuk e paragjykojë se ndoshta i ka munguar ngrohtësia por ishte i gabuar si veprim) dhe s'kemi pse ja hedhim shtetit fajin për këto gjëra skandaloze .
My opinion 🙂
po qe kjo marredhenie ka filluar kur vajza ka qene minorene, nuk denohet me ligj??,..te pakten nje gjobe simbolike sa per sensibilizim, ketu nuk bej politike, shteti keto kohet e fundit ka bere shume, por kjo nuk tolerohet, ketu jemi ne kushtet e skllaverise moderne,..., kur nje femije 20 vjec, rrihet, lincohet, shahet, madje dhe nga familja e vet, nuk duhet te nderhyje shteti, sipas teje skllaveria cfare eshte, videot jane te qarta se ka pesuar dhune, te rende,...kush pergjigjet,,,kesaj ne fakt i lumte se ka bere denoncim,
 
Respekte e nderuar, por kemi te bejme me dicka krejt tjeter, edhe po ta leme ceshtjen e minorenes, kesaj te librazhdit as i rrahu zemra dhe as i shkoi . syri po e shiten prinderit e vet, ndoshta ne kushtet e varferise ekstreme. Ne nje kohe qe kjo vajze eshte braktisur dhe lincuar nga opinioni i zones ku jeton dhe nga familja e vet, ku arrihet deri atje sa familja nuk del dot ne rruge dhe motra e saj ka lene shkollen, vetem shteti mbetet te nderhyje dhe ka nderhyre deri diku duke e vendosur ne nje qender rehabilitimi. Nuk kane pune ketu familjet dhe shoqeria qe thua ti, sepse ato jane shkaktaret e gjendjes se saj. Nuk duket se e njihni realitetin ketu. Ti thua vari ujkut melcite ne qafe.
 
Nuk do rri me pishtarë në dorë shteti e të ruaj kush lidhet e kush zgjidhet nga minorenët e Shqipërisë
Nuk gjykojme dot kaq thjesht, ne zonat rurale te shqiperise ekziston skllaveria e femres,..prandaj roli i shtetit eshte paresor dhe vendimtar
 
Ok, analiza godet fenomenin por cfare ka ndodhur konkretisht ne ngjarje!?
 
Shkalla minimale e formimit te nje individi eshte: Te shoh breket e veta ne i ka te lara, dhe ti lej te tjerve!
Puna jone , jane breket tona.
Ketu fillon dhe mbaron muhabeti.
Sa qa dreqin duam neper breket e njeri- tjetrit, ne si shoqeri, vec nje zot e di!?
 
Gumëzhimat o Vinjol i gjen dhe në periferi për atë punë.E ka të vështirë Shqiptari të shikoj punën e vet
Oj flori..... vini e njef mire ate zone..... tkam thene po mduket paske harru fare
 
Nga Edmond Arizaj

Si ka mundësi që traditat tona, arbërore-shqiptare po rrënohen çdo ditë e më shumë? A mund të mendohej para 100 vjetësh që ajo vajza nga Librazhdi që përdhosi krevatin e pangrohur nga burri e që për punë e shërbim e kishin marrë, të shpëtonte gjallë, pasi e kapën me jaranin në shtëpinë ku flinte vetëm prej tri vitesh?

Si ka mundësi që nderi dhe namuzi ynë, për të cilin jemi mburrur në shekuj, tani është katandisur vetëm në shkopinj e dru, jo në plumb?! Si ka mundësi që degjenerimi i dikurshëm, aq i bukur dhe autentik që bëhej nëpër lagje, apo fshat për hatara të tilla, tani bëhet me video nëpër rrjete sociale, pa shkaktuar atë ngazëllimin e kokave që zgjateshin nga dritaret duke kukurisur “o ç’u kënaqëm”?

Po si ka mundësi që prindërit e saj, pritën 17 vjet për ta martuar dhe jo 13 e 14 sa e kemi pasur traditë?! Po si vallë nuk e kanë më atë gjakun e ndezur që të merrte gjak në vetull dikur, e nuk ia prenë vajzës mishin me gërshërë e kështu ta vinin nderin në vend dhe me miqtë e para fshatit të mos turpëroheshin? Po si vallë ata vjehërr e vjerrë, pasardhës të denjë të Lekës, nuk i prenë hundën siç e kërkojnë rregullat e inkuizicionit në këto raste, që tërë jetën të tregohej me gisht?

Po si vallë në gjithë shoqërinë tonë me prejardhje hyjnore pellazgo-arbërore, ka ende tek -tuk ndonjë që i vjen keq për atë vajzë? Dhe si ka mundësi, si ka mundësi, ka disa qelbësira që thonë të merren masa për ata që i përhapën videot, pa menduar që kjo shërben për t’u dhënë një mësim të mirë gjithë atyre vajzave e grave që e kanë zakon të përdredhin bishtin?


Si mund dikush të mbrojë një femër të tillë të ulët, që tradhëton burrin, sepse arbërorët në këto 30 vjet i kanë çuar vetë a i kanë shitur në Itali të fejuarat dhe gratë, por kjo s’ka pse të jetë skandal, ato plaçkë janë tek e fundit?


Po si vallë ne, pasardhësit direkt të virtytit, nderit, burrërisë, besnikërisë, të prekur nga dora e Zotit që në përmbytjen e Noes, të pamolisur nga rrjetet sociale dhe videot me bythë e gjokse jashtë; me programe televizive ku puna, inteligjenca, talenti dhe mundi marrin vlerësim; ku nuk çmendemi fare nga programe që promovojnë seksin e shfrenuar, marrëdhëniet me shumë partnerë, fjalorin e denjë për kuplara në programe të rinjsh; që jemi qibarë e nuk pranojmë që eskortat të na shiten si modele; që kundërshtojmë si shoqëri pasuritë e vëna nga vajza e gra që nuk kanë punuar kurrë as si modele…të na dalë një pispilluqe nga Librazhdi dhe të na prishë imazhin?

(Pyetja ime e parë, me vete sigurisht, ishte: Mirë nusen, po as djalin nuk e deshën këta që bënë videon, sepse në njëfarë mënyre edhe ai ndihet keq dhe i rënduar nga gjithë kjo shfryrje shoqërore? Pse pra meqë e bënë videon, t’ja nisnin dhe t’i thoshin, o bir, kjo vajzë nuk bën për ty, na fal?)


Nuk ka Jezus mes nesh që të thotë kush nuk ka bërë mëkate të hedhë gurin i pari mbi mëkataren, sepse nuk është pa faj dhe ajo vajza sigurisht. Por vrisni njëherë mendjen, mblidhini faktet, imagjinoni trysninë, vendosuni në vendin e kësaj fëmije (minimumi 10 vjet më e vogël se gjithë personazhet e tjerë) e pashkolluar ndoshta, shtojini kësaj bombardimin prej një viti të merakut të madh kombëtar cilën ka lënë dhe cilën ka zënë Donaldi mes Alesias, Borës dhe Beatrixit, apo ndonjë bombardimi tjetër, dhe do dalë i pastër qelbi shoqëror i Librazhdit, por që besoj ka mbledhur në shumë e shumë vende e familje të tjera të Shqipërisë.


Në kokat pellazgo-arbërore duhet të nisë të ngulitet mirë një gjë: Tradhëtia është “punë” vetëm e dy-tre njerëzve dhe zgjidhet në gjykatë. Gjithë tjerët duhet ta mbajnë hundën brenda punëve të tyre, edhe vjehrrat, edhe baballarët, edhe komshijtë.


Tema
Ndodhi e rende,
Unë nuk kam asnjë të drejtë të jap opinion kush ka të drejtë e kush nuk ka, nuk paragjykoj asnjë, as vajzen, as vjerrën e vjerrin dhe as bashkshortin e saj, pavarsisht se ky i fundit, sipas ndonjërit, "nuk ka ngrohur krevatin" sepse s'janë minorenë asnjëri, të dy vendosën të krijojnë familje .
Kam një pyetje për të gjithë ata që japin mendim për këtë: sido që të jetë e vërteta, si do e trajtonte sejcili prej nesh po ti ndodhte e njëjta gjë ?
 
Si ka mundesi prindrit priten 17vjet me martu vajzen e jo si e kemi pas tradite 13,14🤔
Ca tradite ? Jo bre se nuk jam martu ne ate mosh Ka ndodh se i kan feju ne djep po jo se i kan martu.
Tani kto vip-at se i thon vetes cdo njera me mburrje thot kam humbe virgjerin ne moshen 14,15a thua me dhune!!
 
Respekte e nderuar, por kemi te bejme me dicka krejt tjeter, edhe po ta leme ceshtjen e minorenes, kesaj te librazhdit as i rrahu zemra dhe as i shkoi . syri po e shiten prinderit e vet, ndoshta ne kushtet e varferise ekstreme. Ne nje kohe qe kjo vajze eshte braktisur dhe lincuar nga opinioni i zones ku jeton dhe nga familja e vet, ku arrihet deri atje sa familja nuk del dot ne rruge dhe motra e saj ka lene shkollen, vetem shteti mbetet te nderhyje dhe ka nderhyre deri diku duke e vendosur ne nje qender rehabilitimi. Nuk kane pune ketu familjet dhe shoqeria qe thua ti, sepse ato jane shkaktaret e gjendjes se saj. Nuk duket se e njihni realitetin ketu. Ti thua vari ujkut melcite ne qafe.
Jo më keqkuptove ,e di shm mirë realitetin këtu
E di shm mirë se çfarë ndodhë në zonat e thella siç është kjo zonë,dhe si ato zona ka kudo edhe në jug.E kam fjalën që prindërit e kan në dorë dhe jo shteti .Shteti me sa pashë ndërhyri në mënyrë të shpejtë me vajzën
Nejse mjerë kush i vuan këto në lëkurë
 
Zor na mba mendjen ça nuk do lexojme/degjojme ne kto dite sot. Te jemi te Qarte si fillim
Jam absolutisht kunder dhunes verbale, fizike apo psikologjike po dreqi ta haj Pse duhet te shkojn gjerat deri te dhuna apo degjenerimi ne kte rast i te dyja paleve. ?!
Fshat pa fshat Nese nje martese nuk jep fruta jepi fund , po Pse dreqin tregohesh aq e ulet te arrish te futesh nje njeri te huaj ne shtrat me prêtendimin qe me kan martuar mezor?
Ose qe nuk kam shiju martesen me burrin vec nje dite…..

Dje a pardje ishte e ftuar ne emisionin zemer e hapur si e ka.
Nga zeri dukej bilbil kjo vajza . Se ça fshihet pas atij zeri se di .
Dhe me ben pershtypje disa gjera qe tha.:
Jetonte ne shpi me vête dhe qirane ja paguante vjerri. Njehere tha punoj lodhem shum plus duhet te mirembaj dy shtepi se vjerra rri me cel .
Po mire moj ty mbyllte Nese lodhe aq shume ku e gjen takatin me zen dashnor e jo pak nje muaj rresht….
E dyta punonte e nuk participon te familjaret e burrit. Rroga shkonte te prinderit e Saj .
Pra qe te arrihen kit lloj marreveshjesh i bie qe mos jen aq te mbyllur sa shprehet kjo ..
E treta : burrin se kam pare per 3 vjet rresht vec Naten e marteses …nderkohe qe ate dite kur e pyeteb à te ndihmon burri me para ? A sjell qe ti te jetosh mire Kjo ju pergjigj po Por Jo shpeshhere ama kur vjen po.
Pra i bie qe se ka pare vec nje nate .🧐
Tani jan disa gjera qe kundershtojnz njera tjeren…

Pyetja qe i bej vetes Eshte qe si ka mundesi ne nje vend * disi te humbur , per tu marre vesht si njerez * kurveria dhe teknollogjia jan kaq te perparuara?
Sepse un ktu shoh nje femer te papjekur dhz disa njerez qe ulen ate ( nusen ) dhz veten se dhe atyre sja ngre kapelen per arte qz ben Madje Eshte nje shembull i shemtuar per tu marre , po dhe familjaret e saj konkretisht vellai qe a kercenon me vdekje…
Per prinderit e saj me vjen keq…ama ate edukat i dhan plus Nese Eshte e vertete qe e kan martuar mezor ata jan fajtoret qe ne start.
Nuk e di …🤷‍♀️ Mos i provofshim ne lekuren tone se vetem atehre do provonim vërtet ça domethen. Zot mos!

Sidoqoft un jam e shokuar nga Kjo ngjarje.. ama nuk jam askush ti paragjykoj thjeshte nuk dua dhe nuk ja uroj askujt ti ndodhi Kjo gje .
 
Ndodhi e rende,
Unë nuk kam asnjë të drejtë të jap opinion kush ka të drejtë e kush nuk ka, nuk paragjykoj asnjë, as vajzen, as vjerrën e vjerrin dhe as bashkshortin e saj, pavarsisht se ky i fundit, sipas ndonjërit, "nuk ka ngrohur krevatin" sepse s'janë minorenë asnjëri, të dy vendosën të krijojnë familje .
Kam një pyetje për të gjithë ata që japin mendim për këtë: sido që të jetë e vërteta, si do e trajtonte sejcili prej nesh po ti ndodhte e njëjta gjë ?
ou pyetje e forte, kjo
Pergjigje mashkullore:
Vjehrri: Nuk mund te isha me nusen e djalit prane se une dua te rroj ne shtepi me vete, kjo do ishte pune e djalit
Bashkeshorti: Divorci sot behet per dy jave pa pasur nevoje per prova
Kjo eshte pergjigje e nje qytetari, kuptohet ruralet do ta gjykojne keq,..., dhe une dua qe ta gjykojne keq, perndryshe do ishim e njejta gje
 
Qenka dhelper pse sthua .. prandaj qenkam mire une qe sdua te martohem pse sthua ti se ca nuk na degjojne veshet
Prandaj thé per inat te vjerres ti se ske iden ca ka ndodh ?
Ehh lexo lexo do habisesh.

Me mire pa martes ashtu them dhe une . Ske ce do
 
Jo ishte e familjes se burrit, kjo ishte sherbetore
Nuk me duket sherbetore hic mu ajo.
Punon dhe lek ka aq sa te ndihmoj dhe prinderit e saj . Qirane vjehrri, plus i shoqi i Sjell nga atje.
Vec ne i ndan me te dashurin . Ktu 🤷‍♀️
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top