Tradhtia e Librazhdit që na prishi traditat

LeVoyageur

Once upon a time...
Nga Edmond Arizaj

Si ka mundësi që traditat tona, arbërore-shqiptare po rrënohen çdo ditë e më shumë? A mund të mendohej para 100 vjetësh që ajo vajza nga Librazhdi që përdhosi krevatin e pangrohur nga burri e që për punë e shërbim e kishin marrë, të shpëtonte gjallë, pasi e kapën me jaranin në shtëpinë ku flinte vetëm prej tri vitesh?

Si ka mundësi që nderi dhe namuzi ynë, për të cilin jemi mburrur në shekuj, tani është katandisur vetëm në shkopinj e dru, jo në plumb?! Si ka mundësi që degjenerimi i dikurshëm, aq i bukur dhe autentik që bëhej nëpër lagje, apo fshat për hatara të tilla, tani bëhet me video nëpër rrjete sociale, pa shkaktuar atë ngazëllimin e kokave që zgjateshin nga dritaret duke kukurisur “o ç’u kënaqëm”?

Po si ka mundësi që prindërit e saj, pritën 17 vjet për ta martuar dhe jo 13 e 14 sa e kemi pasur traditë?! Po si vallë nuk e kanë më atë gjakun e ndezur që të merrte gjak në vetull dikur, e nuk ia prenë vajzës mishin me gërshërë e kështu ta vinin nderin në vend dhe me miqtë e para fshatit të mos turpëroheshin? Po si vallë ata vjehërr e vjerrë, pasardhës të denjë të Lekës, nuk i prenë hundën siç e kërkojnë rregullat e inkuizicionit në këto raste, që tërë jetën të tregohej me gisht?

Po si vallë në gjithë shoqërinë tonë me prejardhje hyjnore pellazgo-arbërore, ka ende tek -tuk ndonjë që i vjen keq për atë vajzë? Dhe si ka mundësi, si ka mundësi, ka disa qelbësira që thonë të merren masa për ata që i përhapën videot, pa menduar që kjo shërben për t’u dhënë një mësim të mirë gjithë atyre vajzave e grave që e kanë zakon të përdredhin bishtin?


Si mund dikush të mbrojë një femër të tillë të ulët, që tradhëton burrin, sepse arbërorët në këto 30 vjet i kanë çuar vetë a i kanë shitur në Itali të fejuarat dhe gratë, por kjo s’ka pse të jetë skandal, ato plaçkë janë tek e fundit?


Po si vallë ne, pasardhësit direkt të virtytit, nderit, burrërisë, besnikërisë, të prekur nga dora e Zotit që në përmbytjen e Noes, të pamolisur nga rrjetet sociale dhe videot me bythë e gjokse jashtë; me programe televizive ku puna, inteligjenca, talenti dhe mundi marrin vlerësim; ku nuk çmendemi fare nga programe që promovojnë seksin e shfrenuar, marrëdhëniet me shumë partnerë, fjalorin e denjë për kuplara në programe të rinjsh; që jemi qibarë e nuk pranojmë që eskortat të na shiten si modele; që kundërshtojmë si shoqëri pasuritë e vëna nga vajza e gra që nuk kanë punuar kurrë as si modele…të na dalë një pispilluqe nga Librazhdi dhe të na prishë imazhin?

(Pyetja ime e parë, me vete sigurisht, ishte: Mirë nusen, po as djalin nuk e deshën këta që bënë videon, sepse në njëfarë mënyre edhe ai ndihet keq dhe i rënduar nga gjithë kjo shfryrje shoqërore? Pse pra meqë e bënë videon, t’ja nisnin dhe t’i thoshin, o bir, kjo vajzë nuk bën për ty, na fal?)


Nuk ka Jezus mes nesh që të thotë kush nuk ka bërë mëkate të hedhë gurin i pari mbi mëkataren, sepse nuk është pa faj dhe ajo vajza sigurisht. Por vrisni njëherë mendjen, mblidhini faktet, imagjinoni trysninë, vendosuni në vendin e kësaj fëmije (minimumi 10 vjet më e vogël se gjithë personazhet e tjerë) e pashkolluar ndoshta, shtojini kësaj bombardimin prej një viti të merakut të madh kombëtar cilën ka lënë dhe cilën ka zënë Donaldi mes Alesias, Borës dhe Beatrixit, apo ndonjë bombardimi tjetër, dhe do dalë i pastër qelbi shoqëror i Librazhdit, por që besoj ka mbledhur në shumë e shumë vende e familje të tjera të Shqipërisë.


Në kokat pellazgo-arbërore duhet të nisë të ngulitet mirë një gjë: Tradhëtia është “punë” vetëm e dy-tre njerëzve dhe zgjidhet në gjykatë. Gjithë tjerët duhet ta mbajnë hundën brenda punëve të tyre, edhe vjehrrat, edhe baballarët, edhe komshijtë.


Tema
 
Shalgjati nuk kishte ngjarje më të shëmtuar se kjo .Spo e lexoj çfarë është shkruar por videot që qarkullonin ishin shokuese ,nuk kam koment hiç për këtë 😑
Shumë poshtëruese dhe fyese si veprim për familjen e vajzës(se vet vajza po e po) por edhe të vet djalit (se mos mendojnë se dalin të larë nga ky veprim)
 
Shalgjati nuk kishte ngjarje më të shëmtuar se kjo .Spo e lexoj çfarë është shkruar por videot që qarkullonin ishin shokuese ,nuk kam koment hiç për këtë 😑
Shumë poshtëruese dhe fyese si veprim për familjen e vajzës(se vet vajza po e po) por edhe të vet djalit (se mos mendojnë se dalin të larë nga ky veprim)
Lexoje sepse ja vlen, pershkrohet nga nje ironi therese, qe na çjerr masken "ne" shqiptareve!
 
Si kane ardh kohet, jane bere edhe dashnoret kollovara. Pika burrit! 😛
 
Sh e dhimbshme e gjitha!
 
Shum e trishtë:(:(
Mjer vajzat e gjora që martohen në moshë të re edhe pse është 2022.
U gozhdua një vajz e re,e po i bënin gjyq a thu se ishin shtrigat e salemit😑😑😶😶😟
Jo se një vajzë që e ka vendin tek shkolla e jo të jetë shërbyese tek vjehrrit,edhe kur burrin nuk e ka aty.
Bobo gjynaf pz:):(:(.
Çfarë kafshësh.
 
Pyetja ime e parë, me vete sigurisht, ishte: Mirë nusen, po as djalin nuk e deshën këta që bënë videon, sepse në njëfarë mënyre edhe ai ndihet keq dhe i rënduar nga gjithë kjo shfryrje shoqërore? Pse pra meqë e bënë videon, t’ja nisnin dhe t’i thoshin, o bir, kjo vajzë nuk bën për ty, na fal
Po pra dhe unë këtë nuk kuptoja pz ,pse duhet të bëhej mediatike e të turpronin veten

Nuk them se veprimi i vajzës duhet duartrokitur apo që nuk është i gabuar ,unë dënojë veprimin e shmëtuar që ju bë asaj vajze ,dhe djalit bashkë(djalit të zotërinjve në fjalë)

Shumë bukur e ka thën ky shalgjati por ne nuk kemi për tu bërë ndonjëherë në këtë drejtim ,sepse të rinjtë po edukohen me frymë të gabuar në vatrat e tyre familjare.Sidomos këta që jetojnë në fshatra dhe vende të thella 😒
 
E kam pare me shum se njehere videon...
Dhe cdo here me eshte shtuar deshira te shoh duke plasur ndonje bomb ne ate dhome!

Mir vjehrri dhe vjehrra, po' ato familjaret mosh e re cfare me rrinin aty perreth krevatit sikur me qen gjyqi i inkuizicionit.
Me telefona neper duar...

Besoj do ja prisja... Dhe jo vec duart por qe Mos te riprodhohen mo se sinqerisht mjaft jan shtu injorantet psiko.
 
Me pelqeu Alban Culi mbreme ku tha:
Te 3 fazat e ngjarjes jane te gabuara(haram)
1-Tradhtia
2-Incizimi/dhuna verbale ndaj vajzes
3-Berja publike!
 
ajo mir boni mer .. po pse e futi nshpi tburrit , ktu u trregu budalle ...te shkonte aty mas mullari fap fap fap hajt shnet :P:P:P

pertej shakas ... ashtu sic mashkulli e ka te nevojshme , ashtu e ka dhe femra te nevojshme .. esht dicka e dhen nga zoti ... kshu qe nqs sja jep burri do e marri nven tjeter ,,, ska lidhje pellazgo-iliro librazhdjan apo cfaredo qofshin !
E KERKON TRRUPI O MIQ .. punoje aren se ta puno tjetri :P
 
ajo mir boni mer .. po pse e futi nshpi tburrit , ktu u trregu budalle ...te shkonte aty mas mullari fap fap fap hajt shnet :p:p:p

pertej shakas ... ashtu sic mashkulli e ka te nevojshme , ashtu e ka dhe femra te nevojshme .. esht dicka e dhen nga zoti ... kshu qe nqs sja jep burri do e marri nven tjeter ,,, ska lidhje pellazgo-iliro librazhdjan apo cfaredo qofshin !
E KERKON TRRUPI O MIQ .. punoje aren se ta puno tjetri :p
Eshte rrit papunsia o llaqi
 
po pra po ... burri e njom ne kurbet anej mee lloj lloj ... kurse kjo tjetrra te boj roje ke pleqt e atij ... nderkoh te shkretes i qan zemra per icik mish robi :p
Lum kush è ka grun vegane 😁
 
Pse arrijne te keto.gjera? Ndahuni e skeni pse te kaloni keshtu gjerash. Per mendimin tim e turpshme dhe nga ajo vajza por dhe nga familjaret. Ato mendojne se ulin ate vajzen me ket gje por kan poshteru dhe veten.do kaloj dhe kjo cudia me e madhe tre dit zgjat ne shqiperi
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Xhest skandal i fshataresise se librazhdit TURP duhet te merret masa per te gjithe 🤦‍♂️🙏nuk kam pasur mundesi ta shoh vidion deri ne fund por e turpshme! Zot vërë dore 🙏🙏🙏🙏🙏makaber.....
 
Sa per titullin

Sjan budall mileti me fut plumbin se han burgun !
Me mir leshoje e secili npunen e vet .
Po ai bukurani qe kaq vite a nuk ka shku me femra tjeraa .?! Ta marre nusen me vete se nuk e ka sjell per sherbim se fundja dhe ajo ka nevoje per burrin e vet e aq me teper per biologjike shoqerore etc
 
Shteti ka faj qe marton nje femije 17 vjec, pa vendim gjykate. Kjo histori quhet shpetim nga skllaveria i asaj vajze. iliro-arberoret e duan vete skllaverine
 
Shteti ka faj qe marton nje femije 17 vjec, pa vendim gjykate. Kjo histori quhet shpetim nga skllaveria i asaj vajze. iliro-arberoret e duan vete skllaverine
Shteti?
Vajza nuk ishte 17 vjece, nuk ishte as e martuar.
Shteti ka shume pergjrgjegjesi e faje por jo deri ketu
 
Shteti ka faj qe marton nje femije 17 vjec, pa vendim gjykate.
Ç'faj ka shteti për zgjedhjet personale të popullit🙂,dhe vajza mos gaboj ishte 21 më duket 🙂
Dje qarkullonte replika e 1 nëne që i bënte moral asaj vajzës duke përmendur me krenari se 3 vajzat e saja i kishte martuar 14 vjeçe dhe se i ushtronte dhunë psikologjike vajzave që të mos krijonin pakënaqsi te familja e burrit .Sinqerisht më dhimbsen shumë sepse u lën 1 peshë shumë të madhe vajzave në ato zona, që në atë moshë ato duhet të shijonin ende fëmijërin .Pra nuk ka faj shteti por populli me atë mentalitetin e sëmurë që nuk po e zhdukin por po e mbjellin brez pas brezi duke rritur djem të papërgjegjshëm që u duket vetja "zot" dhe vajza "shërbëtore" të shtypura në çdo aspekt .
 
Shalgjati nuk kishte ngjarje më të shëmtuar se kjo .Spo e lexoj çfarë është shkruar por videot që qarkullonin ishin shokuese ,nuk kam koment hiç për këtë 😑
Shumë poshtëruese dhe fyese si veprim për familjen e vajzës(se vet vajza po e po) por edhe të vet djalit (se mos mendojnë se dalin të larë nga ky veprim)
Ajo zone andej eshte 1 zune ku gumezhijne akoma nga llafet e asksuh se shef punen e tij
 
Back
Top